Berisha: Kërkojmë të votohet rezoluta jonë për Kosovën, që dënon Serbinë. Lulzim Basha lexon vetëm fletushkat e Taulant Ballës

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, është shprehur se përjashtimi i deputetëve të opozitës është në kundërshtim dhe shkelje flagrante me rregulloren e Kuvendit.

Sipas kryetarit të PD-së, ‘u diskutua gjerësisht kjo situatë, në të cilën opozita konstaton se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës’.

I pyetur nga gazetarët nëse opozita do ta votojë rezolutën e mazhorancës, kryetrari i PD-së Sali Berisha theksoi se grupi parlamentar ka paraqitur një rezulotë që dënon Serbinë dhe është ‘absolutisht në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës, me qëndrimet e miqve të Kosovës’.

FJALA E PLOTË

Absurde, të pabazuar, tërësisht në shkelje flagrante të rregullores, të përjashtimit të disa deputetëve nga Edi Rama, sepse ua kam thënë dhe ua them prap, ky është Linda e Parlamentit, është një automat që merr udhëzime vetëm nga Edi Rama.

Pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake, direkt përjashtimin, tregon edhe njëherë qëndrimin armiqësor të Edi Ramës ndaj opozitës.

U diskutua gjerësisht kjo situatë, në të cilën opozita konstaton se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës.

U diskutua për rezolutën, mbi zhvillimet në Kosovë, një tekst shumë i mirë i përgatitur. Deri të dhënat se mazhoranca nuk pajtohet me problemin se duhet dënuar Serbia për atë që ndodhi në Kosovë, por nëse kjo klauzolë nuk pranohet, atëherë ky parlament mund të quhet fare mirë, parlamenti i Bjellorusisë, apo i një republike vasale të Rusisë. Kjo nuk mund të ndodhë.

Pyetje: Pra nuk do ta votoni?

Sali Berisha: Jo të lutem, ne kemi rezolutën tonë. Ne kërkojmë të votohet rezoluta jonë, do të ua paraqesim shqiptarëve. Rezoluta që paraqet grupi parlamentar i PD-së, është një rezolutë absolutisht në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës, me qëndrimet e miqve të Kosovës. Është një rezolutë shumë mirë e studiuar. Urojmë dhe shpresojmë që të mos mbeten skllevër të Vuçiç. Se ju e keni vënë re që emri i Vuçiç nuk është përmendur ndonjëherë nga Edi Rama, vetëm tha kur më thonë kosovarët, vëlla i Vuçiçit, herë tjetër ai nuk e përmend atë. Pavarësisht kësaj, uroj të votohet rezoluta jonë, ose të gjejmë një mirëkuptim të një rezolute të përbashkët.

Ndërkohë diskutime të tjera, ishin shumë të rëndësishëm, z. Bardhi do të ju informojë.   

Pyetje: Për shkak të bashkëpunimi me ju, një ditë më parë, Lulzim Basha ka përjashtuar Gazment Bardhin nga anëtarësia e PD. Keni një koment?

Sali Berisha: Lulzim Brava, për të mos përdorur një term tjetër që të mos e lëshoj gojën, nuk bën gjë tjetër, veç se lexon mesazhet apo fletushkat e Taulant Ballës. Nuk ka asnjë lloj vlere, është një i keqpërdorur, por që gradualisht po kthjellohet çdo gjë, rreth një person që është i marrë peng në disa forma nga kjo qeveri.

Pyetje: Dje Ilir Meta ka deklaruar se do ta vijojë betejën politike, me apo pa ju. Ka një krisje?

Sali Berisha: Asnjë krisje, ajo është një ftesë. Ai ka treguar me këtë vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën e tij politike dhe e përshëndes.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale