FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR TE ‘RRUGA E SHPRESËS’
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha duke komentuar protestën e sotme para Bashkisë Tiranë për largimin e Erion Veliajt, deklaroi se, nuk ka Duman e as Zaman që e mbron Erion Veliajn nga verdikti i popullit.
Lideri demokrat, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur në ditn e 116 të tubimit qytetar poshtë banesës së tij, paralajmëroi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se në protestën e radhës, ditën e martë do firmoset fundi i tij. Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’, tha se, zemërimi i demokratëve nuk njeh kufi ndaj tyre.
Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur edhe te sulmi që i bëri Edi Rama medias italiane Rai 3 pas publikimit të reportazhit i cili nxinte qeverinë socialiste dhe mbrojtjes së kryeministrit, duke u shprehur se po goditej Shqipëria. Berisha iu drejtua Ramës duke i thënë se, ç’punë ka Shqipëria me ty dhe Agaçin? Mafia nuk ka atdhe dhe moral.
Berisha i është drejtuar kryeministrit Edi Rama në lidhje me mbrojten që ai i bëri të vëllait Olsit, pas akuzave të rënda të medias italiane se është i përfshirë në trafikun e drogës, duke e cilësuar këtë si një çështje personale.
Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi ngjarjen ku burri i ministres së Ramës therri drejtorin dhe çau ferrën pasi Rama i dha pafajësinë. Berisha e cilësoi këtë si një akt i cili as në diktaturën e egër të Enver Hoxhës nuk ndodhte.
Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që ditën e martë në orën 16:00 të mblidhen të gjithë para bashkisë për të firmosur fitoren dhe për të shporrur nga pushteti hajdutët e regjimit.
FJALA E PLOTË
Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, qytetare dhe qytetarë, misionarë të vërtetë të guximit, shpresës dhe dinjitetit njerëzor.
Një përshëndetje të përzemërt ju, oratorëve tuaj në platformën e të vërtetës. Por një përshëndetje të përzemërt atyre qindra e qindra qytetarëve që ngritën sot peshë zemrat e mbarë qytetarëve të Tiranës.
Përshëndetje atyre djemve, vajzave, burrave dhe grave, të rinjtë, të moshuarve, intelektualëve, punonjësve, punëtorëve që sot çanë rrethimin dhe i treguan Erion Veliajt se je në rrethim dhe nuk shpëton kurrë.
Beteja tek bashkia ishte zgalemi i fitores tonë. Beteja e sotme i tregoi kryehajdutit të shpifur se për të në atë bashki nuk ka vend. I tregoi atij shpifaraku, hajdut i shpërfytyruar se gjyqi do i bëhet në sheshin Skënderbej. I tregoi atij se nuk ka Duman dhe Zaman në botë që mund ta shpëtojë nga verdikti i popullit, verdikti i qytetarëve.
Ndaj dhe unë shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që morën pjesë, për të gjithë ata që çanë rrethimin, për të gjithë ata që me fjalët e tyre ndezën zemrat e protestuesve, e qëndrestarëve, në betejën e sigurt drejt fitores të forcave opozitare.
Miqtë e mi!
Beteja për bashkinë është beteja për zemrën dhe mendjen e kombit, dhe trurin e kombit që është kryeqyteti. Të gjitha regjimet kanë rënë kur ka rënë bashkia dhe kryeqyteti i tyre. Bashkia e Tiranës është në prag të rënies. Erion Veliaj është i pashpresë. Do marrë me vete Edi Ramën dhe të gjithë bandën e hajdutëve të tjerë.
Të dashur miq!
Cinizmi, poshtërsia, përçmimi dhe urrejtja e këtyre hajdutëve ndaj nesh nuk ka kufi. Nuk njeh kufi. Ndaj dhe zemërimi ynë nuk duhet të njohë kufi ndaj tyre. Zemërimi ynë nuk do të njohë kufi ndaj tyre.
E marta po vjen, në 16:30, e gjithë Tirana te bashkia. E gjithë Tirana te bashkia për të pastruar atë nga Erion Veliaj, nga ky hajdut që nuk ka parë Tirana ndonjëherë.
Nga ky hajdut që ka zhdukur me Edi Ramën 130 milionë euro për djegësin e Tiranës dhe për djegësin nuk ekziston as nam dhe as nishan.
Të martën firmoset fundi i Erion Veliajt, hajdutit që futi modelin e vjedhjes 100 përqind. Monstra që vetëm në një familje vodhi 78 tendera. I pafytyri që u thotë qytetarëve se u kam gjelbëruar me 1 milion pemë, në një kohë kur ka vjedhur tarifën e blerjes së 1 milion fidanëve.
Miqtë e mi!
Edhe njëherë zemërimi në proporcion me poshtërsinë e tyre, me krimin e tyre, me vjedhjet e tyre.
Të dashur miq!
Pafytyrësia, amoraliteti i këtij grupi banditësh ka kufi vetëm qiellin.
Prej katër ditësh, Edi Rama i damkosur në mënyrë përfundimtare nga mediat italiane, bën betejën e Don Kishotit. Përpiqet dhe rreket të thotë se po mbroj Shqipërinë.
Ku ke Shqipëri ti, o tradhtar?!
Ku ke atdhe ti, o i paatdhe?!
Ku me moral ti, o i pamoral?!
Si guxon ti dhe flet për Shqipërinë kur mbron mafiozin Engjëll Agaçi që blen me 30 hektarë, korrupton McGonigalin tjetër për të mashtruar shqiptarët, për të gënjyer shqiptarët, për të mbushur Shqipërinë me drogë që të pasurohesh ti dhe fara jote e poshtër.
Ç’punë ka Shqipëria me ty dhe Agaçin o mafioz? Mafia nuk ka atdhe. Mafia nuk ka moral. Mafia nuk ka ligj!
Dhe ti po mbron Shqipërinë. Po mbron Olsi Ramën. Po ç’punë ka Olsi Rama me Shqipërinë, mafiozi trafikanti yt.
Ke një javë që sillesh nga Sokoli tek Meti, nga Meti tek Bolino për të mashtruar shqiptarët dhe derdh lot për të mbrojtur bandën tënde. Për të mbrojtur krimet! Këta poshtërojnë qytetarin, poshtërojnë shqiptarin.
A ka vend në botë që Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të gjendet me dokumente se i ka dhuruar 30 hektarë tokë një të korruptuari që të mashtrojë shqiptarët dhe të mos japë dorëheqjen?
A ka vend në botë që ky akt nuk quhet mafioz dhe që Agaçi nuk shkon në burg përveç Shqipërisë?
Askund miqtë e mi, përveçse në Shqipëri!
Ndaj dhe ka vetëm një rrugë: zemërim, zemërim, zemërim!
A ka vend në botë, pasi narkotrafikanti regjistrohet në çdo takim me trafikantët, në çdo udhëtim me trafikantët, në çdo mbledhje me trafikantët dhe policia, meqenëse ishte i vëllai i kryeministrit e regjistron në procesverbale si personi i paidentifikuar?
Kurse TIMS, që është kompjuter, e regjistron 18 herë si Olsi Droga, Olsi Droga, Olsi Droga.
Dhe tani, Edi Droga u thotë shqiptarëve, pasi shante me gjuhën e njeriut më ordiner, pasi shante si gojështhurur, nxjerr me dokumente dhe tregon se Olsi ishte personi i paidentifikuar, tani kur ia publikon media italiane, është çështje personale, thotë.
O i pafytyrë, ke familje ti, apo jo? Ke vëlla ti, apo jo? Si qenka personale që yt vëlla të kryesojë trafiqet e drogës? I ka për ty, i ka për familjen, i ka për klanin tuaj.
Kjo qenka, Shqipërinë po mbron ti? Cilën Shqipëri po mbron ti? Ti mbron veprat e zeza të vëllait tënd dhe të tuat. Ti mbron mafien që ndërtove. Ti mbron narkoshtetin që ndërtove në Shqipëri.
Të dashur miq!
Diktatura e Enver Hoxhës ishte më e egra, më barbarja, më mizorja dhe ajo çoi përpara skuadrave të pushkatimit mijëra shqiptare për arsye politike, për qëllime politike.
Por një gjë do t’u them, sigurisht po të dilje kundër, nga burgu, kampi gjer te skuadra e pushkatimit të prisnin. Por ama, një rast se burri i një ministreje rrihte një drejtor, ju garantoj ju se ministrja shkarkohej dhe i shoqi burgosej. Kjo ndodhte në diktaturë, kjo ndodh sot në Vietnam, kjo ndodh sot kudo, por jo në narkoshtetin e Edi Ramës.
Andri Ibrahimaj, burri i ish-ministres së Financave, tani ka një ministri tjetër, i del përpara drejtorit të Ministrisë së Financave, i fut thikat pasi ai refuzon të largohet nga detyra.
I kërkon të japë dorëheqjen, sepse atë vend do e merrte një mik i tij. Çan ferrën, arratiset dhe kthehet pasi ministrja Ibrahimaj me Edi Ramën, me Agaçin dhe të pafytyrë të tjerë, i jep pafajësinë. Kurse sot, imagjinojeni ju, këtë delinkuente, sot deklaronte se gabimi im është se nuk e padita drejtorin. Që burri i saj i futi thika. Me raport mjekoligjor.
Miq!
A ka nënçmim, a ka shkelmim më të madh se ky mbi qytetarët? Ndaj dhe zemërimi ynë nuk duhet të njohë kufi. Poshtërsia e tyre nuk ka kufi, dhunimi i të drejtave tona nuk ka kufi. Zemërimi ynë nuk ka kufi.
Ne do fitojmë! Ne do fitojmë! Ne do fitojmë!
Rrofshi ju, fitore!
Ditën e martën, të gjithë të pranishëm në fitore, qytetarë dhe qytetarë të Tiranës, të firmosim fitoren të martën. Asgjë në botë nuk do na ndalojë.
Të mos harrojë kush se ne kemi himnet tona dhe kur të fillojmë t’i këndojmë ato, mjerë armiqtë tanë ç’do të shohin me sy.
Rrofshi ju, rroftë fitorja!
Fitore, fitore!