Berisha: 20 shkurti është fundi juaj! Qytetarët do u hedhin në Lanë ju bashkë me imunitetet tuaja

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka deklaruar se Parlamenti është kthyer në mburojë të zyrtarëve të korruptuar dhe se po shpërfill rëndë qytetarët. Ai akuzoi qeverinë për vjedhje masive të fondeve publike dhe për dështime të rënda në shëndetësi, duke i lidhur ato me humbje të jetëve të qytetarëve.

Berisha tha se Edi Rama është i dënuar politikisht nga shqiptarët dhe se protesta e 10 shkurtit e ka dëshmuar këtë. Sipas liderit demokrat, 20 shkurti do të jetë dita e reagimit qytetar dhe e përballjes me atë që ai e cilëson si tirani, duke theksuar se Parlamenti i përket sovranit dhe do të mbrohet nga qytetarët.

FJALA E PLOTË

Qytetarë dhe qytetare, çdo minutë që kalon është një poshtërim për ju.

Është një shpërfillje e tmerrshme që parlamenti u bën ju sepse bën parzmoren e atyre që kanë vjedhur ju gjer në palcë.

Bën parzmoren e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut që kanë depozituar miliardat, ndërkohë që njerëzit tuaj ndërrojnë jetë në spitale pa ilaçe.

Ndërkohë që vetëm nga një sëmundje, nga Covid-i, për shkak të vjedhjes së Edi Ramës dhe Lubisë tjetër të mbi 500 milionë eurove në tendera, vdiqën në Shqipëri 18 mijë qytetarë nga 2800 që fshihte Edi Rama.

Ndërkohë që spitalet me sëmundje më të rënda janë pa ilaçe, pa mjekim, që përbën krime kundër njerëzimit.

Dhe ju që u tërbuat me një fjalë, e cila ishte nga më të përzgjedhura në gjuhën shqipe, po sikur t’u thoja dollapë, çfarë do thonit? Prapë do [protestonit. Mos u bëni histerikë.

Po mbroni hajdutë.

Edi Rama është i dënuar nga shqiptarët.

10 shkurti e dëshmoi.

20 shkurti do jetë fundi juaj.

20 shkurti është dita kur shqiptarët përmbysin tiranitë, ndaj dhe ftoj qytetarët shqiptarë t’ua hedhin në Lanë këto imunitete hajdutëve, dhe bashkë me ta edhe hajdutët.

Parlamenti është i sovranit.

Parlamentin do e mbrojnë qytetarët.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale