KRYETARI I PD-së, SALI BERISHA VIZITON NJË FAMILJE TË PREKUR NGA TËRMETI DHE TË HARRUAR NGA QEVERIA
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në prezantimin e paketës së emergjencës nga një familje e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, u shpreh ashpër ndaj mënyrës se si po menaxhohet procesi i rindërtimit, duke e cilësuar atë si një skandal të pastër korrupsioni.
Ai tha se po pasurohen ata që shfrytëzojnë fatkeqësitë natyrore për përfitime personale, ndërsa akuzoi për diskriminim politik të egër, duke theksuar se në këtë proces ka mafia mbi gjykatën dhe se asnjë nuk po merr atë që i takon me të drejtë. Për më tepër, ai e cilësoi gjykatën dhe disa zyrtarë të tjerë si të korruptuar, duke theksuar se ata janë pjesë e një sistemi që shpërblen ata që paguajnë ryshfet, ndërsa viktimat e vërteta mbeten pa dëmshpërblim.
Kryedemokrati Sali Berisha ka vizituar një familje në Durrës, shtëpia e të cilit është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të 2019, dhe ende e sot nuk kanë marrë dëmshpërblim nga bashkia, pavarësisht se gjyqin e kanë fituar. Gjatë bashkëbisedimit me krye demokratin, kryefamiljari është ankuar se nuk e dëmshpërblejnë, ndërsa tregon kushtet në të cilat është I detyruar të qëndrojë së bashku me familjen.
Një tjetër qytetar në Durrës ka treguar se si paratë e dëmshpërblimit për fatkeqësinë e tërmetit, u janë shpërndarë personale të lidhur me socialistët, ndërsa ata nuk kanë përfituar asgjë, për shkak se janë demokratë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë për situatën e tërmetit, duke premtuar se brenda një viti historia e pasojave të tij do të mbyllet përfundimisht. Lideri i opozitës theksoi se qytetarët që kanë nevojë për meremetime do të kenë prioritet në këtë proces, ndërsa kritikoi ashpër Sako-n, duke e cilësuar si një simbol të korrupsionit më të madh dhe duke e krahasuar me ish-kryebashkiakun, Vangjush Dakon. Berisha theksoi se ky sistem është i kalbur dhe që situata e qytetarëve nuk mund të vazhdojë më, duke premtuar rritje të pensioneve dhe ulje të tarifave të energjisë dhe ujit.
Kryedemokrati Sali Berisha, nga takimi në Durrës me familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, ka denoncuar një tjetër rast të korrupsionit dhe abuzimit me pronat publike, duke akuzuar ish kryebashkiakun Vangjush Dako për ndërtimin e një vile 900 metra katrorë në truallin e konvaleshencës së Ushtrisë.
Sipas Berishës, ky veprim është bërë në territorin e administruar nga një drejtues që ka lidhje me grupe të dyshimta kriminale dhe është i njohur për lidhjet e tij me krimin. Po ashtu, Berisha ka theksuar se ky rast është një shembull i qartë i shkeljeve të ligjit dhe abuzimeve, duke e lidhur ngjarjen me lidhjet politike të personave të përfshirë, duke përmendur gjithashtu një lidhje familjare me Taulant Ballën.
Për më tepër, ai ka bërë thirrje që të ndërmerren hapa konkretë për të përmirësuar situatën, duke garantuar se urbanizimi i zonave të reja do të jetë një prioritet i qeverisë së re, por gjithmonë duke respektuar ligjin dhe duke eliminuar praktikat e dëmshme të legalizimit të paautorizuar.
Lideri i demokratëve, Sali Berisha ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si janë shpërndarë fondet për rindërtimin pas tërmetit, duke akuzuar qeverinë për favorizim politik dhe shpërdorim të ndihmave. Në takimin me banorët në Durrës, ai tha se mijëra euro janë dhënë për militantët socialistë, ndërsa shumë familje të dëmtuara nuk kanë marrë asnjë mbështetje.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sa Berisha i bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për Partinë Demokratike për të sjellë një ndryshim dhe për t’i dhënë fund kësaj politike, duke premtuar rritje pensioni dhe një mbështetje më të drejtë për qytetarët e prekur nga tërmeti.
FJALA E PLOTE:
Pra, pasurim edhe në fatkeqësinë e të tjerëve.
Korrupsion edhe në fatkeqësitë natyrore.
Diskriminim politik i egër në stilin e një narkodiktature.
Është demokrat, dhe i grabisin, shuma që i takon, ka fituar edhe gjyqin.
Por këtu mafia është mbi gjykatën dhe nuk pyet për gjykatën.
Ndërsa të tjerët, i kanë rrafshuar dhe i kanë ngritur nga e para pa pasur asnjë dëmtim nga tërmeti sepse janë të sojit që ndajnë paratë me ta.
Këtyre ua grabisin pa ua dhanë.
Dhe i thonë i ka marrë dikush tjetër. Por gjykata gjersa e shqyrtoi, ky i ka faktuar gjykatës se nuk i ka marrë.
Po ai dikush tjetër, ai është një sekser i Sakos sepse Sako është një Gjush me pantallona.
Sako është Gjushi biss me pantallona, asgjë tjetër, madje edhe më mëkatare se vetë Gjushi.
Ndaj dhe 11 maji është përgjigjja.
Jo vetëm kaq, por ata kanë hall se ti nuk jep ryshfet. Ata ia kanë dhënë paratë e tua dikujt tjetër, kurse këtij i thonë se i ke marrë paratë.
Por gjykata ka faktuar se ti nuk i ke marrë paratë.
Me 11 maj, kjo merr fund.
Me 11 maj u garantoj se kjo situatë merr fund menjeherë dhe shtëpia juaj dhe të gjitha shtëpitë që janë për meremetime do meremetohen me përparësi absolute.
Do të ndërtohen aty ku janë për t’u ndërtuar të reja ku nuk mbajnë dhe duhet të prishen.
Por, historia e tërmetit do të mbyllet përfundimisht brenda një viti.
Se këta e kanë përdorur këtë histori për të vjedhur, për t’u pasuruar në mënyrë të tmerrshme.
Imagjinoni ju Sakon, e cila tejkalon Gjushin. Ajo është një Gjush me pantallona, e cila nuk njeh asnjë limit në kodin etik të zyrtarit.
Është simbol i korrupsionit më shumë se Gjushi.
Qindra e qindra familjeve nuk ua ka dhënë bonusin e qirave. Prej një viti e gjysmë nuk u jep bonusin e qirave.
Sepse këtu e kanë të zakonshme. Edhe rrogat nuk i japin në kohë më. Administrata vetë i vonon rrogat ndonjëherë edhe 10 ditë. Kjo sepse këta luajnë bixhoz me rrogat e qytetarëve. I përdorin për fitime në atë periudhë dhe qytetarët rrinë pa rroga.
Ligjin e zbaton siç do vetë ai. Absolutisht.
Për mafien nuk ka ligj.
Gjithë ky sistem i kalbur varet nga Edi Rama, i cili pasurohet vetë, kurse të rinjtë marrin rrugët.
I cili pasurohet vetë, rrugët, banesat, shkollat, spitalet rrënohen.
I cili vjedh vetëm me ministrat e tij buxhetin, taksat dhe mban pensionet qesharake, pensione çnjerëzore.
Në qoftë se të vjen një fjalë ndërmend kur kujton qëndrimin e Edi Ramës ndaj pensionistëve, ai nuk meriton të quhet ndryshe veçse çnjeri.
Pse? Si mund të jetojë një pensionist me pension 160 mijë lekë apo 150 mijë lekë, të përballojë të gjitha shpenzimet…
Urdhëroni, këtij i vijnë 100 mijë lekë drita…

Kjo sepse i kanë dyfishuar. Ne do i përgjysmojmë tarifat e ujit, do ulim energjinë nga 85 që e bëri ky tani në 70.
Pensionet, nuk do ketë pension nën 200 euro.
Pensionisti që merr 120 euro, do marrë 200 euro.
Pra, tre vetë mbahen me 300 mijë lekë.
Jo, do vendosen 200 mijë lekë për secilin prej jush.
Nuk do ketë asnjë shqiptar që do marrë nën 200 mijë lekë.
Ne do vendosim atë që quhet minimum jetik. Pra ju bashkë me nënën tuaj do keni nga 200 mijë lekë në muaj, pavarësisht se sa janë pensionet. Plus rroga e bashkëshortes, kështu që gjendja brenda 3 muajve të parë ndryshon në mënyrë pozitive.
Kjo do bëhet absolutisht.
Kurse për shtëpitë do bëhet një ndërhyrje e shpejtë dhe në tërësi do bëjmë gjithçka që me problemet e krijuara nga tërmeti në vitin 2019, t’i mbyllim brenda një viti…
Largimi i të rinjve dhe shpopullimi është politikë e qëllimshme. Sepse ka disa gjëra këtu.
Korrupsioni, vjedhja e fondeve, vjedhja e buxhetit, çfarë sjell? Sjell mungesën e krijimit të vendeve të punës, nuk lejon rritjen e rrogave dhe pensioneve, e bën të pamundur që familjarët të mbajnë fëmijët e tyre dhe detyrohen që t’u kërkojën të shkojnë në vende të tjera për të siguruar jetën.
Korrupsioni krijon një pasiguri të madhe edhe te prindërit se u ikin fëmijët.
Imagjinoni ju se çfarë preokupimi kanë ata për të ardhmen e tyre, mbeten vetëm. Vetmia është pasiguri, është topitje.
Të gjitha këto pse vjedh Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, dhe ai e quan vjedhjen, hanë dardha dhe molla të prishura. Hanë dardha dhe molla të prishura se shohin Edi Ramën ata.
Kur kreu i organizatës vjedh, ata lëshohen si lukuni për të vjedhur.
Gjithë problemi është se po të bësh një analizë të thellë, vjedhja që u bëhet shqiptarëve është nëna e të gjithë problemeve të tyre.
Ja si i thonë këtij, ia kemi dhënë paratë, ata me siguri po të shkosh aty gjen një emër që ka firmosur ën emër të zotërisë, ka ndarë paratë me Sakon dhe nuk e paraqesin dot në gjykatë se do zbulohen.
Por, 11 maji është përgjigjja e kësaj.
Ne duhet të mobilizohemi me të gjithë potencialin tonë që të votojmë, të mbrojmë votën, ditën e votimit të jemi syçelët dhe u garantoj se Shqipëria do ndryshojë shumë më shpejt nga sa mund të mendojnë njerëzit.
Do ketë një ndryshim pozitiv. Së pari, e kam theksuar, 100 ditët e para do bëjmë gjithçka për ata që janë në nevojë, që janë në skamje, që janë me probleme.
Ua thashë, do marrë 200 euro vetë, 200 euro nëna, do bëhen 400 euro.
Pra jeta këtu bëhet tjetër. Në këtë mënyrë kjo do jetë veprimi më i shpejtë i yni.
Pas kësaj do bëjmë gjithçka për prodhimin. Pa prodhim nuk ka zhvillim, nuk ka mirëqenie, nuk ka përparim.
Të gjitha pasuritë këta i kthejnë në vila, në hotele, i çojnë në banka offshore.
Kjo sepse vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin taksat e qytetarëve dhe i mbajnë rrogat e ulëta.
Pardje po më thoshte një mik i imi se Gjushi ka ndërtuar vilë në truallin publik të konvaleshencës.
900 metër!
E sheh se mafia është e fshehtë.
Mafia është në fshehtësi, ka kodin e heshtjes.
Ai më tha se unë e kam parë me sytë e mi dhe do të sjell dokumentet.
Imagjinoni ju, Gjushi nga biruca, nga qelia, ndërton vilën 2-3 katëshe në territor të konvaleshencës së ushtrisë ku drejtor është një njeri i përlyer në të gjitha llojet e krimit. Ka vetëm një meritë, që është daja i Taulant Ballës.
Po këto me 11 maj marrin fund…
Banorët e Kënetës e dinë se ne ndërmorrëm projekte të mëdha për urbanizimin.
Unë i garantoj këta se urbanizimi i zonave të reja urbane do jetë përparësi absolute e qeverisë.
Sikundër të informoni çdo qytetar të këtyre zonave se për PD nuk do ketë kurrë urbanizim para legalizimit.
Do ketë legalizim të menjëhershëm me leje legalizimi dhe pastaj urbanizim sipas rastit.
Sepse asnjë njeri nuk pengon ndërtimin e rrugës kur sheh se ajo i shërben komunitetit.
Por në këtë rast, shteti dëmshpërblen me çmimin e tregut dhe jo siç bëjnë këta që hajt se ndërtove pa leje, po ta prish dhe nuk të jap asgjë. Kjo merr fund si praktikë.
Kanë shpërndarë për mijëra militantë socialistë 15-20 mijë euro, pothuajse pa dëmtime ose me dëmtime shumë më të pakëta se këto.
Pra këta kanë luajtur me fatkeqësinë e njerëzve duke ndarë paratë me njëri-tjetrin.
Urdhëro, shihni dëmet, të gjitha këto sipas bashkisë së Durrësit nuk meritojnë asnjë subvencion, asnjë mbështetje.
Pra një qëndrim në të cilin dëshmon shumë qartë se paratë për rindërtimin e tërmetit ndahen nga zyrtarët dhe nuk u jepen atyre që u takojnë.
Merr fund kjo politikë.

Me datën 11 maj votoni dhe unë u garantoj se kjo politikë pas 11 majit do përmbysë gjithë këtë situatë dhe do e kthejë atë në një mbështetje të merituar për të gjithë qytetarët që kanë probleme në banesat e tyre për tërmetin.
Për të gjitha pensionet, nuk do ketë pension nën 200 mijë lekë.
Nuk do ketë shqiptar që do marrë nën 200 mijë lekë.
Me këtë ne i japim një lehtësim ekonomik, një frymëmarrje njerëzve që të jetojnë diçka më ndryshe.
Ne do u japim një kartë konsumatori quhet ajo me të cilën do marrin TVSH-në mbrapsht, janë rreth 450 euro.
Ta vazhdojmë këtë betejë, të fitojmë dhe ta shndërrojmë këtë program në një program që ndryshon jetën e të gjithë shqiptarëve.
Deputetët e rinj që do keni pas 11 majit do merren çdo ditë me problematikat tuaja.
Sot ka një parlament për të cilin qytetari nuk ekziston, i cili është i shkëputur nga realiteti, jeton në luks.
Unë njëherë u thashë atyre për çantat, ata u tërbuan me mua, por unë u thashë një të vërtetë sepse rroga e politikanit nuk i lejon të zhytet në luks.
Por edhe sikur të ishte, një politikan nuk pasionohet pas luksit, duke e ditur se qytetarët e tij jetojnë në kushte krejt të tjera.
Kurse ata e bënë si garë, sikur të ishte parlamenti një sallon mode dhe pastaj të gjitha breshëritë kundër meje se jo na fyeve, unë nuk thashë asnjë fjalë vetëm se këtu po bëhet si paradë mode.
Nuk ekziston ky realitet për ta.
Do bëjmë gjithçka që fëmijët e tu të rikthehen këtu.
Na duhen fëmijët këtu që të punojnë dhe ta çojnë përpara Shqipërinë.