Berisha: Edi Rama dhe Erion Veliaj bashkëhajdutë! Përgjigjen e merituar do ta marrin nga shqiptarët

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR NË ‘RRUGËN E SHPRESËS’

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme në ditën e 96 të në tubimit qytetar, ka komentuar deklaratën e Erion Veliajt që mundohej të justifikonte veten dhe drejtorët e tij të përfshirë në vjedhjen me kompaninë ‘5D’.

Në fjalën e mbajtur Berisha tha se, Veliaj doli parapopullit me një pafytyrësi ekstreme dhe filloi të bëjë avokatinë e drejtorëve të tij hajdutë.

Kryedemokrati, Sali Berisha u shpreh në tubimin qytetar se, Edi Rama iu përgjigj kërcënimeve të Erion Veliajt me një ‘peqe-lepe bashkëhajduti im’.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë tubimit qytetar në ‘Rrugën e Shpresës’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, Erion Veliaj e palosi Ramën për 35 minuta.

Berisha iu drejtua qytetarëve duke thënë se, këto zhvillime ditën e sotme tregojnë dhe njëherë se vetëm zemërimi juaj, se vetëm protesta juaj, se vetëm beteja juaj dhe mosbindja juaj civile është shpëtimi i Shqipërisë.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionarëve të vërtetë të dinjitetit njerëzor, shpresës, besimit.

Luftëtarë të pamposhtur kundër një regjimi të bazuar në aleancën e krimit, vjedhjen e qytetarëve, drogën dhe organizatat kriminale.

Të dashur miq!

Çdo ditë që kalon dëshmon se ju jeni shpresa e fundit e këtij vendi. Se vetëm beteja pa kthim, se vetëm mosbindja civile do mund të shpëtojnë Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Të dashur miq!

Dy ditë më parë, ju nisët një betejë tek Bashkia e Tiranës, e iniciuar nga Aleanca për Teatrin. Me këtë betejë ju sensibilizuat shqiptarët për modelin më të pashembullt të vjedhjeve që ka instaluar në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Të vjedhjes jo më me përqindje, por të vjedhjes 100 përqind të fondeve të prokurimeve publike. Të vjedhjes së këtyre fondeve nga drejtorët hajdutë dhe kryehajduti i tyre, Erion Veliaj. Ky akt është i paregjistruar përveçse në rastin e zhdukjes të 130 milionë eurove po në Bashkinë e Tiranës, po në djegësin e Tiranës, pa u investuar asnjë qindarkë.

Miqtë e mi!

Ju jeni shpresa e fundit e këtij vendi dhe e këtij kombi. Zhvillimet e këtyre dy ditëve dëshmojnë se sa e fuqishme, sa e pazgjidhshme është aleanca e krimit e këtyre pushtetarëve. Dhe se ajo ka vetëm një zgjidhje: betejën tuaj, fitoren tonë!

Sot ju keni dëgjuar aq sa nuk keni dëgjuar ndonjëherë në 32 vite në një ditë. Sot, kryebastardi dhe kryehajduti i Tiranës u tha qytetarëve se pronarët, punonjësit, drejtorët e tij të bashkisë, të cilët me kompaninë 5D, vodhën 100 përqind të prokurimeve, janë heronjtë e zinj të qytetit.

Po ai doli para jush në një pafytyrësi ekstreme dhe filloi të bëjë avokatinë e tyre. T’i paraqesë ata si heronjtë e kryeqytetit, transformatorët e mëdhenj. Individë pa moral, që nuk kanë sjellë asgjë tjetër përveçse vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Miqtë e mi!

Ana tjetër e asaj që dëgjuat ju, ishte edhe më e veçantë, më e padëgjuar ndonjëherë, më e pabesueshme.

Njëlloj si në kodet e mafies, Erion Veliaj i dërgoi Edi Ramës mesazhet se ti je ai që zëvendëskryeministri yt ka bërë të pabërat dhe është arratisur.

Dhe guxo po deshe të matemi publikisht se i gatshëm jam. Guxo po deshe të matemi. Ajo që ndodhi, asnjë nga ju nuk mund ta imagjinonte, por miq, në mënyrë të përsëritur nga kjo dritare u kam thënë se Edi Rama është kalbësirë, kalbësirë, kalbësirë! Dhe ju e patë se si, brenda një kohe rekord, për të mos u besuar syve, Edi Rama kërcënimeve të Erion Veliajt, iu përgjigj me peqe-lepe bashkëhajduti im.

E paimagjinueshme!

Ai deklaroi se jam 100 përqind me çdo fjalë dhe presje dakord me Erion Veliajn.

A ka shëmti më të madhe, a ka kapitullim më të madh, a ka dëshmi më flagrante se Erion Veliaj dhe Edi Rama janë hajdutë të pandarë dhe se ju jeni shpresa e fundit e shqiptarëve?

Miqtë e mi!

Në qoftë se ju, në qoftë se Tirana, shqiptarët, nuk u japin përgjigjen e merituar, këto kalbësira do kundërmojnë për vite e vite mbi qytetin dhe Shqipërinë.

Të dashur miq!

Jam dakord tha Edi Rama me fjalë dhe presje sepse Erion Veliaj e di se ku janë 130 milionë të fshehura të sipërmarrjes Rama-Veliaj.

Sepse Erion Veliaj e di se si Edi Rama firmosi për 8 pikë për sipërmarrjen që nuk ekzistonte. Sepse Erion Veliaj e di se pse Edi Rama ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve dhe kaloi në djegien e mbetjeve.

Pra, të dashur miq ju patë një pengmarrje absolute, reciproke.

A e kuptoni pra se sa i fortë është Edi Rama kur për 35 minuta paloset nga Erion Veliaj? Ç’na mbetet ne? Çfarë dinte tjetër nga kodi i mafies?

Erion dhe Ramë, Edvin jeni një. Dumanët le të merren me drejtorët dhe kundërshtarët tanë, me ne nuk guxojnë kurrë. Se ne u bëjmë atyre këtë dhe atë.

Të dashur miq!

Këto zhvillime të sotme tregojnë dhe njëherë se vetëm zemërimi juaj, se vetëm protesta juaj, se vetëm beteja juaj, mosbindja juaj civile është shpëtimi i Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale