FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATIT NË DELVINË, ILIR MEHMETAJ
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit tëkandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Ilir Mehmeti, ka hedhur akuza të forta, se Edi Rama me anë të kandidatëve të tij, kërkon që të kontrollojë bgredetin e jugut të Shqipërisë, me qëllim që të ua japë në përdorim mafias.
‘Jugu ka një rrezik madhor, mafian, mafian dhe vetëm mafian. Po e shkatërrojnë. Shkoni në Kasamil, aty po ndodh një masakër e paimagjinueshme. Mafia. E ka thënë bukur Faik Konica; Zoti mbrojtë Shqipërinë nga shqiptarët. Ka pasur parasysh që do të vinte, se ka qenë si punë profeti në mençurinë e tij Faik Konica dhe ka pasur parasysh se do të vinte një ditë mafia shqiptare që do ta shkatërronte. Nuk ka pushtues që mund të sillet në këtë mënyrë ndaj një vendi, siç po sillen këta qeveritarë’, tha gjatëfjalës së tij, Berisha.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së tha se kandidatët e koalicionit janë kandidatët e lirisë, të cilët me guxim dalin para votuesve dhe u kërkojnë votëbesim.
‘Këta zotërinj janë kandidatë të lirisë. Këta zotërinj me gjithë këtë biografi që kanë, kanë marrë guximin dhe kanë dalë para jush. Ju kanë kërkuar ju ti votëbesoni; ja ku jam, u kërkoj të më votëbesoni. Kjo është procedura më dinjitoze, kjo është vendosja e dinjitetit të secilit prej jush në piedestal. Duhet të ishit secili prej jush vendimmarrës për qeveritarët tuaj, dhe jo unë, jo kryesia e PD-së, sepse ju keni të gjithë pjekurinë, aftësitë të gjithë zotësinë të zgjidhni’, tha Berisha.
FJALA E PLOTË
Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Delvinës.
Para së gjithash dua të përulem me nderimin më të madh para jush, të shpreh mirënjohjen më të thellë, para qytetarëve dhe qytetareve të Delvinës, banorëve të këtij rrethi për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme që i kanë dhënë PD-së dhe demokracisë shqiptare nga ditët e para gjer sot, në traditën më të shkëlqyer të shpirti të tyre atdhetarë, të shpirtit të tyre liridashës.
Faleminderit shumë!
I nderuar zoti Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë.
Të dashur deputetë të Kuvendit, Bujar Leskaj, kryetar i grupit elektoral për qarkun e Vlorës, zonja Ina Zhupa, deputete dhe udhëheqëse e fushatës elektorale në Bashkinë e Sarandës.
Të dashur miq të mi, Dashamir Tahiri, Ndriçim Kulla.
Të nderuar të pranishëm!
Është nder i madh për mua të paraqes sot këtu para jush, njërin nga bijtë tuaj më të mirë, njërin nga qeveritarët tuaj më të sprovuar, vendorë, më me eksperiencë, një qytetar shembullor të Delvinës. Të paraqes këtu Ilir Mehmetin, si kandidat për kryetar bashkie.
Ilir Mehmeti i ka shërbyer Delvinës me të gjithë dashurinë, përkushtimin e tij. Ai ka një eksperiencë shumë të çmuar dhe së bashku me mikun tim të ndjerë, Dhurim Alinani, u përpoqën dhe bënë më të mirë për Delvinën dhe delvinjotët.
Por e vërteta është se eksperiencën e krijuar, me nevojën jetike për ndryshimin, Ilir Mehmeti do të bëjë shumë e shumë më tepër për qytetarët e kësaj bashkie, për këtë qytet, për fshatrat e kësaj bashkie.
Miqtë e mi!
Ilir Mehmeti ka përballë rivalin e rilindjes së krimit. Nuk them socialist më. Duhet të ndajmë socialistët nga rilindasit. Rilindasit janë sekti më kriminal që ka patur ndonjëherë në pushtet, që kanë patur ndonjëherë shqiptarët.
Të marrim rivalin e Ilirit.
Një kushëri të parë apo të dytë e ka të dënuar me 12 vite në Romë, por kushëriri i tij në Tiranë është 5 herë më kriminel se ai që është në Romë, Ardi Veliu, mbi të cilin rëndojnë dosje krimi të pafundme. Çfarë ti thuash atij në Romë, kur ky në Tiranë është më i zi se ai.
Po vij nga Saranda. Në Sarandë, Ardit Cikuli një kandidat i mrekullueshëm, një njeri serioz, ka për karshi? Cilin ka thoni ju, asnjë qytetar të Sarandës, por ka të deleguarin e bandave të Durrësit dhe mafias së Durrësit dhe famozit, Alket Hyseni, famëziut Alket Hyseni, i cili përveç grabitjeve dhe plaçkitjeve, bëri gjithçka për të bërë me pallate me radhë eksponentët e rilindjes.
Shkoni në Sarandë, Ksamili po merr fund.
Famir Shero ka përballë përfaqësuesin e Rilindjes, i cili do të bëjë pazar gjithçka me pasuritë e Konispolit. Kështu me radhë. Në Përment, Edmond Komnino, në Këlcyrë, Arjan Kasaj, në Tepelenë një inxhinier i shkëlqyer, i kthyer pas 30 vitesh nga Kanadaja, ka përballë Tërmetin që po të kishte një emër tjetër do ti thonin më mirë, tmerr njeri. Po.
Albert Malaj, në Memaliaj. Disa prej tyre i takoja për herë të parë, por disa prej tyre më impresionuan shumë. Njerëz me identitet, njerëz me cv. Dëgjova programin e Ilirit, program i një qeveritari të vërtetë, program i një njeriu që shef me sensin e përgjegjësisë, çdo potencial dhe problem të Delvinës. Programin e një njeriu që merr përgjegjësi. Dhe kështu në çdo bashki të jugut. Jugu ka një rrezik madhor, mafian, mafian dhe vetëm mafian. Po e shkatërrojnë.
Shkoni në Kasamil, aty po ndodh një masakër e paimagjinueshme. Mafia. E ka thënë bukur Faik Konica; Zoti mbrojtë Shqipërinë nga shqiptarët. Ka pasur parasysh që do të vinte, se ka qenë si punë profeti në mençurinë e tij Faik Konica dhe ka pasur parasysh se do të vinte një ditë mafia shqiptare që do ta shkatërronte. Nuk ka pushtues që mund të sillet në këtë mënyrë ndaj një vendi, siç po sillen këta qeveritarë.
Unë fola për kredencialet, tani të flasim për procesin.
Këta zotërinj janë kandidatë të lirisë. Këta zotërinj me gjithë këtë biografi që kanë, kanë marrë guximin dhe kanë dalë para jush. Ju kanë kërkuar ju ti votëbesoni; ja ku jam, u kërkoj të më votëbesoni. Kjo është procedura më dinjitoze, kjo është vendosja e dinjitetit të secilit prej jush në piedestal. Duhet të ishit secili prej jush vendimmarrës për qeveritarët tuaj, dhe jo unë, jo kryesia e PD-së, sepse ju keni të gjithë pjekurinë, aftësitë të gjithë zotësinë të zgjidhni.
Pra këtë fushatë e kemi në një epërsi morale të pakrahasueshme. Në këtë fushatë, kandidatët i keni zgjedhur vetë. Delvina, Saranda, Shqipëria, kërkojnë si zogu ajrin, kërkojnë ndryshimin.
Pse do të rrokullisemi ne në këtë mënyrë, pse do të shkelmohemi ne nga krimi dhe mafia. Pse do të ikin fëmijët tanë nga të 4 anët e dheut, duke pasur një parajsë të vërtetë tokësore në Delvinë dhe kudo në Shqipëri. Çfarë po ndodh me ne.
Edhe unë po të isha i ri do të ikja, sepse mesataren e ngre dhe në universitet nuk shkoj dot. Shkojnë fëmijët e të pasurve, atyre që u marrin mësues dhe të rrallë pastaj të tjerët. As Suedia, as Gjermania, as Austria nuk e bëjnë këtë. Pastaj çfarë do të bëjë ai që fiton, merr diplomën, nuk gjen punë. Imagjinoni ku jemi.
Dhe ky thotë do të marr punëtorë nga India, dhe familjarë nga India, nga Srilanka dhe Bangladeshi. Pse kjo? Sepse ju delvinjotët i dukeni armiq atij, ka frikë votën tuaj, se ata nuk votojnë, e ka thënë haptas ai, se ata nuk votojnë. A ka njeri që mund të thotë një gjë të tillë, ata janë mirë se nuk votojnë dhe ju që votoni jeni të rrezikshëm se mund të votoni kundër tij.
Kohë shumë e pazakontë për ne. Na shndërruan në një komb mysafir në vende të tjera ne. Në 8 vite kanë ikur nga Delvina dhe nga Shqipëria, 35 % e popullatës, kanë ikur 80% e të rinjve. Në 8 vite, nga njerëzit që ishim më mirë të paguar në rajon, më mirë se bullgarët dhe rumunët që ishin anëtarët e BE-së, u rrokullisëm në njerëzit më të keqpaguar.
Po pse, çfarë ndodhi? Në këto 8 vite, minimumi rrogat duhej të ishin 3 herë më të mëdha se në vitin 2013. Çdo potencial ekzistonte, çdo mundësi. Të gjitha fondet ekzistonin, po.
Tani disa koncepte i keni të qarta.
Nga viti 2005-2013, përveç të ardhurave me taksa të përgjysmuara në krahasim me sot, e rritëm borxhin me 4.2%. nga 58.2 që e ka Faton Nanos, e rritëm në 62.6 %.
Sa e rrini borxhin zotëria. E ka rritur borxhin në 107 %, e ka rritur borxhin 43%. Ka marrë 5 miliardë euro borxh. Po të donte ky me 5 miliardë euro, vetëm nga borxhi pa përdorur asnjë qindarkë nga të ardhurat, mund të rriste 6 herë rroga, mund të rriste 3 herë rrogat e pensionet. Kjo është e vërteta.
Po pse po ikin shqiptarët. Sepse ndjehen më të varfër, sepse po varfërohen në mënyrë të frikshme, dhe varfëria të pret shpresën, varfëria të topit.
Sigurisht sot marrim rrogë më të ulët se në Kosovë 30-40%. Pa le me Malin e Zi, shkodranët shkojnë në Podgoricë për të punuar, se marrin dyfish. Ku shkuan paratë, u vodhën, u vodhën, u vodhën.
Ndërtohet rruga, 24 milionë euro, 1 km në fushë, ndërkohë që në mbarë Europën kushton 2 milionë euro. Ndërton shkolla, 6 milion euro, rikonstrukton shkolla 7 mln euro, në një kohë kur shkolla kushton 600-700 mijë euro. Këta vjedhin në mënyrën më të pakonceptueshme.
Kam mbjellë 1 milionë pemë, thotë kryetari i bashkisë, kujt i thotë, banorëve të kryeqytetit. Por 1 milionë pemë janë një pyll nga 6 -9 mijë hektarë, minimumi.
Po pse thotë 1 milionë, sepse ka vjedhur për 1 milionë fidanë, ka vjedhur 1 milionë fidanë, ka mbjellë 10 mijë dhe ka vjedhur 990 mijë fidanë. Po sa ka vjedhur thoni ju, a mund ta imagjinonit ju një fidan, se unë nuk e imagjinoja dot, një fidan pishe 5500 euro. Paratë tuaja more zotëri, s’ka qeveria para. Qeveria ua merr ju me taksa. Dhe thotë kam mbjellë 1 mln pemë. E pyet gazetari ku i ke mbjellë këto 1 mln pemë? Hë thotë, Bashkia e Tiranës fillon në Bizë dhe përfundon në kufi me Durrësin. Çfarë do të thotë kjo. Pyjet e natyrës i çuan mbjelljen tëndë. Ky është një model, një shembull. Po këta kështu veprojnë të gjithë.
Ndaj dhe ndryshimi është jetik sot, është një imperativë.
Ftoj ju, që këtë fushatë ta shndërrojmë në fushatën e shpresës. Të votojmë 1-shin. Bëri gjithçka për të na asgjësuar si pjesëmarrës në zgjedhje, mirëpo shorti apo fati na nxorri 1-shin, është tmerruar, është tmerruar.
Dhe kandidatin Ilir Mehmeti. Miqtë e mi, ndiqeni fushatë, e ndiqni sigurisht, por fushata ka një detyrim; nëse ti e ndjen veten përgjegjës para qytetarëve, ti del këtu, Iliri del këtu me atë rivalin e rilindjes, Edi Rama del këtu me mua, e kështu me radhë. Këta kurrë nuk ballafaqohen.
Ka marrë lopatën për tu dukur i thjeshtë, njeriu që shpenzon 22 milionë euro avion person me dhomë gjumi dhe tani do të duket njeri i lopatës. Mbulon me lopatë vjedhjet e tij, frikën e tmerrshme nga ballafaqimi. Beson se tani me qenë se këta më kanë quajtur sulltan, e që udhëtoj me avion, tani do ju dukem njerëzve si qengj, i thjeshtë, njeri i lopatës, një mashtrues ordiner që kurrë nuk duhet të ju mashtrojë më.
Isha në Tepelenë, në vitin 2012 inaguruam ujësjellësin. Ujësjellësi i Tepelenës mjafton për ujë 24 orë. Por ajo ishte faza e sjelljes së ujit nga burimi tek qyteti. Shkoj unë të premten aty, Tepelena pa ujë, po pse, sepse kishte mbetur aty ku e lamë, se nuk kishte shtruar një tubacion, se tubacionet e kalbura nuk e mbanin më atë të pallateve. Një investim i mrekullueshëm që ishte bërë, asnjë përfitim qytetarët e Tepelenës. Sigurisht sepse këta nuk kanë në qendër qytetarin, punësimin, hallet, dertet e tij, këta kanë vetëm interesa të pasurimit të tyre.
Miqtë e mi!
14 maji është një ditë historike!
Janë zgjedhjet e fatit tonë! Të një rëndësie kombëtare sepse t’i japësh pushtet më tej këtij njeriu që nuk ka lënë pasuri pa u vjedh shqiptarëve… E filloi detyrën si kryeministër me 200 milionë euro të denoncuar nga Organizata për Sigurinë Europiane, OSBE-ja. Bashkëpunim me sigurinë, në raport. 200 milionë euro off-shore ka të fshehura. Nuk guxoi të kundërshtojë një fjalë.
Se në qoftë se të akuzojnë, thuaj ‘jo mor zotëri, po gënjen, s’është e vërtetë. S’kam një qindarkë dhe thua m’i nxirr’! Ky gjer sot nuk ka shqipëruar dot një fjalë, se ia nxjerrin, ia nxjerrin.
Pra, a mund t’i jepet pushtet më shumë këtij njeriu, më tej?! Do të ishte një vetëdënim që do t’i bënim vetes. Do të ishte një dënim që i bëjmë të ardhmes së vendit, fëmijëve tanë. Duhet të bëjmë gjithçka që të vendosim pluralizmin më 14 maj. Duhet të bëjmë gjithçka që të japim sinjalet në mënyrë që absolutisht vjeshta të jetë fund i tij i turpshëm në historinë e Shqipërinë dhe në historinë e Europës dhe ai fund nuk duhet t’i vijë nga McGonigal që e pret në mënyrë të sigurtë për veprën penale që ka kryer ndaj Shteteve të Bashkuara duke rekrutuar me ryshfet Zv/shefin e Inteligjencës, po duhet t’i vijë nga shqiptarët për vjedhjet e tmerrshme që u ka bërë atyre, mashtrimet e pafundme.
Ndaj dhe duke përfunduar, ftoj çdo të ri, e thashë dhe e them prapë, edhe unë në moshën tuaj të njëjta vendime ndofta do të kisha marrë, por prapë, duhet të kujtoheshim, duhet të kujtohemi të bëjmë gjithçka të votojmë ndryshimin. Sepse u garantoj që vota për ndryshimin është votë për shpresën. Dhe shpresa është energjia e pashtershme e njeriut për të ndërtuar të ardhmen për të ndërtuar ëndrrën.
Ndaj dhe këto ditë që kanë ngelur, bëni gjithçka. Ftoj të gjithë emigracionin, të rinjtë në emigracion që të vijnë të votojnë, të vijnë të votojnë sipas mundësive të tyre dhe i garantoj se qëndrimi i Shqipërisë ndaj tyre do të jetë i kundërt me atë që është sot. i garantoj se do të bëjmë gjithçka që ata të kthehen dhe të ndërtojnë në Shqipëri ëndrrën e tyre.
Në mënyrë më të veçantë mesazhi im është për nënat, motrat, vajzat dhe gratë. Shqipëria sot lëngon, në shumë aspekte, lëngatën e saj askush më shumë se ju nuk e ndjeni, nuk e perceptoni, nuk e përjetoni. Ju përballeni me gjithë pasojat e renda të varfërisë, ju përballeni me të gjitha pasojat e rënda të komshinjve të njohurve, ju jini ato përcillni fëmijët në shkollë duke mos u plotësuar dot kërkesat.
Ju jeni ato që përcillni fëmijët jashtë me një brengë dhe mall të pashuar në zemër. Ju e shihni një përpjekje e paimagjinueshme për të shuar familjen, familja shuhet të dashur qytetarë në qoftëse prindi quhet Një dhe Dy.
Në qoftë se emri Nënë zëvendësohet me numrin 1 apo me numrin 2 dhe emri Babë zëvendësohet me numrin1 apo 2.
Juve të mos iu duket utopi kjo. Është absolutisht realitet që po ecën me shpejtësi. Në Tiranë dyshja Rama-Veliaj masivisht në tekste dhe në shkolla numrin 1, numri 2. Po si mund të quhet, si mund të shkatërrohet familja ndryshe si mund të tjetërsohet nëna ndryshe sesa të quhet me numër dhe baba tjetërsohet ndryshe sa t’i vihet një numër?!
Në traditën tonë, numrat ua kemi vënë dhive, deleve, lopëve kur ka pasur shumë, po njeriu shenjtërohet. Nënë! Kur të fillojnë pastaj të thonë dhe motrës t’i themi me numër tjetër. Po kjo është e vërteta. Në kopsht, kanë filluar të marrin eksperiencën e ideologjisë së George Sorros që po përhapet për fat të keq në SHBA, t’i pyesin fëmijët se çfarë gjinie do. A nuk është ky një perversitet që synon denatyrimin tonë?!
Synon në radhë të parë denatyrimin e familjes, se si t ë shkatërrojnë familjen për të krijuar njeriun që nuk ekziston.
Të gjitha këtu dhe së fundi, ju them unë, nuk ka njeri më mizogen nuk ka njeri më brutal, më çnjerëzor ndaj gruas dhe femrës sesa ai që është sot kryeministër. Absolutisht. Nuk e them këtë vetëm për akuzat që janë bërë gjatë 20 viteve me radhë për të gjitha format e dhunës edhe në familje por e them, mënyra se i trajton.
E keni vënë re ju, 12-13 ministre. Po çdo njeri duhet ta ketë kënaqësi kur sheh 12-13 ministre në qeveri, por si mund ta kesh kënaqësi kur ato sillen, sillen në mënyrë identike siç silleshin badiguardët e Muhamet Gedafit ndaj Gedafit! Kur ato në asnjë rast nuk i dëgjon t’iu përfaqësojnë ju, të përfaqësojnë gruan, nënën apo motrën socialiste, demokrate apo shqiptare. as që ekzistojnë.
Jo, jo! Ato në çdo rast i thurin lavde atij: ‘Brendi’ Edi Rama! ‘Zeusi’ Edi Rama! ‘Zheniu’ Edi Rama! Pra, çfarë është kjo?! A nuk është kjo një dëshmi e një mizogenie që ai imponon?!
Kështu nënat, motrat, gratë vajzat e kanë mision të shenjtë këtë fushatë, sepse energjia juaj është energjia më e fuqishme për ndryshimin, më bindëse, më e sinqerta dhe ndaj ju bëj thirrje, këto ditë që na kanë ngelur të trokasim në çdo zemër, të trokasim në çdo derë, në çdo portë, kudo për të kërkuar ndryshimin, për të votuar 1-shin, për të votuar kandidatët e primareve.
Rrofshi ju, rroftë Delvina, rroftë Shqipëria!