Berisha: Caktimi i bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës, atentat vdekjeprurës për pluralizmin parlamentar 

Pas përfundimit të seancës parlamentare, dhe shtyrjes së votimit për Komisionin e Reformës Zgjedhore, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se po i bën një atentat vdekjeprurës pluralizmit parlamentar.

Deklarata për mediat

Ky përbën një atentat vdekjeprurës për pluralizmin parlamentar.

Deputetë e opozitës bën të pamundur për të bllokuar këtë votim.

Pucistët shtyjnë votimin për një javë. Jemi në prag të një situate që nuk ka ekzistuar kurrë në këtë parlament.

Nuk kam ndonjë besim se Edi Rama do të tërhiqet.

Nuk ka ligësi dhe krim politik të cilin ai nuk është i aftë ta kryejë, por edhe ne do të përgatitemi me të gjitha mundësitë tona për të mbrojtur pluralizmin parlamentar si kushti i të gjitha kushtet për funksionimin e parlamentit.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale