FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATIT PËR BASHKINË PUKË, RROK DODAJ
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi sot në Pukë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z.Rrok Dodaj. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatit, Berisha tha se rivali i Rrokut, Gjoni nuk krahasohet me kandidatin e dinjitetit, pasi ky i fundit ka dalë gjatë fushatës dhe ua ka vënë qytetarëve të Pukës thonjtë në fyt.
Berisha vijoi duke thënë se nëse kandidati rival i Rrokut, Gjoni nëse do të kishte sadopak dinjitet, ai do të largohej dhe nuk do të garonte, por kërkon që edhe të vjedhë ende, prandaj qendron.
Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi vjedhjet e njëpasnjëshme të kryeminstrit, duke theksuar se ai mbetet shkaku kryesor i varfërimit dhe shpopullimit masiv të Shqipërisë.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se kandidati që kandidon për PS është përfaqësues i vëllait të Aleksandër Vuçiç, një njeriu që nuk ka asgjë shqiptare, ndaj iu tha qytetarëve që më 14 maj të votojnë njeriun e duhur, Rrok Dodajn.
Gjithashtu, Berisha u bëri thirrje grave e nënave të dalin në krye të kësaj fushate, duke u shndërruar kështu në kurorën e fitores së 14 majit, për të mposhtur varfërinë në familjet e tyre, si edhe për t’i dhënë fund dhunës dhe krimeve në familje.
FJALA E PLOTË
Të dashur qytetare e qytetarë, banorë të Pukës, vëllezër e motra, zonja e zotërinj.
Para së gjithash nderimin tim më të madh dhe mirënjohjen më të thellë për ju, për të gjithë banorët e Pukës, pukjanet e pukjanët kudo që ndodhen, në shtëpitë e tyre, në këtë rreth, Shqipëri, emigracion e diasporë.
Shpreh mirënjohje dhe nderim të pakufishëm, për mbështetjen që i keni dhënë PD-së dhe demokracisë shqiptare, për qëndrimet, shpirtin tuaj liradashës, shpirtin tuaj punëtor.
Kam një falënderim të veçantë për të gjithë demokratët dhe demokratet e Pukës, të cilët u bashkuan rreth vlerave të lirisë, tejkaluan të gjitha kundërshtitë dhe mbështetën edhe në Pukë e Fushë Arrës, kandidatët e lirisë, kandidatët e primareve. Mbështetën Rrok Dodën në Pukë, Hil Currin në Fushë Arrës.
Të dashur miq!
Unë sot jam këtu për të paraqitur para jush kandidat për kryetar bashkie të ardhshëm, njërin nga bijtë e shquar të Pukës, një qytetar shembullor, një menaxher të aftë. Një njeri me vizion Rrok Dodën.
Së bashku me ju ndoqa me shumë kënaqësi programin që paraqiti këtu para jush, programi i një qeveritari të vërtetë. Programi i një njeriu që ju njeh këtyre qytetarëve dhe të gjithë Pukës, hallet dhe dertet, problemet që duhen përballuar dhe zgjidhur. Programi i një njeriu me vizion që ju vetëm njeh problemet, por i jep dhe zgjidhjet.
E gjithë filozofia e Rrokut dhe të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ bazohet në përparësinë me qytetarin. Bazohet në respekt të të drejtave të tij dhe iniciativës së lirë. Ju e dëgjuat, premtoi ulje taksash, premtoi aktivitet pa taksa për 3 vite për të rinj, për vajzat, për gratë. Premtoi investime jo në oborrin e bashkisë, por investime në çdo fshat, në çdo skaj të këtij rrethi.
Premtoi që pasuritë përrallore të Pukës të shndërrohen në mirësi për qytetarët, komunitetin. Puka ka potenciale të jashtëzakonshme. Pukën Zoti e ka bërë një nga rrethet më të pasura, mbi tokë, nën tokë, por mbi të gjitha shpirti punëtor dhe krijues i pukjanëve, është një garanci e jashtëzakonshme për një të ardhme tjetër.
Në datën 14 maj, Rrok Doda vjen para jush si kandidati juaj, si kandidati i votës tuaj të lirë. Por për shkak të mbështetjes tuaj, të besimit që i keni dhënë, Rrok Doda ka fituar mbështetjen e 24 partive politike, të të gjithë spektrit opozitar shqiptar.
Të dashur miq!
Greta, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Ludovik, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i dashur Demir, Astrit, Hil.
Kjo frymë që përcjellin qytetarët, është një detyrim madhor për ne. Është një detyrim që më 14 maj të votojmë fitoren dhe më 15 të festojmë fitoren e pluralizmit, të festojmë fitoren e ndryshimit, festojmë fitoren largimin një minutë e më parë nga pushteti të një njeriu i cili e ka trajtuar veriun e Shqipërisë me një armiqësi të jashtëzakonshme të cilën e kanë njohur vetëm dy herë në histori; në kohën e Car Dushanit dhe të xhelatit Enver Hoxha dhe nuk e kanë njohur kurrë më parë, siç ka bërë Edi Rama.
Pasuritë përrallore qindra e qindra milionë euro, të ardhura nga pasuritë e kaskadës, pasuritë e minierave, pasuritë e veriut që të gjitha janë shndërruar në një mollë të ndaluar për banorët e veriut.
Do të ju them një gjë këtu. Kam patur një mik që nuk është më dhe prandaj nuk po ja them emrin. E dëgjoj një ditë në televizion tek thotë, dhe më vjen keq, se po ja them, jo për atë, sepse ai e kuptoi më vonë gabimin që kishte bërë; unë urrej çdo verior nga Fushë Kruja gjer në Vermosh. I thotë gazetari, si more i urren, pse e thua këtë fjalë? Tha i urrej sepse janë kriminelë, e kishte të mëkuar në mënyrë absolute nga Edi Rama. Ai kur e kuptoi fjalën që kishte thënë, ai po në televizor u tërhoq dhe në një mënyre kërkoi ndjesë.
Por jam këtu prap të ju them. Një mik i imi i thotë njëherë, çfarë e gjete këtë deputet në Lezhë që është me këto akuza, oh tha, ai më sjell vota mua. Ai i tha, vota po të sjell, por nuk ka asnjë reputacion. Kështu janë ata, i tha Rama. Në një kohë kur këtu, të paktën rreth 110 vite më parë, kur nuk kishte rrugë, por vetëm shtigje kalon një zonjë shumë e nderuar dhe ajo ishte Edith Durham. Në një fshat po të Pukës, ecëm e ecëm thotë, më thanë se këtu kanë kaluar hebrejtë, i thashë jo nuk kanë kaluar këtu. Më thanë se këtu një mushkë kanë lënë shenjën, u thashë se nuk është shenjë mushke, por kur hyra brenda mendoja me veten time-thotë Edith Durham-këta me të vërtetë kanë ca besëtytni, por edhe në Angli ne kemi besëtytni. Edhe pse me shkolla ne ndjekim mediumet në atë kohë, ndjekim shtrigat etj., me radhë. Por ama secilit prej tyre ti kërkoj që të më shoqërojë dy ditë nëpër këto shtigje dhe male është i gatshëm të vijë me besnikërinë më të madhe, kurse një anglez këtë nuk ta bën kurrë. Këta janë njerëz të civilizuar, të qytetëruar. Ja thashë këto atij zotërisë që mendon se veriu qeveriset me kriminelë, sepse vetë ka një shpirt të tillë.
Nuk do të ndalesha kaq shumë, por rivali i Rrokut, është Gjoni. Më falni. Ne kemi qenë një pjesë e jona, kanë jetuar diktaturën. Burgjet më të zeza, skuadra pushkatimi, kampe përqendrimi, por të ju them të vërtetë; kurrë ndonjëherë ne nuk kemi parë një kryetar të komitetit ekzekutiv që të dalë ti fusë thonjtë në fyt qytetarit, siç bëri Gjon Gjonaj këtu në Pukë. A keni parë ndonjëherë ju. Kësaj i thonë fushatë me thonj në fyt të tij.
Gjon, ti në atë moment, po të të kishte ngelur qoftë edhe një miligram dinjitet njerëzor, duhej të largoheshe nga skena. Por nuk të lënë të largohesh vjedhjet që ke kryer ti. Se ke kaq vite këtu që kujdesesh vetëm për pronat tua, se Pukën e solle vërdallë rreth hotelit tënd.
Se ndërtove shtëpitë gjoja sociale dhe kujt ja dhe, kryetarit tënd të këshillit. A keni dëgjuar ndonjëherë atë kryetarin apo Gjonin të flasë për ju? Ai rri në Tiranë, shtëpinë e jep me qira si hotel.
Pse u ndala në këto shembull. U ndala për të thënë se këta janë njëlloj, një sekt që absolutisht kjo tokë nuk e ka pasur kurrë të tillë.
Një kryeministër që vjedh çdo ditë dhe që qytetarët e tij i duken qenie inferiore, i duken të pavlera. Një kryeministër i cili përveç dallimeve të shumë llojta i ngriu rrogat sa erdhi në pushtet. Arritën me lumenj djerse tuajat, por edhe me vendosmërinë e qeverisë që të dalim nga vendi me rrogat historikisht më të ulëtat, në vendin me rrogat më të larta në rajon, më të larta edhe se rumunët e bullgarët që ishin anëtarë të BE-së.
Çfarë do të thoshte kjo. Kjo do të thoshte që të vazhdonim të rrisnim rrogat, të rrisnim pensionet, sepse kudo që të shkosh një vend me pasuri përrallore si Shqipëria nuk ka. Shqipëria ka të gjitha pasuritë të begatojë qytetarët e saj, me një kusht, të mos vidhen, të mos vidhen.
Rrogat i ngriu për ju, pensionet i ngriu mbi ju, përveç rritjes që jep tregu i çmimeve, krijoi dhe bordet komuniste për të rritur çmimet sa herë do. Çfarë sollën bordet. Vetëm në 1 vit, çdo pukjan, çdo qytetar ka shpenzuar 430 mijë lekë vetëm për bukën e gojës, për ushqimet. Ka shpenzuar 1 rrogë më shumë, 2 pensione më shumë. Prandaj ikin shqiptarët, në darën e varfërisë në dhimbjen e varfërsisë.
Çfarë do të bëjnë të rinjtë, më thoni. Jo rrinë në kafene, po ku do rrinë, punë skanë. Mesataren ua rrite, në universitete si pranon. Marrin diplomën e nuk gjejnë punë. Natyrisht do të mbijetojnë, do të shkojnë në dhera të tjera. Ndaj dhe këto zgjedhje janë vërtetë për qeveritarët vendorë, por janë zgjedhje për fatin e kombit, për fatin e Shqipërisë, janë zgjedhje për të ardhmen tonë.
Në 8 vite kanë ikur 1 mln njerëz, kanë ikur 800 mijë të rinj, më shumë se 1 brez. Ku është e ardhmja. Ata që vijnë mbrapa janë pa të ardhmen. A mund ta lëshojmë kështu këtë vend, e tha në fjalën e tij Rroku. Ne jemi përgjegjës jo vetëm për të gjallët, por edhe për ata të cilët na e lanë këtë vend në kushtet më të vështira, por nuk e dorëzuan. Nuk pranuan të largohen dhe shfarosen siç po ndodh tani.
Puka e gjithë shqiptarët kudo që janë kanë paguar shumë vuajtje, tortura, sakrifica, gjenocide në kohërat e shkuara nga fqinjtë grabitqarë. çfarë po bën sot ky? I them Gjon Gjonit, ti nuk je përfaqësues i pukjanëve. Je përfaqësues e vëllait të Aleksandër Vuçiçit.
Po pse e them këtë? Po e them këtë, se ky para 5 ditësh i thoshte televizionit italian se Shqipëria pa Serbinë në BE nuk ka kuptim. Po mund ta thotë një shqiptar këtë? Më thoni ju mua.
Socilalistë të Pukës, ju bëj thirrje. A mund të thotë një shqiptar të bëhemi bisht i Serbisë, të bëhemi vasalë të Serbisë? Po kush po e pengon Serbinë? Serbia sot, ju them unë ju po të mos ishte verbëria e nacionalizmit serb, do të ishte jo në negociata, po anëtare me të drejta të plota të BE. Po atë e pengon verbëria e nacionalizmit. E pengon sepse ajo preferon të qendrojë në prapavijë e agresorit barbar, rusëve, dhe jo të zbatojë sanksionet. E ka në dorë vet.
Përpiqet të mbajë peng Kosovën, dhe jo ta njohë atë siç kërkon Europa. Kurse, Edi Rama nuk thotë që Shqipëria pa Kosovën në BE nuk ka kuptim, por Shqipëria pa Serbinë në BE nuk ka kuptim. A ka gjë shqiptare ky njeri? Absolutisht asgjë!
Dhe pikërisht se është anti-shqiptar.Analizojeni pak ju qendrimin që mban ndaj këtij shpopullimi të tmerrshëm të vendit, ndaj këtij shkretimi që nuk e ka shkaktuar dot asnjë luftë, asnjë epidemi, asnjëherë në histori asnjë pushtim.
Të marrim thotë, nga Bangladeshi, Sri Lanka, India, t’i marrim me fëmijë dhe familje. Ikni ju! çfarë do të thotë kjo: ikni ju?! Ikni, ikni?! Se këtë vend do ta bëjë vendin e hajnave, trafikantëve, kriminelëve.
Qytetare dhe qytetarë të Pukës!
Unë kam besim në ndjenjat tuaja atdhetare. Kam besim në mençurinë tuaj. ju bëjmë thirrje të bashkohemi, të votojmë Rrok Dodën, Hil Currin, të votojmë 1-shin, koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Gjithashtu dua të them këtu. Nuk duhet askush të mashtrohet sot. Pas kaq vitesh mashtrimesh, Edi Rama nuk ka, por po të kishte një gram, miligram, nanogram moral dhe dinjitet, kurrë nuk do të mund të kërkonte votë. Po ai vazhdon, sjell këtu emisarë.
Po kthehem nga Fushë Arrëzi. Një mik më tha: Në Kolonjë babai im ka një mik të çmuar, dhe të paktën një herë në vit i vijmë e i shkojmë njëri tjetrit. Por tha, sa herë shkoj në fshatin Gjonç ku rri ai, duhet që ta marr në telefon miku t’i them: kalohet lumi, apo nuk kalohet lumi.
Dhe më thotë: Prit dy ditë, ose hajde. I kishte thënë kësaj here ajo Elisa na premtoi 10 vite urën. Na gënjeu 10 vite dhe ia mbathi, shkoi në Shkodër. Ndaj edhe ua tregova këtë rast, sesi i përdorin glnjeshtarët profesionistë nga një qytet në tjetrin për të gënjyer.
Po Toma, ushtari i së keqes. Tom Doshi është ushtari i së keqes. Pse ua them këtë? Tom Doshi vjen dhe shpërndan para. Vjen edhe shtron ndonjë drekë, shtron ndonjë darkë herë këtu e herë aty e me rradhë. Tani t’i bëj një pyetje unë. Tom, edhe kur ishe deputet, rdhe kur nuk ishe deputet, ate miqësi të ngushtë që e ke në para me Edi Ramën çfarë mirësie panë qytetarët e Pukës, Vaut të Dejës, Shkodrës nga Tom Doshi? Zero!
Na thuaj pak. Cilën rrugë ndërtoi Edi Rama në këto zona me insistimin tënd. Asnjë! U ndërtua këtu një liqen që e ka privatizuat pothuaj Gjoni. Edi Rama premtoi skitë, për këtë punë nuk ka bërë asgjë. Dhe po kështu, nisën asfaltimin e rrugës Vau i Dejës-Koman. Edi Rama e ndërpreu. Urdhëroi të mos bëhet. Atëherë, vjen këtu si tregtar vote? Është gjë shumë e turpshme, se edhe partinë e ke marr nga një kriminel elektoral që quhet Skënder Gjinushi. Dhe ti kryen çdo ditë me aktet e tua krim elektoral.
Unë të garantoj se kjo kurrë nuk do të harrohet.
Denisa me fjalën e saj plotë pasion, emocione dhe vërtetësi bëri një përshkrim të të gjitha zhvillimeve të viteve të fundit. Në zërin e Denisën ndjehej qartë revolta e thellë shpirtërore e një vajze, e një zonje të nderuar e cila në të vërtrtë vlon në shpirtin e të gjitha, grave, nënave, motrave tona.
Ndaj edhe unë nga kjo tribunë, ju bëj thirrje ju nëna, motra, vajza, gra të bëni gjithçka që në këto zgjedhjr të fitojë ndryshimi, pluralizmi. Të fitojë Rrok Doda, Hil Curri. Të bëni gjithçka, sepse ju e ndjeni më shumë se gjithë të tjerët peshën e rëndë, të keqen e hidhur të kësaj qeverisjeje, e cila ka sjellë vetëm varfëri në vatrat tuaja. E cila ka bërë të vështirë për ju të përballoni jetën e përditshme. Ka bërë të vështirë për ju, të shkolloni fëmijët tuaj. Ka bërë të vështirë për ju të mjekoni njerëzit tuaj. Ka bërë të vështirë për ju t’i çoni në universitete fëmijët, pale t’i gjeni një vend pune. Nuk ka.
Ju ju përmblidhen të gjitha. Por do t’u them edhr një gjë tjetër. Ky njeri është njeriu, është qeveritari më mizogen që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. Ky përdor maskën, fasadën për të mbuluar mentalitetin e tij arkaik, mentalitetin e tij çnjerëzor ndaj femrave shqiptare.
Kryeministër, vriten 3 gra në dy orë. Vriten 5 gra në një javë, marrin peng të tjera që nuk ka ndodhur në kohërat më të largëta. Nuk thotë një fjalë, sikur nuk ndodhi asgjë. Sikur është gjë normale. Po nuk ka gjë më anormale. Për një showëri nuk ka anë më të shëmtuar se të ekzekutohen në një javë 5 gra. Po kur ka një kryeministër si ky, i cili bën vetëm fasadë, e mbrojnë 12-13 Spiropale, të cilat sillen. Njëra i thotë: Mbreti Edi Rama. Tjetra i thotë: Gjeniu ynë. Tjetra i thotë: Zeusi ynë. Identik siç e lavdëronin badigardët Gadafin. Ato janë aty për tu përfaqësuar ju, nënën, motrën, vajzën shqiptare.
Thonë që Belinda thotë: tani më quani Belinda luksi. 200 mijë euro zyrën. 1 mijë euro biftekun. 1 ka bifteku, apo dy qe. Po pse? Se ai shpenzon 10 mijë euro darkën. Po pse? Se ai blen një vazo për oborrin e pasëm të Kryeministrisë 4 milionë euro. Po pse? Sepse ai udhëton 137 udhëtime me avion me dhomë gjumi luksi, se lodhet shumë duke vjedhur nga mëngjesi në darkë.
Ndaj edhe thirrja ime për ju nëna, motra, gra, vajza është dilni në krye të kësaj fushate. Të jeni ju kurora e fitores së 14 majit. Dhe u garantoj, se përpjekja më madhore e kandidatëve tanë, e qeverisë së ardhshme do të jetë konsolidimi, begatia e familjes shqiptare.
Familja është dhe do të mbetet e shenjtë për ne. Ata të cilët i vendosin numra nënës dhe babës, ata do përfundojnë në banesën e turpit të historisë. Familja është ajo që ka sjellë mbi supe me zemër e shpirt kombin sot, dhe do ta çojë në të gjitha kohërat përpara.
Rroftë Puka, rroftë Shqipëria, rrofshi ju!
Falemnderit shumë!