Berisha: Djegësi i Tiranës, me përllogaritje shkon 1 miliardë euro. Nuk mund të pranojmë që SPAK të thotë se Erion Veliaj ishte klient, kur ka firmat aty

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se krimi nuk ka pushtuar vetëm qeverinë dhe parlamentin, por edhe një pjesë të medias. Teksa renditi disa raste, kryetari i PD-së Sali Berisha tha se; ‘Gazetarë të tjerë që bëjnë gjithçka për t’u fshehur qytetarëve të vërtetën. 4 artikuj në një ditë, shkruante Ymer Çorapja për Beqajn. Se si të pafajësojë Beqajn’.

Gjatë fjalës në tryezën e debatit “Pushteti i Krimit” të organizuar nga Partia Demokratike, kryetari i PD-së, Sali Berisha foli edhe për hetimin e djegësit të Tiranës, të cilin Erion Veliaj e ka firmosur dhe aferën korruptive të koncesionit të sterilizimit të firmosur nga Ilir Beqaj, i cili deri më tani është i lirë.

FJALA E PLOTË

Së pari dua ta garantoj Anduenën se për mua, në betejë më krimin, në betejën kundër korrupsionit, gazetarët dhe guximi i tyre janë të një rëndësie jetike, dhe unë kam vlerësimin më të madh. Një gazetar, një nënë si ti me fëmijë që përballesh çdo ditë me problemet e krimit të organizuar dhe përpiqesh t’ia paraqesësh publikut të vërtetat e tmerrshme të tij  që nuk ke asnjë lloj mbrojtje, nuk ke imunitet parlamentar, nuk as imunitet politik sepse nuk i përket ndonjë force politike.

E them këtu që ju meritoni vlerësimin më të madh. Ti shoqet tuaja, shokët e tuaj të cilët në këtë gjithëfuqitë e krimit sepse krimi është i gjithëfuqishëm, këtu të jemi realist, ju prap guxoni dhe ngrini zërin denonconi, kërcënoheni, kështu që vlerësimi për këtë punë është shumë i madh.

Natyrisht duke shprehur këtë vlerësim jemi të vetëdijshëm që krimi ka pushtuar siç ka pushtuar parlamentin siç ka pushtuar qeverinë siç ka pushtuar institucionet edhe një pjesë të medieve, dhe kjo është jashtëzakonisht e hidhur.

Sot krimi ka të angazhuar gazetarë, të cilët bëjnë gjithçka për të deformuar të vërtetat, për të fshehur të vërtetën e krimit.

Bëhen zëdhënës të grupeve kriminale, siç faktojnë edhe transkriptet. Gazetarë të tjerë që bëjnë gjithçka për t’u fshehur qytetarëve të vërtetën. 4 artikuj në një ditë, shkruante Ymer Çorapja për Beqajn. Se si të pafajësojë Beqajn.

Mora këtë shembull, nuk është i vetëm, por mos harroni se po kjo kategori, çfarë bënë para 10 ditësh? Morën mbi supe punën e Edi Ramës. Donin të lëviznin kullën e Tiranës.

E them këtë për të thënë se çfarë shkalle e tmerrshme inkriminimi ekziston. Këta janë vrasës të fjalës së lirë. Kur përdor lirinë e fjalës, për t’i bërë avokatinë, ia bën avokate ai, ka avoketër ai. Për ti bërë një krimineli mbi të cilin rëndojnë qindra e mijëra jetë, je më i keq se ai.

Janë të gjithë këta në ombrellën e pushtetit. Këta janë pakicë, edhe pse kanë shumë mjete, por si individë janë pak.

Për fat të mirë, gazetarët bëjnë një punë të jashtëzakonshme qoftë në denoncimin e krimit, qoftë në denoncimin e korrupsionit, dhe e bëjnë këtë pa një mburojë.

Lidhur me SPAK, dua të them dy fjalë. Nuk mund të kem kurrë tjetër veç se vlerësim të pakufishëm për të gjithë ata që përpiqen të zbatojnë ligjin. Dhe nuk kam dyshim që ai organ ka prokurorë, hetues të ndershëm mes tyre. Por ama, nuk mund të pranoj kurrë që në çështjet madhore, ai organ heton me kontrata të falsifikuara. Nuk mund të pranojë kurrë që ai organ djegësin e Fierit e heton me një kontratë që ka një firmë në faqen e parë dhe një faqen e fundit dhe pa asnjë firmë në faqet e tjera.

Nuk mund të pranoj kurrë që ai organ, edhe djegësin e Tiranës e ka me atë kontratë që i është dashur. Nuk mund të pranoj kurrë që ai organ heton vjedhjen e shekullit. Miqtë e mi, djegësi i Tiranës, me përllogaritje shkon 1 miliardë euro. 450 mln janë detyrime të buxhetit, 450 të tjera janë detyrime që i ka ngarkuar vetë Erion Veliaj ndërtuesve. Nuk marrin leje nëse nuk i çojnë dherat dhe të paguajnë në fushë, 900 milionë. Plus ato që shesin shkojnë një miliardë.

Me 1 miliardë është ndërtuar Rruga e Kombit që u sjell sot shqiptarëve 400 milionë të ardhura në vit. Kurse 1 miliardë përfundojnë në xhepat e një klani mafioz. Dhe Erion Veliaj i cili ka ndryshuar strategjinë nga landfill, seleksionim etj., ka kaluar në djegës. Falsifikim më të madh se Erion Veliaj për vendimin e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut a ka. Po me çfarë pasojash, me pasoja të tmerrshme. Zotim me 90 mln euro për një kompani që nuk ekziston, një kompani që nuk ekzistonte. Firmë që zotohej se çdo muaj do të paraqiste situacionet e punimeve.

Që të gjitha këto dhe Erion Veliaj del një ditë dhe thotë, unë myshteri isha aty, klient isha aty. A e dini pse e thotë? Sepse edhe skapi është bindur të thotë se ishte klient. Nuk e thotë kot, i ndjek në çdo fjali.

Nëse ua dikton Erion Veliaj atyre, se si të formulojnë akuzën, ata  janë një pseudoinstitucion i tmerrshëm, që vetëm shesin të dhëna, që vetëm dekonspirojnë dosje, që vetëm zbatojnë urdhra politikë. Shkojnë në gjykatë me dokumente të falsifikuara dhe mashtrojnë gjykatësin.

Nuk është çështje individi këtu. Nuk e marr as Dumanin, as atë tjetrin, se pak njoh prej tyre, por unë marr fenomenin. Fenomeni është i tillë, në një kohë kur Shqipëria po shfaroset, njerëzit po largohen masivisht dhe çfarë po i largon. Krimi, korrupsioni, korrupsioni dhe krimi, asgjë tjetër.

Ky aktiviteti i ngushtë ishte, e thotë Zhan Pol Sarter, e ka për një personazh të vetin; e kishte kapur kohën për bishti. Por ai nuk thotë për gushtin. Mua, Gushti meqë ikin të gjithë, më kujton bishtin e kohës. Edhe këta zgjodhën bishtin e kohës për të bërë veprime, që të tjerët të thonë, ç’po bëjnë dhe të harrohen. Se këta po kursenin kriminelët kryesorë.

Nuk e ka akuzuar njeri në Shqipëri, më shumë se unë personalisht Arben Ahmetaj. Asnjë nuk ja kam bërë me tendencë. Por nëse akuzon Arben Ahmetaj që ka refuzuar 4 herë shkresën e Erion Veliajt dhe nuk akuzon Veliajnë për të, pastaj ti na bën ne të pranojmë të padrejtën për të drejtë. Apo të zëvendësojmë sensin e të drejtës me sentimente tona.

Unë kam kënaqësinë ta shoh të arrestuar Arben Ahmetaj se e meriton që nga çështja e Hermesit, por nuk mund të them se dua të jem i drejtë në veten time. Dhe nuk mund të pranoj kurrë që Erion Veliaj, që ka 4 firma në 4 letra dhe në të pestën këtij dhe ky akuzohet për këtë dhe ky tjetri thotë unë isha myshteri.

Nuk e di për këtë dosje, por për dosjen e parë flitej gjerësisht që pagoi 300 mijë euro dhe u mbyll dosja. Ja ku është zonja Vokshi dhe kërkoi me shkresë, deputete në atë kohë, i thanë është në prokurori kontrata origjinale.

Ne inkurajojmë çdo hetues, prokuror, por inkurajojmë zbatimin e ligjit, zbatimin e paanshëm, por jo i dirigjuar nga Edi Rama. Edi Rama këtu është koka e krimit të organizuar në Shqipëri.


Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale