Berisha: Fitorja me 14 maj është fitore e të gjithë shqiptarëve, përveç sektit të rilindjes. Është fitore e të rinjve, e bizneseve, e fermerëve

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATIT NË SHIJAK, REZEART TUSHA

EKSTRAKT

Nga Shijaku ku prezantoi kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Rezeart Tusha, kryetari i Partisë Demokratike, SaliBerisha ka përmendur vështirësitë që heqin bizneset me qeverinë e Edi Ramës

Berisha veçoi faktin se burri i ministres së Jashtme, OltaXhaçka, bëhet investitor strategjik, duke marrë tokë në bregdet me 1 euro, dhe biznesmenët e ndershëm falimentojnë prej presioneve dhe taksave qeveritare.  

‘Këtu pasuritë shndërrohen jo në begati për qytetarët, por në mallkim, sepse investitori strategjik, burri i ministres merr me 1 euro, pasuri përrallore në bregdet. Kurse biznesmeni i ndershëm nëse do të ndërtojë diçka në bregdet, detyrohet ta blejë me 200-300 euro metrin katror, ndërsa ai që e ka marrë me 1 euro nuk paguan asnjë taksë, nuk paguan as TVSH, kurse këtij detyrohet të paguajë qimet e kokës. Pra e falimenton. Nuk ka shans, nuk mund të konkurrojë’, tha Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Shijak.

FJALA E PLOTË

Të dashur qytetare e qytetarë, banorë të Shijakut. 

Së pari dua të përulem me mirënjohjen më të thellë, me nderimin më të madh, para burrave e grave, të rinjve dhe të rejave të kësaj bashkie, të cilët kanë qenë që në fillim një bastion i pamposhtur i demokracisë në Shqipërisë.

Shkodra, Kavaja, Shijaku ishin ndër bastionet më të para. Po të vështrosh popullatën e këtyre zonave, gjen në këto zona, myslimanë të përkushtuar, katolik të përkushtuar, ortodoks të përkushtuar. Por të gjithë të bashkuar në vlerën më eprore, në besimin tek Zoti dhe ky besim, kjo sakrificë bëri që ata të ishin ndër më të parët e të parëve, të mbështesnin demokracinë, sistemin e vlerave, lirinë.

Në këtë kontekst unë u mbetem përjetë mirënjohës ndaj jush. 

I dashur zoti Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD-së, deputet i Kuvendit, udhëheqës politik për qarkun e Durrësit. 

I dashur, zoti Sali Shehu, përfaqësues i partive aleate.

Fort të dashur Skënder Dika dhe Rezeart Tusha, bashkiaku i parë dhe bashkiaku aktual i bashkisë së Shijakut.

E dashur Jola, një mbesë krenare dhe e mrekullueshme e Shijakut. 

I dashur miku im, Agim Hoxha. 

Kam nder dhe kënaqësi që jeni sot të pranishëm në këtë sallë.

Miqtë e mi! 

Sot në Shijak dhe në Shqipëri, përballen dy përpjekje, dy filozofi, dy rryma. Përballet përpjekja e idealistëve të vërtetë, e atyre që i besojnë lirisë, vlerave të saj, e atyre që besojnë se dinjiteti njerëzor është thelbi i njeriut të lirë, me një sekt i cili trajton qytetarët shqiptarë si qenie inferiore. Trajton qytetarët shqiptar në mënyrën më të padenjë, trajton qytetarët shqiptarë si qenie për ti vjedhur, çdo orë, çdo ditë e më shumë.

Ky sekt i rilindjes paraqet para jush kandidat të stazhionuar në vjedhjen e qytetarëve, në  vjedhjen e taksave të qytetarëve, në injorimin e plotë të problematikave të tyre. Sot kandidatët e sektit të rilindjes dalin që të gjithë nga bodrumi i Edi Ramës. Emërohen pa përpjashtim mbi bazën e valixheve me euro, që i dorëzohen atij dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe që në fakt në çdo cent ua kanë vjedhur qytetarëve të bashkive të vendit.

Sot përfaqësues të Edi Ramës, janë një grup mafiozësh lokalë, të cilët me qëndrimet e tyre, me vjedhjet e tyre, të taksave, të burimeve natyrore lanë në vend numëro zhvillimin. Ndaluam zhvillimin dhe faktikisht kudo që shkon, gjen përveç qendrave të qytetit, të cilat ai i përdori si pika e mjaltit për të vjedhur sa më shumë. 

Ju duhet ta dini se ato qendra të rilindjes urbane kanë kushtuar 2.3 miliardë euro. Ato pllaka  që shifni në qendra, kanë kushtuar si të ishin pllaka me gurë të çmuar dhe jo rrasa guri të nxjerra kudo në malet e Shqipërisë.

Kandidatët tanë janë kandidatët që mishërojnë vlerat tuaja më të mira. Janë kandidatë që burojnë nga ju, kanë ardhur nga ju, me standardin më të mirë të demokracisë, me votën tuaj. 

Unë mendoj se me këtë proces ne para së gjithash kemi vendosur në piedestal dinjitetin e qytetarëve sepse do të jenë ata që të përcaktojnë se kush do i qeverisë. Cili do ti drejtojë, cili do të jetë kryetari i bashkisë së tyre, deputet i tyre. Dhe në këtë mënyrë ne bëjmë që përfaqësuesit tuaj të mos varen nga kryetari, nga kryesia, por të varen nga qytetari, nga qytetaria dhe komuniteti që i ka besuar ata. 

Sot Shqipëria kalon ndër momentet më të vështira të ekzistencës së saj, në kuptimin që në 8 vite nga Shijaku janë larguar më shumë se 1/3 e banorëve, pavarësisht se Shijaku është një tokë e bekuar, një truall i bekuar, një truall me pasuri. Toka e Shijakutpo të përdorim një term të vjetër, është një Misir i vërtetë. Kodrat e tij janë fantastike, ujërat e tij.

Çdo gjë e këtij rrethi ngjan me një parajsë tokësore. Megjithatë djemtë dhe vajzat e Shijakut, banorët e Shijakut, largohen, largohen dhe vetëm largohen nga Shijaku. Çfarë ka ndodhur, pse kjo braktisje e Shijakut dhe e Shqipërisë sot më e madhe se në çdo kohë, luftë, pushtim. 

Kjo është e vërteta.

33-35% e shqiptarëve kanë ikur në 8 vite. As gjysma në përqindje në Ukrainë nuk kanë ikur pavarësisht nga lufta e tmerrshme dhe agresioni barbar i rusëve. Sot ne kemi një pushtim, ku qëndron, cili është ky pushtim. Ky pushtim është të gjitha pushtet e në dorë të një njeriu, cinik, hajdut dhe të pashpirt. 

Ju, banorët e Shijakut, por edhe shqiptarët tani kanë parimet e lirisë dhe demokracisë. Dhe kjo që ndodh, kjo dramë kombëtare që kalojmë, ky gjenocid i vërtetë që ushtrohet ndaj shqiptarëve, duke krijuar kushte për largimin nga vendi i tyre, ka si emërues të përbashkët, shkak të të gjitha shkaqeve, pushtetin në duart e një njeriu, i cili njëherë u thotë se do të bëhem sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, kaq i vyer jam. 

Njëherë tjetër u thotë se, jemi bërë shembull botëror. Herën e tretë qarkon nga takimi në takim, me zorrën qorre në gojë. Dhe në mos edhe me zorrë të tjera. Pra një njeri që mendon dhe beson se me pushtet e tij mund të bëjë çtë dojë, mund të ju thotë ç’të dojë, mund të bëjë natën, mund të bëjë ditën dhe të marrë çdo vendim që të dojë për qytetarët shqiptarë. 

Ndaj dhe këto zgjedhje më 14 maj janë jetike, jo vetëm për vendosjen e një njeriu të ndershëm, të përkushtuar, një menaxheri të shkëlqyer që do të përdorë çdo qindarkë tuaj me transparencë më të madhe, që do të ndryshojë Shijakun, por janë jetike për të rikthyer pluralizmin në Shqipërisë. Sepse Rrezearti, sepse kandidatët primareve, kandidatët e qytetarëve, në Shijak, Durrës, Kavajë, Tiranë dhe kudo, do ti japin fund pushtetit të tij monist, do ti japin fund pushtetit të një njeriu dhe çdo qytetar duhet ta ketë të qartë se 14 maji është një ditë e madhe në histori. Se zgjedhjet e 14 majit janë e jetës tonë. Me votën tonë ne kemi mundësi të rikthejmë pluralizmin. Kemi mundësi ti vemi kufirin ku e meriton një despoti që nuk njeh asnjë ligj, asnjë moral, asnjë rregull dhe kjo ka një rëndësi vendimtare. 

Nga ana tjetër, ne padyshim jemi mëkuar dhe kemi një dashuri për këtë vend, kemi një dashuri për familjen tonë. 14 maji është një votë që ka të bëjë para së gjithash me të ardhmen e këtij vendi. 

80% e atyre 1 milionë shqiptarëve që janë larguar në 8 vite janë të rinj, janë nën moshën 30 vjeç. Ne kemi humbur një gjeneratë të rinjsh, më shumë se një gjeneratë. Kemi humbur të ardhmen, më të çmuarën që ka njeriu dhe kombi. 

Në 14 maj çelim dyert e shpresës, rikthejmë shpresën dhe ne me përpjekje të mëdha, do të bëjmë gjithçka që ata që janë larguar të kthehen tek ne. Të kthehen në Shqipëri. 

Shqipëria është një lloj parajse mbi tokë. Nuk ka vend që të ketë pasuritë e saj. Pyesni ju djemtë dhe vajzat e Shijakut që janë shpërndarë nëpër botë, të ju thonë ku kanë parë, ku kanë gjetur një vend me pasuritë përrallore të Shqipërisë. Asnjë. 

Por ata janë kthyer në mallkim, sepse biznesmenët e Shijakut, që krijuan këtu ndër bizneset më të suksesshme të vendit, papritmas u gjetën para një vërshimi të kontrabandës, të prodhimeve me subvencion të Serbisë dhe ecën drejt një falimentimi të dhimbshëm. 

Këtu pasuritë shndërrohen jo në begati për qytetarët, por në mallkim, sepse investitori strategjik, burri i ministres merr me 1 euro, pasuri përrallore në bregdet. Kurse biznesmeni i ndershëm nëse do të ndërtojë diçka në bregdet, detyrohet ta blejë me 200-300 euro metrin katror, ndërsa ai që e ka marrë me 1 euro nuk paguan asnjë taksë, nuk paguan as TVSH, kurse këtij detyrohet të paguajë qimet e kokës. Pra e falimenton. Nuk ka shans, nuk mund të konkurrojë. 

Në çdo fushë është kjo. 

A mund të vazhdohet në këtë mënyrë miq? Ndryshimi pra është jetik.

Pse ne po ikim nga Shqipëria. Çfarë po ndodh me ne? Pse të rinjtë po ikin? Sepse nuk gjejnë asnjë mundësi, asnjë prespektivëtë ndërtojnë jetën në këtë vend. Kjo është arsyeja, jo se nuk e duan Shqipërinë, e duan Shqipërinë. 

Ikin sepse dara e varfërisë shtrëngohet çdo ditë e më shumë mbi familjet shqiptare. Sot  doli statistika e Bankës Botërore. Çfarë tregonte? Vetëm 20% e atyre që meritojnë ndihmë ekonomike, e merrnin atë nga qeveria. 80% nuk ndihmoheshin. Çfarë do të bëjnë këta njerëz, të durojnë çdo ditë dhimbjet e skamjes dhe mjerimit, jo do të shkojnë të përpiqen për të ndërtuar të ardhmen e tyre. 

Edi Rama po gënjen kudo sot, pasi ngriu rrogat për 8 vite dhe çmimet u rritën në mënyrë të pandërprerë, vetëm nga vjet gjer sivjet secili prej jush ka shpenzuar për ushqimet 430 mijë lekë më shumë në vit. Ka shpenzuar pra një rrogë më shumë, dy pensione më shumë. 

Kurse ai, shëtit me avion me dhomë gjumi luksoze, 22 mln euro udhëtime. Blen vazo druri 4 mln euro, sepse duhet të shplodhësytë, zotëria e tij. Ai ndërton shkolla me 6 milionë euro, rindërton shkolla me 7 mln euro. 

Bashkiaku i tij Erion Veliaj deklaron se ka mbjellur 1 mln pemë, në një kohë që 1 mln pemë janë një pemë nga 600-900 hektarë. Ka vjedhur çmimin e 1 milionë fidanëve. Ka blerë pishën 5500 euro. Hajdutë si këta nuk ka parë toka. Por kjo vjedhje shkatërroi ekonominë shqiptare, shkatërroi të rinjtë shqiptarë. 

Kam një thirrje këtu, për vajzat dhe gratë, të rejat, nënat, motrat. Këto zgjedhje janë jetike për shpëtimin e familjes shqiptare. Ky sekt që qeveris po sjell modelet e shkatërrimit të vërtetë tëfamiljes. Po sjell dhe zbaton në Shqipëri, doktrinën e asgjësimit të familjes, emërtimit të prindërve, prindi 1 dhe prindi 2.

Por nëse nënës i heq shenjtërinë e saj si nënë dhe e quan me numër në shkollë dhe në shtëpi, çfarë është ajo në familje mëthoni mua. Çfarë është babai në familje, nëse merr një numër. 

Fëmijëve në kopsht u shtrojnë pyetjet, çfarë gjinie do ti, vajzës apo djalit. Nënat, motrat, gratë dhe vajzat e Shijakut dhe mbarëShqipërisë, janë të ftuara të marrin në dorët fatet e kësaj fushate. Të bëjnë gjithçka për ti dhënë përgjigjen që meriton ky sekt ç’njerëzor dhe antishqiptar.

Edi Rama mblodhi dje gratë në stadiumin e Durrësit. Ua them unë ju, është burri më mizogen që ka ekzistuar ndonjëherë nëqeverinë shqiptare, dhe ua them me përgjegjësi të plotë. Nuk e them për këtë vetëm nga fjalët që thuhen, për thyerje krahësh dhe dajaku, në anëtarët e familjes së tij, se ato nuk i di, por them me ato që ju dëgjoni në parlament, me gjuhën e një njeriu që nuk mund të flasë kurrë, fjalë të atilla. Imagjinoni ju se çfarë u thotënë qeveri atyre ministreve, se çfarë fjalori përdor, që nuk ja lejon vetes kurrë një njeri. 

Në ato fjalë që thotë në parlament, thotë në qeveri, del dhe ka një javë bëhet interesant me zorrën qorre. Kërkon të mbulojëvjedhjet e tij, aferat e tij, kërkon të mbulojë çdo gjë, qoftë edhe duke depersonalizuar veten, vetëm e vetëm që debati, diskutimi ynë arsyetimi ynë, të mos përqendrohet tek çështjet e vërteta, tek problematika e madhe, tek vjedhjet që kanë bërë, por tëpërqendrohet tek thashethemi, ja ç’flet ky, ja çfarë thotë ky. 

Ai atë edukatë ka marrë. Ai po flet ato, atë edukatë ka marrë, por shqiptarët kanë edukatë tjetër. Ndaj dhe unë pres që në krye tëkësaj fushate, të përpjekjeve tona të jenë, nënat, motrat, zonjat, zonjushat, gratë, vajzat shqiptare.

Fitorja me 14 maj është fitore e të gjithë shqiptarëve, përveçsektit të rilindjes. Është fitore e të rinjve shqiptarë, është fitore e nënave dhe motrave shqiptare, është fitore e bizneseve nëShqipëri, e fermerëve në Shqipëri, të cilët i garantoj, i garantoj se do të subvencionohen në mesataren e subvencioneve tëvendeve të rajonit. Do subvencionohen për çdo sipërfaqe, për çdo prodhim, për çdo krerë të imëta, gjedhë, çdo përpunim. 

Kosova jep 5 herë më shumë se ne, jep 400 euro për hektarë grurë, 1 mijë euro për hektarë sera, 90 euro për një lopë, 25 euro për një dhi, kurse këtu dëgjojnë fermerët se ministrja do të hapë akademinë e barinjve. 

Këto janë që na kanë mbetur, janë të njerëzve me ideale, janë javët e misionarëve, janë javët e të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që do të përmbushin një mision historik; rivendosjen e pluralizmit, rikthimin e shpresës, të ardhmes, për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Rroftë Shijaku, rroftë Shqipëria! 

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale