KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT
- EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët të mbajtur në selinë blu, ka denoncuar një tjetër skemë se si janë blerë votat për farsën elektorale të 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se, Edi Rama, i cili është edhe njeriu që shkatërroi bujqësinë dhe fermerin, në vitin elektoral përdori 250 mln euro fonde, për të blerë votat e fermerëve dhe të bizneseve.
‘Njeriu që shkatërroi bujqësinë shqiptare, njeriu që shkatërroi blegtorinë në kuptimin pothuaj të përgjysmimit të krerëve, dhe si shkak rënia dramatike e prodhimit të qumështit dhe prodhimeve të tjera blegtorale bujqësore, u kujtua në vitin elektoral të shpërndajë 200 milionë euro garanci 70 përqind të kredive të buta për fermerët. Natyrisht jo për fermerin e vërtetë, por për fermerët e qeverisë, për fermerët e lidhur me qeverinë dhe kundrejt shpërblimeve të mëdha në vota’, deklaroi kreu i PD-së në konferencë.
Kryedemokrati Sali Berisha, akuzoi sërish Edi Ramën për blerje votash përmes një skeme tjetër korruptive: programit kombëtar të subvencioneve në bujqësi. Berisha shprehet se, 44 milionë euro u shpërndanë gjatë periudhës zgjedhore, në shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor, me qëllim ndikimin e votës në zonat rurale. Ai e cilësoi këtë si “një nga krimet më të rënda elektorale në historinë e vendit”.
‘Si u blenë votat me skemat në bujqësi? 1. Garancia sovrane për kreditë për SME në bujqësi. 2. Programi kombëtar për subvencionin në bujqësi. Edi Rama në skemën e parë premtoi 70 përqind garanci sovrane për kredi të buta në bujqësi për SME-të. Fondi 250 milionë euro nga 32 milionë euro që kanë marrë fermerët çdo vit. Skema është shpallur me datën 10 shkurt 2025’, nënvizoi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës.
Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi SPAK-un për mbrojtje politike të aferës me fondet IPARD, të cilat, sipas tij, janë grabitur përpara zgjedhjeve dhe më pas hetimi është bllokuar. Ai theksoi se, Skapi i partisë ka bllokuar hetimin dhe se, ‘duart e zeza të Edi Ramës janë shtrirë edhe mbi fondet europiane’, ndërsa ish-ministrja Frida Krifca, e përmendur në skandal, është sot këshilltare e ngushtë e kryeministrit.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi gjatë konferencës se, shpërndarja e subvencioneve dhe garancive sovrane gjatë fushatës zgjedhore përbën një shkelje të rëndë ligjore. Përfituesit e këtyre fondeve janë vendosur përballë presionit për të siguruar qindra vota në këmbim të mbështetjes financiare, duke e cilësuar këtë si një formë të mirëfilltë blerjeje votash’, theksoi kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës së mbajtur për mediat.

- FJALA E PLOTE
Farsa elektorale 11 maj 2025 është farsa më e shëmtuar që nga koha e zgjedhjeve moniste në diktaturën e Enver Hoxhës.
Për të siguruar mandatin e katërt, Edi Rama përdori të gjitha llojet e krimeve elektorale të padëgjuara më parë.
Ai për herë të parë, njeriu që shkatërroi bujqësinë shqiptare, njeriu që shkatërroi blegtorinë në kuptimin pothuaj të përgjysmimit të krerëve, dhe si shkak rënia dramatike e prodhimit të qumështit dhe prodhimeve të tjera blegtorale bujqësore, u kujtua në vitin elektoral të shpërndajë 200 milionë euro garanci 70 përqind të kredive të buta për fermerët.
Natyrisht jo për fermerin e vërtetë, por për fermerët e qeverisë, për fermerët e lidhur me qeverinë dhe kundrejt shpërblimeve të mëdha në vota.
Vazhdojmë.
Si u blenë votat me skemat në bujqësi?
1. Garancia sovrane për kreditë për SME në bujqësi.
2. Programi kombëtar për subvencionin në bujqësi.
Edi Rama në skemën e parë premtoi 70 përqind garanci sovrane për kredi të buta në bujqësi për SME-të.
Fondi 250 milionë euro nga 32 milionë euro që kanë marrë fermerët çdo vit.
Skema është shpallur me datën 10 shkurt 2025.
Kodi zgjedhor, neni 91/4 dhe vendimi numër 9, viti 2020 i KQZ ndalon çdo lloj transaksioni dhe ndikimi në procesin zgjedhor.
Kurse kjo skemë u aplikua gjatë fushatës zgjedhore nga ministrat Denaj, Ibrahimaj, Lubi Balluku, Mazniku dhe shumë të tjerë.
Më 10 shkurt 2025, Edi Rama njofton se garancia sovrane do mbulojë 70 përqind të principalit të kredisë. Faktikisht pra është një blerje masive votash.
Pjesëmarrësit në atë takim ishin Anila Denaj, guvernatori i bankës, Delina Ibrahimaj dhe drejtoresha e AZHBR.
Takimi me Këshillin e Agrobiznesit, përsëri me të njëjtit persona.
Me 7 mars, takim me Bashkimin e Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, përsëri të njëjtit persona.
Me 10 mars, takim me Bashkimin e Prodhuesve, pjesëmarrës të njëjtit persona.
Me 11 mars, vazhdon pra fushata e paraqitjes në kundërshtim me ligjin të shpërndarjes së garancisë sovrane për kredi.
Me 13 mars, kjo tryezë spostohet në Malësinë e Madhe.
Me 18 mars, takim me të rinjtë e punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet e varësisë, Bora Muzhaqi dhe Anila Denaj.
Me 20 mars, takim në AZHBR.
Në prill, takim në Cërrik me letrat e indulgjencës për të blerë vota.
Vazhdon në mars, takim në Kurbin. Anila Denaj, garancinë sovrane e shndërron në flamurin e fushatës së saj elektorale.
Tani del edhe Paketa e Maleve.
Në Vishaj, në Zall Herr vazhdon fushata me 200 milionë garancinë sovrane.
Vazhdon fushata në Ibën e Poshtme, në Çekrezë, në Pukë, Pinar.
Me projektet qeveritare në bujqësi bëhet fushatë.
Vazhdon në Goriçan në Berat.
Pra, siç e shihni, me skemën e garancisë sovrane, në kundërshtim flagrante me ligjin, me kodin, Edi Rama dhe ministrat e tij qarkuan Shqipërinë për të blerë vota.
Skema e dytë është programi kombëtar i subvencioneve në bujqësi.
Totali i parashikuar në buxhet është 44 milionë euro.
VKM u miratua me datën 3 mars, periudha e aplikimeve 14 prill-30 maj.
VKM 150, 6.3.2025.
Pikërisht afati është e gjithë koha zgjedhore, para ose pas zgjedhjeve. O votat, o këto nuk i merr.
Vazhdojmë. Kjo është baza ligjore e këtij krimi të shëmtuar.
AZHBR vazhdon fushatën me paratë e taksapaguesve.
Vazhdoni. Në 24 orë janë 7200 aplikime, imagjinoni ju.
53 mijë fermerë kanë kërkuar në total subvencionin e naftës dhe kjo u përdor gjerësisht për të ndikuar në vota në zonat rurale.
Në total 16.294 kanë aplikuar për grantet e projektit të dytë.
Premtime dhe mashtrime.
Numri total i aplikimeve, 70 mijë.
Numri i aplikantëve të kualifikuar, 16.295.
Numri i aplikantëve që presin konfirmimin e patronazhistëve, 53.706.
Nuk ka akte më kriminale se këto ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.
Këto janë listat e publikuara të pjesshme të aplikantëve.
Këto vazhdojnë.
Lubi Balluku vazhdon…
Anila Denaj, kjo është në krye të krimi elektoral me 200 milionë euro bashkë me Edi Ramën.
Mirela Kumbaro. Urdhëroni se çfarë bëjnë me grantet.
Pra, siç e shihni janë shkelur të gjitha kodet dhe udhëzimet për zgjedhjet.
Neni 91 i kodit zgjedhor, kodi i praktikës së mirë të Venecias, udhëzimet e OSBE/ODIHR.
Edi Rama nuk ka ligj, nuk ka moral, nuk ka Kushtetutë, nuk njeh asgjë përveç karriges së tij.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:
Ermal Rizaj, SYRI TV: Nga ndryshon ky denoncim dhe përfitimi i aplikantëve nga përfitimi i fondeve të IPARD-it, dhe për këtë çështje drejtësia ende nuk ka folur.
Sali Berisha: Fondet e IPARD u grabitën para fushatës elektorale, siç e dini ju. Dhe fondet e IPARD i bllokoi krejtësisht Komisioni Europian. Ajo çështje është, gjoja në hetim, por ajo është një çështje jashtëzakonisht e rëndë, e cila është akuzuar nga Skapi i partisë dhe siç e dini ju, Krifca e famshme është këshilltarja më e afërt e Edi Ramës, mbasi duket se edhe duart e tij të zeza, janë shtrirë mbi fondet e qytetarëve europianë, kurse këto janë të gjitha fonde të buxhetit të shtetit.
Ermal Rizaj, SYRI TV: Keni bërë ju një analizë sa i takon këtij denoncimi, në cilat zona ka ndikuar aplikimi, dhe ku ka qenë përfitimi më i madh nga ana e mazhorancës përsa i takon marrjes së votave. Pra në cilat zona të Shqipërisë është i fokusuar ky denoncim i juaj.
Sali Berisha: Pyetja është e drejtë, por ligji elektoral e konsideron krim këtë aktivitet në periudhë elektorale. Krim të mirëfilltë. Nuk mund të shpërndash asnjë subvencion, nuk mund të japësh asnjë favor në periudhë elektorale.
Kështu që 200 mln euro për garanci sovrane dhe 44 milionë euro për projekte si grante për fermerët, të dhëna në periudhë elektorale, kanë një peshë të jashtëzakonshme në mbledhjen e votave nga fermerët.
Ju i patë, shiko çfarë kanë bërë. Kanë dhënë vetëm 16 mijë, kanë lënë 70 mijë të tjera në pritje, jep apo nuk jep votën. Për ta marrë apo për të mos e marrë.
Po kështu edhe garancinë sovrane. Por ata që marrin garancinë sovrane, ata janë me biznes dhe ata sipas sasisë së kredisë që marrin me 70% të principalit të garantuar, ata janë të detyruar të mbledhin qindra e qindra vota. Kështu është arsyetimi.
Ermal Rizaj, SYRI TV: Në rastin e fondeve të IPARD është denoncuar se, kanë përfituar njerëz të lidhur me pushtetin, edhe biznesmenë. Në këtë rast kanë qenë qytetarë, fermerë, apo ka pasur dhe raste ku kanë përfituar dhe njerëz apo biznesmen të lidhur me qeverinë.
Sali Berisha: E ke pyetje shumë të drejtë … Kjo do të analizohet. Kjo është një analizë e dytë që do i bëhet. Nuk mund të themi konkretisht tani. Ne marrim momentin që janë dhënë, por kjo meriton një analizë të veçantë, njëlloj si IPARD. Plotësisht dakord.


