FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË FOLTOREN PARA KRYEMINISTRISË
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, në Foltoren para Kryeministrisë ditën e sotme, akuzoi qeverinë Rama si një regjim kriminal të lidhur me korrupsionin, varfërinë dhe largimin masiv të të rinjve nga vendi.
Berisha përshëndeti protestuesit e 8 majit, duke i quajtur forca e shpresës dhe elita e kombit, dhe theksoi se tubimet e opozitës përfaqësojnë rezistencë ndaj asaj manipuliimit të zgjedhjeve dhe kapjes së shtetit.
Berisha ngriti akuza për korrupsion në projekte publike dhe infrastrukturë, duke përmendur shifra të mëdha financiare të abuzuara në disa projekte, si inceneratorët dhe rrugët. Sipas tij, këto keqmenaxhime kanë thelluar varfërinë dhe kanë ulur fuqinë blerëse të qytetarëve.
Gjatë fjalës së tij u kritikua dhe evidentua edhe gjendja ekonomike e pensionistëve dhe rritja e çmimeve, ndërsa u theksua se Shqipëria po përballet me emigracion masiv dhe krizë demografike.
Berisha u shpreh se protesta është paqësore dhe se opozita do të vazhdojë “betejën deri në fitore”, duke e paraqitur si një përpjekje për “shpëtimin e vendit” dhe për integrimin europian të Shqipërisë.
Në fund, lideri demokrat përsëriti thirrjen për vazhdimin e protestave dhe rezistencës politike, duke e mbyllur me mesazhin se opozita nuk do të ndalet deri në ndryshim të qeverisjes.

FJALA E PLOTË
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta! Mirënjohjen më të pakufijshme, ju burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, të moshuarve, që po shkruani me guximin tuaj, me qendresën tuaj, me vendosmërinë dhe shpirtin e pamposhtur, një kapitull të ndritur të historisë sonë kombëtare. Po ngriheni viganë, guximtarë ndaj një diktature të bazuar në vjedhjen e shqiptarëve, të bazuar në drogën, krimin, terrorizimin e qytetarëve, varfërimin dhe mjerimin e tyre. Ngriheni dhe dëshmoni para shqiptarëve se jeni të pamposhtur, se kauzën tuaj do ta mbroni me çdo sakrificë.
Ndaj dhe unë, kam një nderim të madh për ju. Kam një nderim të madh dhe të pakufijshëm, për ata dhjetëra e mijëra qytetarët që mbushën më 8 maj bulevardin e Tiranës dhe që u bënë pasqyra, morali, imazhi i vërtetë i shqiptarit, në të katërta anët e kombit, në të katërta anët e dheut.
Një ditë shiu të pandërprerë, pas një terrori të gjithëanshëm shtetëror, pas një terrori dhe censure mediatike të paparë. Dhjetëra e mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur revoltën e tyre ndaj një regjimi armiqësor, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. U mblodhën për të dëshmuar se ata janë shpresa e këtij vendi, se ata janë elita e guximit të shqiptarëve, se ata janë qytetarët më përgjejgësinë më të lartë para vetes, para familjes, para shoqërisë dhe vendit të tyre. U mblodhën për t’i përcjellë çdo shqiptari, por dhe çdo qytetari të lirë në Europë dhe në botë, se nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim, i cili nuk asnjë orë legjimitet. Me këtë regjim, që i shdnërron procesin më themelor të demokracisë, zgjedhjet në farsë zgjedhore. Nuk pajtohen me këtë regjim, që për të grabitur zgjedhjet arreston në vitin elektoral, për të mbjellë terror, lidershipin e opozitës si persona nën hetim.
Nuk pajtohen me një narkodiktator, i cili për të mbjellë terror në qytetarët e tij sjell në sallën e gjyqit, në kafaz xhami, duke shkelmuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke shkelmuar Kushtetutën e vendit, duke shkelmuar Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Lirive dhe të të Drejtave të qytetarëve. Sjell në kafaz ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e parlamentit për t’u thënë shqiptarëve se, kur unë e fus në kafaz këtë, juve ju fus të gjallë në varr. Ky është morali, që ky bastard i xhelatëve, Koleka-Rama. Ndaj dhe, në mënyrë të përsëritur deklaroj se ky ka sjellë moralin kriminal të etërve të tij në moralin kriminal të pushtetit të tij.
Dhe ju, sigurisht ngriheni të pamposhtur, nuk pajtoheni me një burracak, me një frikacak, që rikthen në Shqipëri skenat e 50 viteve më parë të luftës kundër kundërshtarit politik. Ndaj dhe ju mbushni bulevardin, ndaj dhe ju vini çdo javë në këtë shesh. Ju po shkruani historinë, një kapitull të ndritur të historisë sonë kombëtare, sepse nuk mund të pajtoheni kurrë me këtë vjedhje të tmerrshme, më këtë varfërim të pandërprerë të shqiptarëve.
Nuk ka ndodhur kurrë që, kryeministri për të mbrojtur vjedhjen e tij të bllokojë hetimin, të përdorë mburojë imunitetin, të nxjerrë nga arresti i shtëpisë Lindën e AKSHI-t për të mbrojtur Lindën e Surrelit, e cila ka Lindën e AKSHI-t vetëm si presta nome. Ndaj dhe ju, po shkruani një kapitull të ri, sepse ju nuk pajtoheni kurrë me akte të tilla të një banditi në qeveri, të një krimineli që është i aftë të marrë çdo vendim, që është i aftë të vendosë gjithçka vetëm për të shpëtur lëkurën e tij prej krimineli, për krimet që ka kryer.
Ju po shkruani një kapitull të ri, dhe po përfaqësoni këtu ajkën e kombit, elitën e tij, po përfaqësoni dhimbjen e tij, momentet më kritike që po kalojnë shqiptarët.
Në rast se, shohim çfarë jemi në sot? Ne po bëhemi një shoqëri pa të rinj. Ne po bëhemi një shoqëri pa fëmijët tanë dhe kjo është gjëja më e tmerrshme. Sepse një shoqëri që nuk mbron fëmijët e vet, që nuk mbron të rinjtë e vet, më së paku mund të thuhet se, ajo të ardhme nuk ka. Ndaj dhe, kjo betejë epike e juaja është një betejë për vetë ekzistencën e kombit, është një betejë për të ardhmen e tij. Dhe ne do ta vazhdojmë dhe do ta fitojmë këtë betejë.
Ju po shkruani një kapitull të ri në historinë e këtij vendi, kundër poshtërimit dhe përçmimit maksimal të shqiptarëve. A e dëgjuat parafoëlsi? I ka shërbyer vendit të tij me devotshmëri, me dinjitet në armën e policisë. Janë sot 760 mijë shqiptarë, nga të cilët mbi 600 mijë jetojnë absolutisht në mjerim, jetojnë me një pension që nuk mjafton as për 30% të nevojave tyre. Marrin sot një pension, i cili për fuqinë blerëse është 40% më u ulët se pensioni që merrnin në vitin 2013. Po, po dhe më shumë mundet. Sepse, çmimet me krahasuar me 2013 janë 2-3 fishuar. Sa ishte buka në 2013, 6 qind lek. Sa është sot buka? 1 mijë sa lek. Sa ishte qumështi në 2013? Sa ishte domatja në 2013? Sa është sot? Sa ishin ilaçet? Sa janë sot? A ka një mënyrë për të zhytur në dhimbje, skamje e mjerim mbi gjysmë milioni shqiptarë? Dhe pse? Sepse vidhen dhe vetëm vidhen paratë. Pse? Sepse 130 milionë euro në djegësin e Tiranës janë zhdukur pa nam, pa nishan, pa vënë një tullë.
Sepse 120 milionë dollarë në impiantin e pastrimit të ujërave në Mëzezë janë zhdukur pa vënë një tullë. Sepse në Tunelin e Llogarasë janë vjedhur 90 milionë euro. Sepse aeroportin e Vlorës, për të vjedhur sa më shumë, do ta shpallnin aeroportin më të madh të Ballkanit. Të pafytyrë si këta nuk ka patur toka, nuk ka parë toka. Dhe tani, pasi kanë vendur aty të vjedhin taksat tuaja, 130 milionë euro, tani shkojnë t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit me Pacollin, me Edi Ramën, me Lubinë e me radhë. Sepse, vetëm prej inatit të një të shfazuar merr e përze investitiorin dhe gjobitemi me 120 milionë euro. Pa bëjini llogari të gjitha këto miliona? Sepse për të vjedhur 90%, se ato ishin vjedhje 100%, për të vjedhur 90% të investimit, kilometri i rrugës ndërtohet me 20 milionë euro, në një kohë kur, këtë vit Greqia po ndërton përtej Kakavisë autostradë 27 metra me 4 milionë euro kilometri.
Pra, a e shihni ju se çfarë kapitulli po shkruani me qendresën tuaj? Po luftoni me një regjim, më të shëmtuarin, më kriminalin që ekziston. Po shkruani një kapitull të ri dhe po përballeni me mafien më të rrezikshme të Europës dhe ndër më të rrezikshmet në botë. Por, po përmbushni një mision të madh, një mision historik, po bëni gjithçka për Shqipërinë. Po jepni djersën, mundin, guximin tuaj për të shpëtuar këtë vend.
Miq, keni dëgjuar këto kohë të flitet shumë për integrimin. Integrimi, sigurisht është e ardhmja më e ndritur e këtij kombi. Po të rikthehemi edhe 140 vite më parë, Rilindasit, e projektonin Shqipërinë që ishte në Perandorinë Osmane, e keni parasysh, ishte e ngerthyer nga fuqi Lindore, e projektonin zonjë në Perëndim, zonjë midis vendeve të Europës. Çfarë po ndodh sot? Dyert i përplas Edi Rama dhe Lubia, të cilët absolutisht, nuk duan integrimin e Shqipërisë.
A e keni vënë re, gjuhën që përdor ai? A keni konstatuar si ka filluar t’i lëvizë datat dhe se si e ndërroi pasaportën e Europës me pasaportën e Vuçiçit?. Nuk i duhet Europa atij, i duhen miliardat tuaja, miliardat e shqitparëve. Por, jeni ju, zëri juaj, guximi juaj, që po përfaqëson sot kombin dhe Shqipërinë në Europë dhe në botë.
Protesta e fundit e datës 8, kishte një jehonë të jashtëzakonshme. Dhe po e them këtu, të jemi të hapur. Ne jemi absolutisht kundër dhunës dhe ne do qendrojmë fortë. Dhe kjo është forcë, ju garantoj, se kjo është forcë. Non violenca është forcë e madhe. Si kurrë ndonjëherë, në 8 protesta asnjë polic i plagosur, i lënduar, asnjë. Ndonëse, ka prej tyre që janë më kriminelë se çdo kriminel. Po.
Por ne i qendrojmë parimeve tona.
Pra, në 8 protesta, natyrisht, janë përdorur fishekzjarrë dhe mjete tjera. Do t’u them një gjë. Në të gjithë botën, të gjitha mediat e botës kanë qenë me ju. Jeni përfaqësuar në mënyrën më dinjtoze si qytetarë të lirë. Ju kanë paraqitur në mënyrën më dinjitoze, si qytetarë që nuk pajtoheni me vjedhjen e qeveritarëve . kanë shkruar me gërma të zeza emrat e dyshes Rama-Balluku, si njerëzit më të korruptuar të Europës. Ju kanë paraiqtur tek ju, shpresën e vërtetë të shqiptarëve. Ndaj dhe, të vazhdojmë këtë betejë, të vazhdojmë të pamposhtur, të vazhdojmë rrugën drejt suksesit të plotë që duam. Suksesi ka një kusht, persistencën. Ne do persistojmë gjer në fitore. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Faleminderit!


