Kryetarja e degës së PD, Fier, Eriselda Çelaj, ka resguar për rastin e qytetit të Fierit ku një nënkomisar policie u godit me sende të forta dhe përfundoi pa ndjenja në spital. Çelaj shprehet se ky “është një lajm i keq për punonjësit e thjeshtë të policisë së shtetit, të cilët shpeshherë ndihen të tradhëtuar nga eprorët e tyre”.

Postimi i plotë i kryetares së degës së PD, Fier, Eriselda Çelaj:

Rasti i qytetit të Fierit ku një nënkomisar policie u godit me sende të forta dhe përfundoi pa ndjenja në spital është një lajm i keq për punonjësit e thjeshtë të policisë së shtetit, të cilët shpeshherë ndihen të tradhëtuar nga eprorët e tyre.

⛔️Ndërkohë që ministri i Brendshëm shoqërohet me kontigjent të botës së krimit dhe zyrtarë të lartë të policisë së shtetit dekonspirojnë aksionet e SPAK apo të BKH, punonjësit e zakonshëm ndihen të pambrojtur dhe shpeshherë lihen në mëshirë të fatit.

⛔️Gjendja e policisë së shtetit në vend është alarmante.

Nga një anë, kemi mbushje të radhëve të uniformave blu me militantë të PS-së, ndërsa, nga ana tjetër, profesionistët në radhët e tyre përherë e më shumë rrallohen në numër.

✅️Vetëm një polici e shkëputur nga krimi dhe korrupsioni, do t’i kthente dinjitetin e munguar në radhët e uniformove blu.

Por që kjo të ndodh duhet vullnet i hekurt politik, të cilin Partia Socialiste dhe drejtuesit e saj nuk e kanë, sepse atyre u duhet bashkëpunimi me krimin për të përfituar vota në zgjedhjet e radhës.

✅️Partia Demokratike e Shqipërisë zotohet për një polici njëqind për qind në shërbim të qytetarëve, duke shkëputur rrënjësisht lidhjet e saj me botën e krimit dhe duke e inkurajuar nëpërmjet politikave të mbështetjes ekonomike dhe sociale për të qenë në pararojë të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve të tjera.