Nuk kishte asnjë diskordancë me atë çfarë diskutuan përfaqësuesit e opozitës që ligjet në këtë Parlament vijnë me porosi, ashtu siç erdhi me porosi taksa që u vendos për hirrën e qumështit që prekte vetëm një grup të vogël prodhuesish për të ndihmuar kompani të caktuara në treg.

Ka muaj që diskutohet në Komisionin e Ekonomisë ku kolegë njohës të mirë të fushës kanë marrë pjesë në diskutime, por leje z. Shalsi vijmë apo nuk vijmë nëpër komisione nuk i marrim dot.

Z. Majko i referohem me respekt për moshën, për eksperiencën dhe për faktin se në këtë Parlament i mungojnë zërat, debatet dhe argumentat ndryshe. Por kur mosha dhe eksperienca keqpërdoren dhe përdoren emrat e kolegëve me të padrejtë, nuk mund të rri pa folur.

Z. Majko, ju mund të keni gjithë të drejtën që në debatin dhe në “sherrajën” tonë në PD, të përdorni atë çfarë kanë thënë disa kolegë kundrejt nesh. Turp për ato që i kanë thënë, sepse unë nuk e kam përodrur kurrë Parlamentin për gjë të tillë, por me turp për ata që përdorin debatin në PD për argument politik.

Unë nuk kam nevojë të them sesa opozitë bëj unë apo të tjerët, atë e gjykojnë njerëzit! Se kush është i shitur dhe kush është i blerë, se kush ka leje hidrocentrali dhe se kush ka leje konçesioni e dinë qytetarët. Prandaj të lutem, herë tjetër respekt për moshën dhe për eksperiencën kur përdor emrat e kolegëve në Parlament.