Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, në një postim në Facebook, shprehet se është poshtërsi t’i thuash pacientit që nëse s’ke “çmimin” e operacionit ti do duhet të vdesësh.

Duke iu referur rastit të aktorit të njohur Genci Fuga i cili kishte pësuar goditje në tru dhe bashkëshortja e tij kërkonte ndihmën e miqve për të paguar operacionin, deputetja demokrate shkruan se ky rast duhet të jetë një moment revolte për të gjithë ne, pasi ky shërbim urgjence  duhet të jetë pjesë e shërbime të QSUT.

Reagimi i plotë:

Është poshtërsi dhe sjellje makabër t’i thuash pacientit që nëse s’ke “çmimin” e operacionit ti do duhet të vdesësh.

Është e padëgjuar në asnje vend të botës.

Ështe kriminale në fakt .

Rasti i fundit, i publikuar mbrëmë duhet të jetë një moment revolte për të gjithë ne, pasi ky shërbim urgjence  duhet të jetë pjesë e shërbime të QSUT .

Shumat marramendëse të këtij trajtimi janë të papërballueshme për shqiptarët, që shpesh trajtohen ca si të nënës e ca si të njerkës

Detyra jonë si ligjvënës është kërkesa e rritur ndaj Ministrisë së Shëndetsisë  për ta rregulluar një herë e mirë këtë situatë alarmante me të cilën përballen shqiptarët çdo ditë!

Nga ana tjetër ishte kaq pozitive ndjesia e solidaritetit  mbrëme,  ku vetëm në 1 orë u bashkuan shqiptarët për të shpëtuar jetën e aktorit të dashur jo vetëm  për artëdashësit.