FJALA PËRMBYLLËSE E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË ASAMBLENË E TË ZGJEDHURVE VENDORË
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha u bëri thirrje drejtuesve vendorë se realiteti sot e thërret opozitën të ngrihet në protesta të fuqishme për të rrëzuar një rreth vicioz në të cilin gjendet Shqipëria ku vota shndërrohet në krim dhe krimi shndërrohet në votë.
Berisha u kërkoi të zgjedhurve të PD që të shkojnë atje ku janë qytetarët dhe të behen avoketërit më të mirë të interesave të tyre në mënyrë që në zgjedhjet e vitit 2025 të shkohet me një program gjithëpërfshirës.
Kryetari i PD deklaroi se shoqata e të zjedhurve vendorë ka një detyrë shumë të rëndësishme në planin ndërkombëtar për të paraqitur realitetin politik në vend ashtu sikurse ai është.
Berisha ka denocuar aferat korruptive të Veliajt duke deklaruar se atë nuk ka asnjë qytetar që ta votojë dhe se ai ka vota të blera me para korrupsioni. Duke u ndalur tek Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Berisha u shpreh se asaj po i largohen drejtorët sepse janë për tu arrestuar të gjithë derisa ti vijë rradha edhe vetë Sakos.
Kryetari i PD përsëriti se Rama sot qëndron në pushtet vetëm se opozita akoma nuk është ngritur fuqishëm kundër tij.
Berisha shprehu bindjen se beteja e popullit opozitar do të vazhdojë dhe se do të ecin drejt një fitoreje të sigurtë në vitin 2025. Ai u shpreh se Rama nuk largohet me votë pasi nuk e lejon votën e lirë për shkak se ka frikë nga krimet që ka kryer.
FJALA PËRMBYLLËSE
Fjalën time unë e mbajta, por përshëndes shoqatën, drejtuesit e shoqatës. Ju uroj suksese.
Theksoj edhe njëherë se në përmbushjen e misionit tuaj qendron edhe një nga shtyllat kryesore të suksesit tonë të ardhshëm. Ne vërtetë jemi në një situatë ku në mënyrën më të rëndë për një shoqëri: krimi shndërrohet në votë dhe vota shndërrohet në krim.
Por ne nuk mund të dorëzohemi kurrë. Ne jemi të detyruar të ngrihemi kundër këtij rrethi vicioz, kundër këtij pushteti. Ne jemi të detyruar të zhvillojmë një luftë shumëplanëshe, një përpjekje shumëplanëshe në mënyrë që t’ju rikthejmë votën e lirë shqiptarëve, që shqiptarët të votojnë njëlloj si popujt e tjerë fqinj.
Dy vite janë nga dita e zgjedhjeve të përgjithshme. Në këto dy vite ne duhet të luftojmë me të gjitha rrafshet. Pushteti që ju keni është shumë i çmuar për qytetarët, është shumë i çmuar për PD, për opozitën.
Edhe njëherë, mos harroni se sot qytetarët shqiptarë kanë një qeveri vendore vetëm në zyrat e bashkisë dhe në ekranet televizive. Detyra juaj është të shkoni kudo që janë qytetarët. Detyra juaj është të bëheni avoketër të interesave të tyre, të denonconi braktisjen e tyre, të ngjallni shpresën tek ata. Detyra juaj është të punoni me përkushtim për programin më të mirë të bashkisë suaj, të qarkut tuaj.
Zgjedhjet po vijnë, dy vite. PD do paraqitet në këto zgjedhje me programin e saj më të mirë. Por ky program do jetë më i mirë atëherë kur të shprehë interesat reale, kërkesat dhe nevojat reale të zgjedhësve shqiptarë aty ku jetojnë.
Më mirë se ju, askush nuk mund t’i përcaktojë ato. Askush nuk mund t’i studiojë, t’i evidentojë ato. Prandaj duhet të jetë ky një dimension shumë i rëndësishëm i punës suaj.
Shoqata ka një detyrë të rëndësishme ndërkombëtare. Paraqitjen ashtu siç është, kudo, të pushtetit të dalë nga rrethi vicioz krimi shndërrohet në votë, vota shndërrohet në krim.
Në të gjithë botën, në të gjitha shoqatat, ne duhet të jemi të vendosur në misionin tonë, të bëjmë transparencë të plotë të kësaj qeverisje, e cila me aktet e saj, del jashtë çdo lloj imagjinate.
Ka një kryetar bashkie në Europë apo botë, që të mashtrojë qytetarët se ka mbjellë 1 milionë pemë? A ka një kryetar bashkie që të asgjesojë parlamentin, këshillin bashkiak dhe të firmosë për t’i akorduar 90 milionë euro, sipërmarrjes së tij de facto, kurse në letra, Zoto-Mërtiri. A ka një kryetar bashkie që ndërton shkolla me një çmim 8 deri në 10 herë mbi standardin evropian të ndërtimit të një shkolle? Prandaj dhe ai mburret me gjuhë ordineri se ka 60 mijë vota.
I ka të gjitha falsifikime. Ai nuk fiton kurrë. Nuk ka qytetar të vërtetë që voton një njeri si ky.
Unë po marr këtë, por Sako është po kaq mëkatare pothuaj. Sakos po i largohen drejtorët se do i arrestohen drejtorët njri pas tjetrit, derisa të shkojë bashkë me ta.
Pra, duhet që të gjitha shoqatave t’iu bëjmë të qartë se cfarë përfaqëson pushteti i dalë nga ekuacioni, nga rrethi vicioz, krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.
Dhe ju garantoj ju, se sado i fortë të duket sot, aq i kalbur është në realitet. Regjime si regjimi i Edi Ramës, kanë qendruar në pushtet vetëm kur qytetarët nuk janë ngritur kundër tyre. Edhe sot Edi Rama qendron në pushtet, vetëm pse opozita nuk është ngritur fuqishëm dhe në mënyrë përfundimtare kundër tij.
Ai sot kontrollon çdo gjë, kontrollon çdo pushtet, kontrollon mediat në tërësi, kontrollon parlamentin, ka siguruar edhe një peng-opozitë aty. Por nuk kontrollon dot idealet e qytetarëve, nuk kontrollon dot guximin e qytetarëve, nuk kontrollon dot zemërimin e qytetarëve.
Ndaj dhe ne duhet të bëhemi zëdhënës të tyre. Të bëhemi zëdhënës të tyre, në këtë betejë, idealistët do të fitojnë. Kur them idealistët unë më parë theksova që, bashkëpunimi ligjor i qeverisjes vendore dhe i demokratëve është i domosdoshëm edhe në kuadrin që ne jemi parti e shtetit ligjor. Ndaj edhe për interesat e zgjedhësve, ne sigurisht do bashkëpunojmë por në mënyrën më transparente. Do e denoncojmë racizmin e kësaj qeverie dhe diskriminimin që iu bën zonave të tëra. Do nxisim protestën.
A e dini ju që për të arhdur nga Shkodra në Tiranë gjatë kësaj verë ka patur rastë që duheshin 5 orë për 8 km rrugë që janë Fushë-Krujë- Thumanë.
Sot rruga e dytë më e rëndësishme në fluksin e saj është rruga Shkodër-Lezhë. Ka mbetur si këtu e 30 vite më parë, dhe kryetarin e Bashkisë Shkodër e instalon klani mafioz, Bajri me Gjokën dhe qeverinë. Qytëtarët nuk kanë interesa. Pra, kjo është situata.
Kam shumë besim te ju, kam besim te ata që kandiduan dhe që bënë fushatë qytetare, paraqitën programet më të mira. Do vazhdojmë betejën, do mbrojmë interesin e qytetarëve dhe të ecim të sigurt drejt një fitoreje të merituar në zgjedhjet e vitit 2025.
Le të jetë ky objektiv ai që duhet të na frymëzojë ne, në të gjithë përpjekjen tonë për të larguar nga pushteti dhe hapur rrugën zgjedhjeve të lira, armikun më të egër të votës së lirë nga koha e Enver Hoxhës, Edi Rama.
Edi Rama nuk ikën me votë, nuk e lëshon me votë. Ai ka frikë e tmerr nga krimet kryer, nga vjedhjet që ka bërë. Ai është i lidhur me të gjithë qënien e tij.
Pëllumb Gjokën e kishte investitor strategjik, prisni-prisni kur të studioni investitorët e tjerë strategjikë, çfarë do të gjeni ju, çfarë do të gjejnë shqiptarët. Ai është koka e tyre në Shqipëri.
Ndaj edhe kujt i takon detyra? Qytetarëve idealistë, atyre që nuk u dorëzuan, atyre që nuk u shitën, nuk bënë pazare, por qëndruan.
Dhe një gjë do ta them këtu për ta mbyllur.
Çdo zyrtar i PD nuk duhet të harrojë vuajtjen, sakrificën, dhimbjet e anëtarëve dhe mbështetësve tanë në këto 10 vite.
Ata u bënë copa, ata u pushuan nga puna, ata humbën gjysmën e familjes në emigracion apo më shumë, atyre iu shkatërruan edhe ato biznese të vogla vetëm e vetëm pse nuk pranuan të bëjnë pazare, vetëm e vetëm pse nuk pranuan të dorëzohen.
Pra, kjo vuajtje, kjo sakrificë, kjo dhimbje e këtyre njerëzve të thjeshtë, duhet të na bëjë ne shumë herë më të motivuar për të përmbushur detyrimet ndaj tyre dhe ndaj vendit.
Ju uroj edhe njëherë suksese. Faleminderit shumë!