Berisha denoncon skandalin: Karteli Troplini ka marrë stadiumin Niko Dovana në Durrës për të ngritur kulla si shpërblim për angazhimin kriminal në fushatë. Vendimi u firmos nga Balluku

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT- DENONCIMI I KARTELIT TROPLINI

EKSTRAKT

Kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët të mbajtur në selinë blu, ka denoncuar skandalin e radhës, këtë herë në Durrës. Kryedemokrati Berisha u shpreh se karteli Troplini ka marrë stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, ku do të ngrejë kulla si shpërblim për angazhimin në fushatën elektorale. ‘Edi Rama shpërbleu me qindra e qindra milionë euro kartelin Troplini për kontributin dhe angazhimin e tyre kriminal në fushatën elektorale të farsës zgjedhore 11 maj 2025. Kështu presidenti i klubit Teuta, që e ka mbajtur këtë klub nga viti 1999, dha dorëheqjen në mënyrë të papritur me datën 16 qershor dhe sipas burimeve të FSHF-së, të cilat nuk identifikohen dot nga terrori, aksionet e stadiumit Niko Dovana i kanë kaluar kartelit Troplini’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

Lideri i opozitës Sali Berisha, gjatë fjalës së tij, u shpreh se, vendimin për kullat tek stadiumi “Niko Dovana” në Durrës është firmosur nga Belinda Balluku. Ai deklaroi se kompania ndërtimore e lidhur me Elvis Doçin dhe kompania “Ovvital”, ku janë gjetur 3 milionë euro, nuk janë sekuestruar. Berisha akuzoi qeverinë se ka kthyer shtetin në shërbim të një karteli me ndikim të barabartë me atë të kryeministrit. Sipas tij, ndërtimet e planifikuara në këtë zonë janë pjesë e një afere të madhe korruptive të mbuluar nga agjencia e investimeve strategjike.

‘Kompania e vezëve në emër të të atit të tij, në banesën e Fatmir Troplinit, u gjetën 3 milionë euro, që thanë se vijnë nga Ovvital, quhet kjo kompania, edhe ato nuk u sekuestruan. Kompania vazhdon shet vezë. Pra, është një konglomerat në të cilin karteli ka fuqi aq sa ç’ka kryeministri i vendit, aq sa ç’kanë kreu i Skapit, aq sa ç’ka ministri i brendshëm. Një shtet i tërë është tek këmbët e kartelit. U shpërblye pra, ja ku dolën votat e deputetëve të kartelit. E Ballës dhe deputetëve të tjerë. Tani, ky është vendimi i Edi Ramës. Në mungesë dhe me dëshirë, e zëvendëson Lubi Balluku’, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat.

FJALA E PLOTE:

Edi Rama shpërbleu me qindra e qindra milionë euro kartelin Troplini për kontributin dhe angazhimin e tyre kriminal në fushatën elektorale të farsës zgjedhore 11 maj 2025.

Kështu presidenti i klubit Teuta, që e ka mbajtur këtë klub nga viti 1999, dha dorëheqjen në mënyrë të papritur me datën 16 qershor dhe sipas burimeve të FSHF-së, të cilat nuk identifikohen dot nga terrori, aksionet e stadiumit Niko Dovana i kanë kaluar kartelit Troplini.

Kaq e vërtetë është saqë sot, secili prej jush po të shkojë dhe të shohë regjistrat e shtetit, nuk gjen dot një person se kush i mori ato.

Një gjë është e sigurt që ish-presidenti Edmond Hasanbelliu dhe Edi Rama ia kaloi stadiumin dhe qindra mijëra metra katrorë rreth stadiumit korporatës famëzezë të investimeve.

Kjo korporatë që merr përsipër, ka gjetur si blerës dhe zhvillues me urdhër natyrisht të Edi Ramës, kartelin famëkeq Troplini.

Sipas burimeve që nuk duan kurrsesi të flasin publikisht nga FSHF. E kuptoni vetë ju frikën e tmerrshme.

Por, e vërteta, rrotull stadiumit janë planifikuar një seri ndërtesash, ndër të cilat kulla me lartësi 125 metra.

Përsëri po të pyesni se kush është autori, pronari, zhvilluesi, ju emër nuk do gjeni sepse po sipas burimeve të Federatës Shqiptare të Futbollit, ky emër do ishte Ergys Agasi.

Por, diskreditimi i tij kombëtar dhe ndërkombëtar, skandali dhe afera e tij me fabrikën e duhanit dhe një seri lidhjesh të tjera, detyroi që prestanome i Troplinëve të mbetet prapë sekret, pa emër.

Ngjashmëri e madhe me tjetërsimin e pronave të Niko Dovanës me stadiumin Dinamo.

Ndërkohë pronat tek stadiumi Dinamo dhe Niko Dovana kanë pronarët e tyre.

Dhe në të gjitha ligjet e vendit, ato duhet t’u rikthehen pronarëve, por janë bërë të gjitha, janë viktimë e një njeriu të pangopur, që i ka vënë vetes detyrë të tejkalojë edhe Alabarin  në pasuri dhe që quhet Edi Rama.

Tani, ju e dini se kompania e tij e ndërtimit, e Elvis Doçit, nuk është sekuestruar.

Së dyti, kompania e vezëve në emër të të atit të tij, në banesën e Fatmir Troplinit, u gjetën 3 milionë euro, që thanë se vijnë nga Ovvital, quhet kjo kompania, edhe ato nuk u sekuestruan.

Kompania vazhdon shet vezë.

Pra, është një konglomerat në të cilin karteli ka fuqi aq sa ç’ka kryeministri i vendit, aq sa ç’kanë kreu i Skapit, aq sa ç’ka ministri i brendshëm.

Një shtet i tërë është tek këmbët e kartelit.

U shpërblye pra, ja ku dolën votat e deputetëve të kartelit. E Ballës dhe deputetëve të tjerë.

Tani, ky është vendimi i Edi Ramës. Në mungesë dhe me dëshirë, e zëvendëson Lubi Balluku.

Urdhëroni.

Mjafton kjo për të kuptuar që kjo është një nga aferat më korruptive që mund të ekzistojë.

Urdhëroni, mos firmos se firmos unë për ty.

Vazhdojmë. Hasanbelliu një dorëheqje pas vitit 1999 gjer sot.

Vazhdojmë. Shikoni ky është stadiumi, këto janë ndërtimet, qindra mijëra metër katrorë ndërtime në prona private nga agjencia e investimeve strategjike, agjencia e grabitjeve strategjike.

Ky është projekti.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale