Hari unë të falenderoj shumë për takimin sot. Falenderoj zonjat, zotërinjt që keni gjetur kohën sot dhe mundësinë. Mundësinë që të diskutojmë disa çashtje të rëndësishme tani, pothuajse në fushatë të plote zgjedhore. Sigurisht dua të falenderoj Harin dhe për diçka tjetër. Në rolin që kam pasur si drejtues i partisë dhe drejtues i degës kam vënë re gjithmonë një perkushtim, një dedikim të Hari Imerit si rrallë, po rrallë drejtues të degëve të PD. Dhe në fakt nuk e them këtë për ti bërë qefin Arit, nuk e kam për natyrë, por çfarë kam vënë re. Kam vënë re që është dedikuar jo vetëm per Partinë Demokratike, por për Delvinën dhe kjo tregon shumë për një njeri i cili e do vendin e vet. I do njerëzit e këtij vendi, se është i interesuar jo vetëm për Delvinën, por ështe i interesuar për sportin për aq sa kam pasur mundësi në disa pozicione kam ndihmuar pak dhe unë, jo aq sa duhet ndoshta. Po kujtoj dhe një gjë tjetër në fakt. I vetmi kryetar dege që gjatë kohës së reformës territoriale erdhi dhe u interesua drejtpërdrejtë ne komisionin parlamentar dhe me ekspertet tanë për Delvinën. Pa bërë dallimin majtas apo djathtas sepse kuptova fare mirë se cila iajte brenga e Arit por dhe gjithë delvinjotëve. Delvina, emër kaq i madh historik me shumë pinjoll të mëdhenj të historisë që sot fatkeqesisht e ka humbur atë peshën e madhe historike dhe jo vetëm. Kjo është vertetë për të ardhur keq. E pra ishte Ari që kërkoi ti jepej frymëmarrje kësaj bashkie. Ti jepej mundësi më tepër se sa ka ndodhur deri tani, përsa i përket dhe ridimensionimit të saj si bashki. Ne kemi mbajtur pozicionin tonë. Ju e dini përfundimin që nga ana e mazhorancës nuk u pranua asnjë nga sugjerimet tona. Megjithatë projektligji ështe aty i depozituar, në parlament dhe ku të gjitha nevojat, nevojat reale në fakt, historike, zhvillimore, sociale te kesaj bashkië jane aty te depozituara dhe ne do ta çojmë deri në fund. Sigurisht atëhere kur koha dhe mundësia dhe pesha politike parlamentare e jona të vij dhe e kemi parasysh këtë gjë. Ndaj unë te falenderoj realisht sepse ndjehem mirë që një përfaqësues i PD në opzitë sot vjen dhe interesohet për Delvinën, nuk vjen asnjë nga përfaqësuesit e mazhorancës. Kanë pushtetin qëndror, kanë pushtetin lokal dhe aspak nuk duan tia dinë për Delvinën dhe delvinjotët. E pra ky ështe dallimi i madh dhe kryesor midis demokratëve real, patriotëve real dhe disa njerëzve që shohin politikën e tyre vetëm për interes, vetëm për ta mjelë. Ky është dallimi qe kemi ne me pjesën tjetër të shoqërisë. Këta janë demokratët e vërtetë. Ndaj shumë faleminderit, ti ke bërë nderin dhe respektin jo vetëm për veten tëndë , por të gjithë këtyre burrave dhe grave të ketij vendi. Tani të kalojmë tek ajo pjesa tjetër që eshtë pjesa e rëndësishmë e këtij momenti. Janë zgjedhjet.

Miqtë e mi ju e dini fare mirë që këto zgjedhje janë paksa jo normale. Për shumë e shumë arsye. Janë anormale per faktin e parë, 4 vite më parë ne nuk morëm pjesë në zgjedhje dhe rezultoi një lëvizje e gabuar sepse i gjithë pushteti qëndror por dhe ai lokal ra në dorë të së majtës, në dorë të Edi Ramës. E keni kuptuar shumë mirë se cili ka qenë qëndrimi i Edi Ramës jo vetem ndaj pushtetit lokal, por gjithë shqiptarëve. Plaga e madhe e shpopullimit ka prekur të gjithë Shqipërinë, jo vetëm Delvinën. Dhe kjo plagë e madhe e shpopullimit ka prekur brezin e ri, rininë. Dhe në fakt është një nga mëkatet më të mëdha që i bëhet një populli të tërë. Mëkat që ndodh sot, por efektet e veta i jep dhe për shumë vite më pas. Se njerëz të cilët detyrohen nga halli të lënë shtëpinë e tyre dhe të shkojmë gjetkë e kanë shumë të vështirë më vonë të rikthehen. Dhe ky është problem i madh deri në nivele të patriotizmit apo nacionalizmit në fund të fundit. Dhe kjo është nje plagë së cilës dikush do duhet te reflektojë. Ne po e bëjmë këtë gjë. Pavaresisht në këtë situatë që jemi, ne jemi të prokupuar për këto çështje të rënda që po prekin shqiptarët, shpopullimi. Gjëndja ekonomike e rëndë, papunësia, çmimet qe shkojnë në qiell, barra fiskale, biznesi që është ne degradimin më maksimal

dhe sigurisht dhe ajo që prek pushtetin lokal mungesën totale të shërbimeve, mungesën totale të respektit të individit. Se pushteti lokal këtë ka si veçori, është afer individit dhe i gjendet atij në jetën e përditshme. Nga mëngjesi deri në darkë, me shërbime të drejtëpërdrejta, pastrimi, taksat e biznesit të vogël, ujësjellësi, çerdhja, kopshti, transporti, pra gjëra të jetës së përditshme të cilat nëse do kishim një pushtet lokal të përgjegjshëm, nesë do ishte një njeri që qëndronte afer komunitetit sic pretendohet që pushteti vendor të jetë, do lehtësonte paksa hallet e mëdha që familjet e Delvinës kanë. Por nuk rezulton të jete keshtu. E jo vetëm kaq, por duket fare qartë që pushteti i Edi Ramës ka për qëllim një gje, të mbaje pafundësisht duke sulmuar opozitën, duke sulmuar PD. E pra miq, në këtë situatë, e kjo situatë ka filluar së paku nga 2013 e këndej. Është e udhës për të kuptuar ne demokratët se përse ka ndodhur kjo punë. Dhe cfarë duhet të bëjmë ne që mos të vazhdojë kjo agoni, sepse është agoni. Në një shtëpi ku iken gjysma e shtëpisë është agoni, ështe praktikisht një vdekje e ngadalte e kombit. Dhe ne që jemi këtu dhe ata që kanë vendosur të rrinë këtu do duhet të fillojnë jashtë çdo ngjyrimi të mendojnë honin e zi se ku po shkon Shqipëria dhe te fillojmë te marrim masa. Pse po ndodh kjo, pak histori duhet bërë. E ka filluar kjo histori që në 2013. Në 2013 Edi Rama erdhi në qeverisje. Kujtoj këtu në 2013 se përse ndodhi. Ndodhi për nje arsye fare të thjeshtë. Mori në 2013 vetëm 64 mandate. Një mandat më pak se në 2009. Dmth në opozite ishte në 2009-2013 dhe shkoi në rënie. Dhe logjika ta do që nuk ka mundesi të vij në qeverisje. Erdhi në qeverisje vetëm per nje arsye të thjeshtë, LSI në atë kohë trafikoi votat dhe mandatet, i mori nga mbeshtetësit e PD dhe i coi te PS dhe e solli për te mbretëruar Edi Ramën. Dhe ja çfarë e ka gjetur gjithë Shqiperinë. Ka instaluar nje regjim që nuk shkulet, deri tani së paku. E pra duhet reflekuar, po çqenkan keta, kjo Partia e Lirisë, ky Ilir Meta që ne 2013 kaloi nga mbeshtetja që i dhanë demokratët kaloi tek PS dhe akti i parë që beri në ate kohe ishte, hoqi nga puna demokratet. Nuk e harroj, lotët e demokratëve që ne 3 muajt e para që erdhi në qeverisje Edi Rama, pikërisht këte beri, spastroi administratën nga demokratët. A kishte urrejtje me te madhe. Dhe kur e bëri në 2013, pasi në 2009 erdhi në qeverisje me PD me një aleancë të pa natyrshme. Duhet ta themi dhe këtë. Dhe në 2009 në fakt filloi dhe rënia e qeverisjes së PD. Korrupsioni, arroganca, rendja pas futjes së duarve në xhepin e shqiptarëve qe i përfshiu të gjithë dhe qeverisjen tonë, kulmoi në 2011. E mbani mend 2011 apo jo? Do duhej që PD te merrte masa të thoshte me korrupsionin nuk jam dakort, shkëpus marrdhëniet, shkoj te shqiptarët ato vleresojne ne zgjedhje të parakohshme. Jo, jo vetëm kaq por dhe qëndruam në krah të Ilir Metës i cili 6 muaj më pas shkoi dhe beri të famshmen darkë të ngjalave, shkoi dhe lidhi aleancën tjetër të pamoralshme duke tradhëtuar demokratët. E pra ky eshtë raporti që kemi pasur ne demokratët me LSI . E në fakt kështu është. Çlidhje kemi ne me të majtët. Janë te majtë ata. Ne pretendojmë të jemi të djathtë, pretendojmë te respektojmë pronarët, të përndjekurit, biznesin, rininë. Çlidhje kemi ne me nje parti të majtë. Aq më tepër me nje lëvizje të majtë socialist të cilët për interesin e tyre kanë treguar që rendin vetëm pas pushtetit, për te mbushur xhepat. Sepse janë te pamoralshëm. Jo vetëm kaq nga 2013 deri në 2017 kur ishin në koalicion Meta me Edi Ramën njëra nga çështjet ishte reforma territoriale. E bënë në mënyrë të njëanshme pa e pyetur PD, meqë po flasim per reformë territoriale, që prek edhe bashkinë Delvinë. Por dhe reformën në drejtësi, u bë në mënyrë te njëanshme me votat e atyre se votat e PD nuk i kishin. E pra, shiko çfare marrdhenie ka pasur Partia e Lirisë

Ata mbështetës të Partisë së Lirisë nuk kanë pasur asnjë herë përputhje, nuk kemi pasur asnjë herë bashkim, demokratët me LSI. Ka pasur në fakt dhe këtë duhet ta themi një raport kolaicioni, marrëveshje midis Berishës dhe Ilir Metës, 2 veta. Sa herë janë sharë dhe sa herë i kanë hedhur dorën në qafë njëri tjetrit. Këtë mund ta bëjnë këto politikanë të pamoralshëm, por kush i thotë vetës i djathtë, demokrat, por demokrat me virtyte ka turp, ka cipë se në politike ashtu si në jetën private do duhet të kesh disa skrupuj moral. Te kam mik, te kam mik, por  qëndro, nëse ste kam mik nuk të rri asnjëherë. Dhe në politikë keshtu duhet të jetë, jo një herë shahesh, koka e krimit se kam dhënë dorëheqjen unë për tët biri i tha mes parlamentit, ky që i thoshte kokë e qelbur e krimit dhe me rradhë, do të vrasë filani e do të bëjë, i mbani mend historitë që ndodhin. Dhe shiko çfarë ndodh tani. Sali Berisha zgjedh ta lërë Ari Imerin, demokratët, ata të cilët e kanë bërë 2 herë president dhe 2 herë kryeministër për 32 vite është quajtur lideri histori i PD zgjedh më mirë te shkojë me Ilir Metën, futet në sqetullën e Ilir Metës dhe lë demokratët ne një situatë të tillë. Dhe e ka shkaktuar këtë prej një viti e gjysëm. Mori kazmën në 8 Janar, erdhi për të bërë gjakderdhje, sepse ajo çka u pa kush e përjetoi jashtë edhe brenda. Se mua më vjen keq për atë pjesë të gënjyer që erdhi për të goditur PD dhe për ate pjesë që ishte brenda, ishte skena më e shëmtuar që një PD u jep shqiptarëve. PD që lindi në 1990 si shpresa e madhe e perëndimit, partia europiane partia e cila mbeshteste perëndimin, ishte e lidhur me amerikanët me britanikët me BE shkon dhe jep skena të tilla në 2022 me 8 Janar. Dhe kush e bën? E bën Sali Berisha. Dhe pse e bën? E bën per faktin sepse u shpall non grata nga amerikanët. U shpall non grata dhe nga britanikët.  Më fal po keto amerikanët ishin ata që në 99 iu ndodhën Kosovës, vëllezërit tanë ata, gjaku yne, ishin në agresion rus edhe serb. I doli zot Nato i dolën zot amerikanët. Këto amerikan janë ata qe sot që flasim atje në Mitrovicë janë ata që vendosin atje. Po ju them dicka se mu kujtua tani, në një takim me mikun tim Rramush Haradinaj, bashkë kemi qenë Arbi apo jo. Erdhi në takim para disa muajsh dhe u njoftua për atë që kishte ndodhur në PD dhe i cuditur me gjithë atë eksperiencë politike që ka, gjysma familjes ka dhënë gjakun për Kosovën, erdhi dhe tha është shumë e çuditshme sesi mundet një individ Sali Berisha të hedh në gjyq sekretarin e shetit Blinken. Dhe tha dhe dicka tjetër qe mua me ka ngelur. A e dini me tha, që kam ardhur nga Kosova për tju takuar juve sepse jam i sigurt atje me mbrojnë ushtarët e Blinkenit sepse po të mos ishin ushtarët e Blinkenit do të kisha rrokur kallashin dhe do te isha atje në mbrojtje të Kosovës dhe s’do të vija dot në Shqipëri. Epo do të thotë shumë kjo. Do të thotë shumë. Si mundet more që PD sot, Sali Berisha sot, jo PD por Sali Berisha sot synon që ta kthej PD në një repart sulmi ndaj amerikanëve. Por ne kështu e kemi pasur në fakt edhe bunkerët e 50 viteve, të drejtuara nga përendimi. Epo 50 vite ishin vietet e errëta të historisë. I kemi vuajtur të gjithë, kush më shumë e kush më pak. Të rikthehet Partia Demokratike e 90-ës që rrëzoi sistemin dictatorial, të rikthehet tashmë pas 33 vitesh edhe një herë. Siç bënte Partia Komuniste e Enver Hoxhës. Kjo është e papranueshme për këdo, me çfarëdo lloj kostoje. Dhe ja këtë ka bërë Sali Berisha ndaj Partisë Demokratike.

Unë e kuptoj miq, problem kryesor që ka Shqipëria sot është regjimi I Edi Ramës. Pyetja që duhet t’I bëjmë vetes të gjithve ne është: si rrezohet ky regjim? Unë e di, ka një mënyrë. Siç u rrëzua regjimi i Ramizë Alisë dhe Enver Hoxhës në 90-ën. Si? U bëmë bashkë shqiptarët e pakënaqur. Po, u bënë bashkë. Ajo se çfarë do të duhet të ndodh, është që të bëhemi bashkë të gjithë shqiptarët e pakënaqur, por ama të mos jemi si Edi Rama. Unë kam një pyetje, po mor nëse bëhemi bashkë për ta rrëzuar Edi Ramën dhe do ta rrëzojmë Edi Ramën, duhet të kemi guximin të themi që po, në gjirin e Edi Ramës ka non grata. Vangjush Dako, Aqif Rakipi, Tom Doshi.

Pyetje kam unë: Sali Berisha e thotë dot këtë gjë? Apo ka hallin e vet. Po çfarë politike bën ti, kur ti nuk i thua dot kundërshtarit që je i zhytur në non grata. Mirë aleatët që ka i ka non grata, por edhe vet është drejt asaj rruge Edi Rama me çështjen që I është hapur në Amerikë. Po, zero nuk ia thotë dot sepse ka po të njëjtin problem non grata, jo një herë, dy herë, e ka nga amerikanët , e ka nga britanikët. Mirë I quajti amerikanët se jeni qeveri e sorosit, hajt po e kalojmë këtë, nuk është e vërtetë. Po mirë po kjo qeveria britanike që është konservatore, që është qeveri djathtë, është partia simotër e jona. Konservatorët, të djathtët e britanisë, që janë kundër Sorosit, të njëjtën gjë ia thotë një e djathtë britanike, një e majtë e thotë amerikane. Do të thotë, të majtët dhe të djathtë në perëndim, për çështjejt e korrupsionit e kanë shpallur non grata, janë bashkë,. Dhe në fakt nëse ka një mëkat, në ka një problem që sot Shqipëria ka, është korrupsioni, t’i lëmë të tjerat. Në majë dhe në bazë, në pushtet qëndror  dhe atë local, majtas dhe djathtas. Pse majtas dhe djathtas? Pse janë bashkë ata sot? E kam thënë unëështë trekëndëshi i bermudës, për një arsye fare të thjesht, ne këtu kemi jetuar edhe para 2013-ës. I dimë ne oligarkët që janë sot, oligarkët ekonomikë. Ata ivestitorët strategjik, ma kujtoi qëparë Veseli, që kanë ardhur në Sarandë dhe kudo. Ku është pasuria e Shqipërisë, janë investitorët strategjikë. Këta oligarkë ekonomikë, të cilët ndajnë me Ramën, para, pasuri, lejet I marrin vetëm këta. Dhe janë po të njëjtët që në 2013-ën ishin në paradhomën e Sali Berishës.

E ja këtu, është mëse e qartë pikërisht këtu, sepse këta kanë të përbashkët pikërisht ata të cilët janë oligarkët ekonomikë, edhe oligarkët mediatik. A t’ju bëj një pyetje unë: Si ka mundësi, meqë e quan veten opozitë Sali Berisha që të gjitha televizionet nga fillmi deri në fund e japin atë nga mëngjesi në darkë, nuk e censurojnë, Zakonisht kur je në opozitë, pushtetiregjim, siç është regjimi I Edi Ramës, ia mbyll mediat kundërshtarit. Neve në fakt na I ka mbyllur, Sali Berishës jo. Flet ai nga mëngjesi deri në darkë, në mediat të cilat janë në mbështetje të Edi Ramës. Po a nuk është kjo një shenjë domethënëse që janë bashkë?

Çfarë tha dje a pardje, se u kujtova dhe për këtë, që kur dalë unë dhe bëj fushatë nëpër bashki në salla teatrosh, kryetarët e bashkive të Partisë Socialiste I japin falas sallat. E tha apo jo? Po mirë kjo nuk është një bashkëpunim, bashkëpunim I pastër, nëse është e vërtetë? Unë nuk e di, ai e tha këtë, por nëse është e vërtetë, është bashkëpunim. Sepse asnjë nga bashkiakët e Partisë Socialiste, nuk bëjnë asgjë, nuk tolerojnë asgjë pa lejen e Edi Ramës. E pra, prandaj janë bashkë. Janë bashkë sepse janë të kënaqur që Sali Berisha të jetë opozitë, të jetë aty opozitë, vetëm. Të mos ketë mundësi që dikush tjetër të jetë një opozitë e pastër. Kjo ka qenë në fakt arsyeja se përse këtë një vit e gjysmë kemi pasur këto debate tona. Ne nuk jemi ndarë, mua më vjen keq, më vjen keq në aspektin njerëzor se kam qenë bashkëpunëtor I tij unë. Në aspektin njerëzor ia kam thënë edhe atij në sy. Në aspektin nejrëzor më vjen keq që të ndodh. Dhe një politikani që I ndodh një gjë e tillë, I vendos një kryq të madh në karrierën e vet, në pozicionin e vet historic. Por ama, midis hallit personal që të ka zënë dh eke thënë që do ta zgjidhësh personalisht pa përfshirë demokratët dhe rrezikut të madh që kishte PD-ja. Partia Demokratike nëse do ta mbante në krye apo brenda saj, do të izolohej nga perëndimi. Nuk do të kishte shans që të vinte në qeverisje as sot, as kurrë. Ja shiheni se si është Sali Berisha, është më I izoluari se çdo lider tjetër, ai Dodik e dikush tjetër janë në këtë situatë. Dhe ne zgjodhëm që më mirë të ruajmë PD-në, të mos e izolojmë PD-në  dhe të distancohet ai nga grupi parlamentar. Pse çfarë ka këtu mëkat? 33 vite në politikë. Unë e mbaj mend se Arbi ka qenë I vogël, drejtuesit më të mëdhenj të politikës Europiane, me Helmut Koln, e me Kraksi, e me Andreoti, e me Miteran, e me Sarkozi, e me Merkel, në këto 30 vite kanë pasur ardhjen në politikë, ngjitjen dhe kanë ikur.  Kanë ikur e skujtohet kush për ta. Vetëm në Shqipëri janë tre veta që në 90-ën kanë qenë në politikë, dhe vazhdojnë edhe sot të jenë në politikë Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta. Dhe akoma më rëndë, Edi Rama ka që në 1998-ën që është në pushtet. Ishte në bashki nga 1998-2011 ka bërë pushim vetëm një vit e gjysmë. Në 2013-ën erdhi në pushtet dhe vazhdon të jetë në pushtet. Po pse më  kaq shoqëri miope, e paaftë jemi në shqiptarët. Jo nuk jemi kështu. Dhe në fakt nëse ka nëse ka një mision shoqëria shqiptare, është të pikërisht t’I japi fund këtij tranzicioni prej 32 vitesh. Fund si në gjithë botën, si në Europën Lindore ashtu edhe në perëndim. Jep fund dhe hap një epokë tjetër që të mos mendohet pushteti si mjet për të mbushur xhepat siç bëjnë këta. E kush mund ta bëjë këtë. Këtë mund ta bëjë vetëm Partia Demokratike.

Unë e di që kjo situatë, është situatë vërtetë shumë e rëndë. Një vitë e gjysmë që kemi kaluar, u shamë, u sherosëm, u përbaltëm, u fyem nga njëra palë e jona dhe fisnikëria qëndroi këtej nga ne, me dorën shtrirë. Dorën shtrirë jo te Sali Berisha, jo, por tek njerëzit tanë, ata demokratët e lirë e të thjeshtë. Me idenë që, vetëm nëse jemi bashkë, vetëm kështu përballemi me regjimin  e Edi Ramës. Me dorën shtrirë më 6 mars, me dorën shtrirë në 30 prill kur I thamë mos bëni struktura paralele, se po e çani Partinë Demokratike. Dhe po u ça në dy pjesë, është e kuptueshme që përfiton Edi Rama. Po dhe në tetor, dorën shtrirë, të dalim more me një kandidat, me një kandidat më të mirin. E keni zgjedhur nga primaret, hajt se po ua quajmë edhe primaret, edhe pse I keni bërë, sum or vesh se si I kanë bërë, mbush letra kot. Merr nga PS-ja dhe bëj sikur votojnë aty, merr nga pazari dhe bëj sikur votojnë aty. Gjithsesi, hajde të gjejmë më të mirin midis atyre dhe tonit dhe të nxjerrim vetëm një. Iku ajo punë, u refuzuam. Më 3 mars fituam gjyqin, me të drejtën e Zotit, se ligji është ai që vendos dhe prap nuk ua kthyem kurrizin atyre dhe u thamë: hajde, kandidatët e primares, le të jenë ata kandidatë, më një kusht të vetëm të jenë nën logon e Partisë Demokratike, ore tek shtëpia e tyre. PD-ja nuk është as e imja, as e Arbit, është e të gjithëve ne që kemi vënë nga një tullë. Hajde, kandidoni nën siglën e PD-së me idenë që të keqes më të madhe që është Edi Rama t’I dalim përballë. Jo, shkon tek Ilir Metaj.

E pra kjo tregon diçka që ky njeri ka vetëm hallin personal. Aq, vetëm hallin personal, do ta përdorte Partinë Demokratike si bunker për të treguar që jam I rethuar nga PD-ja. Më mirë një PD e izoluar port ë mbrojë Sali Berishën, sesa një PD e cila të vijë e të bëhet shpresë për shqiptarët. Sa do vazhdojë? Unë besoj që e kemi në dorë ne. Ajo që ka ndodhur besoj që është një gjë e rëndë për situatën aktuale. E këtu, edhe një herë dua nëpërmjet Arit, edhe ju t’ju shpreh një falenderim. Ajo përzgjedhje për të mos dalë me kandidat ishte një përzgjedhje e juaja dhe vendimmarrja e kryesisë së Partisë Demokratike në qendër ishte e tillë që të mos e merrnim neve vendimin vetëm të mbyllur në zyrat tona, port ë pyesnim bazën. Të merrnit dhe juve përgjegjësinë tuaj. Por tashmë që ka ndodhur, unë besoj që ka ndodhur një gjë e mirë. Po ka ndodhur një gjë e mirë për Partinë Demokratike për atë pjesë që është këtu, për juve. Sepse përfundimisht kemi treguar që kush është sot tek Partia Demokratike, është vërtetë democrat në shpirt e në zemër. Që e ka në shpirt të qenit demokrat. Dhe jo të qenit democrat kur është në qeveri për të zhvatur e për të vjedhur. Demokrati është ai I cili I ndodhet PD-së në ditë të vështirë. Dhe ditë e vështirë është kjo. Ky është njëriu I sakrificës. Juve jeni njerëzit e sakrificës. Ata njerëzit e tjerë, me lugën në xhep, ata nuk janë këtu, është e sigurtë. Unë nuk iu njoh të gjithëve, por një gjë mund t’ua them pa ju njohur fare. Këtu tek ne, në këtë sallë nuk ka asnjë drejtor në kohën e qeverisjes tonë, nga ata të cilët kanë mbushur xhepat. Ata të gjithë janë tek pjesa tjetër. Epo në politikë që njerëzit të të japin votën do të duan të shohin, ore je ti I sinqertë? Çfarë ke bërë ti kur ke qenë në qeverisje, ke shërbyer apo jo? Apo e ke future lugën në çorbë?

Nuk do ta zgjas shumë. Mbase sot është e vështirë dhe unë e di. Po sot ne kemi ca aleatë. Dhe po them cilët janë aleatët: po janë njerëzit e ndershëm, njerëzit e punës. Janë shumë ata të cilët nuk shkojnë të votojnë, I kemi parë ne, nuk shkojnë të votojnë, as Ramën, as Berishën, as Metajn. Dikur ne thoshim: ore pse nuk vijnë këta shqiptarë të na votojnë. Edhe në 2021-in, edhe pse nuk fituam shumë prej shqiptarëve nuk erdhën të na votonin ne. Nuk ishin me qeverinë, por nuk erdhën të na votonin edhe ne. Dhe pyetja është: pse nuk vinin të na votonin as ne. Sepse u kujtoheshin fytyrat. E Sali Berishës dikur në 2013-n kur ramë me 1 milionë vota nga pushteti. Dhe shqiptarët nuk harojnë. Tashmë këtë barrë që e kemi pasur në kurriz, nuk e kemi më.

Së dyti, aleatët tanë janë me atë parti, Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar, amerikanët, janë me atë parti në Shqipëri e cila nuk ka hije korrupsioni me vete. Me Ramën? Po me Ramën e mbani mend para 10 ditësh se cfarë I tha përfaqësuesi I qeverisë? Tha se unë nuk flas për çështjen McGonigal, se atje ka një hetim penal. E pra, ka një hetim penal do të thotë ku është I përzier dhe Rama. Dhe nuk kam lidhje fare tha, edhe me non gratat. Të vetmit, të cilët nuk kemi asnjë lloj problem ne, as me korrupsionin dhe as me drejtësinë është kjo Parti Demokratike ku jemi të gjithë ne këtu. Dhe kemi mbështetje prej tyre dhe unë besoj që kur futesh në zgjedhje, duhet të jesh pikërisht i tillë, të rethohesh nga aleatë, të rethohesh nga njerëz që të besojnë, të rethohesh edhe nga aleatët tanë strategjikë. Ndaj, në këtë pikë, pavarësisht nuk kemi dalë me kandidat për kryetar bashkie, por kemi këshillin tonë, kemi përfaqësuesit tanë në këshill. Është I rëndësishëm edhe ai këshilli, po, po, sepse ai këshilli është ai I cili kontrollon kryetarin e bashkisë, merr informacion çfarë bën, kur vjedh, si I vjedh, ku i çon tenderat, si e shpërndan ndihmën ekonomike, si e shpërndan buxhetin, si I merr taksat, ku I shpenzon. Ai këshilli që duket kështu si pa rëndësi. Po, ka vlerë të madhe. Dhe ne sot, duke qenë se e fillojmë nga fillimi Partinë Demokratike, të rinovuar, të pastër, do ta nisim nga çështja e këshillit bashkiak. Ndaj, edhe detyra juaj, miku im Ari, edhe ju gjithë të tjerët është që të marrim sa më shumë përfaqësues në këshillin bashkiak. Dhe ky është guri I parë I ecjes dhe rritjes së Partisë Demokratike. Vota jonë është për numrin 9, për Partinë Demokratike. Ky është synimi, ky është qëllimi, ky është pozicioni politik I demokratëve dhe kryesisë së Partisë Demokratike.

Miq, unë ju falënderojë shumë edhe për durimin, edhe që më dhatë mundësinë që të diskutojmë çështje kaq të rëndësishme para këtyre zgjedhjeve. Kini parasysh vetëm një gjë, kemi për mision të ringrejmë Partinë Demokratike dhe kjo fillon tani e vazhdon pas 14 majit. Dhe e dyta që është akoma më e rëndësishme, të djathtën shqiptare. Se sot spektri politik që është në Shqipëri, po ta shikoni më fohtë, ka një të majtë që përfaqësohet nga Partia Socialiste, ka një të majtë që përfaqësohet nga Ilir Metaj, ku është fshehur edhe Sali Berisha. Dy të majta, njëra në pushtet e korruptuar, tjetra në opozitë e korruptuar. E vetmja pjesë e pastër është e djathta, është Partia Demokratike. Dhe tashmë kemi një mundësi që mund ta bëjmë ashtu siç duhet të jetë e djathta. Dhe e djathta është ajo që respekton individin, që respekton lirinë, tregun e lirë, demokracinë, zgjedhjet, pronën, të përndjekurit, rininë, biznesin, kjo është e djathta. I ka munguar Shqipërisë në 33 vite. Tashmë kemi mundësinë për ta bërë. Është në dorën tënde, tonën, të gjithëve neve këtu. Është kohë e vështirë, do ua them dhe këtë, duhet të jemi të hapur para jush, porn ë kohëra të vështira dalin vërtetë në pah karakteret e forta. Dhe ne demokratët e vërtetë për këtë dallohemi, që jemi karakter I fortë, që I qëndrojmë sakrificës. Se për të ikur, mund t ëiki kushdo tjetër. Këtu duket realisht se çfarë jemi ne. Dhe unë kam besimin e plotë, kemi qëndruar kaq, kemi qëndruar në situatën më të rëndë. Tashmë nuk jemi tek rezistenca për të ndërtuar diçka, filln tani e do të vazhdojë pas 14 majit që në 2025-ën të jemi parti qeverisëse. Ky është synimi ynë, ky është qëllimi ynë. Shumë faleminderit, ndjesë edhe për zgjatjen! Ju uroj vetëm mbarësi, suksese, keni edhe falenderimet e mia maksimale për të gjithë qëndresën tuaj, për gjithçka që keni bërë me shpirt e me zemër. Jo vetëm për veten, jo vetëm për familjet tuaja, por për Delvinën. Ka nevojë Delvina të ketë njerëz, djem të rinj si ju për ta marrë vertetë atë në dorë. Është moment patriotik, zot do t’I dilni ju, askush tjetër. Zot do t’I dilni ju, historisë, vendit, familjes, vetes tuaj. Shumë faleminderit!