Përshëndetje, motra dhe vëllezër!
Jam Artjola Tabaku dhe prej vitesh jetoj me qira!
Jo se është turp të jetosh me qira – aspak!
Është nder, sepse ia dalim vetë, me djersë dhe mund! Punojmë nga mëngjesi deri në darkë.
Planet i kishim që të kursenim disa vite për të mbledhur 20% të shumës së një apartamenti modest dhe pjesën tjetër ta merrnim me kredi në bankë.
Mendonim se do ia dilnim.
Por jo!
Çmimi i një apartamenti modest gati u dyfishua në vetëm 5 vite!
Çfarë ndodhi? U shtua popullata? Ndaluan ndërtimet? Mbaruan apartamentet?
Jo! Apartamente ka më shumë se kurrë!
Popullatë – më pak se kurrë!
Ndodhi që Bashkia rriti taksat në 200 euro për metër katror.
Ndodhi që Kryeministria u hapi derën e ferrit parave të pista për të blerë prona.
Disa thonë: shumë mirë, kjo sjell zhvillim!
Dakord, mund të sjellë zhvillim.
Por familjen time të vogël e detyron të shohë drejt emigrimit.
Me qira këtu, por pa shkolla dhe spitale.
Me qira në Gjermani – por me shkolla dhe spitale!
Kur dëgjova programin “Një Çati për çdo Çift”, mendova: “Ndoshta këtij rrethi vicioz do t’i vijë fundi!”
Çdo çift i ri ka nevojë për mbështetjen e një kredie 30.000 euro me 0 interes që të arrijë të mbulojë 20% të shumës së një apartamenti.
Unë me partnerin tim kemi nevojë!
Besoj se edhe ti që je këtu në shesh, apo që na ndjek nga TV, edhe shumë të tjerë si ne, e kanë këtë nevojë.
Nëse po, le të vijë Shqipëria Madhështore më 11 maj!
Le të bëhet kjo çatia për çdo çift që nuk ka para krimi, por të ardhura nga djersa.