Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK nuk është bërë pa prova. 190 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës po investohen në kulla nga Rama dhe Veliaj, Altin Dumani mban heshtje varri

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët, ka dhënë detaje se, paratë e vjedhura në aferën e shekullit të djegësit të Tiranës, po investohen në kulla nga dyshja Rama-Veliaj, edhe pse ky i fundit në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës ndodhet pas hekurave që prej shkurtit të këtij viti. Lideri demokrat tha se për këtë çështje, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, nuk  heton, por preferon në atë që Berisha, e cilësoi si heshtje varri. ‘Qytetarët dixhitalë informojnë se janë bërë dëshmi se paratë e inceneratorit të Tiranës janë investuar në kulla nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Unë garantoj qytetarët se këto dëshmi nuk do mund të zhduken gjersa të gjendet çdo qindarkë e vjedhur nga Rama-Veliaj me djegësin e Tiranës dhe për të cilat Altin Troplini mban heshtje varri. Unë paralajmëroj se çdo fshehje dhe injorim i dëshmive për 130 milionë euro, do të ngarkojë me përgjegjësinë më maksimale, të barabartë me vjedhësit, ata që duan t’i fshehin sot’, theksoi Berisha.

Ndërsa kreu i SPAK, Altin Dumani e mori në mbrojtje publikisht gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, për kryetarin e PD, Sali Berisha një veprim i tillë i drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme nuk është i paqëllimte. Përballë gazetarëve, kryedemokrati Sali Berisha tha se Dumani e ka marrë në mbrojtje gjyqtaren Irena Gjoka, edhe pse ka dijeni për krimet e kësaj të fundit. Sipas Berishës, një veprim i tillë nga ana e kreut të SPAK, Altin Dumani bëhet me qëllimin e vetëm, trillimin e një dosjeje penale pa emër, si e vetmja mënyrë për ta shpëtuar nga ndjekja penale. ‘Ka mashtruar në formularin e vetingut, ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit, ka fshehur burgun për të cilën ajo nuk do mund të ishte kurrë gjykatëse, por duhej të ishte në burg. Natyrisht e thashë edhe njëherë, e vërteta vonon, por nuk harron’, theksoi Berisha.

Në konferencën për mediat, kryedemokrati Sali Berisha ka përgënjeshtruar kreun e SPAK, Altin Dumani, lidhur me kallëzimet për krimet zgjedhore, që sipas këtij të fundit janë depozituar pa prova. Interesimit të gazetarëve, lideri i PD-së Sali Berisha tha se kallëzimet e opozitës janë bërë të gjitha të bazuara në prova, ndërsa si shembull solli edhe provat që vetë lideri demokrat ka raportuar çdo ditë në PD, duke dokumentuar kështu farsën elektorale të 11 majit.

‘Çfarë e pengon atë që ti marrë këto prova? Por ai është një kriminel elektoral, vetë. Edhe njëherë, pas Edi Ramës ai është njeriu direkt përgjegjës më shumë se kushdo tjetër, për farsën elektorale, sepse me amnistimin e krimit elektoral, ai defakto jep licencë, firmos licencën për farsën elektorale të partisë së krimit’, u shpreh Berisha ndër të tjera.

Teksa Këshilli i Sarandës ka miratuar të mërkurën dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në Heremec, në zonën e Nivicës për ndërtimin e një parku fotovoltaik, në pronësi të dy biznesmenëve të lidhur me kryeministrin Rama, kryetari i PD, Sali Berisha ndërsa u pyet nga gazetarët për këtë çështje, tha se PD po bën sqarimet e duhura. Sipas Berishës, çdo investim, ligji detyron që komuniteti dhe grupet e prekura në rastet e investimeve në projekte madhore të merren parasysh. ‘…Tani, në transparencë nuk është normale, por duhet parë i gjithë konteksti, sepse thashë edhe njëherë, unë dje jam informuar për këtë nga mediat dhe kam kërkuar që të sqarohet përfundimisht si qëndron ky problem’, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha në përgjigje të interesimit të medias në konferencën me gazetarët.

FJALA E PLOTE

Thashë të paraqes këtë, pasi në librarinë dixhitale apo në arkivën dixhitale janë 34 denoncime të Perlat Çullhajt, narko-komisarit, i implikuar në të gjitha llojet e trafiqeve dhe në krime të tjera.

Komisarit milioner që i beson tani Edi Rama analizën shkencore të provave dhe fakteve në laborator.

Një trafikant ishte aty, Niko Brahimi, por tani erdhi një kopje më e shëmtuar e narkosve në atë detyrë, çka bën krejtësisht të pashpresë luftën e vërtetë kundër tyre.

Falsifikohen provat, prishen provat dhe merren në mbrojtje.

Sot, Altin Troplini informoi se Veliaj po hetohet për fakte të tjera penale.

Të dashur qytetarë, qytetarët dixhitalë kanë informuar se dëshmitarët e aferës Veliaj, aferës ta quajmë ‘Nesti Angoni’, kanë dhënë dëshmi tronditëse për 130 milionë euro të inceneratorit, pasuri publike e shqiptarëve, fonde publike të shqiptarëve.

Qytetarët dixhitalë informojnë se janë bërë dëshmi se paratë e inceneratorit të Tiranës janë investuar në kulla nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Unë garantoj qytetarët se këto dëshmi nuk do mund të zhduken gjersa të gjendet çdo qindarkë e vjedhur nga Rama-Veliaj me djegësin e Tiranës dhe për të cilat Altin Troplini mban heshtje varri.

Unë paralajmëroj se çdo fshehje dhe injorim i dëshmive për 130 milionë euro, do të ngarkojë me përgjegjësinë më maksimale, të barabartë me vjedhësit, ata që duan t’i fshehin sot.

Natyrisht askush të mos presë që Altin Troplini të ndjekë këtë çështje përderisa aty është emri i Edi Ramës.

Çdo gjë që lidhet me Edi Ramën, fshihet dhe mbyllet nga Altin Troplini.

Por, e vërteta vonon, por nuk harron.

130 milionë euro, në fakt janë edhe nja 60 milionë të dherave, kështu që shkojnë 190 milionë.

Qytetarët dixhitalë informojnë se janë bërë dëshmira për përdorimin e këtyre parave të vjedhura në kulla.

Natyrisht kjo kërkon një hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

Dhe me Altin Troplinin ky hetim është i pamundur.

Por unë meqenëse ai sot deklaroi se po hetohet për fakte të tjera penale, ai keqpërdoret në shkallë ekstreme, siç po bën me Irenën me 5 mbiemra, të cilën për ta mbrojtur nga krimet e saj, i hap çështje penale pa emër në mënyrë që të thotë po hetoj dhe të na dalë nesër se dikush ia ka grabitur pasaportën Irenës dhe ka shkuar në Janinë dhe është dënuar me burg personi që i ka grabitur… ose ndonjë tjetër, ndonjë trillim.

Pra, hapja e çështjes pa emër për Irena Gjokën në një kohë kur ajo ka 3 vepra penale, ka mashtruar në formularin e vetingut, ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit, ka fshehur burgun për të cilën ajo nuk do mund të ishte kurrë gjykatëse, por duhej të ishte në burg.

Natyrisht e thashë edhe njëherë, e vërteta vonon, por nuk harron.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:

Ermal Rizaj, SYRI TV: Ju u ndalët tek ato se çfarë ka komunikuar Altin Dumani me gazetarët në një takim informal. Nga ato që kanë dalë në media, thuhet se, Dumani ka theksuar se përsa i takon kallëzimeve për krime elektorale se, shumica janë formale dhe nuk shoqërohen me prova. Ju si përfaqësues i opozitës dhe eksponentë të tjerë keni dorëzuar prova në kallëzimet që janë bërë në SPAK?

Sali Berisha: Të garantoj se asnjë kallëzim, asnjë kallëzim të vetëm penal, opozita nuk ka bërë pa provat zyrtare të pakundërshtueshme.

Po ju lexoj edhe njëherë, një moment nga dokumentet zyrtare që administron Altin Troplini; me datën 10.2.2020, target informon pinin AM 5P80 se kishin rëndë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos asnjë tender publik.

Nëse hyn ti në biseda mor zotëri, Tao me një farë, në mos gaboj Xhaferri, një nga ata banditët me të shoqen e tij duke ndërmjetësuar me dhjetëra tendera dhe kjo ka dalë në publik, apo favore të tjera, përveç atyre që kishin rëndë dakord të kërkonin.

Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Tao ju përgjigj kësaj;  a garantoni që të gjithë ata njerëz do të votojnë për ne, nëse votoni në listë, ata që doni ju në burg. Në listë për ti arrestuar është fjala.

Përgjigja ishte; Po ne e garantojmë këtë.

Më pas Tao tha; ata do të shkojnë në burg këtë vit. Janë rivalët e Suel Çelës.

I kam denoncuar dhe do i denoncoj dosjet në të cilat, dokumente prokurorë bashkëpunëtor të Altin Troplinit, nëpërmjet Daupaj, asaj oficeres së BKH-së që u arratis në ambasadën tonë në Vjenë. U arratis nga Shqipëria dhe përfundoi në ambasadën tonë në Vjenë. Erjona Daupaj, e cila në regjistrime thotë se; prokurori kërkoi 70 mijë euro, se nuk ra dakord me 50 mijë euro. Të gjitha i ka, por ky nuk i cilëson prova këto.

Se Altin Troplini i çuan prova ato që i interesojnë, jo ato të cilat shkojnë në drejtimin që nuk don Edi Rama. Ndaj dhe një gënjeshtar të paciptë si ai, nuk duhet besuar në asnjë fjalë.

Një bashkëpunëtor me krimin me këto që bën.

Shiko çfarë bën; pasi s’ka reaguar, tani thotë se ato nuk bazohen. Asnjë padi e jonë nuk bazohet pa prova. Kurrë.

Në fakt, ne e dimë që ai është avokat kryesor i krimit elektoral të Edi Ramës. Ndaj dhe akuzojmë atë si përgjegjësin e dytë pas Edi Ramës, për farsën elektorale.

Është skandal të thotë se nuk kanë prova.

Ju jeni këtu, çfarë kam paraqitur unë. Unë çdo ditë kam paraqitur vetëm prova, saqë jam përpjekur që të mos bëhem monoton dhe i mërzitshëm për publikun dhe për ju, dhe kam paraqitur as 1/10 e atyre.

Çfarë e pengon atë që ti marrë këto prova? Por ai është një kriminel elektoral, vetë. Edhe njëherë, pas Edi Ramës ai është njeriu direkt përgjegjës më shumë se kushdo tjetër, për farsën elektorale, sepse me amnistimin e krimit elektoral, ai defakto jep licencë, firmos licencën për farsën elektorale të partisë së krimit.

Mariglen Kume, MCN: Ndërkohë që ju çdo ditë akuzoni mazhorancën dhe hidhni akuza në bazë të çështjeve të ndryshme ndaj saj, në bashkinë e Sarandës, ndërkohë që qytetarët protestonin jashtë, këshilltarët e opozitës kanë bashkuar votat me mazhorancën për ti dhënë me qira dy biznesmenëve 60 hektarë tokë publike. A keni rakorduar ju me ta, dhe a keni ju një qëndrim në lidhje me këtë.

Sali Berisha: Po, jam informuar për këtë zhvillim dhe kam kërkuar… deputetja e zonës po merr takim dhe do sqarojë gjer në fund sepse ky është një lajm mediesh dhe ne nuk i anashkalojmë lajmet.

Cilat janë, kush është biznesmeni, nuk e kam të qartë, në ç’kushte, në ç’rrethana, pra deputetja e zonës po merret me këtë problem dhe me kryesinë e PD…

Mariglen Kume, MCN: Ju vetë ju duket normale që ndërkohë që qytetarëve ju çohen policët për të bërë të njëjtën gjë siç ndodhte në bashkinë e Tiranës, opozitarët bashkojnë votat për këtë.

Sali Berisha: Tani, në aparencë nuk është normale, por duhet parë i gjithë konteksti, sepse thashë edhe njëherë, unë dje jam informuar për këtë nga mediat dhe kam kërkuar që të sqarohet përfundimisht si qëndron ky problem.

Natyrisht në çdo rrethanë dhe në çdo investim, ligji i vendit dhe ligji ndërkombëtar detyron dialogun me komunitetin, detyron përfilljen e komunitetit.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale