Data 28 nëntor 1944 mbahet si dita e çlirimit të Shqipërisë dhe siç dihet, edhe sot vazhdon debati mbi saktësinë e datës së çlirimit, nëse kjo ka ndodhur me datë 28, për çka ekzistojnë të gjitha provat, apo me datë 29 nëntor, siç pretendon e majta shqiptare, datën e falsifikuar nga Enver Hoxha me urdhër të Beogradit, madje edhe pasi festoi dy vitet e para këtë festë me datën 28 nëntor. Rëndësia e këtij debati qëndron në faktin se Enver Hoxha falsifikoi edhe këtë datë për ta njehsuar këtë feste jo me ditën e çlirimit por me festën kombëtare të Federatës së Jugosllavisë, me ditën e shpalljes së saj në Jajcë, më 29 nëntor të vitit 1943. Pra ai falsifikoi datën e çlirimit në mënyrë që pas bashkimit të Shqipërisë si Republikë e 7-të me Federatën e Jugosllavisë të festonin edhe shqiptarët me 29 nëntor së bashku me republikat e tjera, por natyrisht jo Jajcën se aty nuk kishin qenë, por Çlirimin e vendit.
Mirëpo mjerisht, ende sot e kësaj dite, jo pak shqiptarë dhe në tërësi e majta shqiptare që edhe sot vazhdon të ketë si Mekë Beogradin nuk janë ndalur në një aspekt tjetër themelor të kësaj date, nuk janë ndalur në të vërtetën më të pamohueshme historike, se 28 nëntori i vitit 1944 shënoi jo vetëm çlirimin nga një pushtim i huaj por dhe zëvendësimin e atij pushtimi me një pushtim të dyfishtë, një tjetër pushtim të huaj dhe një të brendshëm si kurrë ndonjëherë me parë. Kjo mbasi në fronin e pushtetit në Tiranë ulet një klikë shqiptaro serbe me projekt kryesor zhdukjen e shtetit të pavarur të shqiptarëve.
Sot historianë dhe studiues vendas dhe të huaj me botimet e tyre serioze dhe të shumta, të bazuara në mijëra dokumente të arkivave të vendit të tyre, të aleatë të luftës dhe vendeve të tjera, kanë rishkruar historinë në dritën e të vërtetave historike të pamohueshme. Ata me veprat e tyre tejet të rëndësishme kanë shkrirë si rrezet e diellit brymën, malin e lartë të falsifikimeve të histeriografisë hoxhiste. Prandaj sot, bazuar në të vërtetat historike shkencore është koha për reflektim të thellë nga çdo shqiptar kudo që jeton për historinë tonë në tërësi si dhe në rastin konkret dhe rreth kësaj date.
Studimet, botimet themelore të këtij çerek shekulli tç bazuara në mijëra dokumente dhe raporte të kohës kanë provuar në mënyrë shteruese se J.B.Tito dhe Partia Komuniste e Jugosllavisë për interesa të serbomadhisë themeluan me dy qëllime kryesore me të dërguarin e tyre në nëntor të vitit 1941 në Tiranë, Partinë Komuniste të Shqipërisë. Qëllimi i parë dhe me kryesor ishte krijimi i “Kalit të Trojës”, pra i nj” partie dhe levizjeje jugosllave në Tiranë të drejtuar, urdhëruar dhe përdorur prej tyre kundër çështjes shqiptare. Qëllimi i dytë ishte që në zbatim të porosive të Kominternit pas sulmit nazist ndaj Bashkimit Sovjetik kjo forcë dhe kjo lëvizje shqiptaro-serbe të mobilizonte shqiptarët në luftë kundër pushtuesve.
Në këtë kontekst komunistët serbo-malazez shkruan programin e kësaj partie pa ju referuar as dhe një herë të vetme Kosovës dhe çështjes shqiptare, vendosën në krye të saj Miladin Popoviç dhe emëruam rreth tij Enver Hoxhën dhe vasalet e tjerë. Pra përfaqësuesit serbo-malazez të Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ) siç pohon dhe vet Tito, themeluan udhëhoqën dhe urdhëruan Partinë Komuniste të Shqipërisë (PKSH)dhe njësitë e saja partizane gjatë gjithë luftës si parti dhe lëvizje jugosllave.
PKJ me “Kalin të Trojës” PKSH arriti me sukses të bllokojë bashkimin e shqiptarëve në Shqipëri dhe bashkimin e kombit shqiptar në tërësi në luftën kundër pushtueseve. Ata me ndihmën direkte të PKSH dhe Enver Hoxhës dhe shqiptarëve me origjinë nga Kosova si Fadil Hoxha etj që u dërguan aty me mision, arritën të vendosin Kosovën nën vartësin e PKJ pavarësisht se Mbretëria e Sllavëve të jugut as dhe federata e tyre nuk ekzistonin .Tito dhe PKJ nëpërmjet lëvizjes së tyre jugosllave që themeluan në Tiranë realizuan sa më sipër duke përjashtuar tërësisht çështjen kombëtare nga programi i PKSH.
Po kështu ata imponuan anulimin e menjëhershëm të Marrëveshjes së Mukjes, injorimin dhe asgjësimin e Marrëveshjes së Bujanit dhe urdhëruan dërgimin e brigadave dhe divisioneve partizane të Shqipërisë në Kosovë në pretekstin e çlirimit nga gjermanët, por në fakt si pararojë e pushtimit të saj nga divizionet serbo-malazeze dhe vendosjes së saj nën administrimin ushtarak nga Tito.
Krahas këtyre historianët dhe studiuesit kanë faktuar me dokumenta të pakundërshtueshme se: udhëheqësit e jugosllavë dhe vegla e tyre Enver Hoxha pas shtatorit 1943 luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve e degraduan në një luftë kryesisht vllavrasëse civile dhe se PKSH siç pranon unanimisht vetë Enver Hoxha dhe udhëheqja e tjetër e kësaj partie në plenumin e dytë të Beratit zbatoi gjatë luftës një vijë politike terroriste, pra veproj si një organizatë terroriste duke kryer në dhjetra e qindra raste akte të mirëfillta terroriste.
Studimet e dekadave të fundit të bazuara në dokumente të panumërta kanë provuar se serbët dhe Enver Hoxha dhe vasalët e tyre të tjerë shqiptarë në krye të ushtrisë partizane të Shqipërisë kryen gjatë luftës kundër pushtuesve, gjenocid dhe krime të rënda kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve.
Kjo klikë terroriste dhunoi në qindra e qindra raste konventat ndërkombëtare të Gjenevës, Hagës për mbrojtjen e popullatës civile, robërve të luftës, të sëmurëve dhe të plagosurve të luftës etj etj.
E vërteta të detyron, prandaj sot është në interes të çdo shqiptari, të raportit të tij me të vërtetën historike të kombit të shtrojë pyetjen: A u çliruam vërtet ne shqiptarët, me datë 28 nëntor 1944?
Në përpjekjen për një përgjigje objektive të kësaj pyetje do të gjejmë se e vërteta e çlirimit tonë dhe këtu nuk e kam fjalën për datën 28 apo 29, por për çlirimin si të tillë është një medalje me dy faqe.
Në njërën anë është vërtetë se në raport me pushtimin gjerman ne u çliruam mbasi gjermanët në humbje e sipër të luftës u tërhoqën nga Shqipëria dhe ne dolëm nga Lufta e Dytë Botërore të renditur në anën e aleatëve fitimtar.
Po këtë ditë, Enver Hoxha u instalua në Tiranë me qeverinë e tij si fitimtar dhe mbajti fjalimin e gjatë të fitores. Për këtë akt historik, flijuan jetën dhe rininë e tyre, gjatë luftës mijëra djem dhe vajza, burra e gra të kombit tonë dhe, dhjetëra mijëra të tjerë luftuan me guxim, vendosmëri pushtuesit nazifashistë dhe renditën kështu Shqipërinë, në anën e drejtë të historisë. Nderimi për ata që flijuan jetën për idealet e lirisë do mbetet i përjetshëm. Gjaku dhe sakrifica e tyre qëndron në themele të lirisë tonë kombëtare. Sikundër i tillë do mbetet nderimi edhe për të gjitha ata që luftuan kundër pushtuesve për lirinë kombëtare dhe nuk u sollën gjatë luftës si kaine ndaj vëllezërve të tyre, nuk kryen akte terroriste, gjenocide dhe krime kundër njerëzimit. Ndërsa këta te fundit për krimet e tyre kane përfunduar aty ku dhe e kane vendin si xhelat te popullit tyre, ne koshin e plehrave te historisë.
Dua te shtoje këtu se këto te vërtetë historike nuk mund të mohohen, pavarësisht nga manipulimet dhe falsifikimet monstruoze te luftës nga historianët hoxhistë, si: rritja me disa herë i numrit të të rënëve, shpikja e betejave edhe të paqena, stërfyrja e humbjeve të shkaktuara armikut etj., etj. Këto te vërteta për luftën partizane nuk mund te mohohet as nga gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit qe udhëheqja komuniste shqiptaro sllave kreu gjate luftës dhe për te cilat meriton çdo dënim, madje nuk mund te mohohen as dhe nga karakteri vëllavrasës dhe civil qe dominoj këtë lufte pasi Enver Hoxha dhe klika e tij për qëllime te pushtetit personal dhe i urdhëruar nga padronet e tije serb i dhanë asaj pas shkelmimit nga ai te Marrëveshjes historike te Mukjes ne shtator te vitit 1943.
Ne idenë e saja lufta kundër pushtuesve ishte një lufte e drejte.
Aleatet angloamerikane kishin njohur, vlerësuar, dhe mbështetur financuar dhe furnizuar me arme uniforma, ushqime, specialistë ushtrinë partizane. Qeveritë e tyre kishin përshëndetur qe ne fillim luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve. Ne mënyre te pamohueshme forcat partizane komuniste ishin dhe njësitë me te organizuara dhe me numerike ne teatrin e luftës ne Shqipëri dhe kjo jo për shkak te mbështetjes se tyre te gjere ne popull. Por para se gjithash për shkak te dobësive te pamohueshme te nacionalistëve shqiptarë. Është i drejte dhe plotësisht i justifikuar dhe mendoj unë i detyrueshëm dënimi me ashpërsi i te gjitha qëndrimeve çnjerëzore antikombëtarë i klikës serbo shqiptare qe udhëhoqi luftën partizane. Por është tejet i gabuar mohimi i luftës, i gjakut te derdhur dhe sakrificave te mëdha qe partizanet bene për liri.
Nuk duhet te harrojmë asnjëherë se renditja ne anën e drejte te Luftës se Dyte Botërore pati një rendësi te veçante për Shqipërinë. Kjo jo vetëm për dinjitetin kombëtarë te shqiptarëve. por edhe për faktin se me gjithë mbështetjen qe aleatet i kishin dhënë luftës se popullit shqiptare kundër pushtueseve, ata qe ne krye te herës kishin lënë te hapur dhe këtu me sa duket nden ndikimin e Greqisë çeshtjen e përcaktimit kufijve te Shqipërisë. Sipas tyre kufijtë e Shqipërisë do te caktoheshin pas luftës ne konferencën e Paqes. Këtu qëndron me shume se ne çdo drejtim tjetër dhe rëndësia e pamohueshme e renditjes se Shqipërisë ne anën e aleatëve. Mbasi renditja ne anën e kundërt edhe mund te shoqërohej me ndëshkime te renda si pale e humbur. Por çështja e vendosjes se kufijve te Shqipërisë ne Konferencën e Paqes mbarte në vetvete mundësinë e bashkimit e Kosovës dhe te trojeve tjera shqiptare me Shqipërinë natyrisht kjo ne raste shqiptaret do luftonin te bashkuar kundër pushtuesve nazifashist si zhvendosen edhe me ndërmjetësimin e aleatëve britanik ne Mukje.
-Por ana tjetër, ana e zezë e medaljes se datës se 28 nëntorit 1944 pra datës se çlirimit është se kjo datë ne te vërtet nuk do të shënonte çlirimin e vërtetë të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por vetëm do të shënonte apo sillte zëvendësimin e pushtimit gjerman me specifikat e tije me pushtimin serb, jugosllave shumë herë më të rrezikshëm për vet ekzistencën e kombit shqiptar si dhe vendosjen diktaturës 46 vjeçare më të egër, me moniste, si pushtimi i brendshëm më barbare, që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre. Kështu qe kjo dite e nëntorit te vitit 1944 ne vend qe te ishte dita e mrekullisë kombëtarë dhe viti 1944 te ishte ‘annus mirabilis’ është dita e vendosjes se një pushtimi te zi dhe një ‘annus horribilis’ për shqiptaret.
Këtu me poshtë do te ndalem shkurtimisht ne vendosjen e pushtimit serb, jugosllave pas 28 nëntorit te vitit 1944 ne Shqipëri.
Zëvendësimi i pushtimeve ndodhi sepse, në Tiranë, në pushtet do të vinte partia dhe ushtria e themeluar, e drejtuar dhe e udhëhequr nga serbët e PKJ dhe Tito, dhe vegla e tyre Enver Hoxha, të cilët pasi shitën Kosovën, kishin vendosur dhe punonin së bashku me Beogradin për projektin ogurzi e antikombëtarë, aneksimin e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Jugosllavisë. Pra, më 28 nëntor të vitit 1944, shqiptarët festuan çlirimin, lirinë, duke brohoritur për një klikë terroriste jugosllavo-shqiptare që u instalua në pushtet në Tiranë dhe hyre në një pushtim të ri të dyfishtë, pushtimin jugosllav dhe pushtimin komunist.
At Zef Pëllumbi, dëshmitar i çlirimit të Shkodrës, shkruan ne kryeveprën e tij ‘Rrno vetëm me tregue’ se: me datën 29 nëntor Shkodra u gdhi e mbushur me flamuj jugosllavë dhe se në kambanoren e Katedrales së qytetit, flamuri shqiptar pa yll u zëvendësua nga një partizan me flamurin jugosllav. Pra ne qytetin e përjetshëm te shqiptarëve valëvitej flamuri i pushtuesve te rij si dëshmi tragjike e zëvendësimit te pushtueseve. Flamuri i pushtuesit qe iku u zëvendësua jo me flamurin kombëtarë por me flamurin e pushtuesit te ri. Kështu, me 28 nëntor te vitit 1994 shqiptaret, festuan çlirimin, lirinë te mashtruar si kurrë me pare ne historinë e tyre, dhe duke mos e kuptuar ndofta shumica e tyre se pikërisht këtë date ata hynë ne një pushtim te ri. Me saktë ata brohoriten atë dite një klike shqiptaro jugosllave me ne krye Enver Hoxhën qe u instalua ne pushtet me projektin makabër te asgjësimit te lirisë se tyre kombëtarë, pavarësisë se Shqipërisë dhe aneksimin e saja si republike e 7-të në federatën e sllaveve te jugut te dominuar nga serbet armiqtë shekullor te kombit shqiptar.
Pas kësaj dite pra 28 nëntorit 1944 instalimit ne Tirane te klikës shqiptaro serbe te Enver Hoxhës, vendosjes se veriut te Shqipërisë dhe me pas edhe Kosovës nga Tito ne pushtim dhe administrim ushtarak, gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit në Shqipëri dhe në Kosovë, do të merrnin dhjetëra mijëra jetë të pafajshme ose do të largonin nga vendi mbi qindra, mijëra shqiptarë. Me këtë dhunë dhe terror të egër ndaj shqiptarëve, Tito me vasalin e tij Enver Hoxha, me ushtritë e tyre partizane do të vazhdonin të ecnin me vendosmëri në zbatimin e doktrinës së Çubrilloviçit në Kosovë, por ne njëfarë mënyre dhe ne veriun e Shqipërisë dhe ‘manu militari’ do te zhduknin çdo pengës në rrugën e ri aneksimit të plotë të Kosovës si krahinë e Republikës së Serbisë, si dhe për asgjësimin e pavarësisë se Shqipërisë dhe bashkimin e kësaj te fundit me Federatën e Sllavëve të Jugut, si Republikë e shtatë e saj.
Aneksimi i Shqipërisë nga Federata Jugosllave, ishte akti i fundit i tragjedisë së madhe shqiptare që Josif Broz Tito dhe PKSH dhe Enver Hoxha, po realizonte ndaj shqiptarëve. Ky akt, vinte si kurorëzim i instalimit te kalit te Trojës ne Tiranë, injorimit total gjatë luftës nga Enver Hoxha, të çështjes së Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, vendosjes se tyre ne vartësi te PKJ dhe mbështetjes së plotë të pushtimit serb të këtyre trojeve shqiptare. Aneksimi i Shqipërisë si Republikë e 7-të e ish- Jugosllavisë, ishte një projekt i Titos dhe udhëheqjes jugosllave, që në vitet e luftës. Me përfshirjen e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Federatës Jugosllave, përveç ëndrrës së vjetër të Serbisë, daljes së saj në Durrës, sipas tyre do të merrte një zgjidhje përfundimtare edhe problemi i shqiptarëve të Kosovës ne kuadrin Federatës se Jugosllavisë.
Madje, duket se për këtë projekt, ata kishin bindur edhe vetë Stalinin, i cili në takimin me Titon dhe delegacionin e tij në Moskë, i kishte porositur qe te “gllabëronin Shqipërinë”.
Në të vërtetë, në dokumentin e AVNOJ-it, në nëntor 1943, udhëheqja komuniste jugosllave, nuk ftoj fare përfaqësuesit e Kosovës dhe ne kundërshtim me atë qe kishte premtuar, Kosovën e la si krahine te Serbisë. Ne këtë konference Tito shpalli ne letër Republikën Federative te Jugosllaves dhe njësitë apo republikat e saj. Ai ne këtë dokument kishte lenë të hapur mundësinë e pranimit në federatë të republikave të tjera, natyrisht pa cituar nominalisht Shqipërinë por duke vetëkuptuar, para së gjithash, atë.
Kështu qe pas datës 28 nëntor 1944 jo rastësisht, por ne funksion te zbatimit te projektit te aneksimit të Shqipërisë nga federata e Titos, në zyrat e pushtetit të ri në Tiranë, në të gjitha nivelet e tij ne parti, qeveri, ushtri, polici, sigurim, arsim, tregti, ndërtim, miniera, etj., etj., do të vërshonin mijëra këshilltarët jugosllavë, vendim-marrësit e vërtetë të vendit. Jugosllavizimi me shpejtësi dhe ne çdo qelize i shtetit dhe shoqërisë shqiptare ishte misioni i tyre me kryesore. Madje, autoritetet jugosllave me lejen e Hoxhës, do të instalonin në Shkodër, legalisht një seksion të shërbimit te tyre famëzi OZNA, që vepronte e ushtronte terror njëlloj si në Kosovë, i pavarur dhe me autoritet të plotë mbi qytetarët shqiptarë në mbarë veriun e vendit.
Ky seksion i OZNA-s, në mënyrë të pavarur nga autoritetet shqiptare, ndalonte, arrestonte, rrëmbente për në ish- Jugosllavi, madje edhe pushkatonte brenda territorit të Shqipërisë, qindra dhe qindra shqiptarë, të cilët ky shërbim i konsideronte anti-jugosllavë.Në bashkëpunim të ngushtë me këshilltarët e Titos dhe me zell dhe entuziazëm të veçantë, udhëheqja komuniste e Shqipërisë, do të përfundonte dhe do të firmoste me shpejtësi të rrufeshme, që në muajin dhjetor të vitit 1944, Traktatin e Bashkëpunimit dhe Ndihmës së dyanshme midis Tiranës dhe Beogradit, si paradhome ligjore e bashkimit midis dy vendeve. Traktatin rrufeshëm e firmosi vetë Marshalli Tito.
Të dy qeveritë, po në procesin e bashkimit të plotë të të dy vendeve, firmosën një seri marrëveshjesh të tjera për bashkimin ekonomik, doganor, monetar. Krejt ndryshe nga sa paraqitej më vonë nga historianët hoxhistë, E. Hoxha, firmosi dhe pranoi që të dislokoheshin në Shqipëri divizione të ushtrisë Jugosllave, dhe pas kësaj, ai i propozon Titos, bashkimin e ushtrive me një Komandë dhe Shtat madhëri të përbashkët, pra unifikimin e komandës ushtarake të të dy ushtrive
Në sistemin arsimor të vendit, në të gjitha nivelet, serbishtja do të bëhej gjuha e detyruar.
Të gjitha shkollat, klasat dhe oborret e tyre, buçisnin nga këngët dhe brohoritjet për Marrshallin Tito. Muzika, folklori, prodhimet e tjera artistike jugosllave, do të mbushnin boshllëkun e krijuar me ndalimin e veprave letrare artistike të shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë, që nuk kishin mbështetur apo kishin kundërshtuar vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri. Enver Hoxha do të mbante fjalime ne Kuç e gjetiu kundër Fishtës, do të krahasonte gjeniun e epikës së letrave tona me Vladan Gjeorgjeviçin, ish-kryeministrin serb në vitin 1913, që kishte kryer masakrat më të mëdha ndaj shqiptarëve dhe ishte shprehur se “shqiptarët, janë njerëz primitivë”.
Ekonomia shqiptare u vendos e tëra në duart dhe kontrollin e dhjetëra e qindra ndërmarrjeve jugosllave, që u krijuan me shpejtësi në Shqipëri. Të gjitha shkëmbimet tregtare bëheshin pothuaj ekskluzivisht me Beogradin. Vetëm në këto shkëmbime, midis të tjerash, Beogradi grabiste nga Shqipëria sasinë kolosale te mbi 200 tonelata flori, dhe mijëra tonelata mallra te tjera të cilat pushtetarët komunistë ua konfiskuan, me gjak e hekur, tregtarëve, sipërmarrësve, qytetarëve shqiptarë dhe morën nga Jugosllavia si kundër vlerë punishte, vagona, hekurishte të pa vlerë. Për Enver Hoxhën dhe suitën e tij serbofile antishqiptare , zhdukja nga harta e Shqipërisë së pavarur, bashkimi i saj me Federatën e Jugosllavisë si Republikë e 7-të e saj , ishte e ardhmja më e mirë, më e sigurt e kombit shqiptar.
Në kontekstin e aneksimit të Shqipërisë, asgjësimit të pavarësisë së saj, në mbledhjen e Byrosë Politike, të dt. 8 Janar 1945, Enver Hoxha si promotor kryesor i bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë, propozon “bashkimin e PKSH me PKJ, mbi baza federative, me Sekretar të Përgjithshëm te PKSH Mareshalin Titon, si kusht i domosdoshëm i bashkimit të Shqipërisë me Federatën Jugosllave. Vendosmërinë e tij për zhdukjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe bashkimin e saj si republikë e 7-të me Federatën Jugosllave, Enver Hoxha, do ta dëshmonte edhe nëpërmjet një letre drejtuar Josif Broz Titos, lidhur me bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Në këtë letër, ndër të tjera, Enver Hoxha shkruan: “nga shoku Savo, na është sugjeruar ….. një hap tjetër përpara në lidhje me formimin e shteteve tona, d.m.th., në rast se shkohet sa më shpejt në bashkimin e dy popujve tanë”, dhe se: “ky bashkim, s’ka asgjë formale por ndihet thellë në zemrat e popullit tonë. Ne duhet të punojmë konkretisht për federatën dhe për këtë gjë, në vendin tonë punohet me të gjitha format”, dhe vazhdon “por çështja që ne duhet të marrim iniciativën e parë për të kërkuar këtë gjë, sikundër na është sygjeruar nga shokët jugosllavë që përmenda më lartë” dhe lidhur me këtë çështje Hoxha vazhdon “ne kemi nevojë të na thuhet nga ju, nëse ka ardhur momenti kur neve duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit dhe të mbërrimë në konkluzione”, dhe së fundi “ne kemi bindjen se, sikundër Komiteti Central i Jugosllavisë do të na sqarojë dhe do të na këshillojë hapat dhe shoqërisht mbi këtë çështje të rëndësishme për të dy vendet tona”.
Po në këtë linjë është edhe deklarata e Titos, dhënë agjencisë AP, në vitin 1946, se, “Kosova dhe territoret e tjera shqiptare do t’i aneksohen Shqipërisë”. Kjo deklaratë, është bërë vetëm e vetëm me projektin e “gllabërimit të Shqipërisë etnike” pra, Shqipërisë, Kosovës dhe territoreve të tjera shqiptare, si dhe shndërrimin e tyre në Republikën e shtatë të Jugosllavisë.
Ky projekt ogurzi, në të cilin ora e kombit shqiptar kishte ndaluar edhe ecte me orën e Beogradit, që po shkonte i sigurt dhe pandalshëm drejt realizimit të tij, do të dështonte vetëm për shkak të keqësimit dhe prishjes së shpejtë të marrëdhënieve midis Stalinit dhe Titos, prishje kjo që nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë apo marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave, por që sigurisht, tashti Stalini nuk do të pranonte aneksimin nga armiku i tij Tito, të Shqipërisë.
Këto te dhëna dëshmojnë ne mënyre te pakundërshtueshme se ajo qe quhet date çlirimi dhe qe e majta shqiptare ne tersi qe nga Enver Hoxha gjer te neobllokmenet e sotëm e mbajnë për arsye te mirëfillta ideologjike si kryefesten e tyre, e festojnë gjithnjë, me shume se çdo feste tjetër është njëkohësisht për kombin shqiptare një dite me hipoteke te zeze, madje me te zezën ne kalendarin e shtetit shqiptar. Kjo dite shënon largimin, tërheqjen e gjermanit te fundit nga Shqipëria dhe vendosjen e pushtimit te ri dhe te plote te shqiptarëve nga serbet armiqtë e tyre shekullor.
Shqiptaret dhe serbet ne shekuj ishin përballur me dhjetëra e dhjetëra here. Nga mesi i viteve 1800 e këtej serbet i kishin fituar ne tersi te gjitha luftërat kundër shqiptarëve, kishin dale ne Durrës dhe pushtuar shumicën e territoreve te tona, kishin kryere gjenocide dhe masakrat me te tmerrshme ndaj nesh. Por ne te gjitha këto luftëra serbet kishin patur ndihmën politike, ushtarake, financiare te perandorive me te mëdha te kohës përveç Austro Hungarisë. Kurse fitoren e tyre me te madhe ndaj kombit shqiptar fitoren e 28 nëntorit te vitit 1994 serbet e arritën jo me mbështetjen dhe ndërhyrjen direkte ne anën e tyre te fuqive te mëdha, por e realizuan nëpërmjet shqiptarëve, lëvizjes jugosllave qe themeluan dhe udhëhoqën ne Shqipëri dhe Kosove me Enver Hoxhën dhe veglat e tyre. Tragjike është se sot pas 76 vitesh e majta shqiptare ne Shqipëri me ne krye argatin e Beogradit, Edi Ramën, megjithëse ish pushtuesit e asaj kohe janë miqtë dhe partnerët tanë strategjik, mbanë si kryefestë të saj ditën e largimit të gjermanit të fundit nga Shqipëria dhe ditën e parë të pushtimit serb dhe kjo vetëm si trashëgimi të etërve barbarë, e tradhtar. Tragjike se sot pas 7 dekadash Edvin Kristaq Rama deklaron para shqiptarëve se ai ka mik dhe është krenar me miqësinë me presidentin serbomadh Aleksander Vuçiç ish-Gëbelsi i Millosheviçit, i cili gjatë vizitës së tij të fundit në Veriun e Kosovës do të betohej se Serbia do të bëhet me e madhe, vetëkuptohet pra duke marre dhe spastruar territore tjera të Kosovës.
Vetëm dy muaj me pare ky serbomadh do te deklaronte se qëllimi i udhëheqjes shqiptare ne Kosove është: ‘shkatërrimi i shtetit tone’ dmth i kërkon te mbaj shtetin e Serbisë ne republikën e pavarur te Kosovës.
Tragjike është se sot pas dy dekadave te çlirimit te Kosovës argati i Beogradit ne Tirane njëlloj si dikur Enver Hoxha, Miladinet Dushanet, Fadil Hoxhet mbanë ne duar dhe tunde flamurin e zi te Serbisë se Madhe. Ne projektin e ndarjes dhe copëtimit te Kosovës, Edvin Kristaq Rama ne akt tradhtie te hapur kombëtarë ka lidhur Shqipërinë ne Aleance Trelaterale Beograd-Shkup-Tirane dhe vendosur Kosovën ne darën e klikave armiqësore serbo-shqiptaro-maqedonase ne nismën Ballkani i hapur e cila i kundërvihet haptas nismës se Berlinit.
Pas agresionit barbar te Rusisë se Vladimir Putinit ndaj Ukrainës dhe vendosjes te sanksioneve nga Bashkimi Europian dhe Nato ndaj Rusisë, putini i vogël i Ballkanit Aleksandër Vuçiç refuzoi zbatimin e këtyre sanksioneve. Edi Rama si vasal i Vuçiçit kalon nga samiti ne samit duke bere haptas thirrje qe te mos i kërkohet Serbisë te zbatoj sanksionet dhe mbrojtur direkt padronin e tij dhe shndërrimin e Serbisë ne një prapavijë te fuqishme te Rusisë de facto me shume se kurrë ne një Rusi te vogël ne Ballkan.
Përveç këtyre Edi Rama si vasal i Beogradit po zbaton ne Shqipëri politiken e shpopullimit dhe shkombëtarizimit kombëtar. Me dhunën terrorin, vjedhjen e votës, grabitjen e miliarda e miliardave euro nga fondet dhe pasuritë publike te shqiptarëve me keq se sa çdo pushtues tjetër ne tere historinë e tij ai shndërroj shqiptaret në popullin e gomoneve dhe dëboj me vrasje shprese nga vendi ne 7 vite 744 mijë shqiptar apo 27% te popullatës, dmth me shume se çdo lufte civile ndonjë komb tjetër.
Ps. ky artikull ribotohet me ndryshime për shkak te aktualitetit.
Shtoj gjithashtu se në këtë shkrim unë u ndala vetëm në njërin aspekt tragjik që mbart në vete ajo që festohet si dite çlirimi dhe jo në aspektin e saj më katastrofal si ditë e parë e vendosjes së diktaturës më barbare të të gjitha kohërave në Shqipëri, diktaturës hoxhiste.