FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË FOLTORE
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ tek kryeministria, ka reaguar sërish për referendumin e 23 Majit. Sipas tij, referendumi kishte vlerë të jashtëzakonshme sepse, i thanë Edi Ramës se fundi i tij është i shpejtë. ‘Vlera më e jashtëzakonshme e atij referendumi është se ai u ngrit si një gjigant i vullnetit të njerëzve të lirë për t’i thënë Edi Ramës se ne këtu jemi, dhe se fundi yt është i shpejtë. Për t’i thënë kreut të Meduzës se muaj e muaj të propagandës tënde, me të cilat u përpoqe të na mashtrosh, u përpoqe të na shkurajosh, me të cilat u përpoqe të shkelmosh mbi vullnetin tonë, i mori Lana’, tha Berisha.
Gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve në ‘Foltoren’ tek kryeministria, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, demokratët kanë mbrojtur formën më sublime të demokracisë, referendumin. ‘Muaj të tërë, puthadorët e regjimit, shushunja që ushqehen me djersën, mundin, gjakun e njerëzve të punës së këtij vendi, me taksat e tyre, çdo natë, çdo ditë, 24 orë mbi 24 orë, bënë gjithçka të përbaltin formën më sublime, formën më përfaqësuese, demokracinë direkte’, tha Berisha. Sipas tij, Edi Rama edhe sot mbrojti babain e tij xhelat në emër të partisë së gjenocidit. ‘Edhe sot mbronte të atin xhelat, që firmoste varjen në litar të poetit atdhetar, të tribunit të lirisë, Havzi Nela, një vit para se të shembej Muri i Berlinit. Në vend të një falje publike, ky bastard ka sjellë në qeverisje moralin e etërve të tij mizorë, xhelatë’, theksoi ai.
Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha, komentoi edhe vendimin për kalimin e raportit të IBAR. Në fjalën e mbajtur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, Berisha theksoi se, raporti i IBAR ka kaluar për shkaqe gjeopolitike, por në atë dokument, Edi Rama është me rreth të kuq. ‘Po, ka një faktor gjeopolitik dhe ky rajon do i përkasë BE dhe ky është një vlerësim jashtëzakonisht i drejtë historik dhe me interes shumë të madh për kombet tona. Por me përmbajtjen e tij, Edi Rama është në rreth të kuq. Në përmbajtjen e tij, si në asnjë rast tjetër, kreu i Meduzës, nga alfa tek omega, demaskohet për atë që është’, tha Berisha.
Kryetari i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës para qytetarëve të mbledhur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë ka deklaruar se opozita do të vijojë kryengritjen paqësore për rikthimin e votës së lirë në vend. Berisha theksoi se flamuri i opozitës, sipas tij, është flamuri i votës së lirë, për të cilin, nuk ka asnjë sakrificë që nuk do të bëhet dhe asnjë betejë që nuk do të zhvillohet. ‘Ne prapë do t’i rikthehemi kryengritjes paqësore për të marrë atë që meritojmë,’ deklaroi kreu i demokratëve Sali Berisha, duke shtuar se opozita do të vijojë betejën politike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

FJALA E PLOTE:
Mirëmbrëma dhe një përshëndetje shumë të përzemërt për të gjithë ju demokrate e demokratë të pamposhtur që mblidheni këtu çdo ditë të hënë në parlamentin e fjalës së lirë të qytetarëve të Tiranës.
Një përshëndetje vëllazërore të përsëritur edhe njëherë atyre rreth 40 mijë demokrateve e demokratë, që dy ditë më parë në nderim të vlerës themelore të njerëzve të lirë, që është vota e lirë, pas një presioni dhe terrorizmi psikologjik tremujor, dolën, u paraqitën në kutitë e votimit, shprehën vullnetin e tyre, shprehën besim ndaj meje.
E kam theksuar më parë dhe e theksoj se ai referendum kishte një vlerë të jashtëzakonshme.
E them këtë jo se ata që votuan në 90 e ca përqind shprehën votëbesimin ndaj meje.
Por vlera më e jashtëzakonshme e atij referendumi është se ai u ngrit si një gjigant i vullnetit të njerëzve të lirë për t’i thënë Edi Ramës se ne këtu jemi, dhe se fundi yt është i shpejtë.
Për t’i thënë kreut të Meduzës se muaj e muaj të propagandës tënde, me të cilat u përpoqe të na mashtrosh, u përpoqe të na shkurajosh, me të cilat u përpoqe të shkelmosh mbi vullnetin tonë, i mori Lana.
Dhe se ne këtu jemi përsëri karshi kësaj ndërtese, në këtë bulevard, më të vendosur se kurrë të të japim atë që meriton.
Ishte madhështor referendumi juaj, jo se ju votuat për Sali Berishën, por madhështia e tij ishte se ju dëshmuat se nuk pranoni kurrë të keqen banale.
Se ju jeni njerëz me ndërgjegje të lartë politike.
Jeni elita e mendimit të kombit shqiptar.
Se nuk mashtroheni me asgjë.
Nuk nënshtroheni nga asgjë.
Kurrë ndonjëherë nuk e keni turpëruar, nuk e keni zhveshur të pafytyrë siç janë regjimin dhe vuvuzelat e tij.
Përpjekjet e tij për të infiltruar përfaqësues të organizatave më të rrezikshme kriminale, përpjekjet e tyre për të promovuar të përdalë që iknin nga partia në parti të tjera dhe pastaj mendonin se mund të ktheheshin në këtë parti.
Por mbi të gjitha ju ishin madhështorë sepse mbrojtët formën më sublime, më eprore të demokracisë në të gjitha kohërat, nga Greqia e lashtë gjer sot, mbrojtët demokracinë direkte, mbrojtët referendumin.
Muaj të tërë, puthadorët e regjimit, shushunja që ushqehen me djersën, mundin, gjakun e njerëzve të punës së këtij vendi, me taksat e tyre, çdo natë, çdo ditë, 24 orë mbi 24 orë, bënë gjithçka të përbaltin formën më sublime, formën më përfaqësuese, demokracinë direkte.
Në emër të kujt?
Në emër të një bastardi, pasardhës xhelatërish.
Në emër të një bastardi që ka 17 vite që në partinë e tij nuk voton njëherë.
Në emër të një bastardi që rrëmben në mënyrë antikushtetuese, antiligjore votën e shqiptarëve.
Në emër të një bastardi që edhe sot mbron trashëgiminë kriminale të partisë së gjenocidit.
Edhe sot deklaronte se kemi qenë në anën e drejtë të historisë.
Edhe sot mbronte të atin xhelat, që firmoste varjen në litar të poetit atdhetar, të tribunit të lirisë, Havzi Nela, një vit para se të shembej Muri i Berlinit.
Në vend të një falje publike, ky bastard ka sjellë në qeverisje moralin e etërve të tij mizorë, xhelatë.
Ky bastard ka rikthyer në sallat e gjykatave kafazet e etërve të tij barbarë ndaj kundërshtarëve politikë.
Ky burracak, pa asgjë njerëzore në qenien e tyre, ky puthador dhe lëpirës që është gati të shesë gjithçka për lëkurën e tij, flet dhe për anët e historisë.
Ky është turpi i dheut, ky është turpi i kombit, ky është turpi i njeriut.
Pra, në Durrës emërton rrugë me emrin e xhelatit Kristaq Rama, me kryemafiozin Vangjush Dako.
Në Tiranë me një mafioz tjetër shpërndan mirënjohje për skulptorin xhelat, babanë e tij biologjik, bastard që nuk ka lënë akuzë pa i lëshuar në shpinë, dhe tani shpërndan mirënjohje për të.
Edi Rama, referendumi i demokratëve të ka tmerruar.
E ke ndjerë gjer në palcë.
Bëre gjithçka ta përbaltësh, por të dhanë përgjigjen më të merituar.
Në mënyrë të përsëritur kemi theksuar se ne jemi shpresa e fundit.
Por, e shtuna provoi se ne jemi shpresa më e fuqishme.
Se ne në këtë kilometrin e fundit do të përmbushim me nder dhe dinjitet misionin tonë.
Nesër, Edi Rama shkon në Bruksel për konferencën ndërqeveritare për IBAR-in.
Miq, nuk ka dokument ndërkombëtar në historinë e këtij vendi, në të cilin ju qytetarë dhe qytetare të Tiranës, të jeni përfaqësuar më dinjitet se sa njerëz, në atë sallë, në atë forum, pasi raporti lobimit korruptiv u përmbys dhe raporti i ri është raporti në të cilin Edi Rama gjen Lubi Ballukun.
Edi Rama gjen Lindat e tij të përdëllyera dhe të përdëlira.
Edi Rama gjen kartelet e drogës, gjen mafien, gjen oligarkët, gjen censurën, gjen gjithçka për të cilat ju keni protestuar.
Po!
Natyrisht ndokush mund të pyesë po pse atëherë u vendos të kalojë?
Po, ka një faktor gjeopolitik dhe ky rajon do i përkasë BE dhe ky është një vlerësim jashtëzakonisht i drejtë historik dhe me interes shumë të madh për kombet tona.
Por me përmbajtjen e tij, Edi Rama është në rreth të kuq.
Në përmbajtjen e tij, si në asnjë rast tjetër, kreu i Meduzës, nga alfa tek omega, demaskohet për atë që është.
Do dëgjoni ju, mos u çudisni të dëgjoni se Edi Rama i tillë dhe i atillë.
Por ne jemi mësuar me këto.
Tani zëri ynë është më i fortë se kurrë.
Absolutisht.
Vullneti ynë është më i fuqishëm se kurrë.
Vendosmëria jonë është më e madhe se kurrë.
Dhe ne prapë do rikthehemi në kryengritjen tonë paqësore.
Do i rikthehemi kryengritjes paqësore të marrim atë që meritojmë.
Miq, në rreshtat e parë të raportit që firmoset nesër, në fjalitë e para të raportit të Parlamentit Evropian, zgjedhjet damkosen si farsë.
Zgjedhjet damkosen si farsa e partisë-shtet.
Ky është një kushtrim për çdo shqiptar.
Ky sharlatan përmendte sot jo flamurin gjerman, jo flamuri ky, jo flamuri ai.
Ne kemi respekt për flamujt e kombeve partnere dhe mike, por respektin më absolut, flamurin që ne vëmë krahas flamurit kombëtar, është flamuri i votës së lirë.
Ja të vdesim, ja të rrojmë është motoja jonë.
Edi Rama, mësoje mirë, ti dhe kushdo tjetër, se flamuri ynë është flamuri i votës së lirë.
Dhe se për të rikthyer votën e lirë nuk ka sakrificë që nuk do bëjmë.
Nuk ka betejë që nuk do zhvillojmë.
Nuk ka gjë në botë që na ndalon ne në kilometrin e fundit, të cilin e kemi arritur me sakrifica, me guxim, me vendosmëri.
Ne ecim të sigurt pra drejt kësaj beteje.
Dhe 23 maji e provoi mirë, provoi qartë se cila është forca e luftëtarëve të lirisë, e njerëzve të lirë, e njerëzve që e duan Shqipërinë, e njerëzve që e duan këtë vend.
Ndaj dhe duke u falënderuar edhe njëherë me shumë mirënjohje, u ftoj të vazhdojmë krenarë, besimplotë, të guximshëm, të gatshëm për sakrifica gjer në shporrjen e këtij regjimi kriminal.
E këtij regjimi që kryen sot gjenocid në përzënien e shqiptarëve nga Shqipëria.
E këtij regjimi që varfëron shqiptarët në mënyrën më të pamëshirë.
E këtij regjimi që e ka kryer Shqipërinë në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë.
Rrofshi ju, rroftë opozita, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!


