FJALA E KREUT TË PD-së, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATES NË KORÇË, LEDINA ALOLLI
Të dashur, qytetare dhe qytetarë të Korçës të pranishëm në këtë sallë! Korçare dhe korçarë kudo që jeni sot, në qytete ne fshatra, në Shqipëri në emigracion një përshëndetje vëllazërore për të gjithë ju.
E dashur zonja kandidate për bashkinë Korçë, Ledina Alolli, me shpresë dhe besimplotë se do të jesh qytetarja e parë e këtij qyteti të bekuar.
Të dashur deputetë, i dashur zoti kryetar i PD-së, vëllezër e motra, zonja e zotërinj.
Është një nder i madh, kënaqësi e veçantë ju falënderoj shumë për këtë pritje të zjarrtë. Kam ardhur sot tek ju me besimin e madh, mirëkuptimin tuaj, të mbarë korçarëve se vendi, kombi po kalon në disa momente të pashembullta në 32 vite. Në kohëra të papara ndonjëherë më parë dhe se vendi sot ka nevojë më shumë se kurrë për mençurinë tonë, për vendimin tonë të mençur.
Sot ne shkojmë drejt fushatës së zgjedhjeve lokale dhe sot kam nder dhe kënaqësi të veçantë të paraqes para jush, kandidaten e PD-së për kryetare të Bashkisë Korçë, me bindjen se paraqes një zonjë të nderuar, fisnike, nënë, bashkëshorte, intelektuale që mishëron vetitë, dhuntitë më të mira të korçareve, zonjave, zonjushave, grave fisnike të këtij rrethi, qyteti.
Kam bindjen se Ledina Alolli, ka të gjithë dhembshurinë, përkushtimin, dashurinë për qytetarët e Korçës, sokaket, tregun, fermerët, për Korçën në tërësi dhe me besimin tuaj, ajo do të shkrijë të gjithë energjitë e saj për ta merituar atë besim.
Por sot, unë përsëri theksoj se këto zgjedhje në bindjen time, në ndërgjegjen time, për nga rëndësia tejkalojnë të gjitha zgjedhjet që kemi bërë deri sot, pas atyre të 22 marsit 1992.
Ajo çka unë njerëzisht do të kërkoja nga çdo qytetare dhe qytetar i Korçës, të shtrojnë pyetjen; kur ky vend ka qenë në një ritëm shpopullimi dhe shkretëtimi në histori se sa këto 8 vite. Kemi 01/3 korçarë më pak seç kishim 8 vite më parë. Në 8 vite, secili prej nesh nuk ka më në Shqipëri 1/3 e njerëzve tanë të dashur. Në 8 vite, secili prej nesh nuk ka më së paku 1/3 e të rinjve tanë, e fëmijëve tanë.
Në 8 vite ne kemi emigruar vetëm në hapësirën e BE-së, 937 mijë shqiptarë. Po të shtojmë, SHBA, Kanadanë e vende të tjera jashtë hapësirës Shengen, kjo shifër i kalon 1 mln. Kalon pra 1/3 e popullisë shqiptare. Në 8 vite fuqia konsumuese e këtij kombi është pakësuar me 1/3.
Le të mendojmë për një moment, nëqoftëse vazhdojmë me këto qëndrime të deritanishme, e kam për të gjithë shqiptarët, nuk e kam për një grup, apo grup tjetër, nuk e kam për mbështetësit e PD-së, apo të një partie tjetër por për çdo shqiptar; le të mendojmë se do të ecim në këtë mënyrë, pas 8 vitesh do të kenë ikur 2/3 dhe ne vazhdojmë në somnambulizmin tonë. Fatkeqësitë më të mëdha njerëzimit i kanë ardhur nga ecja në këtë mënyrë, nga indiferenca ndaj të keqes.
Sot mendoj unë, ky faktor duhet të zgjojë çdo shqiptar, të shkundë çdo shqiptar. Të ndryshojmë, pse do rrokullisemi ne, të pakësohemi ne në këtë mënyrë, kur u krijuan të gjitha mundësitë që ne të prosperojmë, të begatohemi që pasuritë përrallore të këtij vendi të shndërrohen në mirësi për ne.
Unë besoj se çdo shqiptar që e ndjen veten shqiptar dhe e do këtë vend; duhet të marrë një vendim, të kontribuojë për këtë ndryshim të madh në këto zgjedhje.
Por ky është vetëm njëri plan, le të marrim planin tjetër. Ç’po ndodh me shqiptarët në këto 8 vite. Shqiptarët këto 8 vite po varfërohen dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Shqiptarët në këto 8 vite, për shkak të inflacionit marrin një rrogë të paktën 30% me më pak vlerë se në vitin 2013. Në vitin 2013 ju e dini, ne dolëm në krye të rajonit për rroga e pensione dhe u them unë ju, se ajo ka qenë arritja e jetës tonë. Po të kemi parasysh, që gjithnjë më të varfrit, më të varfrit, dolëm njëherë, dolëm me rroga e pensione dhe kjo ishte një arritje historike.
![](https://pd.al/wp-content/uploads/2023/03/WhatsApp-Image-2023-03-11-at-18.59.06.jpeg)
Dolëm nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta. Në 1992 të ardhurat tona ishin 204 dollarë për frymë në vit. Të tilla të ardhura kishin veç ugandezët dhe angolezët. Arritëm në vitin 2008 të vendosemi në grupin e kombeve me të ardhura të mesme, të larta. Ballëlartë, sepse asnjë komb nuk bëri me kaq shpejtësi një rrugë të tillë drejt rimëkëmbjes, prosperitetit sa bëmë ne, me mundin dhe djersën tonë.
Sot ku jemi? Edhe atëherë nuk ishim të pasur, përsëri kishte varfëri, por kishte varfëri në pakësim, varfëri në zvogëlim, e cila nuk shuante shpresën e shqiptarëve për një shpresë më të mirë, prandaj filluan të vijnë, filluan të vijnë, dhjetëra mijëra, qindra mijëra emigrantë. Popullata në Shqipëri po rritej nga viti në vit.
Çfarë ndodhi në këto 8 vite? Në këto 8 vite ne marrim rroga më të ulëta në rajon, marrim rroga më të ulëta se në Kosovë, e cila ka histori 15 vjeçare pavarësie, e cila ka një buxhet dy herë më të vogël se Shqipëria. Nuk po them Mali i Zi. Po pse? Unë u them ju se vitet që dyfishuam rrogat, pensionet, ju jeni dëshmitarë, në të 4 anët e vendit u ndërtuam mbi 11 mijë km rrugë. Qindra e qindra kilometra në të gjitha fshatrat e Korçës në një kohë kur pak muaj më parë kryetari i qarkut raportonte se në 8 vite u ndërtuan 54 km rrugë fshati në këtë qark.
U ndërtuan 1300 shkolla, kopshte, u ndërtuan qindra qendra shëndetësore, rreth 700 sisteme kanalizime dhe ujërash. Pse po i them këto? Po i them se paratë u përdorën pavarësisht nga këto u ekonomizuan në mënyrë të atillë që të rrisnim e dyfishonim rrogat dhe pensionet.
Por gjatë këtyre 8 viteve, çdo kryeministër, ua them këtu unë ju, po të kishte ndjenjë më të vogël të respektit për mundin, djersën për familjet dhe qytetarët shqiptarë, kishte çdo potencial që ti rriste së paku 3 herë rrogat krahasuar me 2013.
Ku e bazoj unë këtë? Unë ua them ju; ne dyfishuam rrogat e pensionet dhe ndërtuam ato që ju thashë e më tepër, duke rritur borxhin gjithsej 4.4 %. E gjetëm 58.2 dhe arritëm në 62.6.
Buxheti i shtetit është i njëjtë me të familjes; ato që krijon, i planifikon, kur stë dalin për disa qëllime merr një borxh që e kthen më vonë. Çfarë bëri Edi Rama? E rriti borxhin 43 %, e rriti borxhin 10 herë më shumë seç e rritëm ne. Borxhi është 107 %. Ku shkuan, u kthyen në rroga, pensione, infrastrukturë? Jo, asgjë, u kthyen në një farë mënyre në një mallkim për shqiptarët se ata duke u varfëruar çdo ditë e më shumë, morën rrugët e dheut si kurrë në historinë e tyre.
Por si i mori ky këtu, çfarë ndodhi? Shumë thjeshtë, në çdo punë publike shpenzon 6-8 herë mbi koston dhe kjo është e vërtetë. Kjo është 100% e vërtetë. Në të gjithë Europën një autostradë në fushë ndërtohet me 2-3 mln euro kilometri. Në Shqipëri ndërtohet me 24 mln euro kilometri. Shkoni në territorin, Kakavijë-Janinë, autostrada e standardeve më të mëdha ndërkombëtare ndërtohet me 4 mln euro. Rrugët anësore nga Lekajt e Kavajës në Fier, ndërtohen me 7 mln euro. Vidhet në mënyrën më të papërmbajtur, më të shfrenuar.
Shkollat! I vihet dinamiti shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, absolutisht vetëm për të vjedhur. Shkolla në manualet e ndërtimit në Europë dhe SHBA kushton 600-700 mijë dollarë. Shkolla ‘Sami Frashëri’ ka kushtuar 7 mln euro. shkolla të tjera po kështu.
Ju shumë mirë, shumë drejt mund të shtroni pyetjen, si vidhet, ku vidhet? Këta vjedhin me çdo punë publike, vjedhin e vjedhin dhe rrogat nuk i rrisin. A është koha tani ti themi stop, çfarë do që jemi, demokratë, socialistë, pa parti. Prandaj këto zgjedhje janë jetike, këto zgjedhje duhet të ndajnë Shqipërinë nga një regjim që sot është i pashembullt në Europë, i cili po i largon shqiptarët nga Shqipëria, duke i varfëruar ata me pamëshirësinë më të madhe. Ne duhet të qëndrojmë, ndaj dhe thirrja ime është për të gjithë korçarët, për të gjithë shqiptarët, nuk janë vetëm zgjedhje lokale, por janë zgjedhje për fatet e Shqipërisë.
U punua shumë, u ndërtuan HEC-et e Devollit, të Fanit, me dhjetëra e dhjetëra HEC-e të tjera. Sot HEC-et private prodhojnë 58% të energjisë që prodhohet në Shqipëri dhe kjo është një arritje historike për ne. Ato ujëra derdheshin në det, as për ujitje nuk përdoreshin, por tani shndërrohen në mirësi. A shndërrohen në mirësi këto për ju? Jo, jo. Pse, çfarë bëjnë këta? Digat ua shesin sekserëve të vetë me çmime qesharake.
Kanë krijuar kompani seksere të blerjes së energjisë, i zbrazin digat dhe këta blerës, këta makutër, këtë energji që e blejnë me 30 euro, e shesin në bursë me 180-200-250 euro dhe të gjithë fitimin e ndajnë me qeveritar. Digat tona boshatisen, biznesit i 4-fishohet çmimi i energjisë, qytetarëve u rri mbi kokë 800 kilovatëshi, do ua vendos sot, do ua vendos nesër.
Në një kohë kur viti 2022-2021, kanë qenë vitet më të mbara, Shqipëria ka prodhuar çdo vit 9 terravat energji elektrike, 2 miliardë kilovat orë më shumë seç konsumon. A duhet ne të ecim në këtë mënyrë? Unë u bëj thirrje të gjithë korçarëve, qytetarëve, këto zgjedhje janë për fatin tonë, që të shndërrojmë pasuritë tona në mirësi për qytetarët dhe jo në mallkim.
A fituan gjë qytetarët se ne prodhuam 2 miliardë me shumë, përkundrazi, elektriçistët vijnë dhe ju vjedhin me tarifa me urdhër. Çdo punë publike fitohet me 99.9 % të fondit limit.
Dua të ju them një gjë. Në vitin 2006-2007 me ndihmën e çmuar të USAID ne u bëmë vendi i parë në botë me sistemin elektronik të prokurimeve. Sa e vendosëm atë sistem nga 8 mijë sipërmarrës që merrnin pjesë në garë, pjesëmarrja u rrit në 56 mijë sipërmarrës dhe fondi i përgjithshëm i shpenzuar për prokurorime u ul me 25-30%.
Kurse këta e kanë me 99.9%. Për të ua sqaruar qytetarëve, çfarë është kjo 99.9; shkon sekseri dhe i thotë unë këtë e ndërtoj me 60 lekë, jo jo thotë kjo nuk ndërtohet me 360 lekë, por me 100. Prandaj ti do të shkosh dhe të sjellës ofertën, por nga 60 tek 100 e kemi bashkë. Absolutisht në çdo tender këtë bëjnë. Ndaj dhe zhduken miliarda, miliarda dhe tek qytetarët nuk shkon asgjë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit vitin e kaluar me dokumente ka denoncuar se, qeveria kishte vjedhur dhe abuzuar me këtë mënyrë, me këto çmime 122 miliardë lekë. Fondi i përgjithshëm i pagave të shqiptarëve është gjithsej 97 miliardë lekë në vit, çfarë do të thotë që nëse nuk do të ishin vjedhur, ky fond mjaftonte pa asnjë lloj vështirësie të rriteshin rrogat me 130%. Familjet shqiptare të kishin një rrogë sot, 130% më të lartë. Ndaj dhe lutja ime, thirrja ime është të ndahemi nga kjo e keqe, nga kjo rrokullisje, sepse këta njerëz nuk kanë moral, shpirt dhe ndjenja për qytetarët.
Unë i them çdo socialisti; o socialist, këta rilindësit e tu që të marrin votën, këta të mjerojnë ty, dhe ai që shëtit nga një vend në tjetër me avion në dispozicion dhe dhomë gjumi, duke shpenzuar 22 mln euro vetëm udhëtime, atij ti nuk i dukesh njeri, i dukesh një qenie inferiore. Fëmijët e tu, nuk ka asnjë konsideratë për ta se, një njeri me zemër, me ndjenja kur shef njerëzit e tij, kur shef popullin e vet që akoma është në vështirë të mëdha, kur shef varfërinë që rritet çdo vit, kur sheh shqiptarë që braktisin vendin çdo muaj Shqipërinë, nuk i lejojnë kurrë vetes të udhëtojë me avion çarter, me avion me dhomë gjumi, nuk i lejon kurrë vetes të blejë vazo për oborrin e zyrave të tij, 4 mln euro.
Nuk ka kryeministër në Europë, apo botë të bëjë një gjë të tillë, përveç atij që njerëzit i duken qenie inferiore. Nuk ka kryeministër që merr një rrogë 2500 euro në muaj dhe shkon e darkon me 10 mijë euro në darkë, nuk e bën kurrë, ka një sens, ka një moral. Po pse i bëjnë këta këto, i bëjnë se urrejnë qytetarët mbasi i vjedhin nga mëngjesi deri në darkë.
Absolutisht këto zgjedhje thashë janë zgjedhje lokale, por në fakt janë më të rëndësishme që kemi votuar ndonjëherë, pas 1992 për tu ndarë me diktaturën komuniste. Sepse ne ç’na ndodhi? Kjo që ndodhi tek ne, nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë, në gjithë ato që kam lexuar, që kam dëgjuar, kurrë.
Edi Rama përdor qindra mijëra, e miliona euro për të shkatërruar pluralizmin, arritjen më të madhe historike të një kombi që njohu monizmin më të plotë. Edi Rama arriti të rekrutojë, të korruptojë, njeriun më të fuqishëm të zbulimit të SHBA dhe ta angazhojë atë si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare. Një akt të cilin kurrë një partner i vërtetë nuk ja bënë një partneri.
Një akt të cilin kurrë një vend i lirë nuk ja bën udhëheqësit të lirisë së botës, udhëheqësit të NATO-s, vendit që ka përgjegjësitë më të mëdha në këtë fushë. Por Edi Rama për karrigen e tij nuk njeh asnjë parim, asnjë normë, asnjë gjë.
Ju keni lexuar, që janë bërë përpjekje për të përmbysur qeverira, ndonjëherë edhe të gabuara, por nuk kisha lexuar kurrë përpjekje për të rrëzuar opozita. Jo. Mirë po të përmbysësh opozitën është një krim më i shëmtuar se të përmbysësh një qeveri. Sepse të përmbysësh opozitën, përmbys pluralizmin, vendos monizmin dhe monizmi është fatkeqësia më e madhe që mund ti bjerë një kombi. Dhe e vërteta është se McGonigali nuk bënte asgjë tjetër veç se punonte për monizmin e Edi Ramës, veç se punonte që Edi Rama të qeveriste dhe ai pastaj të diktonte licenca se po dilte në pension dhe të diktonte se kiush do të merrte licencën e naftës, cila kompani ruse nuk duhej ta merrte dhe cila kompani ruse ta merrte. Se edhe tjetra ruse ishte ta dini ju, direkt e Gazprom. Sepse tjetra i paguante më shumë.
Dhe Edi Rama bërtet e thotë, nuk korruptohet Amerika. Jo mo jo, Amerika nuk korruptohet, por Amerika ka tradhtarët e vet siç je dhe ti një tradhtar, një korruptor i kombit shqiptar, i tillë ishte edhe McGonigal dhe McGonigal ishte një njeri pa dinjitet që tradhtoi kombin e vet, flamurin e tyre, betimin dhe ky është një histori turpi nga më të mëdha që ka ndodhur.
A ishte ky i vetëm? Jo nuk ishte i vetëm, se po të ishte McGonigal një fenomen i izoluar do thonim, na shpëtoi Zoti. Iku Lul Basha dhe na shpëtoi Zoti, nuk është kështu. Ndaj dhe unë ftoj çdo shqiptar, të mendojë dhe të vendosi.
Çfarë ndodh? Gonigalë të tjerë vazhdojnë betejën antikushtetuese, korruptive antiligjore, për të mbajtur me çdo kusht në pushtet Edi Ramën, njeriun që korruptoi kryezbuluesin e SHBA dhe kjo është McGonigali me fustan, guvernatorja Yuri Kim.
Këtu nga Korça unë të jeni të bindur ju, se do të ju them diçka pas kësaj, por këtu nga Korça do ti shtroj një pyetje; ndërhyrja jote në gjykatë kundër opozitës të cilën e pranoi vetë se ka ndërhyrë. Në çfarë parimi e bazon? Të ka porositur eprori yt, kurrën e kurrës. Eprori yt dhe çdo epror jo i korruptuar si McGonigali është për shtetin ligjor, është për pavarësinë e drejtësisë, është për vendime të pavarura, por ty të ka porositur Edi Rama zonja guvernatore, një lloj siç ka korruptuar kryezbulesin e FBI-së, ju ka korruptuar ju dhe e kam denoncuar këtu në Korçë dhe do e denoncoj në të gjithë Shqipërinë.
Po, po, Amerika nuk korruptohet, por Yuri Kim korruptohet, McGonigal korruptohet.
Çfarë të shtyn ty zonjë, meqë jemi këtu. Kanë sjellë në Vlorë, keni lexuar ndoshta, dy gjeneratorë gjigandë të përdorur dekada në Bangladesh të cilët janë jashtë çdo standardi, vijnë në gjirin e Vlorës në një kohë kur ne kemi prodhuar 2 miliardë kilovat orë energji më shumë sa kurrë në historinë tonë.
Vijnë ata aty, sigurisht që kostoja e prodhimit me ta është shumë e lartë dhe nuk vihen në punë, por ne paguajmë, qytetari i Korçës, i Tropojës, i Bilishtit, i Kolonjës, paguajnë çdo ditë 90 mijë euro qera, se tigrat e Belinda Ballukut qëndrojnë, kanë ardhur aty në det dhe inaugurohen me praninë e zonjës Kim.
Tu kërkojë të falur shqiptarëve dhe ato shushunja të largohen sa më shpejtë. Se 90 mijë dollarë në 10 ditë janë 1mln në 100 ditë janë 10 mln, në një vit janë mbi 36 milionë dhe në dy vite janë 64 milionë dhe nuk kemi pse gjobitemi ne.
Tani, pse i shtroj unë këto? I shtroj unë këto se ky vend sot më shumë se kurrë ka nevojë për ti dalë zot. Ne kurrë nuk bëhemi antiamerikan, përkundrazi ne mbetemi dhe do të mbesim përjetësisht mirënjohës dhe admirues të vendit të madh të lirisë. Bota është e lirë se udhëheq Amerika dhe për këtë askush nuk duhet të ketë dyshim.
Por, përpjekja për të mbajtur Edi Ramën në pushtet nga korruptorë dhe të korruptuar të çdo kombi qofshin ato, është një ndëshkim i pamerituar për shqiptarët dhe lirinë e tyre. McGonigali hetonte në punën e vet, zonja shpall kryetar Enkelejdin e vet. As nuk pyet për votën tuaj, as nuk pyet për vullnetin tuaj, as pyet për ligjet tona, nuk pyet për asgjë, sigurisht pyet vetëm për Edi Ramën.
Dhe në këtë kontekst, absolutisht gjer në fund i kam bërë thirrje dhe i bëj thirrje, inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Shtetit ta hetojnë në çdo qelizë veprimtarinë e saj. I bëj thirrje Kongresit të SHBA-së dhe FBI-së ta hetojnë dhe vetëm ta hetojnë sepse ajo ka ulur reputacionin e SHBA-së më shumë se kurrë ndonjëherë.
Është krijuar një përshtypje absolutisht e pavërtetë, e mo se kështu e doni, Amerika don banditin e vet. Jo more kurrë ua them unë ju, nuk është e vërtetë kjo. Mos e besoni këtë asnjëherë, Amerika nuk do banditë. Asnjë shqiptar nuk ka patur fatin që kam patur unë, të shkoj dy herë në Shtëpinë e Bardhë, të pres Presidentin e SHBA këtu, të pres presidentin amerikan privatisht në Shqipëri të shkojë në vizitë private në shtëpinë e tyre në SHBA, të pres ministra, sekretarë shteti, të pres zyrtarët më të lartë, kongresmenë, senatorë të atij vendi.
Kurrë, kurrë dhe në asnjë rast nuk e kam ndjerë se ata synojnë një gjë të tillë, përkundrazi ata duan partnerë me të cilët duan të jenë krenarë, ata duan partnerë të ndershëm, partnerë që ti përmbahen moralit, ligjeve të vendit të tyre, normave demokratike. Ndaj dhe ata që thonë se Amerika don banditin e vetë, ata gënjejnë, janë antiamerikanë në moral në ligj e në çdo gjë.
Të dashur demokrate e demokratë. Pra zgjedhjet kanë një rëndësi të jashtëzakonshme të na ndajnë nga ky monizëm, i cili në çdo formë, marksistë-lelinistë, teokratik, në krimin drogën, vjedhjen si ky i fundit është forma më e shëmtuar e regjimit. Këto zgjedhje kanë rëndësi jetike për të ndaluar këtë rrokullisje të madhe. Dhe kjo ndodh kur ju në 14 maj, kur Korça më 14 maj të votojë ndryshimin, të votojë Ledina Alollin.
Unë do ta mbyll këtë fjalë me një thirrje më miqësore më besimplotë tek vajzat dhe gratë e Korçës; Ledina Alolli do të jetë nesër kryetare e Bashkisë së Korçës nëqoftëse ju vendosni që ajo të jetë. Asgjë si duhet më shumë asaj se sa mbështetja juaj, vota juaj dhe unë ju garantoj se me shpirtin e saj fisnik, me virtytet e saj të njëjta me të tuajat, ajo do ju nderojë ju, do të nderojë Korçën, do të nderojë Shqipërinë.
Faleminderit, rroftë Korça, rroftë Shqipëria!