Ahmetaj: Kjo është partia jonë të cilën e krijuam në dhjetor të ‘90-tës. Asnjëherë nuk kemi synuar të udhëhiqemi nga numrat, modestia ka qenë dhe mbeti motoja e veprimtarisë sonë!

FJALA E SEKRETARIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT, BISLIM AHMETAJ

Të nderuar delegate dhe delegatë
I nderuar Doktor Berisha
I dashur Belind
Të dashur bashkëpunëtor të mi në kohë me rrebesh dhe në kohë me diell.
Zonja dhe zotërinjë të ftuar.
Mirë se keni ardhur në Konventën Kombëtare të Grupimit “Dhjetor 90”
Bashkësia jonë e idealistëve mbledhur rreth Grupimit “Dhjetor 90” këtë vit feston 25 Vjetorin e themelimit.
Ne u rimblodhëm vetëm pak ditë pas pushkatimit të Liderit të Lëvizjes Studentore, Princit të Mendjeve të Lira, të përjetshmit Azem Hajdari.
Në ato ditë të errta kur ishte vrarë simboli i pluralizmit politik, themeluesi dhe Kryetari i parë i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Në ato ditë të zeza kur bandat e armatosura dhe shteti ishin shkrirë në një,
Ne gjetëm forcën, guximin, kurajon dhe besimin për të qëndruar, për të mos e ulur kokën, për të mos u fshehur dhe krijuam bashkësinë tonë të idealisteve të cilën e pagëzuam me emrin Grupimi “Dhjetor 90”
Ndër për jetë themeluesve të Grupimit tonë,
Për 8 Javë rrjesht në atë vjeshtë zhvilluam procesionet tona historike, që nisnin nga vendi ku ishte vrarë Heroi i Pluralizmit politik, qëndronim në heshtje para godinës së Ministrisë së Brendshme, efektivët e së cilës me grada të të larta kishin marrë pjesë direct në ekzekutimin e liderit tonë, marshonim po në heshtje drejt godinës së Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, përfundonim para godinës së Presidencës për të treguar simbolikisht se cilët ishin organizatorët dhe urdhëruesit e vrasjes së Azem Hajdarit.
Pastaj riktheheshim sërish tek vendi ku ishte ekzekutuar lideri ynë duke ndezur qirinjë dhe vendosur lule në emër të jetës, në emër të vazhdimësisë.
Pas ngjarjeve të 13 dhe 14 Shtatorit Partia Demokratike njëlloj si sot u gjend para një sulmi dhe izolimi të padëgjur ndonjëherë nga selitë e ambasadave kryesore të vendosura në Tiranë.
Demostrimi ynë paqësor për disa javë rrjesht para institucioneve të akuzuara për vrasjen e Azem Hajdarit I thirrur “Procesioni I Pishtarëve ” u bë drita e shpresës dhe besimit që në këtë vend ka njerëz që i dalim zot pluralizmit, që dinë të nderojnë dhe vlerësojnë heronjtë e tyre, që mbrojnë jetën, lirinë dhe demokracinë e brishtë shqiptare.
Ne treguam që jo vetëm dimë, por edhe guxojmë dhe mundemi të sfidojmë diktaturat sa do arrogante të jenë ato me mjete krejtësisht paqësore.
Dhe ja dolëm!
Për analogji edhe sot pas 25 vitesh Partia Demokratike e Shqipërisë gjendet në rrethana dhe kushte të ngjashme, atë vjeshtë i vranë Liderin , themeluesin, sot duan ti grabisin flamurin, vulën, simbolet dhe historinë.
Por kjo s’do të mund të ndodhë kurrë sepse pluralizmit I dalim për zot ne, sepse Partisë demokratike I del për zot Lideri Historik I saj Doktor Sali Berisha, I dalin për zot qindra e mijëra demokrat në të katër anët e vendit.
As se falim, as se shesim pluralizmin politik, me përsistim, durim dhe punë do ta shënjtërojmë dhe do ta përsosim demokracinë dhe lirinë e shqiptarëve.
Të nderuar të pranishëm.
Në udhëtimin tonë 25 vjecar kemi realizuar me sakrificë dhe përkushtim qindra aktivitete në përkujtim të momenteve kryesore të lëvizjes studentore, përkujtimore për Azem Hajdarin, Arben Brocin, Avdyl Matoshin e shumë të tjerë.
Kemi nderuar dhjetra ish student protagonist të Lëvizjes Studentorë me medaljet e Mirënjohjes në shumicën e rretheve të vendit.
E kemi cuar pishtarin e lirisë në cdo cep të Atdheut.
Të gjitha këto aktivitete i kemi realizuar me kontribute vullnetare.
Grupimi Dhjetor 90 nuk ka arkë dhe as numer llogorie , sepse unë kam dashur dhe deri sot ja kam arritur që organizata jonë të jetë e pastër si kristali.
Unë dhe bashkëpunëtorët e mi nuk është që nuk jemi ofertuar dhe yshtur drejt korruptimit dhe veseve, në rrjetën e të cilëve kanë ra shumica e klasës politike shqiptare.
Ofertave të ambasadave dhe të politikaneve të korruptuar gjithmonë jua kemi vu kufirin te thana.
Janë munduar të na largojnë nga Partia Demokratike me lloj lloj formash ,dhe jo se nuk e ka merituar kjo parti shpesh herë ti largohemi, por unë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt kemi gjykuar ftohtë.
Shpesh e kemi përbi helmin dhe vrerin që është derdhur ndaj nesh, herë të tjera kemi kafshuar gjuhën, por asnjeherë, as në ditët më përcmuese ndaj nesh nuk kam lejuar ta largoj Grupimin Dhjetor 90 nga Partia Demokratike, sepse kam gjykuar dhe ashtu vazhdoj të gjykoj p;rapë që kjo është partia jonë të cilën së bashku e kemi krijuar në Dhjetor të 90-s, rritur dhe konsoliduar ndër vite.
Asnjëherë s’kemi synuar të udhëhiqemi nga numrat, modestia ka qënë dhe mbeti motoja e veprimtarisë tonë.
Kam dashur të zbatoj porosinë e një mikut tim shkrimtar I zëshëm I letrave shqipe I cili para do vitesh më thoshtë “E ke ruajtur grupimin si sytë e ty, mbaje ashtu të vogël si një lëndinë të gjelbër mes shkretinës politike, sepse sa më shumë ta zmadhosh aq më pak i gjelbër do të duket”
Deri sot ja kemi dalë.
Unë besoj që edhe në të ardhmen kështu do të ndodhë.

Të dashur miq.
3 / 4
Tani dua të ndaj me ju një secret që pak vetë e dinë në këtë sallë dhe aq më pak jashtë saj. Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë pas dorëheqjes së Lisjen Bashkurtit, njëlloj si Partia e Punës ndryshoj emrin dhe u maskua pas një emri të ri të quajtur Federata Shqiptare e Rinisë.
Në krye të saj u emërua njëri prej Sekretarëve të KQBRPSH, z. Luan Bregasi sot sipërmarrës i sukseshëm, nuk shkoj shumë kohë dhe nga presioni dhe jehona e Lëvizjes Studentore në krye të Federatës së Rinisë Shqiptare erdhi një nga veprimtaret më të spikatur të saj zoti Bardhyl Ukcama.
Ka qënë viti 1993 kur Federata e Rinisë Shqiptare mu ngarkua ta drejtoj mua, edhe pse gjigandi BRPSH ishte rrudhur e ndyshkur akoma vazhdonte të kishte zyra, prona të shumta, gazetën Zëri I Rinisë por edhe shumë favore, lidhje dhe asete të tjera.
Po të dëgjoja zërin e brendshëm të rehatisë dhe luksit tim përsonal do të kisha vazhduar ta drejtoja atë gërmadhë ideologjike.
Por jo, unë vendosa ta mbyllja atë fole grenzash, me një të kaluar po aq kriminale sa edhe nëna e vet Partia e Punës, e cila po ashtu kishte ndërruar emrin njëlloj sic ndodh sot me kriminelët dhe baronët e drogës që ndërrojnë përditë identitet dhe I hyjnë politikës apo biznesit “të ndershëm” në thojza.
E solla në memorjen tuaj këtë kujtim të largët, jo se ka ndonjë pikë takimi mes Bashkimit të Rinisë Punës së Shqipërisë dhe Grupimit Dhjetor 90, pasi këto dy organizata janë diametralisht të kundërta, e para me histori turpi, e dyta me histori të lavdishme.
Por sepse unë I njëjti përson dikur i komanduar Kryetar I Federatës së Rinisë, dhe deri para pak kohësh Kryetar I Grupimit Dhjetor 90, të parën vendosa ta mbyll me një vendim të beftë gjykate, ndërsa Grupimit Dhjetor 90, rreth të cilit ka burra e gra dinjitoze, intelektual dhe profesionist të klasit të parë i cela rrugën e një gare të ndershme dhe të hapur.
E bëra këtë gjest edhe për tu dhënë një shembull kryetarëve të partive të vogla që mbërthejnë nga një vulë partie dhe ose e shesin atë në tregun e partive politike, ose e përdorin për shantazh ndaj partive të mëdha.
Unë dhashë dorëheqjen dhe I cela rrugëtimin një gare edhe sepse besoj që ne kemi akoma se cfarë mund të japim, sepse besoj që shoqëria jonë ka nevoj për fibren e saj të idealizmit, sepse besoj tek vlerat e gjithësecilit prej jush.
Ndaj I uroj suksese miqve dhe mikes tonë kandidat për kryetar, si edhe të gjithë atyre që janë nominuar për tu zgjedhur në kryesinë e kësaj shtëpie idealistësh.
Për ta mbyllur duke ju kërkuar ndjesë për kohën e gjatë që ju mora
Dua të theksoj dhe vecoj që shumë prej nesh që janë në këtë sallë, si sot 32 vite më parë prisnim në rradhë të gjata para Kino-Klubit të Qytetit Studenti duke puthur Flamurin tonë kombëtar pa yll, e cilësoj pa yll, sepse në në të kohë Flamuri zyrtar akoma mbante mbi krenat e shqiponjës yllin e kuq symbol të komunizmit dhuratë të aleancës ruso-serbe.
Ne atë ditë të 18 Shkurtit 1991 ne po ngujoheshim në Grevën e pare legale të Urisë, për ta cliruar vendin nga ideologjia marksisto-enveriste, për ti pastruar sheshet e Shqipërisë nga përmendoret e diktatorit, për ti dhënë fund një regjimit dictatorial gjysëm shekullor.
Atëherë ja dolëm, jam I bindur, që edhe sot do të mund t’ja dalim ta shkulim diktaturën e narkotrafikantëve që ka instaluar sekti i rilindjes së bllokut.
Lavdi përjetë Lëvizjes Studentore dhe Heronjëve të saj të pavdekshëm.
Rroftë Shqipëria,

Faleminderit.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale