Berisha: Edi Rama dhe INSTAT-i po mashtrojnë hapur duke përllogaritur si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë. Me këtë akt, kërkojnë të mbulojë instalimin e narkoekonomisë

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT-MASHTRIMI ME TURIZMIN

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike Sali  Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka denoncuar mashtrimin e institucioneve me shifrat e eksporteve ne vend. ‘Edi Rama dhe INSTAT-i po mashtrojnë hapur duke përllogaritur si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë’, tha lideri i opozitës.

‘Çfarë akti monstruoz ka bërë Edi Rama me Institutin e tij të Statistikave për të fshehur këtë dramë të madhe të ekonomisë shqiptare, të shkaktuar nga narkoeuro.  Tani, 2-3 javët e fundit, ekspertë lakej të qeverisë kanë filluar të flasin për rritje të eksporteve. Rritje të ndjeshme të eksporteve, në një kohë kur edhe këtë vit, eksportet kanë rënie 7 përqind. Çfarë është rritja e eksporteve sipas Edi Ramës dhe INSTAT-it të tij?

Askush nuk mund ta besojë këtë mashtrim të paskrupullt. Ata quajnë eksporte mallrat transit që nga Durrësi kalojnë në Kosovë, që janë importe të mirëfillta të Kosovës. Pra, importet e Kosovës, naftë në radhë të parë, por edhe importe të tjera, të cilat shkarkohen në Durrës për t’u transportuar me korridorin rrugor drejt Kosovës, Edi Rama dhe instituti i tij i turpshëm, i shpall ri-eksporte’, theksoi kreu i PD-së gjatë fjalës së tij.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se qeveria shqiptare po manipulon rëndë opinionin publik dhe institucionet ndërkombëtare përmes shtrembërimit të të dhënave ekonomike dhe statistikave zyrtare. Në një deklaratë për media , Berisha denoncoi atë që ai e cilëson si ‘mashtrimin më banal dhe më primitiv’ të qeverisë, duke theksuar se eksportet e raportuara nga Shqipëria drejt Kosovës nuk janë gjë tjetër veçse mallra në tranzit, që kalojnë përmes territorit shqiptar pa sjellë vlerë reale ekonomike. Ai solli si shembull importimin e naftës nga Kosova nëpërmjet Portit të Durrësit dhe transportimin e saj me autobote në Kosovë, një praktikë që, sipas tij, qeveria e Edi Ramës e llogarit në mënyrë të rreme si eksport shqiptar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për manipulim të dhënave zyrtare, këtë herë në sektorin e turizmit. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se vendi po përjeton një rënie dramatike të turizmit, veçanërisht në jug dhe në zonat bregdetare të Durrësit, por qeveria po përpiqet të mbulojë këtë realitet përmes falsifikimit të statistikave.

Sipas tij, qeveria e Edi Ramës ka nisur të përfshijë në statistikat turistike edhe pasagjerët që kalojnë transit në aeroportin e Rinasit, gjë që bie ndesh me çdo standard ndërkombëtar. ‘Në përcaktimin e Organizatës Botërore të Turizmit, pasagjeri tranzit nuk është as vizitor, as turist’, theksoi Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shtoi se këtë vit, si pasojë e krizës ekonomike dhe mungesës së mbështetjes për sektorin, mijëra shtretër hotelesh dhe shtëpish në jug kanë mbetur bosh, ndërsa në veri qeveria ka goditur turizmin përmes ndërhyrjeve brutale, duke shembur ndërtime me leje në zonat turistike të Thethit dhe më gjerë. Kjo, sipas tij, ka çuar në anulimin masiv të rezervimeve nga turistët e huaj.

FJALA E PLOTE

Mashtrimi publik i institucioneve të narkoshtetit është fytyra e vërtetë e tyre, është tipari më themelor i këtyre institucioneve.

Në këtë garë të turpshme, mashtrimi publik përbën krim në ligjet e vendit dhe në ligjet e çdo shteti, është angazhuar me forcën më të madhe Instituti i Statistikave.

INSTAT, dhe jo vetëm ai, i kanë lejuar vetes të mashtrojnë, të gënjejnë, t’u paraqesin shqiptarëve një realitet të kundërt nga ai që është në raport me një sektor jetik të ekonomisë siç janë eksportet.

Eksportet, për shkak të narkoeuros, shkaku madhor dhe më përcaktues është fluksi i miliarda, miliarda eurove me kontejnerë, me mikrobusa, me autobusa dhe mjete të tjera i karteleve të drogës që hyjnë në Shqipëri.

Ky fluks ka rrëzuar përtokë euron në Shqipëri.

Ky fluks ka zhvlerësuar euron në raportin me vitin 2014, 35 përqind.

Ky fluks, ndërmarrjet që punojnë me euro dhe që janë që të gjitha ndërmarrjet e eksportit, i ka goditur në mënyrë fatale.

Shumë, shumë vështirë të ketë një ndërmarrje eksporti, për të mos thënë e pamundur, me një fitim 30 apo 35 përqind.

Kjo ka bërë që eksporti të ketë rënie të vazhdueshme.

Ka pasur raste nga një vit në vitin tjetër të zbresë në 32 përqind.

Kjo zbritje vazhdon.

Çfarë akti monstruoz ka bërë Edi Rama me Institutin e tij të Statistikave për të fshehur këtë dramë të madhe të ekonomisë shqiptare, të shkaktuar nga narkoeuro.

Nuk duhet të harrojmë një gjë, eksporti është baras prodhim, baras punësim më shumë se çdo sektor tjetër.

Falimentimi i qindra dhe mijëra sipërmarrjeve të eksportit do të thotë humbja e dhjetëra mijëra vendeve të punës.

Unë u them ju, se vite më parë, vetëm në industrinë e këpucëve ka pasur nga 80-100 mijë punëtorë. Natyrisht evoluon eksporti.

Pra, kjo rënie dramatike ka sjellë shpunësimin dramatik të shqiptarëve dhe largimin nga Shqipëria.

Tani, 2-3 javët e fundit, ekspertë lakej të qeverisë kanë filluar të flasin për rritje të eksporteve. Rritje të ndjeshme të eksporteve, në një kohë kur edhe këtë vit, eksportet kanë rënie 7 përqind.

Çfarë është rritja e eksporteve sipas Edi Ramës dhe INSTAT-it të tij?

Askush nuk mund ta besojë këtë mashtrim të paskrupullt. Ata quajnë eksporte mallrat transit që nga Durrësi kalojnë në Kosovë, që janë importe të mirëfillta të Kosovës.

Pra, importet e Kosovës, naftë në radhë të parë, por edhe importe të tjera, të cilat shkarkohen

në Durrës për t’u transportuar me korridorin rrugor drejt Kosovës, Edi Rama dhe instituti i tij i turpshëm, i shpall ri-eksporte.

Në botë, kjo është e para herë që dëgjohet.

Domethënë rritet importet në Kosovë, ato shndërrohen në eksporte për Shqipëri.

Nuk ka mashtrim më banal, më primitiv.

Shkarkon Kosova naftë në Durrës me cisterna për ta transportuar me autobote në Kosovë, ky quhet eksport i Shqipërisë në Kosovë. Ky transit.

Identike me skemën e turistëve të Rinasit. Vijnë nga rajoni për të marrë linjat e lira, Easyjet apo Ryanair, dhe këta Edi Rama i regjistron turistë, paçka se ata maksimumi mund të pinë një kafe diku në aeroport apo jashtë tij dhe as nuk flenë dhe as shpenzojnë asgjë, thjesht shkojnë në destinacionet që u garantojnë linjat e lira ajrore.

Shikoni me çfarë zyrtarësh kemi të bëjmë, të shpëlarë nga çdo karakter, qoftë profesional, intelektual, zyrtar, se si mashtrojnë popullin e vet.

Se si mashtrojnë botën.

Mos harroni se statistikat e INSTAT-it janë statistika që në mirëbesim citohen nga EUROSTAT-i.

Me këtë akt, Edi Rama kërkon të mbulojë me çdo kusht instalimin e narkoekonomisë në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Narkoekonomia në Shqipëri është zhvillimi më dramatik i narkoshtetit.

Është pikërisht narkoekonomia, ajo që ka sjellë rënie progresive të pandalshme në 3 vitet e

fundit të prodhimit të përgjithshëm industrial, të prodhimit të përgjithshëm bujqësor dhe në veçanti të eksporteve të vendit.

Ekonomia shqiptare bazohet kryekëput në narkondërtimin, i cili është tre herë më i lartë në tregues se sa mesatarja e ndërtimit në BE dhe është me distancë më i larti në Europë.

Pra, të mashtrosh me eksportet, të cilat po t’u zbresësh importet e Kosovës, që Edi Rama me ministrin e tij të financave dhe institutin e tyre, i llogarisin si ri-eksporte të Shqipërisë…

Ri-eksporti është kategori krejt tjetër. Ai është transit. Shkarkohet në Porto Romano nafta dhe nga cisternat e Porto Romanos kalon me autobote në Prishtinë.

Ky është një akt i paprecedent.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET

Ermal Rizaj, SYRI TV: Duke qenë se në shtator pritet të ketë diskutime sa i takon numrit të turistëve në Shqipëri, ju keni mbledhur të dhëna se sa turistë ka pasur deri më tani Shqipëria, përsa kohë ju denonconi dhe INSTAT-in se manipulon shifrat.

Sali Berisha:  Nuk nxjerrim ne shifrat, por ne kemi denoncuar siç ju kujtohet vjet, me forcën më të madhe rënien dramatike të turizmit dhe kemi vazhduar të denoncojmë. Këtë vit ka qenë dhe më e madhe.

Problemi është këtu. Konfuzioni në shifra, vjen nga konfondimi në Shqipëri i pasagjerit me turistin. Në përcaktimin e Organizatës Botërore të Turizmit, edhe vizitori duhet të dallohet nga turisti.

Dhe pasagjeri nuk mund të llogaritet në turizëm. Pasagjeri që kalon transit nuk është as vizitor, as turist. Këta marrin shifrat e aeroportit të Rinasit dhe i servirin si turizëm.

Por ky vit ka qenë katastrofë në radhë të parë për jugun e Shqipërisë. Siç është dëshmuar me mijëra, mijëra shtretër hotelesh dhe shtëpish, bosh. Ky vit ka qenë i dobët dhe për Durrësin, zonën nga Durrësi gjer në Spille, e cila ç’është e vërteta me Golem, Qerretin, Karpenin e këto është përgjegjës për 70% të shtretërve të turizmit në Shqipëri.

Dhe ka qenë në nivel qartësisht të ulët.

Turizmi filloi mirë në vendet turistike të veriut, ku zakonisht 80-90% e tyre janë të huaj, por aty Edi Rama me një akt barbarie të vërtetë, ndërhyri dhe rrafshoi 100 ndërtime që të gjitha në tokën e të zotëve dhe të gjitha në zonën e lejuar urbane të ndërtimeve.

I dha një goditje. Me mijëra turistë, pasi panë pamjet anuluan porositë që kishin bërë në Theth dhe në zona të tjerë të veriut.

Këta do përpiqen, thashë siç përdorën naftën e Kosovës për eksport, se në Porto Romano shkarkohet anija, është port energjetik, me destinacion Kosovën, mundet dhe Serbinë Jugore, nuk mund të them. Por po kështu do ta mbushin numrin me pasagjerët e Rinasit.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale