BASHA: QEVERIA KA MUNDËSI TË ANULOJË APO PEZULLOJË GJITHA KONCESIONET. SAKRIFICA NUK MUND T’U KËRKOHET VETËM QYTETARËVE

Lulzim Basha: Mbi 50 përqind e popullsisë ka kushte jashtëzakonisht të vështira edhe pa u përballur me këtë epidemi dhe impenjimet dhe kufizimet e tjera që ajo mbivendos mbi gjendjen aktuale ekonomike dhe sociale. Kështu që e them nga zemra që shqiptarët po bëjnë një sakrificë të madhe. Në veçanti një sakrificë të madhe po bëjnë më shumë se gjysma e popullsisë që ndodhet në kushte shumë të vështira ekonomike. Prandaj, thirrja ime është që të sakrifikojmë të gjithë. Nuk mund t’i kërkohet sakrifica vetëm qytetarëve, në veçanti atyre në nevojë, pa patur një plan mbështetës e në veçanti për ata në nevojë.

Pyetje: Ju keni qenë konstruktiv dhe keni bërë propozime konkrete këto kohë, herë pas here, njëherë 11 pastaj 8, sigurisht të ndryshme por të drejtpërdrejta dhe të qarta, e zeza mbi të bardhë. Pasditen e të dielës ju bëtë 8 propozimet e fundit të cilat duhet të përfshiheshin në planin e masave të marra nga qeveria shqiptare për frenimin e përhapjes. Por duket sikur kryeministri ka refuzuar edhe këtë propozim, në mos gaboj e ka quajtur maskaradë në fillim. Ashtu si edhe me tërmetin edhe këtë plan masash tuajin e ka refuzuar. Keni një koment?

Lulzim Basha: Në radhë të parë dua ta bëj të qartë që gjithë shqetësimi, fokusi im, i gjithë Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar, sot është siguria, mirëqenia dhe shëndeti i qytetarëve. Ndaj kam refuzuar dhe do të vazhdoj të refuzoj të futem në një debat politik sepse qëllimi është një dhe vetëm një: shëndeti i njerëzve, siguria e njerëzve dhe marrja e të gjitha masave për t’u ardhur në ndihmë atyre. Në këtë kuadër mund të shikojmë dhe anën tjetër të medaljes, që gjatë kësaj jave qeveria dhe Banka e Shqipërisë, kanë adoptuar gjatë këtyre ditëve një pjesë të mirë të propozimeve tona, ndonëse në momente të caktuara, duke përfshirë edhe mbrëmjen e sotme, u duk se i kanë sulmuar ato. P.sh sot, duket se kryeministri ka pranuar një pikë të rëndësishme të propozimit tim të djeshëm, që është krijimi i mundësive fiananciare për të paguar të gjithë ata punonjës të cilët në rast nevoje kur biznesi është në pamundësi financiare nuk mund të marrin rrogën. Pra, është pika e dytë e propozimit të djeshëm. Në rast nevoje kur biznesi shfaq pamundësi financiare, te paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve  per nje periudhe te paktën dy mujore, sipas kritereve te mirepercaktuara per te shmangur abuzimet. Te pakten, nga leximi i asaj qe është zbardhur nga qëndrimi i sotëm duket se qeveria po tregon  nje hapje per ta pranuar kete pike, po tregon nje gatishmeri per ta pranuar kete pike. Sikundër mesa shoh lajmet e fundit, ka pranuar te anulojë nje nga koncesionet me te përfolura per korrupsion, qe eshte koncensioni i check -up-it. Nese lajmi konfirmohet eshte nje lajm shume i mire. Natyrisht eshte vetëm fillimi sepse jane 11 koncesione te tjera per te cilat edhe me ligj qeveria sot ka te gjitha mundesite t’i pezulloje, madje edhe t’i anuloje, ne klauzolat e ketyre kontratave përcaktohet qartësisht se ne momente te tilla anulohen. Pra, eshte nje kohe  kur gjithsecili ka nevoje edhe per pak pozitivitet, eshte kollaj te thuash qe gjuha e perdorur ndaj opozites, ndaj propozimeve te opozites, ka qene e kundërta e konstruktivitetit dhe pozitivitetit tone. Pa diskutim qe ne kemi pasur rezerva per kohen kur jane marre masat, por masat i kemi mbështetur.

BASHA: AXHENDA E VETME E OPOZITËS ËSHTË SHËNDETI, SIGURIA DHE MIRËQENIA E QYTETARËVE. QEVERIA KA ADOPTUAR DISA NGA PROPOZIMET TONA, POR ME VONESË

Koha kur i kanë marrë disa vendime të rëndësishme nuk ka qenë koha e duhur. Kemi më shumë se një muaj që kërkojmë marrjen e shumë masave, por rëndësi ka të merren. Dhe t’i paraprihet krizës. Kjo ka qenë thirrja ime prej fillimit. Kjo është një krizë që duhet t’i dalim para, jo ta ndjekim pas.

Pyetje: Ju jeni dakord për masat drastike?

Lulzim Basha: Ajo që nuk jam dakord është ku ka paqartësi. Kam qenë në kontakt gjatë këtyre ditëve me shumë prej operatorëve ekonomikë dhe shoqatave që përfaqësojnë call center dhe fasonët. Ata janë të tmerruar, pasi afërsia fizike ku ata punojnë mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.

Ajo që dua të them është se ne kemi nevojë për pak pozitivitet dhe këtu le ta shohim gotën gjysëm plot. Janë marrë disa nga propozimet tona. Me vonesë, por janë adoptuar.

1.Një nga prindërit që do të qëndrojë në shtëpi, do të paguhet.

2.U pranua nga Banka e Shqipërisë vendimi për të pezulluar këstet e kredive për tre muaj.

3.U pranua propozimi ynë për punonjësit që nuk paguhen dot nga bizneset. Të ketë një fond të veçantë të paguhet dhe askush të mos mbetet pa një minimum të ardhurash në këtë kohë të vështirë.

4.Po kështu, nëse rezulton i vërtetë, edhe anullimi i koncesionit të check up, siç ka dalë në media, është një masë në vijën e propozimeve tona.

Rëndësi ka, që siç po thuhet, po dëgjohet zëri i opozitës. Zëri i opozitës është zëri i qytetarëve, nuk km i asnjë axhendë politike, aq më pak elektorale. Sot axhenda e vetme e imja, e PD dhe e opozitës është siguria e qytetarëve, shëndeti i tyre, mirëqenia e qytetarëve. Këtu besoj se po japim atë që qytetarët kërkojnë. Është roli i opozitës edhe të kërkojë transparencën, edhe të kërkojë llogari, por edhe të jetë alternativë propozuese. Po e bëjmë këtë. Nuk ka vend për nervozitet. Nuk po  e bëjmë për sfidë ndaj qeverisë. E bëjmë për përgjegjshmëri. Nuk kemi asnjë xhelozi, Përkundrazi po e nxisim qeverinë që të ecë.

“ÇFARË DO TË BËNIT NËSE DO TË ISHIT SOT KRYEMINISTËR?”, BASHA TREGON 3 MASAT EMERGJENTE

Sot drejtori i OBSH-së e ka thënë fare qartë se ka një mesazh shumë të qartë për të gjitha vendet: Testim, testim, testim. Testoni çdo të dyshuar. Kjo kërkon angazhim, nuk dua të marr rolin e ekspertit, por nga pikëpamja e politikbërësit, kjo kërkon menjëherë vendosjen e fondeve të mjaftueshme në dispozicion. Fondet e vendosura në dipozicion janë të pamjaftueshme. Ende pa filluar epidemia në Kosovë u vendosën 10 milion. Natyrisht që nuk jemi Franca, as Gjermania. Është e paimagjinueshme që në të vendosim shifra si këto vende, por  e mira është që ato 120 milion euro që shkojnë për 10 oligarkë me  12 koncesione, sot është moment, për t’i anuluar e për t’i vendosur në dispozicion të dy qëllimeve kryesore: Së pari shëndetësisë dhe së dyti masave sociale dhe masave ekonomike. Shëndetësisë sepse duhet të mbrojmë personelin shëndetësor që është shumë i ekspozuar.

Pyetje: Çfarë do të bënit nëse do të ishit sot kryeministër?

Lulzim Basha: Gjëja e parë, do të respektoja një nga parimet bazë të menaxhimit të krizave që e kam zbatuar edhe më parë me sukses të plotë. Është më mirë t’i dalësh përpara, është më mirë të bësh më shumë se sa të bësh më pak. T’i dalësh përpara, pra të parashikosh. T’i dalësh përpara të keqes dhe mos të mendosh sot për sot. Dua të bëj të qartë, fillimisht se kufizimet janë të domosdoshme, absolutisht dhe unë i bëj thirrje qytetarëve t’i respektojnë një më një kufizimet e vendosura. Por kufizimet e forta, masat ekstreme në çdo shoqëri, në veçanti në shoqëri si kjo e jona, kërkojnë masa mbështetëse.

Prandaj tre gjërat kryesore që duhen bërë një orë e më parë:

  1. Të sigurojmë vijën e parë mbrojtëse, mjekët. Pra të kemi mjaftueshëm pajisje për të gjithë mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor. Të sigurojmë që të kenë mjaftueshëm pajisje testuese. Të sigurojmë sot, jo në fund të javës, kur do të rritet fluksi apo javën tjetër ku unë shpresoj që jo, mund të rritet edhe më shumë, sot të kemi mjaftueshëm pajisje për të trajtuar të infektuarit. Ky është aspekti i parë, kjo është urgjenca absolute.
  2. Kemi 50 përqind të popullsisë, e cila, edhe në kushte normale, mezi ia del. Ata kanë nevojë për ndihmë, kanë nevojë lër një paketë sociale si kjo që kemi propozuar ne, që trajton ketë shtresë dhe pensionistët. Zoti Rama shpalli edhe një tjetër propozim të bërë nga ne, mundësinë për të furnizuar me ushqime të moshuarit që jetojnë vetëm. E mbështes masën që moshat e treta të rrinë në shtëpi. Por duhet një paketë sociale për të gjithë familjet në nevojë, që t’u garantojmë një mi imum absolut.
  3. Sot, jo nesër, sot duhet te shpallet paketa për t’i ardhur në ndihmë operatorëve ekonomikë, veçanërisht biznesit të vogël, që është motori, shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare, duhet të nisë që tani në mars pezullimin e detyrimeve të rënda për biznesin që nga deklarimi i TVSH-së, pagesat e kontributeve, pasqyruar financiare, pagesat mujore të tatim fitimit.

Pezullim apo anulim për koncesionin e check up, Basha e sheh gotën gjysmë plot: Rëndësi ka që paratë të mos shkojnë për oligarkët, por për të blerë pajisje për mjekët dhe qytetarët

Pyetje: Zoti Basha kam një lajm te keq për ju. Ne Twitter Ministrja e Shëndetësisë thotë: fake news, check up nuk është anuluar, por pezulluar deri ne rikthimin e normalitetit deri kur njerëzit te kontrollojnë falas gjendjen e tyre shëndetësore?

 Lulzim Basha: Ky nuk është lajm i keq per mua. Ne qofte se është lajm i keq, është lajm i keq per qytetaret. Por pak rëndësi ka se nuk jemi këtu për te bere lojëra fjalësh pezullohet apo anulohet. E rëndësishme është qe paratë te mos te shkojnë për një koncesion shume te perfolur korruptiv.

Pyetje: Por nuk është anuluar është pezulluar a mjafton kjo per ju?

Lulzim Basha: Nuk jam ketu per te bere lojëra fjalesh. E rëndësishme është qe paratë qe shkonin per nje nga keta 10 oligarke te shkojne tani per kontrolle, per te blere kite testuese, per te blere pajisje respiratorë, per te blere pajisje mbrojtëse per mjeket dhe parat e 10 oligarkëve te tjerë apo 9 oligarkëve te tjere te shkojnë per te ndihmuar njerëzit ne nevojë, te shkojnë per t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë ne mënyrë qe te mos mbytet ekonomia nen peshën e koronavirusit. Keto jane pra tre masat qe na kërkuat, janë personeli shëndetësor, shtresat ne nevoje dhe ekonomia. Keto jane tre prioritet, ketu duhet te jete gjithë fokusi, gjithë energjia e qeverise dhe këtu janë te gjitha propozimet tona, ketu është e  gjithë alternativa jone,  këtu  është e gjithë ekspertiza dhe vëmendja jone dhe e imja personalisht.