Berisha: Erion Veliaj, larg duart nga Kavaja! Shituni dhe blihuni ju me njëri-tjetrin, por Kavaja nuk shitet dhe nuk blihet kurrë

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ELEKTORAL ME KANDIDATIN PËR BASHKINË E KAVAJËS, FISNIK QOSJA

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot pasdite takimin elektoral përmbyllës në Kavajë. Berisha u kërkoi qytetarëve të Kavajës që të votojnë dhe të mbështesin Fisnik Qosen, pasi në ndryshim nga kaniddatët e Ramës që këtë fushatë kanë qendruar me duar në xhepa, Fisnik Qosja ka ardhur me një program konkret për qytetarët.

Lideri demokrat, Sali Berisha tha se: “Kavaja do të qendrojë në krye të fitores edhe kundër këtij monizmit të ri.”

Gjatë takimit elektrizues në qytetin e Kavajës, Berisha lëshoi një thirrje të fortë kundrejt Erion Veliajt dhe kryeminstrit Rama, duke iu thënë që t’i mbajnë duart larg nga Kavaja! Berisha shtoi se, Kavaja nuk shitet dhe nuk blihet kurrë.

Gjithashtu, Kryetari i PD, Sali Berisha e vuri theksin mbi gjuhën vulgare të përdorur nga Edi Rama për qytetarët e Kavajës. Berisha u shpreh se ai duhet të ketë turp për këtë fjalor të përdorur.

Fjalimi i Berishës u konkludua me brohorima fitoreje dhe thirrje që më 14 maj qytetarët të votojnë për ndryshimin, dhe pala tjetër le të vijojë të shitet dhe blihet, pasi që Kavaja e ka bërë zgjedhjen e saj për 14 majin, për të votuar Fisnik Qosen.

FJALA E PLOTË

Qytetare dhe qytetarë të Kavajës. Vëllezër e motra. Zonja e zotërinj1 Ju sjell përshëndetjet e demokratëve shqiptarë nga jugu në veri, dhe përcjell këtu mesazhin e fitores së thellë përcjellë nga Kavaja, djepi i demokracisë, djepi i ndryshimit, fitoren e 14 majit, fitoren e Fisnik Qoses, fitoren e qytetarëve të Kavajës dhe të mbarë popullit shqiptar.

Miqtë e mi!

Kavaja qyteti i vlerave, qyteti i qytetarëve me idelae më të larta fisnike, i familjarëve të shkëlqyer. Nuk mashtrohet, ky qytet ka marrë vendimin përfundimtar të votojë ndryshimin, të shpëtojë Kavajën nga kthetrat e mafies më të rrezikshme që ka njohur vendi në këto 30 vite.

Kavaja ishte e para që u çlirua me gjakun e Josif Budës, heroizmit, trimërinë e burrave dhe grave të saj në vitin ’91. Kavaja do të qendrojë në krye të fitores edhe kundër këtij monizmi të ri.

Miqtë e mi!

Tradita juaj më shkëlqyer është liria. Ju keni faktuar si njerëz me ideale, me vlera, me besime të palëkundura. Sot Shqipëria është absolutisht në një nga pushtimet më të egra. Pushtime nuk janë vetëm pushtimet e huaja, por pushtues janë edhe ata të cilët shkelmojnë mbi vlerat, mbi liritë dhe të drejtat e qytetarëve të tyre. Ata të cilët i plaçkisnin qytetarët e tyre, plaçkisin taksat, plaçkisin pasuritë e tyre, dhe askush deri më sot në historinë e këtij vendi nuk ka plaçkitur më shumë qytetarët shqiptarë, sesa regjimi i Edi Ramës.

Regjim që ka përqendruar të gjithë pushtetet në duart e tij dhe shtyp liritë, të drejtat, plaçkit pasuritë, pronat, të ardhurat e shqiptarëve.

Miqtë e mi!

Në këtë fushatë, ne bëmë gjithçka të rivendosim qytetarin në piedestalin e nderit që meriton. Kandidatët tanë janë të votuarit tuaj. Fisnik Qosja është i votuari juaj!

Me muaj të tërë, Fisniku dhe të gjithë kandidatët e Primareve kanë trokitur derë më derë, kanë takuar qytetarët, kanë hartuar programe, janë përpjekur me mendimin më të mirë t’i japin përgjigjen problemeve të qytetarëve shqiptarë, problemet e qytetarëve të Kavajës.

Krahas tyre ju keni parë rivalet e tyre që fshihen si miu ndaj qytetarëve, të cilët nuk vijnë dot të ballafaqohen dot me qytetarin, të cilët nuk vijnë dot këtu apo në studio televizive të debatojnë, të paraqesin alternativën, të dëshmojnë se çfarë do bëjnë për ju në katër vitet që vijnë dhe se çfarë bënë katër viteve që shkuan. Ata nuk vijnë dot, sepse programi i tyre nuk është për qytetarët. Programi i tyre është për Edi Ramën dhe xhepat e tyre.

Edi Rama nuk vjen dot të dalë para jush, së bashku me mua, sepse ka 8 vite. E nisi karrierën pasi u akuzua nga OSBE se u ka vjedhur shqiptarëve 200 milionë euro, dhe i ka futur në llogaritë offshore, dhe nuk e kundërshtoi dot. Vazhdoi i pangopur të firmosë 420 milionë euro djegësat që nuk ekzistojnë kund. Vazhdoi i pangopur të rrënojë portin e Durrësit. Vazhdoi i pangopur të udhëtojë me avion në dispozicion me dhomë gjumi dhe të shpenzojë 22 milionë euro ushëtime sa asnjë drejtues tjetër, asnjë kryeministër apo asnjë sheik tjetër në Europë, apo në botë. Vazhdon luksin e tij.

Dhe tani, del para jush, jo me gjuhë shtetari, por del para jush me gjuhën e një halabaku, del para jush me një fjalor rruge, duke dëshmuar se, së pari, nuk ka pikën e respektit për qytetarin dhe qytetarët. Nuk pikën e respektit për familjet e tyre, fëmijët e tyre.

Së dyti, do me çdo kusht të zhurmojë vjedhjet e tmerrshme që ju ka bërë në këto 8 vite. Do me cdo kusht ta kalojë me tallava dhe me gaz, tiraninë e varfërisë që ka vendosur mbi shqiptarët. Në 8 vite, ju jeni dëshmitarë, varfëria u rrit nga viti në vit. Rrogat mbetën po ato, kurse çmimet pothuajse u dyfishuan.

Vetëm nga viti 2021 në vitin 2022, sipas ekspertëve të pavarur rezulton se çdo shqiptar ka shpenzuar vetëm për ushqimet 430 mijë lekë më shumë. Ka shpenzuar pra, një rrogë më shumë. Janë shpenzuar dy pensione më shumë. Kurse ngushëllimi i tij është se në Shqipëri nuk vdes kush urie. Duhet të mbledhim kufomën nga uria që të kujtohet se qytetarët janë në halle të mëdha.

Banka Botërore dy ditë më parë deklaroi se, vetëm 20% e shqiptarëve nën 1 dollarë për frymë mbështeten me frymë ekonomike. Nu ka pashpirtësi më të madhe se kjo. Ndërkohë ai përdor mashtrimin, bën gjithçka për të mashtruar qytetarët. U zotua pas 8 vitesh se do bëjë rritje të madhe rrogash dhe pensionesh. Çoi dhe një ligj në Parlament, por e mbylli parlamentin.

E ftoj përsëri nesër, hajde të votojmë ligjin e rrogave dhe pensioneve.  Jemi të gatshëm, por ti je mashtrues. Je një ordiner. Je antishqiptar që gëzohesh se shqiptarët largohen. Që mburresh se po i zëvendëson me cingalezë, bangladeshas dhe indianë. Nuk të lidh asgjë me këtë komb dhe këtë popull. Ti je një pushtues i përçudnuar që mendon për miliardat e tua dhe të klientelës tënde.

Kavaja e ka thënë fjalën e saj!

Tërhiq atë ekip hajnash dhe kriminelësh që ke sjellë këtu me në krye Erion Veliajn. Nuk ka burrë në Shqipëri, as në Europë në moshë të Erion Veliajt që ka vjedhur sa ai. Një kryetar që thotë se mbolla 1 milionë fidanë, por vodhi faturën e 1 milionë fidanëve. Po për të mbjellë nuk ka mbjellë as 7000 pemë. Një hajdut që u thotë qytetarëve të Tiranës, se ndërtova 40 shkolla, ndërkohë që kur i numëron një nga një, ka ndërtuar gjithësej 12 shkolla, por ka vjedhur fondet për 40 shkolla.

Erion Veliaj është një turp, jo vetëm për rrugët e Tiranës, jo vetëm për rrugët e Kavajës, por është turpi i njeriut kudo që ecën. Dhe vjen këtu për të rrëmbyer votat e Kavajës.

Erion, larg duart nga Kavaja! Shituni dhe blihuni ju me njëri tjetrin, por Kavaja nuk shitet dhe nuk blihet kurrë. Kavaja është qyteti, vendi i burrave dhe grave me virtyte, me moral të lartë, me ideale fisnike. Kavaja, me 14 maj do firmosë ndryshimin. Kavaja është e vendosur të rikthejë pluralizmin.

Kurse, Edi Ramën e pret miku i tij i nderuar, tradhtari i kombit amerikan, McGonigal. Socialistë të Kavajës, larg tij se dita erdhi dhe ai do shkojë në burg me McGonigal. Edi Rama ka dhjetëra çështje tjera në Shqipëri, është kryekrimineli i votave, është kryehajduti i vendit! E ardhmja e tij është ajo që meriton.

Rroftë Kavaja, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale