Berisha: Ju garantoj se me PD në pushtet bizneset do të kenë përgjysmimin e taksave, dhe do të kalojmë përsëri të parët në rajon për rroga dhe pensione. Ndaj të firmosim fitoren!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATIT PËR BASHKINË MALIQ, ALFRED GEGA

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi sot ne Maliq kandidatin e koalicionit “Bashke Fitojme”, Alfred Gega. Berisha denoncoi aferën e me rrugën Qafë Plloçë-Qukës, e cila edhe pse ka nisur 12 vite me parë dhe ende nuk ka përfunduar. Berisha deklaroi se këtë rruga e ka “ngrënë korrupsioni”.

Berisha e ka konsideruar një mega skandal rastin e zyrtares së lartë të Ramës, Kokona, e cila nga njëra anë punonte në funksione të larta në qeveri, dhe nga ana tjetër punonte kundër Shqipërisë në gjykatat ndërkombëtare. Gjithashtu në fjalën e tij kryetari i PD, Sali Berisha iu premtoi shqiptarëve se energjia do të rikthehej sërish me çmimin 6 lekë, dhe se rrogat do të kapin nivelet më të larta në rajon.

FJALA E PLOTË

Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Maliqit. Një falënderim të përzemërt për këtë pritje të zjarrtë, për këtë frymë të jashtëzakonshme që paralajmëron fitoren në Maliq, Korçë dhe Shqipëri.

I nderuar z.Ilir Meta, kryetar i PL. Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, znj.Koti dhe z.Spaho. I nderuar kryetar i PD për Maliqin z.Kodrasi, për Korçën z.Osmani. Të nderuar kandidatë për kryetarë të bashkive, z.Alfred Gega Maliq, qytetar i parë. Znj.Ledina Alolli Korçë, z.Zini Tollozhina, Porgradec.

Të dashur miq është për mua një nder i madh, një kënaqësi e veçantë të paraqes sot kandidatë për kryetar bashkie njërin nga bijtë më të shquar të Maliqit, njërin nga bijtë më të respektuar të kësaj treve, por ju them këtu njërin nga humanistët më të shquar shqiptarë sot, pasi Alfred Gega mishëron në mënyrën më të shkëlqyer të gjithë aftësitë profesionale të mjekut me njerëzinë e madhe të një humanisti të shkëlqyer.

Alfred Gega vjen sot para jush, pasi gjatë karrierës së tij mjekësore ka trajtuar me mijëra e mijëra të sëmurë, por edhe pas gjatë karrierës së tij mjekësore u është përgjigjur ditën dhe natën, në çdo kohë kërkesave, telefonatave tuaja dhe të qytetarëve të Korçës për t’i ndihmuar ata vetë, apo me kolegët e tij, çka e vendos atë në një nivel shumë të lartë të humanizmit mjekësor.

I gjithë ky entuziazëm, kjo frymë është energjia e ndryshimit të shumëpritur. Është fryma e një fitoreje e cila më datë 14 maj, jo vetëm do të vendosë Alfred Gegën si qytetar të parë të Maliqit, dhe kanidatë të Primareve në mbarë vendin, por është fryma e triumfit të demokracisë, vlerave, fryma e ndryshimit të madh, është fryma e cila do të shpëtojë shqiptarët nga pushteti i atyre që përdorën atë në  mënyrën më të shfrenuar për pasurimin e vet. E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për vjedhjen tuaj. E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për mashtrimin tuaj. E përdorën atë në mënyrë të pamëshirë për përzënien tuaj nga votat tuaja, dhe sot të pashpirt, të pangopur, pasi kanë përzënë 1 milionë shqiptarë në 8 vite deklronin se do sjellim familjarë dhe punëtorë nga Sri Lanka, Bangladeshi dhe India. Dhe këta, iu garantoj për trafik të qenieve njerëzore, dhe jo për të punuar këtu.

Miqtë e mi!

Këto zgjedhje janë zgjedhjet e jetës sonë. Në kushtet që ne ndodhemi sot nuk ekzistojnë këto në asnjë vend të Europës, dhe rrallë shumë rrallë në ndonjë vend të botës. Sot ne jemi kombi që braktisemi më shumë. A e dini ju që si përqindje në 8 vite kanë ikur më shumë shqiptarë nga Shqipëria, se ukrainas nga Ukraina nga vendi i tyre në kulmin e luftës?!

Çdo shqiptar duhet ta dijë se në 8 vite kanë ikur nga Shqipëria, shqiptarët janë pakësuar shumë më tepër sesa kombi që u pakësua më shumë në luftën e dytë botërore që ishte Polonia. Ne humbëm 1/3 e qytetarëve. Ne humbëm më shumë se një gjeneratë në 8 vite, dhe sot kërkohet nga ne të shtrojmë pyetjen:pse ndodhi kjo? Çfarë ndodhi me ne shqiptarët? Pse po largohemi në këtë mënyrë? Në një kohë kur, kudo këtu në Maliq, në Korçë, në Devoll, në Librazhd, Në Gramsh, kudo ku të shkosh ti gjen tokë të bekuar, pasuri përrallore, njerëz të mrekullueshëm dheë të aftë për punë.

Kjo po vjen, sepse varfëria, kjo e keqe e madhe shtrengon çdo ditë e më shumë si darë jetesën e qytetarëve shqiptarë. Pse nuk ndodhte më parë kjo? Pse me statistikën e vetë institutit të drejtuar nga Edi Rama, pse nga viti 2007-2014, numri i shqiptarëve në Maliq, në Korçë, në Shqipëri rrithej nga viti në vit. Pse kjo? Për faktin më të thjeshtë. Se varfëria luftohej me vendosmëri. Se rrogat dhe pensionet rriteshin nga viti në vit. Dhe se me përpjekje dhe me përkushtim, ia dolëm në vitin 2012 të jemi qytetarët me rrogat dhe pensionet më të larta në Ballkan, duke lënë prapa edhe bullgarët, edhe rumunët që ishin anëtarë të BE.

Po si ia dolëm, do të thoni ju?

Ia dolëm për dy arsye. E para, se qeveria dhe çdo qeveri që del nga vota e qytetarëve nuk mund të ketë qëllim më madho, sesa përmirësimin e jetës së tyre. Po kjo nuk mjafton. Ia dolëm, se Shqipëria është vendi më i pasur i Ballkanit. Se si Shqipëria, nuk ka vend tjetër me pasuri të tilla në Europë për territorin e saj.

Ia dolëm pra, se u përpoqëm me gjithë mundësitë tona që pasuritë përrallore të këtij vendi t’i gëzonin shqiptarët. Të shndërroheshin në të mira për qytetarët shqiptarë. Dhe ato ishin hapat e para, sepse ju jeni dëshmitarë vetë.

Në vitin 2005, nj ënga rrugët më të para që filloi rindërtimin ka qenë rruga Korrcë-Qafë Plloç. Rrugët e fshatrave ishin të gjitha të paasfaltuara, siç kanë qenë rrugë qerresh nga mesjeta deri në atë kohë. Jo vetëm në Korçë, por në të gjithë Shqipërinë. Dhe u desh që ne vetëm në zona rurale të investojmë për ndërtimin e 800 km rrugë. Vetëm në Korçë.

Kemi ndërtuar mbi 500 km rrugë. Para disa muajsh u bë bilanci. Çfarë tha kryetari i qarkut? Në 8 vite në qarkun e Korçës në zonën rurale ishin ndërtuar gjithësej 57 km rrugë. Çfarë ndodh me rrugën tjetër? Rrugën Qafë Plloç-Qukës, e cila kishte synimin më madhor, Korça më afër Tiranës. Ky ishte qëllimi. Nëse tuneli i Pogradecit shkurtoi distancën Tiranë-Shqipëri Juglindore me një orë, rruga Qafë Plloç-Qukës, do ta shkurtonte edhe ajo me gjysmë ore. Çfarë ka ndodhur me të?

A mund t’ju them unë ose, ajo nuk shkurton më as 5, as 10 minuta. Po pse do thoni ju? Sepse rrugën e hengri korrupsioni. Se çfarë kanë bërë?

Në dy segmente të saj lotet dalin me 15-20 metra mospërputhje, dhe detyrohen që të zgjasin rrugën në mënyrë që të përputhin lotet. Po çfarë ishte kjo? Si të vjedhim! Kjo ishte, si të vjedhim më shumë!

Merrni ju rrugën Korçë-Kolonjë. Çfarë ndodh me atë rrugë? Është filluar në vitin 2011 ose 2012. Akoma nuk ka përfunduar, e kanë shpallur me dhjetëra herë. Po, pse? Vidh e vetëm vidh në ndërtimet. Ndaj edhe rrogat nuk rriten, sepse për rrugën shpenzohen 8 herë më shumë, sesa shpenzohet në BE.

Duke ardhur këtu, unë e kisha denoncuar të kryetarin e bashkisë së Tiranës, ish kryetarin, se ai do ikë. E kisha denoncuar për pyllin, por ajo historia e pyllit paska ardhur dhe këtu. Historia e pyllit të Tiranës paska arhdur edhe në Maliq. E paska me tren elektrik ky tani. Po këta janë të paskrupullt. Këta gënjejnë. Këta i konsiderojnë qytetarët si drunj që mund t’u thuash çtë duash.

Dje del, se jo vetëm shkolla Sami Frashëri që në Tiranë u ndërtuame 6 milionë euro, po 6 milionë euro mori Deripaska në dhjetor të vitit 2022 për rikonstruksionin, jo ndërtimin. Rikonstruksionin e një shkolle në Kamëz. Ndërkohë shkolla ndërtohet e re me 600-700 mijë euro, sipas standartit europian, sipas manualit të ndërtimit amerikan, apo europian.

Pra, këto janë vjedhjet ndaj edhe rrogat nuk rriten, përkundrazi. Ku jemi sot me rrogat? Ua them unë. Sipas analistëve ekonomistë, sot çdo shqiptar për shkak të rritjes së çmimeve nga vjet në sivjet, marrin 430 mijë lek më pak. Sepse blejnë djathin 80% më shtrenjtë, sepse blejnë mishin 70% më shtrenjtë, sepse blejnë qumëhstin 80% më shtrenjtë, sepse blejnë qepën 130% më shtrenjtë e me rradhë.

Jo që nuk rriti rrogat, por ua hoqi një rrogë. Premton rrogën e 13-të, u hoqi rrogën e 12-të me çmime. Hoqi dy pensione. Prandaj edhe njerëzit ikin. Ikin nga dhimbjet e mjerimit dhe varfërisë. Ikin se nuk shohin perespektivë.

Dhe tani me një cinizëm ektrem, duke qenë se ne i kemi sulmuar këto dy muaj për rrogat kalon nga një zyrë në një tjetër, gjen punonjës. Ty thotë ta bëra 2.4 milionë rrogën, punonjësin e vet. Shkon te presidenti i thotë ti do marrësh 4 milionë e 600 mijë lek, sikur rroga e presidentit qenka problemi i shqiptarëve. I thotë admiralit do të marrësh kaq milionë lek, ndërkohë tallet me shqiptarët.

Pra, thirrja ime është më 14 maj votoni ndryshimin, votoni Alfred Gegën. Të ndahemi nga sekti i Rilindjes. Sekti më çnjerëzor, më antishqiptar. Sekti që ka vjedhur këtë komb më shumë se të gjitha regjimet e tjera të marra së bashku.

Shkoja dje, isha unë në Patos. Këtu të gjitha gjërat e tyre janë jashtë imagjinatës. Se të shkosh e t’i thuash dikujt që kryetari i Maliqit ka premtuar tren elektrik për pyllin e Fazanit, ai thotë: Ti po tallesh! Por ja që e ka bërë, se i tillë është. Ata nuk konsiderojnë qytetarët qytetarë.

Në Patos, një mjeke, një zonjë e nderuar, kandidonte për kryetare bashkie. Rivali i saj, një Fatjon Duro, të shoqen në kërkim me mandat arresti për vjedhje në hipotekën e Sarandës. Po mund të ndodh kjo? A ka vend në botë që ndodh kjo? Ajo në ndjekje në kërkim. Po si erdhi ajo atëherë? Me pronat që vodhi, i garantoi Damianit, apo Edi Ramës, apo Taulantit, i garantoi toka dhe troje atje për të ndërtuar resorte dhe hotele.

Po si mund të vijë një njeri të kandidojë për kryetar? Kanë marrë një nga Durrësi që e ka nxjerr Gjushi nga hundët. Gjushi e keni vet parasysh, supermafiozi i Shqipërisë së mesme. E ka nxjerrë Gjushi prej hundësh e ka çuar në Sarandë për kryetar, se nuk kishte Saranda kryetar. Nuk kishte vajzë, apo djalë, apo burrë për kryetar.

Isha në Has, në Krumë. Më dilte rivali. Rivali më dilte me emrin e babës a nënës, e kishte vënë emrin Beqir, kurse Edi Rama e kishte paraqitur si Halit. Ne nuk duhet t’i përtypim kurrë këto. Halitin e kapën dje me furgon duke ndarë ushqime dhe thoshte: Djali im u gjet në vendin e gabuar. Ky ishte reagimi i Halitit. Ndreca i Mirëidtës pasi e shtruan me dajak në zyrë, prap kandidoi. I doli një socialist i ndershëm, Pal Tushaj: O Ndrecë i tha, po unë nuk të votoj ty kurrë se ti shoqërohesh vetëm me njerëz me dy mbiemra. Se ata kanë drogë, kanë para, të mbështesin. Unë do votoj kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’.

Pra, më datën 14 maj ne ndahemi nga krimi. Ju e shihni sesi e ka penetruar krimi.

Para 3 ditësh doli superskandali i një Kokona, Kokona. Ajo është mbesa e Petrit Dumës, ua them unë fiks. Tani ajo çfarë bënte? Në njërën anë ishte Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, dhe pastaj de fakto, dhe pastaj pasi është bukosur përfundimisht Don Agaçio, një mafioz i klasit ndërkombëtar dhe me dosje të shumëanëshme, ka dalë kjo tani si Sekretare e Përgjithshme e Edi Ramës. Çfarë bënte kjo? Kjo merrte rrogën e shtetit dhe në proceset gjyqësore në gjykata shkonte kundër shtetit. Po si ka mundësi?

Po ndante paratë me ndrikull kumbarën, se ishte dhe Kumbaro në atë kohë, se ndryshe kjo nuk mund të ndodhte. Nuk ndodh në botë.

Më 14 maj, ju votoni të ndaheni nga një sekt i rrezikshëm për ekzistencën e shqiptarëve. Por votoni gjithashtu për suksesin e biznesit, fermave tona, votoni për rikthimin e Shqiptarëve në Shqipëri.

Alfred Gega do bëjë gjithçka për të realizuar ndryshimin në këtë bashki. Do bëjë gjithçka që fermerët të kenë mbështetje të fuqishme nga bashkia.

Ju garantoj se PD në pushtet do t’i sigurojë çdo fermeri një subvencion në sipërfaqe, prodhim, faturë shitjeje në mesataren e rajonit, apo në 6 deri në 8 herë më të madhe se sot dhe kjo përbën një detyrim ligjor absolut. Ju garantoj se beteja për rrogat nuk do të ndërptitet derisa të kalojmë përsëri të parët në rajon për rroga dhe pensione.

Garantoj se bizneset do të kenë përgjysmimin e taksave. Do të kenë zbritjen me tre dhe katër herë të çmimit të energjisë. Energjia me 6 lekë siç ka qenë më parë. Ndaj edhe të firmosim fitoren.

Mora vesh se Edi Rama kishte paralajmëruar, më kishte kopjuar një mendim në kokë, po unë po ua them tani. Se iu kishte dërguar haber organizatave të tij se e ndiejnë që nuk fitojnë: Po nuk fituam do ketë zgjedhje në shtator, dhe do ikim nga pushteti. Do ikni Edi Rama, parandjenjën e ke reale. Ja ku po ta them para këtyre burrave dhe grave. Do ikësh, do ikësh, do ikësh!

Ftesa ime e fundit, deri më 14 maj të trokasim në çdo derë e në çdo zemër tek çdo demokrat i paparti dhe socialist të bashkohemi rreth këtij misioni të madh të shpëtimit të Shqipërisë, të ndryshimit të madh. Të hapjes së perespektivës të fëmijëve tanë, të ardhmen e Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Maliqi, rroftë Shqipëria!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale