Berisha: Kongresi i PPE u bëri thirrje shqiptarëve që të votoni PD-në dhe të mos votoni Edi Ramën, armikun e votës së lirë

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA GJATË TAKIMIT NË GRAMSH

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar kandidatët për deputetë në Gramsh. Në fjalën e tij përpara qytetarëve të shumtë të mbledhur për ta pritur, Berisha u shpreh se, se ky qytet ka nevojë për një ndërhyrje emergjente.

‘Në Gramsh, rrugët kanë mbetur të njëjta siç qeverisja demokrate i la, ndërsa shtoi se shëndetësia është kthyer si në vitin 1960. Qeveria që zgjidhet nga populli, e ka detyrim absolut, kushtetues, ligjor, që paratë e buxhetit t’ua kthejë qytetarëve rroga dhe pensione. Arsim, shëndeti, etj., me radhë’, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha.

Gjatë fjalës së mbajtur në Gramsh, lideri i demokratëve Sali Berisha ka garantuar qytetarët se, ky qytet do të jenë prioriteti kryesor nën qeverisjen e PD. Duke folur në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, Berisha tha se 70 milionë euro do investohen çdo vit për vaditje, kullim dhe mirëmbajtje të tokës. ‘Ujore, diellore, era, ne në 4 vitet që vijnë u garantoj çdo gjë që rrezet e diellit t’i shndërrojmë në energji për familjet shqiptare, në mënyrë që pas tre vitesh ata ta kenë falas energjinë elektrike’, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati Sali Berisha në takimin e zhvilluar në Gramsh, theksoi se edhe vetë Partitë Popullore Evropiane falën qartë për shqiptarët, duke u bërë thirrje që të votojnë PD dhe jo armikun e votës së lirë, PS.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, nëse ne shqiptarët duam të shkojmë drejt Europës, duhet të votojmë për PD dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore.  Pasaporta e Edi Ramës përfundoi në kosh të plehrave nga rezoluta e miratuar unanimisht nga 82 anëtarët e Partisë Popullore Europiane.

Pasaporta e Edi Ramës përfundoi në kosh të plehrave. Tunde po të duash Edi prapë, po e ke në kosh të plehrave. Ata që mund të integrojnë Shqipërinë në Europë janë qytetarët e lirë. Në 11 maj ndahemi me një të shkuar, shumë, shumë të hidhur. E kemi në dorën tonë, të votojmë për veten tonë, të votojmë për të ardhmen e Shqipërisë’, theksoi gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

FJALA E PLOTE:

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Gramshit, banorë të mrekullueshëm të këtij rrethi, një përshëndetje të përzemërt ju që jeni sot në këtë takim dhe të gjithë banorëve të këtij rrethi kudo që janë sot, në Gramsh, në Shqipëri dhe jashtë vendit.

I përshëndes dhe përulem me nderim të madh para tyre.

I dashur zoti Tomorr Alizoti, udhëheqës politik për qarkun e Elbasanit, i dashur kryetar PD për Gramshin, zoti Kodheli, kryetarë të degëve të tjera, të dashur kandidatë për deputetë, i dashur tenori ynë i madh, Armardo Kllogjeri, jeni krenari për Gramshin, Elbasanin dhe mbarë vendin.

Të dashur miq, vij këtu tek ju me një ndjenjë të thellë keqardhje dhe Kodheli e tha bukur, Gramshi është një emergjencë.

Unë e njoh jo pak këtë vend, por e vërteta është se Gramshi si asnjë rreth tjetër ka nevojat më emergjente.

Para se të vija këtu, një mik i imi, Besnik Kala, më bën një mesazh, më thotë: Rruga e Kodoviatit mbeti aty ku e latë në vitin 2013.

Janë me dhjetëra fshatra të cilat as rrugët e qerreve nuk i kanë më siç i kanë pasur.

Ndërkohë Gramshi në të vërtetë është një rreth me pasuri shumë të mëdha.

Është një rreth me njerëz shumë punëtorë, të përkushtuar.

Është një rreth në të cilin është një kopsht i vërtetë me dru frutorë. Të gjitha pemët rriten dhe të cilësisë më të mirë.

Është një rreth me potencial malor të madh turistik.

Është një rreth që sot ka një nga liqenet më të bukura, liqenin e Banjës.

Por të gjitha këto potenciale të mëdha nuk i gëzojnë gramshiotët, nuk shndërrohen në pasuri për familjet dhe banorët e Gramshit.

Të gjitha këto pasuri nuk begatojnë familjet në Gramsh dhe qytetarët, por i detyrojnë vetëm të largohen.

Nga 50 mijë banorë, Gramshi sot ka gjithsej 16 mijë.

Siç ka infrastrukturën, Gramshi ka infrastrukturën e arsimit, infrastrukturën e shëndetësisë.

Këtu para dy vitesh një mjeke e nderuar më tha se ishte mjeke në një zonë me 8 mijë banorë në fshatra. Një heroinë e vërtetë sepse mjekët ikën, ikën dhe vetëm ikën.

Sot ne kemi zbritur si vend në nivelin e vitit 1960 për mjekë për numër banorësh. Kemi katër herë më pak se BE.

Pra, kanë qenë 12 vite rrokullisje të vërtetë.

Në vitin 2013 pensionisti në Gramsh merrte pak, por merrte më shumë se pensionisti më Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Rumani dhe Bullgari.

Në vitin 2013, rrogëulëti në Gramsh merrte pak, por prapë merrte më shumë se sa rrogëulëti në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Rumani dhe Bullgari.

Në vitin 2013, rumunët kishin një rrogë prej 167 eurosh, kurse shqiptarë kishin një rrogë

minimale 220 euro. Sot rumuni ka një rrogë minimale 800 euro. Sot malazezi që kishte një pension 138 mijë lekë, ka një pension 450 mijë lekë.

Sot serbi që kishte një pension 140 mijë lekë, ka një pension 405 mijë lekë.

Sot maqedonasi që kishte një pension 130 e ca mijë lekë, ka një pension 390 mijë lekë.

Çfarë ndodhi miqtë e mi? Injorim i plotë dhe poshtërim i pensionistëve dhe qytetarëve.

Por mos harroni një gjë tjetër që është akoma më tmerrshme. Në qoftë se në vitin 2013, blije për shkak të çmimeve, dy herë e gjysmë më shumë se sot.

Inflacioni i ka rritur çmimet e ushqimeve 250 përqind.

Dhe për të përballuar këtë rritje të çmimeve, pensionisti duhej të kishte pensionin 390 mijë lekë sot. Kjo është e vërteta.

Pse malazezi kalon nga 138 mijë lekë në 450 mijë lekë?

Sepse qeveria që zgjidhet nga populli, e ka detyrim absolut, kushtetues, ligjor, që paratë e buxhetit t’ua kthejë qytetarëve rroga dhe pensione. Arsim, shëndeti, etj me radhë.

Kurse këta çfarë bëjnë këta?

Këta kanë vjedhur miliarda nga rrogat dhe pensionet tuaja o miq.

Këta i kanë kaluar në rrugë, të cilat i ndërtojnë me çmime 10 herë më të larta se në Europë.

Para tre vitesh në Kroaci, kush të dojë të kërkojë në Google, autostrada Manastir-Bjeliosek, kushtoi 1.6 milionë euro kilometri.

Kurse këtu Rruga e Arbrit kushtoi 11 milionë euro kilometri.

Ajo 27 metra e gjerë, kushtoi 1.6 milionë euro, kjo 10 metra e gjerë, kushtoi 11 milionë euro.

Rruga tjetër, 20 milionë euro. Unaza e Tiranës, 17 milionë euro.

Këta nuk ua japin pensione, nuk ua japin rruga, këta i kalojnë tek rrugët dhe i vjedhin në mënyrë të çmendur dhe të papërmbajtur.

Por ka edhe më keq, këta prokurojnë ndërtimin e djegësit e Tiranës 130 milionë euro dhe djegësi nuk ka as nam e as nishan.

Miq, isha në Kongresin e PPE, ngjarja më e madhe politike vjetore e Europës. I pranishëm kancelari gjerman dhe presidentja e KE. Kur unë u shpjegoja zhdukjen e djegësit të Tiranës, nuk mbeti njeri që nuk i binte ballit. Nuk mbeti njeri që nuk u detyrova t’ia shpjegoj tre herë se dilte jashtë çdo imagjinate.

Por unë e bëra këtë. U mbrojta ju.

E bëra këtë për të mbrojtur çdo shqiptar nga këta hajdutë pa moral.

Ndaj dhe ne kemi paratë qytetarëve.

Do t’u kthejmë paratë ju dhe në këtë kontekst zotohem se nuk do ketë pension nën 200 euro 100 ditët e para të qeverisë së ardhshme.

Minimumi jetik 200 euro për çdo shqiptar.

Rrogë minimale 500 euro.

Nafta do zbresë 40 përqind për çdo shqiptar.

Ilaçet do rimbursohen 100 përqind sipas listës së ilaçeve të republikës italiane.

Karta e konsumatorit për çdo rrogëulët dhe pensionist, do blejnë 20 përqind më lirë se të tjerët.

Po, do i fshijmë ne njëherë e mirë lotët e ftohta të mjerimit nga pensionistët tanë.

Këta tejkalojnë çdo lloj kriteri, çdo lloj ndjenje, çdo lloj standardi.

Kishte 8 miliardë në tavolinë dhe ndau për 760 mijë pensionistë, 16 milionë euro.

Gjëja më e pashpirt.

Po për të rritur rrogat, për të bërë një rrogëtar me rrogë maksimale me një rrogë maksimale sa 50 pensione, nuk ka vend në botë, përveç Shqipërisë.

Këto janë çnjerëzi dhe këto ne i fshijmë 100 ditët e para dhe i arkivojmë në historinë e turpit të atyre që krijuan këtë situatë.

Miqtë e mi, kthehem prapë tek Kodheli. Tha se Gramshi është emergjencë.

Po, është vërtet emergjencë. Në të gjitha rrethet që di unë, Gramshi është më emergjence se të tjerat sepse Gramshi i ka potencialet e bllokuara. Nuk ka rrugë, nuk ka ujë, nuk ka energji elektrike.

Ndaj u garantoj, e kam shpallur përparësi absolute bajpasin e Elbasanit, rrugën Shkodër-Milot.

Kurse si do garantoj se Gramshi do jetë përparësi absolute.

Me Armaldon të gjithë projektet me përparësi me emergjencë.

Po ky është një rreth me potencial të jashtëzakonshëm, sidomos në frutikulturë dhe është krim ta zhbësh Gramshin.

Fermerët e Gramshit do kenë pesëfishin e subvencioneve që kanë sot.

Sot 380 mijë fermerë të Shqipërisë kanë subvencion 32 milionë euro. 32 milionë herë turp për Edi Ramën.

32 milionë euro, punësojnë rreth 500 mijë shqiptarë, japin rreth 20 përqind të prodhimit të vendit.

Atëherë çfarë do bëjmë ne?

Ne nga 32 milionë do i çojmë në 230 milionë, do i barazojmë me Maqedoninë, me Kosovën, me Malin e Zi.

Tjetër, ne do mbrojmë prodhimet e tyre.

Prodhimet e fermerëve shqiptarë në sezon do mbrohen plotësisht.

Ballkani i Hapur në kosh të plehrave javën e parë.

Ne njohim vetëm standardet europiane.

Ja ku janë, buzë liqenit pa vaditje. Po pse do rrinë ata? Do ikin.

Mbi ujë, por ujë nuk kanë.

70 milionë euro do investohen çdo vit për vaditje, kullim dhe mirëmbajtje të tokës.

Do dyfishohet buxheti për bujqësinë.

Do ulen taksat nga 23 përqind në 10 përqind tatim fitimi.

TVSH do ulet nga 20 në 15 përqind.

Energjia elektrike për biznesin do ulet nga 18 në 6 lekë.

Nuk do mundet kurrë bashkia të vendosë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa.

Të gjithë ata shqiptarë që duan të kthehen në vendin e tyre, do jenë 5 vite pa asnjë taksë.

Do mbështeten me kredi të buta dhe grante për strehim, për biznes, në mënyrë që ëndrrat e tyre t’i ndërtojnë në Shqipëri.

Për të rinjtë, do hiqet çdo lloj pengese për shkollën e lartë. Do hiqet mesatarja. Modernizimi i arsimit është synim kryesor.

Nuk do ketë mësues që të marrë nën 1500 euro.

Mjekëve dhe infermierëve do u dyfishohet rroga.

Miqtë e mi, në qoftë se ka një vend për sipërfaqe me potencial energjie se Shqipëria, nuk ekziston kërkund. Ujore, diellore, era, ne në 4 vitet që vijnë u garantoj çdo gjë që rrezet e diellit t’i shndërrojmë në energji për familjet shqiptare, në mënyrë që pas tre vitesh ata ta kenë falas energjinë elektrike.

Miq, një javë ka mbetur.

Le ta shndërrojmë këtë javë në javën e kuvendit më të madh të historisë tonë kombëtare.

Në javën në të cilën ne me zemër në dorë të diskutojmë, të paraqesim këtë projekt me çdo qytetar të Gramshit dhe Shqipërisë.

Sepse 11 Maji ndan epokat.

Me 11 Maj çdo shqiptar të mos mendojë se voton për karrigen e pushtetit të Sali Berishës.

Jo, voton në radhë të parë për veten e tij, për vatrën e tij familjare, për biznesin e tij, për të moshuarit e tij, për kujdesin shëndetësor të tij.

Voton për një Gramsh tjetër, voton një ndryshim epokal.

Ndaj dhe të bashkohemi me 11 Maj.

Unë isha para dy ditësh në Kongresin e 82 partive politike më të fuqishme të Europë, PPE, në të cilin merrnin pjesë udhëheqësit kryesorë të Europës.

Miqtë e mi, aty me unanimitet u miratua një rezolutë.

Ajo rezolutë damkosi Edi Ramën si një njeri që minon votën e shqiptarëve.

E damkosi Edi Ramën si një njeri që shtyp pluralizmin njëlloj si Lukashenko i Bjellorusisë.

Si një njeri që shtetin e ka shndërruar në sipërmarrje të përbashkët me krimin.

Si një njeri që plaçkit qytetarët e tij.

82 parti politike të Europës votuan në unanimitet për të denoncuar Edi Ramën si një njeri që shtyp opozitën.

Si një njeri që manipulon zgjedhjet.

Si një njeri që nuk respekton asnjë standard demokratik.

Ata i bënë thirrje Europës dhe institucioneve ndërkombëtare të vëzhgoni me lupë Edi Ramën dhe zgjedhjet.

U bënë thirrje shqiptarëve të votoni PD-në, mos votoni armikun e votës së lirë. Mos votoni armikun e pluralizmit. Mos votoni atë u vjedh dhe u varfëron. Mos votoni atë që ka lidhje me krimin dhe u shtyp të drejtat tuaja me bandat si ajo e Elbasanit, Shkodrës, Durrësit dhe me radhë.

Miq, lexoni rezolutën.

Rezoluta kërkon që çdo gjë të kushtëzohet. Rruga e Shqipërisë drejt Europës të kushtëzohet.

Pra, në qoftë se duam të shkojmë drejt Europës, pasaporta e Edi Ramës përfundoi në kosh të plehrave.

Tunde po të duash Edi prapë, po e ke në kosh të plehrave.

Tunde po të duash Edi prapë, po e ke në kosh të plehrave.

Ata që mund të integrojnë Shqipërinë në Europë janë qytetarët e lirë.

Ata që votojnë të lirë.

Ata që besojnë tek liria, vlerat e saj.

Ata që duan vendin e tyre.

Ata që respektojnë njëri tjetrin.

Ata që bëjnë ligjin kundër krimit dhe korrupsionit.

Ndaj miq, është një ndarje e madhe me 11 maj.

Ndahemi me një të shkuar, shumë, shumë të hidhur.

E kemi në dorën tonë të votojmë për veten tonë, të votojmë për të ardhmen e Shqipërisë, të votojmë për rikthimin në Shqipëri të qindra mijëra bijve dhe bijave që u larguan.

Të votojmë që këta të rinj të ndërtojnë këtu në Shqipëri ëndrrën e tyre më të bukur, përndryshe historia do jetë e pamëshirë.

Çfarë ndodh sot miqtë e mi? Pyesni pak të gjithë, socialistë e çfarë janë, si ka mundësi që ka qeverisur 12 vite dhe nuk del njëherë para jush, nuk del këtu.

Hajde ulemi këtu në Gramsh Edi Rama, këtu para tyre, t’u themi pak, t’i dëgjojmë, të na pyesin, t’u përgjigjemi.

Urdhëro. T’u japim llogari.

Nuk vjen dot se nuk justifikon dot para jush 130 milionë euro të djegësit të Tiranës, të zhdukura, i ka futur në konto bankare.

Nuk justifikon dot sarajet dy herë më të mëdha se të Enver Hoxhës, i cili për hir të të vërtetës nuk i regjistroi në emër të vet.

Nuk vjen dot se në martesën e tij të pestë i doli edhe një pallat në pajë. Nga doli pallati pa asnjë faturë? Mbi pallati. Ajo thotë u bë me pare gjaku, pastaj u thotë me paratë e Kurbanit, ky thotë se ka punuar në emigracion. Po si nuk ke një faturë të vetme për të treguar?

Nuk vjen sepse ata njerëzit e tij nga nëna, sipas rrëfimit të Spiro Kolekës, kishin tre derra dhe katër dhi, ishin të varfër, kurse tani na dalin me 224 mijë metër katrorë tokë pa asnjë dokument kadastral. Asnjë dokument konfiskimi.

Ndaj dhe nuk vjen para jush dhe përpiqet t’u mashtrojë ju me Lamborghinin e Noizit.

Ai ta gëzojë, po megjithatë ju keni pensionet, rrogat, këto janë problemet tuaja. Rrugët.

Përpiqet t’u mashtrojë duke bërë takime si në vitet ’50, veçmas gratë, veçmas burrat.

Dhe përpiqet që me banalitete të mbulojë vjedhjet.

Prapa çdo buzëqeshje, prapa çdo zgërdhirje të tij ka një vjedhje.

Prandaj miq me 11 Maj të bashkohemi dhe të votojmë fitoren.

Fitorja është e jona.

Rroftë Gramshi, rroftë fitorja!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale