Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, qytetare dhe qytetarë të Durrësit, shumë faleminderit për këtë pritje kaq emocionuese, një parathënie e vërtetë e asaj se çfarë Durrësi dhe durrsakët do të vendosin në 14 maj. Do të votojnë për veten, do të votojnë për qytetin e tyre, do të votojnë për të ardhmen dhe familjet e tyre. Shumë faleminderit! Do të votojnë Partinë Demokratike, do të votojnë numrin 9.

Pata ndjesinë më të mirë teksa dëgjoja parafolësit. Teksa po dëgjoja Edlirën, një qëndrestare një intelektuale, një të vendosur të Partisë Demokratike në kohëra të vështira. Teksa po dëgjoja Selon, një shpirt i lirë, një njeri që e do Durrësin ku ka ardhur për të kontribuar. Teksa dëgjoja miken time Teutën, të vendosurën, zonjën që në ditë të vështira i është ndodhur Partisë Demokratike edhe Durrësit. Sami, teksa të dëgjoja ty, miku im, miku I të gjithë demokratëve njeriu I cili je ndodhur e di fare mirë, në shumë dilema në këtë kohë të vështirë dh eke zgjedhur të mirën, të drejtën, të vërtetën, ke zgjedhur Partinë Demokratike, atë që I bën nder të gjithë demokratëve. Po Blerina, teksa të dëgjoja ty, kjo është Partia Demokratike, ajo e cila I hap hapësirë, I bën vend intelektualëve, shpirtit të lirë. Po Mimoza, zysh Mimoza për atë që sapo the. 30 e ca vite, të jesh e të japësh intelektualëve të këtij vendi, kjo është Partia Demokratike, që ju pret me krah hapur. Partia Demokratike e re dhe të së ardhmes e cila hap shpirtin, zemërn e saj pikërisht për njerëz të cilët po vërtetë kanë një veçanti: duan Durrësin, duan vendin e tyre, duan familjet e tyre. Kjo është ajo se çfarë I ka munguar Durrësit dhe durrsakëve gjatë gjithë kësaj kohe. Teksa po bëhen 20 e kusur vite në fakt që nuk është nën qeverisjen e shpirtrave të lirë të këtij qyteti. Po Joni, të falënderoj shumë për të jithë barrën e madhe që ke mbajtur gjatë gjithë kësaj kohe. Në një kohë të vështirë, e di fare mirë, kemi kontaktuar, folëm me njëri-tjetrin, të falënderojë përzemërsisht jo vetëm në emrin tim, por në emrin e të gjithë demokratëve të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, për atë se çfarë ke bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

E pra miq, unë ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre 51 zonjave dhe zotërinjve që Samiu lexoi këtu. Janë vetëm pak nga përfaqësuesit, e asaj se çfarë Partia Demokratike jo vetëm premton, por se angazhohet dhe zotohet që të jetë fytyra e vërtetë e Durrësit dhe e Shqipërisë nga sot e tutje e dimë fare mirë në një kohë të vështirë. Por kohërat e vështirajanë pikërisht momentet që dalin në pah karakteret e forta, karakteret e forta politike, ata njerëz që midis interesit dhe idealit, vendosin idealin. Ky është momenti dhe kjo është sfida. Dhe hapi I parë I kësaj sfide këtu në Durrës është fituar. E pra, nga të gjithë këta emra, kam përshtypjen që diçka iu ka rënë në sy teksa po I dëgjoja të gjithë. Janë njerëz të lirë, janë njerëz të vërtetë, janë njerëz idealist, janë njerëz të pakapur. Janë këto virtytet në fakt njerëzore nga të cilët Partia Demokratike ka pas premtuar 33 vite më parë, që kështu do të ishte në të ardhmen e saj. Lindi kështu në fakt partia pro perëndimore, pro amerikane, partia e cila do të ishte e vetmja bazë e perëndimit në Shqipëri, në një vend ku 50 vite më parë, errësira e lindjes kishte sunduar. E megjithatë do të duhet të jemi të sinqertë, kjo është një nga arsyet, një nga virtytet e njerëzve që folëm përpara, se ishin të vërtetë dhe pranuan atë se çfarë Partia Demokratike në këto 33 vite nuk ka arritur.

Sot e shoh këtë shpresë dhe kam besim që edhe një herë si në 1990-ën e rimarim edhe një herë rrotën e historisë atje ku ngeli në mes, ta çojmë përpara. Atë histori të ngelur në mes ta çojmë përpara pikërisht me këto zonja dhe zotërinj, pikërisht me ju miq e të nderuar. Miq, demokratë, qytetarë të Durrësit përveç entuzizmit që e kam sot dhe e ndjej, e kam pasur edhe në të gjitha takimet që kam bërë në Shqipëri nga jugu në veri, do të duhet të jemi të sinqertë e njëri-tjetrin për kohën e vështirë që po kalon Partia Demokratike, por edhe Shqipëria mbi të gjitha.

Që prej ardhjes në pushtet të sektit të rilindjes 10 vite më parë, në Durrës në fakt ka 20 e kusur vite, Durrësi dhe I gjithë vendi ka rënë në kolaps. Edi Rama dhe qeveria e tij, së bashku me bashkiakët që ka katapultuar në të gjithë vendin, me Dakon, me Sako, ka sjell papunësi, ka sell shpopullim, kanë sjell padrejtësi, korupsion kanë sjell, e skamje kanë mbjell. Ata I mbajnë dyert mbyllur, dyert e bashkive për qytetarët, sepse I kanë të hapura për klientët. Për klientët, për ata të cilët paguajnë nën dorë. Ata me të cilët bëjnë biznese të paligjshme, kundër interesit publik dhe shpeshherë kriminale. Pushteti I “Rilindjes”, në thelbin e vet, në bërthamën që e mban, në embrionin që e lind është thjesht dhe vetëm klientelizëm. Ky klientelizëm është ai I cili poi a merr frymën biznesit, po dëshpëron punëtorët, po asfikson të rinjtë, po I lë në mes të 4 rrugëve të moshuarit. Ka vetëm një rrugë për të dalë nga ky kolaps për t’u rimëkëmbur. Ata zonja dhe zotërinj që ishin këtu, Partia Demokratike është alternativa që I jep frymëmarrje Durrësit dhe Shqipërisë.

Por e dimë, e di unë, e dimë të gjithë këtu që jemi në këtë sallë që nuk është e lehtë. E dimë që rruga jonë nuk është e shkurtër drejt fitores, drejt fitores përfundimtare, sepse përballë nesh qëndron një regjim. Një grua e këshillit bashkiak Tiranë, më tregoi një histori të shkurtër. Një grua që përfaqësonte “Rilindjen” aty, rëfente në koefidencë, në evente ku njerëzit flasin lirshëm dhe thonë të vërtetën se në lagjen ku e kishte deleguar partia arrinte të merrte saktësisht aq vota sa I kishin thënë sa kishte. Dhe kam përshtypjen është një fenomen që ka ndodhur edhe në Durrës. Asnjë më pak, asnjë më shumë, por e kishte bërë këtë eksperiment për 3 palë zgjedhje rresht. Po si ka mundësi se tek e fundit edhe enë kuzhine të jenë, prap do të mungonte ndonjë. Ndërsa flasi për njerëz, për njerëz të gjallë, me vullnet të lirë e për të vendosur njerëz të cilët kanë lirinë e tyre për të ndryshuar nga njëra palë zgjehje në zgjedhjet e tjera. E këshilltarja e “Rilindjes” e rëfeu dhe marifetin.

Kapnin njerëz me influencë në zonë dhe bënin marrëveshje me ta. Çfarë do para? Hap gojën, ja ku I ke. Çfarë do për biznesin tënd, do të mos paguash as taksë, pa problem e ke të zgjidhur. Ka pasur nga ata rate kur njeriu me influencë, ai që sillte saktësisht aq vota sa premtonte për “Rilindjen”, kishte ndonjë hallë dhe me drejtësinë. Dhe kam përstypjen që në Durrës ka pasur nga ato halle me drejtësinë. “Nuk dua as para, as heqje taksash, as tendera, kam vëllanë në burg”, pa problem e nxjerrim. E pra, kjo është partia dhe sekti që kap drejtësinë, zbaton ligjin në mënyrë selektive, disa të nënës e disa të njerkës, e vjedh shtetin me evazion, me tender e me koncesion, në partneritet jo me qytetarët e ndershëm që punojnë, por me kriminelët dhe oligarkët që ua mbarojnë punën. E pra miq, zonja dhe zotërinj, a nuk është një regjim?

Po është e vërtetë, ndryshe nga Putin në Rusi, Edi Rama nuk vret dhe burgos gazetarë, por ama mbyll emisione investigative. E mbani mend iniciativën e një grupi gazetarësh dhe aktivistësh për të bërë një dokumentar për vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin çnjerëzor të Sharrës? Ajo iniciativë u shua dhe zëri iu hesht, sepse implikohej Veliaj, kryeçiraku I regjimit I ngjashmi I atij që ishte apo asaj që është në Durrës. E pra, a është ky një regjim? Aleatët perëndimor të Shqipërisë, ata që na udhëheqin drejt vlerave të lirisë dhe demokracisë, të qytetërimit Euro-Atlantik, kanë shpallur zyrtarisht non grata sipas llogarive të mia, se mund të jeën edhe më shumë, 6 qytetarë shqiptarë, njëri është në Durrës Vangjush Dako dhe tjetri është në Tiranë, ish-kryetarin historic të Partisë Demokratike, Sali Berishën. I kanë shpallur non grata me akuza të qarta duke treguar se si e kanë dëmtuar intersin publik dhe vlerat demokratike këta njerëz.

Por askush nuk i prek, drejtësia nuk merret me to dhe a e dini përse, ka vetem një shpjegim sepse i mbron Edi Rama. Policia ështe e politizuar, ka vetëm një parti në të gjithë pushtetin lokal dhe këtu duhet të themi që një pjesë të fajit e kemi dhe ne në 2019 teksa nuk morëm pjesë. Ngrihen borde si ai i karburanteve ku nuk sheh në nga tregu ndërkombëtar, por nga shkelja e syrit të kryeministrit për të vendosur çmimin dhe majmur oligarkët në kurriz të shqiptarëve. Paratë e buxhetit të shtetit, të ndihmës sociale dhe fondit të rindërtimit përdoren për të blerë vota, dhe Durrësi është një nga rastet më emblematike sesi u përdorën 2 vitë më parë paratë e rindërtimit për të blerë vota. Pyetja qëndron? A është ky një regjim? Për të qenë të ndershëm e të vërtetë regjimi i Rames dallon nga regjimi i Putin. Vladimir Putin i kontrollon vetë oligarkët, Edi Ramën e kontrollojnë oligarkët. Për oligarkët e vet Rama bën ligje të posaçme, porti i Durrësit, miraton projekte madhore, porti Durrësit, i konsideroj investitorë strategjik në portin e Durrësit por të gjithë e dimë që aty fshihen vetëm interesat korruptive të një grushti njerëzish që vazhdojnë të kafshojnë këtë vend nga mali në bregdet. Në portin e Durrësit prap. E pra, ky është një regjim. Shikoni se cbën Rama. Në posterin e madh te fushatës nxjerr veten përballë Sali Berishës dhe Ilir Metës. Këto janë kundërshtarët e tij? Jo miqt e mi. Këto nuk janë kundërshtarër e tij, janë oksigjeni i tij. Janë varka e shpetimit të tij.

Me kundërshtarë të tillë si Berisha dhe Meta, Edi Rama nuk ka garë fare. Prandaj i ka zgjedhur në poster. Sepse në regjimin e tij nuk ka vetëm median, kontrollin e gjyqesorit, nuk kërkon të kontrollojë vetem policinë, biznesin, pushtetin vendor, por kërkon te caktojë vetë ai dhe opozitën. Kam folur për trekëndëshin Rama Berisha Meta në takime të tjera, gjate kësaj fushatë. Sic e keni parë në një vit e gjysëm këta të tre kanë sulmuar PD herë fshehurazi e herë haptasi por gjithmonë të kordinuar me njëri tjetrin sepse gjërat që i bashkojnë janë më të medha se ato që i ndajnë. I bashkon korrupsioni i 30 viteve në pushtet prandaj mbajnë njëri tjetrin në politikë. Rama mban Berishen. Berisha mban Metën dhe të dy mbajnë Ramen. Historia është fare e qartë. Kujtoni 2008. Marrëveshjen Berisha Rama. Kujtoni 2011. Kujtoni 2013. Kujtoni 2017 dhe ja ku keni rastin më të fundit atë që po ndodh ne syte e gjithë shqiptarëve. Po ky eshte nje regjim. Pyetja e madhe që duhet të bejme ne sot. Ato njerëz qe ishin këtu, qytetaret e ndershëm të Durresit është kjo. A do e ketë nje fund ky regjim. Pa tjetër që po. Historia botërore, historia dhe ajo e pas viteve 90 ka treguar që regjimet kanë gjithmonë një fund. Dua te jem i sinqertë me ju dhe gjithësecilin që na sheh. Për ta rrëzuar Ramen dhe regjimin e tij nuk mjafton të thuash “Rama ik” “Rama ik”. Rama boll vodhe, ik. Jo jo. Nuk mjafton të mburresh qe do ta largosh per 2 jave për 1 muaj apo 37 ditë e mbani mend vitin ekaluar, do kishte rënë qeveria Rama 7-8 herë deri tani. Jo për të rrëzuar një regjim si ky i Rames duhet një opozitë tjetër. Si ky i posterit. Ajo opozita ku ai thote para mbrapa. Të tre janë e njëjta gjë. Pjesë e një trekëndëshi. Duhet një tjetër opozitë. Shqiptarët e dinë se të gjithë masivisht e urrejnë opozitën e posterit dhe kërkojnë një opozitë jo të posterit. Kërkojnë një opzitë të pastër. Ky është ndryshimi dhe ku është pretendimi që duam të sjellim ne në PD. Hapin e parë sapo e pamë me njerëzit që prezantuam. Kanë një virtyt zonjat dhe zotërinjtë qe dolën këtu. Janë të pastër dhe nuk kanë ne te shkuarën e tyre qoftë në jetën private qoftë në jetën publike nuk kanë as me te voglën hije korrupsioni.Shqiptarër masivisht janë kundër Berishizmit dhe kerkojnë euroatlantizmin. Shqiptarër nuk e duan Ramen po aq me pak Berishën dhe Metën.

Regjimi i Ramës, miq, zonja dhe zotërinj do të marrë fund jo kur të ikë Edi Rama, por kur të ikin arsyet se përse vazhdon të rrijë aty Edi Rama. Berisha dhe Meta, aleanca e tyre laramane, kuq e blu. Këtë do duhet të kuptojmë sot, ne të gjithë anëtarë të PD, qytetarë të ndershëm të Durrësit dhe Shqipërisë. Regjimi i Edi Ramës do të marrë fund kur të ketë përballë një opozitë, jo thjshtë të rinovuar, por një opozitë me moralitet dhe popullaritet të lartë. Një opozitë të gjerë, të unifikuar, qartësisht të orientuar drejt perëndimit dhe pa kompromis drejt këtyre vlerave. Vlerave të PD të 32-33 viteve më parë. Kjo është sfida që ne kemi brenda kësaj salle dhe jashtë kësaj sallë. Shumë njerëz që brenda këtyre 32-33 viteve kanë qenë ashtu në letargji për shkak se ëndrra e 1990 për ta bërë Partinë Demokratike vërtetë demokratike ngeli gjithmonë e më shumë duke u tretur si një ëndërr derisa në këto 2 vite u kthye dhe vetëm në një mankth. Kjo është sfida që kemi zonja dhe zotërinj. Kjo është sfida që kanë qytetarët e Durrësit, punëtorët e ndershëm të Durrësit. Kjo është sfida që ka rinia, biznesi, kjo është sfida e së ardhmes dhe ky është një moment, pikëtakimi me historinë ku Durrësi, durrsakët, njerëzit e ndershëm nuk mund të mungojnë. Sot kemi marrë përsipër sakrificën më të madhe në një moment historik dhe patriotik. Ndaj zonja dhe zotërinj sot ne kemi fituar aktin e parë të kesaj beteje sepse në këtë sallë në këtë foltore, flasim si njerëz të lirë, flasim pa brenga, flasim ashtu sic është e vërteta, flasim si njerëz që e duam këtë vend. Kjo është sfida e parë morale dhe njerëzore që kemi dhe këtë e kemi fituar.

Tashmë çfarë ngelet si një detyrim jo vetëm njerëzor por dhe politik është që këtë zë, këtë jehonë nga kjo sallë ta shpërndajmë kudo në Durrës. Njerëzit do të na dëgjojnë, njerëzit duan të dëgjojnë zërin e arsyes. Njerëzit duan të dëgjojnë porcionet e munguar të moralitetit në këto 33 vite, por që janë ende gjallë dhe janë në këtë sallë. Kjo është sfida që kemi ne. Sfida ndaj vetes, ndaj të shkuarës sonë. Sfida për të ardhmen e këtij vendi. Për fëmijët tanë. E pra ky është një mision historik, ta konsiderojmë veten dhe jo vetëm këshilltarët, jo vetëm ata përfaqësues, jo vetëm fytyra e vërtetë, e ndriçyar e Durrësit, por kushdo që është në këtë sallë do duhet ta konsiderojë veten e vet si misionarë. Historia është ajo që do të na vlerësojë sot dhe do të na gjykojë nesër. Dhe kemi fatin, privilegjin, sot në këto momente ta fitojmë këtë bast dhe sfidë me historinë. Ndaj zonja dhe zotërinj unë sot ndjehem vërtetë mirë që jam me njerëz të lirë, që duan PD, që duan Durrësin, duan familjen shqiptare, duan Shqipërinë. Jamë patriotë të vërtetë dhe do ta tregojnë këtë duke votuar me 14 Maj, PD për t’i dhënë frymarrje Durrësit, për ti dhënë frymarrje Shqipërisë. Ndaj zoti ju bekoftë ju, zoti bekoftë durrsakët. Faleminderit!