PRONONCIM PËR MEDIA I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PARA SPAK
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë prononcimit për media ditën e sotme para SPAK, akuzoi prokurorin Altin Troplini, institucionet e drejtësisë dhe qeverisë, duke i cilësuar si pjesë të një “shteti mafioz”. Berisha u shpreh para gazetarëve se SPAK ka dekonspiruar një operacion dyvjeçar të gazetarëve investigativë lidhur me aktivitetin e call-centerave të lidhur me mashtrime financiare të cilat grabisin miliona euro çdo muaj nga qytetarë të huaj, nën mbikëqyrjen e policisë dhe me mbrojtje politike.
Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama dhe vëllanë e tij, Olsi Rama për lidhje me këtë veprimtari, duke thënë se prokuroria ka refuzuar të hapë hetime për shkak të këtyre lidhjeve. Berisha u shpreh se Shqipëria është “më keq se një narko-shtet”, duke cituar deklarata të prokurorisë italiane.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Berisha kritikoi ashpër Gjykatën Kushtetuese për vendimmarrjen lidhur me masën e arrestit shtëpiak ndaj tij, duke e cilësuar atë si të kapur politikisht dhe duke thënë se vendimi është shpallur antikushtetues, por pa u shfuqizuar.
Sa i përket dosjes “Partizani”, Kryetari i PD, Sali Berisha tha se procesi ndaj tij është i bazuar në mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa kërkoi që kryeministri Edi Rama të thirret si dëshmitar, duke theksuar se Rama ka disa firma në dosje dhe është dënuar më herët për dëm ekonomik ndaj shtetit.
Berisha përfundoi duke paralajmëruar rrokullimën e madhe të qeverisë dhe duke theksuar se proceset gjyqësore janë të motivuara politikisht.
PRONONCIMI I PLOTË
Altin Troplinit, Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra.
Krimet antikushtetuese elektorale të dëshmojnë se je një armik i egër i pluralizmit, Kushtetutës dhe ligjit.
Ky ishte dedikasa që i lashë unë sot për Altin Troplinin.
Doni të dini se ç’pashë aty unë?
Call-center. Kishin hapur një call-center. Forex.
Komandonte Altin Troplini.
Dështuan operacionin dyvjeçar, nuk e dështuan plotësisht se nuk arritën, por dekonspiruan operacionin dyvjeçar të një grupi gazetarësh hetimorë ndër më të shkëlqyerit në Europë.
Ky treg është një nga tregjet më kriminale në Ballkan, në Europë dhe në botë.
Janë dyqind sipërmarrje, të cilat të patronuara siç dihet nga Olsi Rama, ortaku i Amant Josifit, të cilat ditë e natë vjedhin qytetarët e huaj me mashtrime.
Mashtrojnë qytetarët dhe call-centeri i cili u kontrollua, sipas hetimit që kanë bërë me agjentët e vet, vidhte në muaj të paktën 30 milionë euro me mashtrim.
Kjo veprimtari kriminale është absolutisht e tëra në mbikëqyrjen e narko-policisë.
Njëlloj si dikur, për çdo rrënjë kanabis paguhej tarifa prej 300 eurosh kur ato ishin të shëndetshme, se jepnin 1 mijë euro fitim, çdo qendër, për çdo kompjuter, paguan tarifa zyrtarëve të policisë, të cilët mbyllin sytë ndaj veprimtarisë së tillë ku mashtrohen dhe vidhen qytetarët e vendeve të tjera.
Në këto qendra ushtrohet një mashtrim masiv i qytetarëve fatkeqë që besojnë, ku u thuhet sille shumën se do marrësh kaq, ke humbur në bursë, do gjejmë kaq, etj me radhë.
Është pra kjo veprimtari e shtetit mafioz.
Ju e patë, kati i 13-të ku agjentët e Hijenës kanë punuar dy vite aty dhe u kanë dhënë çdo informatë ekipit që hetonte, kanë të gjitha fotot dhe videot, dhe dokumentet për veprimtarinë, ata kur shkuan e gjetën të boshatisur dhomën sepse kishin hequr të gjithë kompjuterët.
Çka vërteton edhe njëherë deklaratën e prokurorit të antimafies të Napolit, i cili thotë se Shqipëria është më keq se narko-shtet.
Është më keq se narko-shtet, thotë, sepse të dekonspirojnë çdo gjë.
E pamundur të sosësh një hetim.
Ja, ky është fakti se kur autoritetet gjermane sollën për Amant Josifin dokumentet dhe doli Olsi Rama patron i tij, Altin Troplini nuk hapi çështje penale ndaj tij.
Kur Amant Josifi e gjetën autoritetet spanjolle se ishte në Dubai, Amant Josifi përsëri nuk u shpall në hetim nga Altin Troplini sepse ishte ortak me të Olsi Rama.
Pra, kjo quhet një veprimtari kriminale e gjeneralizuar e narko-shtetit.
Gazetarët: Z.Berisha, javën e kaluar Gjyata Kushtetuese foli për masën e arrestit shtëpiak ndaj jush që është shfuqizuar përmbi 1 vit më parë, keni një koment për këtë vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese, sidomos kur ende nuk është shprehur për çështjen e detyrimit me paraqitje?
Berisha: Gjykata Kushtetuese është një seksion i një organizate partie të PS-së. Komenti i parë. Atë çështje Gjykata Kushtetuese e trajtoi pas 8 muajve paraqitje. Në një kohë kur çdo çështje që ka të bëjë me qeveritarët e trajton brenda 2-3 javëve.
Këto janë standardet partiake të Gjykatës Kushtetuese.
Së dyti, Gjykata Kushtetuese me një vendim të koduar, partia, shpalli jo kushtetues vendimin ndaj meje por nuk e shfuqizoi atë. Ndërkohë që ai vendim ka pasoja edhe sot. Pra, nuk e shfuqizoi duke pretenduar se nuk është më në fuqi, por në fuqi janë pasojat e tij.
Dhe vendimi në çdo doktrinë, përveç në atë të partisë së krimit, vendimi duhej shfuqizuar.
Çfarë bëri me vendimin që mori.
Mori një vendim në favor të Lubisë dhe Lubive të tjera që do të shkojnë aty. Sepse hapi rrugën të shfuqizojë vendimet e tjera. Vendimin tim nuk e shfuqizoi duke pretenduar se nuk është në fuqi, duke pretenduar se ajo merret vetëm më vendimet që janë në fuqi, çka nuk është ashtu.
Ajo merret me vendimet që janë në fuqi dhe që kanë pasoja. Nuk është zhdukur. Pasoja e atij vendimi është fakti që unë jam sot këtu para jush. Kjo është një nga pasojat.
Plus pasojat e tjera.
Ja pra, besoj se e morët vesh se ç’përfaqësojnë, njerëz të kapur peng me dhjetëra e dhjetëra mëkate dhe gjëra të padenja.
Gazetarët: Z.Berisha, mendoni se i ka buxheti i shtetit për të përballuar shifrat 1 miliard dollarëshe?
Berisha: Këtë do të preferoja të përgjigjesha jo këtu, se i ndaj unë këto konferencat.
Por asgjë nuk e shpëton atë nga rrokullima e madhe.
Këtë mund t’u them.
Ai është në procesin e rrokullimës së madhe.
Edi Rama po fshihet pas Lubisë sepse e di që në mënyrë absolute fill mbrapa do jetë krahas saj.
Përndryshe, Anila, të kujtohet ty Makbethi se si shkoi ajo dhe i hodhi vaj të nxehtë në vesh.
Lubisë do i kishte hedhur plumb të shkrirë në vesh ai, po të mos qe halli se dosja flet dy rreshta për të dhe një rresht për Lubinë.
Gazetarët: Z.Berisha, në themel të procesit të dosjes Partizani, avokatët tuaj kërkuan një listë prej 140 dëshmitarësh, mes të cilëve edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Mendoni se gjykata do ta pranojë kërkesën tuaj për të thirrur si dëshmitar kryeministrin?
Berisha: Në qoftë se për Sali Berishën në atë dosje gjithçka është e thurur mbi mashtrimin, falsifikimin, manipulimin e dokumenteve siç ju kam thënë, aty vendime gjykatash sanksionojnë fajësinë e Edi Ramës.
Dhe xhelati i sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, Poja i Skapit, Altin Troplini dhe Enkelejda Fetahu, nuk kanë guxuar ta thërrasin qoftë edhe njëherë të vetme Edi Ramën.
Edi Rama ka aty një mori firmash në atë dosje vetë.
Kurse Sali Berisha nuk ka asnjë firmë në të tërë procesin e njohjes, kthimit dhe parablerjes. Ka një firmë mbi firmën e Edi Ramës, të vetmen firmë.
Po ai ka disa dhe ai është i dënuar nga gjykata, është i dënuar. I ka bërë një dëm shtetit prej 320 mijë eurosh, Edi Rama.
Unë uroj që gjykatësit ta thërrasin në sallën e gjyqit, dhe po të kenë guximin ta shpallin të pandehur në sallën e gjyqit, të shpallin atë që meriton.
Por mesa duket Lubia po e merr me vete.
Mirupafshim!


