Berisha: Edi Rama ia ka dhënë Gjergj Lucës dhe Dorian Beut portin e peshkatarëve në Durrës për trafik droge

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT-DENONCIMI I PORTIT TË DROGËS

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët, lëshoi akuza të rënda ndaj Edi Ramës, duke denoncuar atë që e cilësoi si aferën më të fundit të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha deklaroi se pas dosjeve të Antimafias italiane, të cilat provuan kontrollin e kartelit të Troplinëve mbi portin e Durrësit dhe trafikun e tonelatave të drogës drejt Italisë dhe Europës, tashmë qeveria ka kaluar nën administrim klientelist edhe portin e peshkatarëve në Durrës.

Sipas lideri të opozitës, Sali Berisha ky port, i ndërtuar me fonde publike në vlerën e mbi 12 milionë eurove, është dhuruar pa asnjë investim privat dy emrave të lidhur drejtpërdrejt me pushtetin-Gjergj Beut dhe Dorian Lucës-të cilët, sipas dosjeve italiane, kanë lidhje me grupe kriminale dhe trafikun e narkotikëve.

Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi Dorian Beun si ‘kryepeshkaqenin’ e drogës, duke përmendur përgjime të Antimafias ku emri i tij del i përfshirë në komunikime për trafikimin e 310 kilogramëve lëndë narkotike të llojeve të ndryshme. Ai akuzoi qeverinë Rama se ka kthyer portet shqiptare në qendra të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke mbrojtur dhe favorizuar klanet kriminale në dëm të ligjit dhe interesit publik.

FJALA E PLOTE:

Dreka e drogës!

Në mënyrën më të përsëritur unë u kam deklaruar shqiptarëve se porti i Durrësit kontrollohet nga karteli Troplini.

Unë nuk kam heshtur, por e kam përsëritur atë sepse të dhënat ishin të sigurta.

Nuk mund ta bëja kurrë një gjë të tillë, por të dhënat e mia ishin të sigurta se Troplinët, ky kartel monstruoz kontrollonte në çdo qelizë portin.

U desh Antimafia Italiane me dosjet që solli në shkurt, të cilat Altin Troplini i fshehu deri më 22 maj, që shqiptarët të mësojnë se porti i Durrësit kontrollohej plotësisht nga Troplinët, dhe se nga ky port, tonelatat e drogës shpërndaheshin në Itali dhe mbarë Europën.

Natyrisht Vengu, Lubia ishin thjesht operatorë të Edi Ramës, sepse as njëri dhe as tjetri nuk guxonin t’i jepnin kurrë portin kryesor të vendit një karteli.

Por ngjitur me portin, pak më në veri, me portin tradicional më kryesor shqiptar, ne inauguruam fillimet e portit të peshkatarëve si një domosdoshmëri për t’u dhënë atyre një port modern.

Në këtë projekt ekzistonte edhe merkatoja e peshkut siç e kanë pothuajse rëndom qytetet bregdetare me porte peshkimi.

Çfarë ndodhi?

Punimet në port vazhduan. Ishte një financim i Bankës Islamike prej 12-13 milionë euro.

Porti përfundoi. Po kush e mori portin?

Portin e ndërtuar me borxhe publike të taksapaguesve e merr Gjergji Beu dhe Dorian Luca.

Ja ku i keni këta të dy.

Dorian Beu, se ua shartova mbiemrat për të treguar afrinë që kanë, Edi Rama si padrino i këtij vendi, pasi nuk pajtonte dot Lucën dhe Beun me Troplinët, u dha atyre për drogë portin pronë publike të peshkatarëve.

Dhe këta u bënë aksionerë pa derdhur asnjë qindarkë nga xhepi, përveçse duke mbajtur Edi Ramën aksioner në drogën e tyre.

Për ata të cilët mund të kenë, ose dyshonin që si ka mundësi ta kenë Troplinët portin e Durrësit, e morën vesh.

Por tani jo vetëm i Durrësit, edhe ai i peshkatarëve, nuk e kanë më Troplinët. Atë e ka Gjergji Beu me Dorian Lucën.

U krijua shoqata ku këta e udhëheqin.

Një dosje italiane, sepse këtu ndalohet me ligj nga Dumanët dhe Troplinët me kompani kapja e drogës apo ndjekja e trafikantëve.

Çdo gjë që ndodh, këtu nga vjen nga jashtë. Lavdi Zotit që janë institucionet ligjzbatuese të vendeve partnere që funksionojnë.

Dosja e Antimafies Italiane fakton se pronari, ja ky Dorian Luca, ekziston telefonata për 310 kilogramë drogë, të gjitha llojet, me opium, me kanabis, me heroinë. Ky me mikstura.

Dhe e kuptoni ju pasionin e tyre për peshkun. Peshku dhe aroma. Aroma dhe peshku.

Janë disa substanca që me aromë mbulojnë gjëra.

Është e njohur kjo.

Pra, ja ku janë dy peshkatarët e famshëm të portit. Peshkaqenët e famshëm të portit. Të dy. Por në të vërtetë kryepeshkaqeni i drogës është ky këtu. Ky që i pyet a do shkojmë 100 milionë. Po me drogën shkon 1 miliardë mo.

Ja kryepeshkaqeni.

Pra, për të gjithë ata që kanë dyshimin edhe më të vogël se narkoshteti është vepër e kreut të organizatës kriminale, se enturazhi i tij është drogë dhe vetëm drogë, dhe se Altin Troplini është avokat kryesor i këtyre krimeve të shëmtuara.

Ka dy vite që jeton i lirë ky Dorian Luca. Dy vite. Në kërkim gjoja.

Nuk ekziston kund.

Por lufta me drogën është një luftë shumë e vështirë.

Por ne jemi të vendosur absolutisht të qëndrojmë me vendosmëri absolute!

Ne kemi një ligj shumë të mirë. Me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, ligji i Antimafies Italiane, i amenduar me disa sugjerime të dobishme të SOCA-s së Britanise se Madhe.

Ajo është një letër e vdekur.

Ai ligj ka zero zbatim.

Merrni ju Altin Hajrin, gjoja në kërkim, i lirë fare. Edi Rama me firmën e tij, i jep bashkëshortes të ndërtojë hotel në një kohë kur ajo, dhe e gjithë familja e tyre janë subjekt i ligjit antimafie.

Po kjo nuk ndodh se kështu duhet të konfiskosh pasuritë e Fatmir Faqezi Xhafës, se kështu duhet të konfiskosh pasuritë e Saimir Tahirit.

Se kështu duhet të konfiskosh pasuritë e Taulant Ballës.

Prandaj dhe krimi elektoral dhe ligji antimafie janë asgjësuar nga Altin Troplini.

Dhe ky që u kap, ky që u arrestua mbrëmë, ky Eraldi, i rrezikshëm, ua them unë, është përdorur jo nga një grup, është përdorur nga dy-tre grupe.

Ky ishte në burg. Kush e liroi? Politika e liroi atë. Kush e liroi.

Ky u kap me fishek në fole, me të gjitha mjetet e krimit, u burgos, u lirua për të kryer krimin tjetër.

Sepse vendimet i merr droga.

Po kthehemi te dreka e drogës. Ja ku i keni.

Dy peshkaqenë dhe kryepeshkaqeni i drogës.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale