FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN ME KRYESINË E PD
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë se, Kryesia e PD duhet të hidhet në betejë pa kthim, ashtu siç janë hedhur deputetët e kësaj partie.
Berisha tha se, ajo që ndodh sot në Shqipëri, është një grusht i mirëfilltë shtetit brenda shtetit, por kësaj here pushteti i merret parlamentit, dhe natyrisht i merret ai pushtet që Kushtetuta i ka besuar opozitës.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha në mbledhjen e kryesisë se, asgjë nuk duhet të na pengojë në asnjë akt të mosbindjes civile për të bllokuar këtë regjim.
Berisha tha se, kjo është betejë me sakrifica dhe dhimbje, por në qoftë se nuk e bëjmë ne, Shqipëria vidhiset gjithnjë e më poshtë.
Berisha tha se, kjo është betejë për jetën dhe vdekjen e demokracisë. Berisha tha se, shqiptarët nuk mashtrohen më dhe se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, pasi dora e tij e zezë shtrihet kudo.
FJALA E PLOTË
Mirëmbrëma dhe përshëndetje!
Kjo mbledhje kryesie ka qëllim së pari një diskutim për gjendjen në të cilën ndodhet, situatën politike në vend. Dhe kuvendin e ardhshëm që mbahet pas 3 ditësh të PD.
Situata politike e vendit është më e jashtëzakonshmja në tërë historinë 32-vjeçare të pluralizimit politik.
Nga se karakterizohet sot kjo situatë?
Një situatë e tillë ka ekzistuar pasi rrëzuam shtatoren e Enver Hoxhës në 20 shkurt të vitit 1991, në të cilën Ramiz Alia kishte pregatitur një skemë të krijimit të këshillit presidencial me të cilin ai i jepte vetes pushtete që nuk i kishte, por ai ndoqi një procedurë. Duhet të jemi realistë.
Ndoqi një procedurë të hapur. E denoncuam atë kohë që ishte grusht shteti brenda shtetit në mediat ndërkombëtare, dhe ai akt i tillë ishte. Sot, ajo që ndodh në Shqipëri është një grusht i mirëfilltë shteti brenda shtetit, por kësaj here pushteti i merret parlamentit dhe natyrisht i merret ai pushtet që Kushtetuta i ka besuar opozitës.
Mirëpo, pushteti që Kushtetuta i jep opozitës në pamje të parë padiskutim pushtet minoritar, por në fakt përcaktues për ekzistencën e sovranitetit të brendshëm, sepse në doktrinë sovraniteti ka dy anë: sovraniteti i jashtëm që ka të bëjë me fuqinë vendimarrëse në raport me vendet e tjera në mënyrë të pavrur dhe në interes të tij. Por sovraniteti i brendshëm është vetëm fuqia e popullit për të kotrolluar qeverinë e tij.
Pra, de facto dhe de jure, duke i bllokuar opozitës të drejtën kushtetuese për të kontrolluar qeverinë me Komisionet Hetimore parlamentare. Një njeri, ky është Edi Rama, i ka marrë parlamentit një të drejtë themelore. I ka marrë opozitës, sepse ai kontroll më së shumti, ai është i parashikuar për 35 deputëtë, pavarësisht nga spektri partiak, por natyrisht me vetëkuptim ai pushtet ushtrohet më së shumti nga opozita.
Sidoqoftë, ai pushtet është marrë, sepse njeriu që kontrollonte dhe kontrollon të gjitha pushtetet tjera, tani ai nuk pranon të kontrollohet nga sovrani. Shkelmon sovranitetin e vendit dhe vendos pushtetin absolut.
Ndaj kemi të bëjmë me një situatë të paprecedentë në tërë historinë 32-vjeçare të Shqipërisë. Ky njeri është sot i paligjshëm, ky është një armik i rendit kushtetues në Shqipëri, ky është një armik i egër i pluralizmit politik të vendit, ky është një armik i egër i Shqipërisë, për aq sa ky vend duhet të jetë një vend që gëzon sovranitetin.
Në këto kushte, ose me këtë akt Edi Rama ka asgjësuar politikisht votën, vullnetin e më së paku të 600 mijë shqiptarëve. Por edhe njëherë, e drejta e kontrollit të qeverisë nuk është vetëm e opozitës, është e parlamentit, e të gjithë atyre deputetëve që duan ta ushtrojnë atë dhe që bashkohen me 35 firma.
Por meqënëse, kjo e drejtë i është shkelmuar 8 herë opozitës, ky akt shënon de facto asgjësimin e opozitës në parlament. Opozita në parlament, një dekor pa funksione, pasi ato pushtetin që ajo ushtron në përputhje me ligjet e ka marrë Edi Rama.
Nuk po them asgjë të re, se këto janë të qarta për cdo njërin prej nesh. Por ajo që ka rëndësi kapitale, rëndësi ka që Kryesia e PD, organi drejtues i kësaj partie të hidhet në betejë pa kthim, ashtu siç janë hedhur deputetë të kësaj partie në parlament.
Në një betejë pa kthim me cilindo që është i vendosur të luftojë për rivendosjen e pluralizimit, për vendosjen e kushtetueshmërisë në vend.
Si u arrit këtu? Pse u arrit këtu?
Thjesht fare. Edi Rama që ndan me etërit e tij xhelatë etjen e pashuar për pushtet, faktikisht rrugën e patur të shtruar, nuk gjeti rezistencë në këtë rrugë. Të themi të vërtetën. Zgjedhjet e fundit ai i zhvilloi më të deformuara se kurrë. Votat në shumë qytete i numëruan bandat dhe banditët. Ai gaboi. Ai mendoi se ne do të qendronim spektatorë në këto zhvillime dramatike. Ai mendoi se, opozita e mbytur, si e shprehu vetë, një anije e mbytur që t’i dalin copëzat mbi ujë nuk përbënte ptoblem për të.
Pra, në këtë kuadër është e një rëndësie jetike vendimtare që ne të përqenrohemi me gjithë forcën tonë kundër këtij armiku të egër të rendit kushtetues, të pluralizmit, të demokracisë dhe të Shqipërisë.
Është hera e dytë që ne përballemi me diktator, por duhet ta themi, diktatori i parë ishte në rrokullisje, të themi të vërtetën, he ai në tërësi siç e ka shprehur druante një skenar ai i Çausheskut.
Ndaj edhe zhvillimet qenë ato që dihen në atë revolucion. Kurse sot kemi një diktator tjetër. Një diktator që ka pa asnjë diskutim një pushtet të paktën 10-15% më shumë se ai i fundit që përmbysëm në vitet ’90.
Një diktator që bëri gjithçka për të shkatërruar opozitën. Ramiz Alia kishte në dorën armën më kriminale të vendeve ish-komuniste në Europë që ishte ish-sigurimi i shtetit. Në rast se ai do ta angazhonte atë, mos kini diskutim që opozitën e zhdukte, se ishte një armë terrorister, vrasëse.
Po ai vendosi të pranojë opozitën, kurse Edi Rama do të zhdukë opozitën, pasi me raportin krim-votë, votë-krim ka shkatërruar vullnetin, tani kaloi në uzurpimin e të drejtave kushtetuese, e pushtetit kushtetues të parlamentit, qoftë në ushtrimin ekontrollit mbi qeverinë në emër të atye që përfaqëson, qoftë në nismën ligjvënëse të deputetit që ia garanton Kushtetuta, qoftë në emërimin e përfaqësuesve të opozitës në komisionet parlamentare.
Sirenat e luftës së egër kundër PD dhe opozitës bien në të katërta anët. Kushtrimi ynë duhet të jetë betejë pa kthim. Ekip drejtues i forcës politike që aktualisht është shpresa e vetme për të shpëtuar këtë situatë, demokratët dhe populli opozitar pret nga ne një udhëheqje të vendosur, një mosbindje civile që Shqipëria nuk e ka parë ndonjëherë.
Nuk ka më kohë tjetër, akt tjetër, vendim tjetër, përveç mosbindjes civile që ka njohur ky vend në historinë e vetë, në qoftë se nuk duam që të vazhdojnë votat të na i numërojnë Bajrët, të na i numërojnë banda tjera dhe ne të mashtrojmë shqiptarët se ne do mundim Edi Ramën.
Në qoftë se ne nuk duam që pushtetet e parlamentit të kalojnë të gjitha në duar të Edi Ramës. Në qoftë se nuk duam që hanxharët e krijuar në institucionet sot, SKAP-i është një organizatë kriminale absolutisht pa asnjë ndryshim nga hetuesia e Sigurimit të Shtetit. Por jo në bazë ideologjie, se ata e bënë mbi bazë ideologjie se armiku i klasës duhet zhdukur, kurse këta mbi bazën e bandës, ryshfetit, mbi bazën e vrasjeve.
Ndaj dhe një kthesë kërkohet nga ne. Një kthesë rrënjësore në qëndrimet tona ndaj diktaturës. Për çdo njeri me minimumin e njohurive politike, kjo është një diktaturë, mobokraci. Nuk është ideologjike, nuk është as fetare. Nuk është as naziste, komuniste, apo teokratike. Diktaturë që bazohet pa kod, pa Kushtetutë, pa ligje në sundimin të një njeriu që përdor bandat, përdor çdo gjë kundër nesh.
Ky do jetë mesazhi, por mbi të gjitha, secili nga ne, duhet në këtë betejë pa kthim, të pozicionohet, të kontribuojë me të gjithë mundësitë e tij.
Po vijmë nga një mbledhje me kryetarët. Një mbledhje, gjykoj, mjaft e dobishme në diskutimet e tyre.
Por, aty u ra dakord që, e vërteta është që, ka njerëz që janë shmangur, ka njerëz që kanë problematikat e tyre dhe nuk para pëlqejnë përballjen, por u ra dakord që ka shumë të tjerë që presin përballjen dhe vetëm përballjen. Ka shumë të tjerë që presin t’u prijmë, që presin të na shohin në drejtim të tyre, siç janë deputetët në parlament.
Ajo që ishte e ligjshme në këtë mbledhje, ata kërkojnë drejtuesit të jenë në takime intensive me bazën, në motivim. Sot, ajo që ndodh në parlament, duhet të ndodhë në çdo pikë nevralgjike të këtij regjimi diktatorial. Nuk ka më, asgjë nuk duhet të na pengojë ne në asnjë akt të mosbindjes civile për të bllokuar këtë regjim.
Duhet të jemi të përgatitur, beteja me diktaturën është e vështirë, është betejë me sakrifica, është betejë me dhimbje. Por në qoftë se nuk e bëjmë ne, Shqipëria vidhiset gjithnjë e më poshtë. Dhe mos harroni se mund të duhen jo vite, por dekada për të rimarrë kthesën.
E vërteta është se, Edi Rama e ka kuptuar që humbi kontrollin mbi opozitën, ndaj edhe vrapimi i tij i tmerrshëm. Ai dilte e numëronte një e nga një një ditë, hidhte poshtë pa asnjë fakt, duke marrë fajësinë Komisionet Hetimore parlamentare. Jo t’i themi z.Rama, asgjë nuk mund të na pengoje ne pa ushtruar të drejtën tonë kushtetuese. Ne do mbrojmë Kushtetutën me çdo çmim dhe me çdo mjet.
Ne do i kundërvihemi grushtit të shtetit brenda shtetit em të gjitha mjetet për të mbrojtur Kushtetutën. Ndaj edhe cilido demokrat apo demokrate, qytetar apo qytetare që e ndjen këtë detyrim sot, s’është problem i PD më, nuk është çështje e ekzistencës së PD më, jo. Është çështje e ekzistencës së demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri, është çështje e Shqipërisë kjo.
Partia ka sovranitetin e saj, por kur cenohet sovraniteti i vendit, nuk ekziston më sovranitet.
Mendoj se në këtë kuadër, duhet të përqendrojmë të gjithë qendrimet tona. Në këtë kuadër, duhet të projektojmë të gjithë qëndrimet tona në një betejë pa kthim gjer në përmbysjen e këtij regjimi puçist.
Edi Rama shtrin dorën e zezë dhe merr pushtetin e parlamentit. Krijimi i Komisionit Hetimor parlamentar nuk është pushteti i deputetit, është pushteti i parlamentit për të kontrolluar qeverinë. Mbrojtja, miratimi i vendimit të gjykatave, të prokurrëve për deputetin nuk është pushteti i deputetit, është pushteti i parlamentit për të mbrojtur të drejtën e tij.
Dhe ky, me një gjykatës apo prokuror laro, rrëmben pushtetin e parlamentit vetëm e vetëm për absolutarizmin e tij. Për asgjë tjetër. Pse i duhet ajo? Sigurisht i duhet në radhë të parë ndaj kundërshtarit kryesor politik. Por i duhet për t’ia vënë çomangën pas koke të gjithë atyre që guxojnë ta kundërshtojnë në vathin e tij. Kjo është e vërteta!
Ndaj dhe mendoj që ky dhjetor që vjen, duhet të gjejë PD në këmbë, të gjithë ata që duan.
Unë e kuptoj dhe nuk duhet të kemi as hatërmbetje, as qejfmbetje me ata të cilët nuk janë të përgatitur. Nesër ata do e kuptojnë se nuk ishte koha për t’u shmangur.
Por të jeni të sigurt që janë me qindra dhe mijëra që janë të gatshëm dhe presin vetëm udhëheqjen tonë. Ajo që ndodh me 43 deputetë, duhet të multiplikohet me qindra raste kudo. Dhe ajo mund të ndodhë aty ku të vendosim ne, ku të vendosim degët e PD të ndihmuara nga ju, të udhëhequra nga ju.
Shpreh besimin e madh se PD do t’ja dalë, se opozita do t’ja dalë. Se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe investimi ynë për demokracinë, është edhe ky një faktor mbështetës për ne në këtë përpjekje.
Kur përmbysëm diktaturën e parë, ne ishim pothuajse jashtëtokësore. Kurse sot jo, sot përmbysim diktaturën e vendosur në një vend anëtar të NATO-s. Koha pra është e betejës pa kthim. Kam shumë besim që ne do ta bëjmë atë. Nuk mashtrohen më shqiptarët. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje,kjo është e vërteta.
Pse do u themi ne ka zgjedhje, kur vrasës seriale kalojnë nga një qendër votimi në qendër tjetër votimi. Nuk është për luftë dita e votimit. Jo, dita e votimit është për civilitet për të votuar.
Dhe ne bëmë shumë mirë që morëm pjesë dhe e nderuam. Por nuk përsëritet më ajo ditë. Kjo është betejë për jetën dhe vdekjen e demokracisë. Ajo nuk përsëritet më. Shqiptarët nuk mashtrohen më, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.
Urdhëroni çfarë bën, rrëmben një e nga një pushtetet e parlamentit për shkak të urrejtjes patologjike atërore që ka për opozitën.
Nuk mund ta durojmë.
Unë pak a shumë këto probleme ngrita edhe me kryetarët e degëve, por e kemi domosdoshmëri që në epiqendër të veprimtarisë, secili prej nesh të vendosë betejën pa kthim.