FJALA E KREUT TË PD, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN E KRYESISË
Të nderuar anëtarë të kryesisë, e thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar lidhur me vendimin e fundit të Edi Ramës për të bllokuar rregjistrimin e PD në zgjedhje, dhe pas Bravës të marrë me vete edhe Lul Bashën, vulën e kësaj partie.
Ky moment është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën, mafien shqiptare të tij, por e vërteta është edhe segmentet e mafies ndërkombëtare. Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur. Ata u përpoqën t’i japin PD goditje fatale, duke i mbajtur një peng politik në krye të saj që e akuzonin publikisht dhe ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre, sipas Edi Ramës, por e vërteta është po kaq, sipas guvernatores Yuri Kim, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën opozitare. Ky është paradoksi më i madh, jo për Edi Ramën. Edi Rama ka origjinë xhelatësh, ndaj pluralizmit dhe kundërshtarëve politikë, është në genin e tij, por që përfaqësuesja e vendit të madh të lirisë, partnerit tonë kryesor të përpiqet në të gjitha mënyrat në shkelje më flgrante të Kushtetutës të vendit të vet dhe vendit tonë dhe të Konventës së Vjenës që opozita shqiptare të kryesohet nga një njeri i financuar nga rusët, nuk ka paradoks më të madh se ky.
Por, këto skenare të cilët filluan me McGonigal dhe George Sorosin, me një qëllim të çelnikosjen e pushtetit të Edi Ramës. Ky ishte qëllimi në fillimet e tij të skenarit kundër opozitës. Ky skenar vazhdoi me proceset në të cilat Lulzim Basha u fut në thes dhe tani Edi Rama mendon se pasi dështon me bravën, do ta ngjallë Bashën me vulën.
Në procesin gjyqësor të shpalljes palë të atij që nuk është palë, një rol jashtëzakonisht të dorës së parë ka luajtur Yuri Kim, e cila ka ndërhyrë në mënyrë më brutale te gjykatësja me Erion Veliajn, dhe këto janë të faktuara.
Pra, vendimi i djeshëm është një histori turpi e faqes së zezë për të gjithë ata të cilët marirn autorësinë e tij. Vendimi u shkrua në zyrat e Edi Ramës dhe u dërgua në gjykatë nga Elira Kokona. Ndihmësja e Don Agaçios, e shquar për veprime mafioze korruptive dhe u lexua.
Unë me këtë rast iu them demokrateve dhe demokratëve, sigurisht që Edi Rama mendoi të na japë një goditje, por në të vërtetë ai na dha një kushtrim. Ai nxori fytyrën e tij siç e ka. I gatshëm dhe i aftë të bëjë dhe të mbajë çdo qendrim të çfarëdo natyre për interesa të pushtetit të tij.
Në fakt, i tillë ishte edhe McGonigal, edhe ai tradhëtoi flamurin, betimin, Kushtetutën e vendit të tij, vendin e tij për të mbushur xhepat me paratë e Edi Ramës dhe luftuan opozitën. Në fakt të gjithë ata që na angazhuan në luftë kundër opozitës janë në llojin e tyre McGonigal-ër, pavarësisht nga funksionet që kryejnë. Opozotia shqiptare ka qenë dhe do të mbetet opozita më pro perënidmore në historinë e këtij vendi. Por jo vetëm në historinë e vendit, e vërteta është në rajon.
Demokratët pra janë sot të thirrur të vazhdojnë revolucionin tonë. Janë ata që veprojnë në këtë mënyrë që iu kemi kallur tmerrin dhe datën. Janë ata të cilët bëjnë gjithçka për të shpëtuar nga hovi dhe disfata që i pret. Janë ata që këkrojnë në mënyrat më anti-ligjore, më anti-kushtetuese të na largojnë nga gara. Janë ata të cilët mendojnë se në këtë mënyrë do të gjejnë paqen që nuk e meritojnë. Në fakt, do t’u rezervojmë të kundërtën.
Ne sot jemi mbledhur këtu për të diskutuar mbi situatën e krijuar. Sot pasdite do të mblidhet Grupi Parlamentar. Nesër do mblidhen kandidatët e PD dhe në darkë do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD. Vendimet që duhen marrë janë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Cilat do jenë qëndrimet tona para këtij akti të turpshëm. Akt ekstrem armiqësor ndaj nesh, nga një mafie që nuk ka asnjë parim, që nuk respekton asnjë ligj.
Ka një paralelizëm absolut midis McGonigal, Yuri Kim dhe Edi Ramës. Ku qendron në një vend demokratik ku respektohet shumica, sovraniteti i një vendi, nuk synohet kurrë të merret peng kreu i opozitës. McGonigalët dhe Edi Rama, me kombinacionet e tyre morën peng Lulzim Bashën.
A është vetëm kjo? Jo.
E ka me shkrim guvernatorja: Që do shkatërrohet PD-ja.
Kur ajo bënte presione të jashtëzakonshme për të realizuar qëllimet, shkatërrimin e opozitës. Qëllimi i saj ishte të mbante Lulzim Bashën me çdo kusht, njeriun e financuar nga rusët, në krye të PD-së. Ky ishte qëllimi! Dhe vazhdohet më tej, haptas deklaroi se nuk ka rëndësi kush voton dhe si voton, ka rëndësi kë emëron ajo kryetar. Pasi iku Lul Brava, u përqendrua te AliBasha. I cili ju siguroj se pas ditës se djeshme, nuk ka as 10 vetë pas vetes.
Unë jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë demokratëve, edhe ndonjërit që për një arsye apo një tjetër ka qendruar indiferent, por edhe mund të ketë mbështetur, të distancohet nga ky peng i shpifur, nga këto pengje të shpifura, që kanë shënuar rekordet më të ulëta të politikanit: Brava-Alibasha, AliBasha-Brava.
Sot është koha që demokratët të bashkohen, të gjithë ata që kanë karakter, që nuk duhet të ndjehen të keqpërdorur nga Brava-AliBasha, vegla të shpifura të Edi Ramës. Është koha që çdo deputet para këtyre zhvillimeve, të mbajë qëndrimet e tij në përputhje me interesat e qytetarëve që e kanë votuar. Të ngrihen mbi çdo lloji interesi tjetër. Ai është interesi më kryesor, dhe të distancohet nga AliBasha, vegla të shpërfytyruara të Edi Ramës që përdoren në një akt të cilin nuk ka shqiptar të ndërshëm që e pranon. Në një akt që synon të luftojë të shkatërrojë PD, gjë të cilën nuk do ta harrojë kurrë, përkundrazi.
Ju garantoj se ne jemi sot më të fortë se kurrë dhe nesër do jemi më të fortë se sot dhe çdo ditë. Koha faktoi se ne nxorëm me betejat në pah fytyrën e shëmtuar të mafies, rast unik në historinë e një demokracie. Ka ndodhur që janë bërë përpjekje për të rrëzuar një qeveri, por nuk kam dëgjuar që janë bërë përpjekje për të shkatërruar një opozitë demokratike pro-perëndimore. Dhe të kenë dështuar më radhë të gjitha përpjekjet.
Përse dështuan?
Sepse forca e kësaj partie janë idealet e saj, është kauza e drejtë që kjo mbron. Demokratët duhet të ndjehen krenarë, duhet të ndjehen luanë sot më shumë se kurrë në misionin e tyre. Kjo tregon se çfarë kanë arritur ata në këtë proces. Çfarë tmerri i kanë kallur ataj mafies.
Ndaj edhe është në detyrën tonë të përcaktojmë qendrimet edhe më të drejta që ky revolucion i pandalshëm të realizojë qëllimin e tij, përmbysjen e kësaj klike që nuk njeh ligj moral dhe asgjë. Nuk mundet kurrë që një vendim i turpshëm, anti-ligjor, një vendim i cili ekzekuton në sallën e gjyqit të drejtën dhe ligjin, dhe beson se mund të ekzekutojë pluralizmin të jetë gjë tjetër përveçse një letër pa vlerë. Asgjë nuk mund të mposhtë shumicën e kësaj force. Kjo shumicë, çdo ditë e më e madhe do bëhet.
Përsëri kthehem te një moment.
Në këtë betejë, në qoftë se PD ka mbajtur qëndrimet e duhura ndaj McGonigal dhe do të vazhdojë t’i mbajë, ka mbajtur qendrimet e duhura ndaj McGonigalit me fustan dhe do vazhdojë t’i mbajë, asgjë nuk mund të nxisë te ne, nuk mund të rezonojë ndjenjat tona pro-amerikane, admirimin që kemi ne për vendin e madh të lirisë, partnerit kryesor.
Edi Rama e merr si mburojë Amerikën për të fshehur korruptimin që i bëri McGonigal në aktin më të pabesë, më të turpshëm, në një akt urrejtje ndaj SHBA. Thotë se SHBA nuk mund të korruptohen. Bën dudumin kur flet në këtë mënyrë. Sigurisht që SHBA nuk mund të korruptohen, por korruptohet McGonigali nga kryekorruptori i Shqipërisë dhe rajonit. Korruptohet guvernatorja, dhe janë denoncuar me fakte rastet, por nuk përfaqëson ajo diplomacinë amerikane, që është diplomacia lider.
Kështu që, asnjë lloj insinuate nuk mund të ketë. Ne do bëjmë gjithçka, të komunikojmë, të paraqesim të vërtetat tona në administratën e SHBA, Kongresin e SHBA. Sikundër ne do mbrojmë të drejtën, demokracinë në mënyrën më absolute në vendin tonë.
Vendimi i Edi Ramës për të prishur vendimin e Gjykatës së Faktit, që u firmos nga 3 gjykatës të marrë peng, do hyjë në analet e drejtësisë shqiptare dhe botërore, si njolla më e zezë e turpit. Po pse? Po shkeli një parim nga Roma e lashtë gjer më sot, të transferuar nga e drejta romake në të drejtën e sotme, se në një proces nuk mund të jetë kurrë palë ai që nuk ka qenë palë. Ky është rasti i parë në historinë e botës që shpallet, dhe që në prani të gazetarëve i turpëruar për vdekje me atë që paraqiste u detyrua të pranojë se nuk kemi qenë palë. E dëgjuan edhe muret, e dëgjuan të gjithë gazetarët. Nuk e dëgjuan dot mjeranët që kishin vendosur paraprakisht vendimin që kishte dërguar Elira Kokona me urdhër të Edi Ramës.
Se ai moment, për çdo njeri me inegritetin më minimal mjaftonte që po të mos ishin palë, mbyllej procesi, iknin dhe nuk vazhdohej. Por palë ishte Edi Rama aty. Pala e vërtetë ishte Edi Rama. Për të mos i lënë një turp historik, vetes, megjithëse kishte shkruar të mbronte atë pikapamje, edhe avokati tha se nuk jemi palë. Nuk kishte rëndësi, sepse ata kishin firmosur vendimin para se të hapej procesi.
Ndaj dhe mbi të gjithë qëndrimet e PD-së, do të diskutojmë gjerësisht në këtë mbledhje, do diskutojmë në forumet e saj. Por duhet t’u njoftoj se vendimi në tërësi i juristëve është që ky akt, ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë.
E them unë, që njerëzit mund të habiten se si ta dërgojmë ne te Sadushët. Ne do e dërgojmë në Gjykatën e Lartë. Do kërkojmë përjashtimin e Sadushit nga gjykimi. Nuk presim asgjë tjetër, se aty urdhri është po ky, por ne do ndjekim procedurën në gjykatën ndërkombëtare. Sepse ka ndodhur një gjë që kurrë në një vend anëtar të Këshillit të Europës, që kurrë në një vend të lirë në botë, nuk ndodh që të shpallet palë ajo që nuk është palë. Rregulli për ta dërguar në gjykatë ndërkombëtare çështjen, kërkon që të ezaurohen shkallët e gjykatave të vendit. Ky është rregulli. Në këtë rast, natyrisht Sadushi që është edhi në vetvete eksemplar në vendimet dhe qendrimet e tij, simbol i korrupsionit të dokumentuar dhe të fshehur për të gjetur dhe do gjindet, do firmosë të njëjtin vendim, por ne do kërkojmë përjashtimin e tij nga gjykimi. Kurse, përveç kësaj rruge PD duhet të përcakojë qendrime se ky është aspekti.
Edhe njëherë, u bëj thirrje demokratëve të qëndrojnë në lartësinë e guximit të tyre. Kjo që ndodhi është dëshmi e tmerrit gjer në palcë që i ka hyrë Edi Ramës dhe mafies së lidhur me të. I siguroj se janë të pashpresë.
Frikën dhe tmerrin që u keni kallur ju, gjatë këtyre muajve, ata e përjetojnë me drithërime. E përjetojnë të shfazuar. Por edhe më shumë do të shohin në javët dhe muajt që vijnë.
Disfata i pret!
Mirënjohje të pakufishme ndaj të gjithë atyre që e ngritën PD-në në këmbë dhe i dhanë këtë shpirt luftarak dhe të pamposhtur me të cilin ajo do të shpëtojë demokracinë.
Falënderim për ata dhjetëra mijëra qytetarë që mbushën dje sheshin si kurrë ndonjëherë në histori në një ditë pune. Një protestë si ajo nuk është parë. Faleminderit!