Duke folur në sallën e parlamentit, kryetari i Parisë Demokratike, Sali Berisha u kërkoi socialistëve që të anulojnë antimitingun që do të organizohet nesër në Vlorë.
Sipas Berishës, ky antimiting ku është thirrur e krejt administrata e Jugut, është akt lufte që mafia shtetërore u shpall qytetarëve.
Deklarata e kryetarit të PD, Sali Berisha:
Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë.
Zonja dhe zotërinj deputetë, zonja drejtuese e seancës. Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe vendimin e kreut të meduzës, kreut të organizatës kriminale, për të organizuar nesër në Vlorë anti-mitingun e turpshëm të historisë.
Ju paralajmëroj se në mënyrë absolute anti-mitingjet tuaja nuk do tolerohen. Anti-mitingjet tuaja do të marrin atë përgjigje që do të mjeroni për të. A ka akt më të turpshëm?
Të marrësh nënpunësit tu dhe të dalësh në anti-miting ndaj protestës qytetare. A ka akt më përçarës? A ka akt më absurd?
Është akt lufte që mafia shtetërore u shpall qytetarëve. Hiqni dorë! Anullojeni! Keni dërguar mesazhe të gjithë punonjësve të Fierit, Lushnjës, të gjithë Jugut.
Njësoj si Ramiz Alia që donte të na shpallte Republikën e Vlorës, me vullnetarët e Enverit, tani e vullnetarët e Edit. Mos e provoni ëh! Mos e provoni! Të ndiqen rregullat.


