Të dashur qytetarë të Tiranës! Të nderuar miq!

Unë jam Enriketa PAPA.

Kënaqësi dhe nder të jem përpara Jush në këtë hapje zyrtare të fushatës së Partisë Demokratike për Tiranën. Bashkimi i entuziazmit dhe energjive njerëzore në këtë sallë është një ogur i mbarë për një nisje të suksesshme të fushatës sonë për një Tiranë ndryshe, për një Tiranë të jetueshme, për një Tiranë, ku qytetarët jetojnë normalisht, për një Tiranë që mund të marrë frymë lirisht edhe nga këputja e hallkave të korrupsionit dhe keq-qeverisjes

Unë jam grua, bashkëshorte, nënë e dy fëmijëve, prof. asoc. në Universitetin e Tiranës, e lindur dhe e rritur në Tiranë, në një familje me origjinë nga Përmeti, që u vendos në Tiranën bujare, më 1946, pas dramës së shpronësimit të gjyshit tim, tregtar, prej regjimit komunist.

Unë jam një qytetare e angazhuar dhe e shqetësuar mbi të tashmen dhe të ardhmen e qytetit tim, Tiranës sonë.

Përfshirja ime dhe angazhim im në PD, buron nga vullneti për një frymë të re politike të së Djathtës moderne, për një politikë njerëzore ku meritokracia, dinjiteti, integriteti dhe morali politik formësojnë një politikë të shëndetshme dhe një qeverisje që nuk shtrembëron besimin e qytetarëve.

Jetojmë në kohë të vështira prej keqqeverises, premtimeve të pambajtura dhe angazhimeve të harruara. Ajo që shohim sot në Tiranë është pasqyra e një lodhjeje tërësore të qytetarëve me politikën.

Përtej situatës së vështirë në familjen tonë politike, ne jemi të ndërgjegjshëm dhe për këtë sfidë. Unë dhe kolegët e mi jemi të vetëdijshëm që përpara kemi sfidën që gjatë kësaj fushate të kthejmë besimin e Tiranasve të zakonshëm tek politika, tek Partia Demokratike, tek pjesëmarrja në proçeset demokratike, të kthejmë besimin tek fuqia e votës si një instrument ndëshkimi ndaj keqeverisjes së Tiranës sonë.

E pranova pa hezitim ftesën për t’ju bashkuar ekipit të Kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, e nderuar të drejtoj listën e një ekipi zonjash dhe zotwrinjsh, të rinjsh dhe të rejash, profesionistë të fushave të ndryshme dhe përfaqësues politikë që do të udhëhiqen nga shqetësimi njerëzor prej qytetarësh të angazhuar për të ardhmen e qytetit tonë.

Ne jemi në këtë garë zgjedhore me qëllimin e qartë politik dhe qytetar për të realizuar një rezultat zgjedhor, maksimalisht pozitiv për Partinë Demokratike në Tiranë dhe për Z. Roland BEJKO. Vizioni ynë është për një Këshill Bashkiak, ku llogaridhënia e secilit kryetar, përfshirë zotin BEJKO, të jetë në qendër të veprimtarisë së këshillit bashkiak.

Vizioni ynë për një Këshill Bashkiak do të jetësohet përmes votës qytetare në mbështetje të siglës së Partisë Demokratike. Vota masive për Partinë Demokratike do tw bllokojë nismat arbitrare, dhe do te4 mbroj interesin publik dhe materializimin e programit dhe propozimeve tona për Tiranën.

Gjatë fushatës elektorale ne po trokasim në kujtesën e secilit qytetar për shumëçka që nuk është bërë, apo është ç’bërë gjatë dy mandateve qeverisëse të Erion Veliajt për Tiranën. Kujtoni shembjen e Teatrit Kombëtar, tw stadiumit, monumente kwto kulture. Goditja ndaj trashëgimisë urbane dhe historike të kryeqytetit, shkatërroi Tiranën e planifikuar dhe të ndërtuar, sipas arkitektëve të famshëm, Weiss, Frashëri, Köhler, Brasini, de Fausto. Tirana e midis dy Luftrave Botërore merrte frymë, ishte e harmonizuar me ambjentin natyral të saj dhe Malin Dajt të ngritur mbi kodrat e qytetit. Sot Malin e Dajtit mezi e shohim, të fshehur pas kullave të oligarkëve. Babëzia e ndërtimeve shumëkatëshe në qendër, ka lënë të pazhvilluara, pa infrastrukturë dhe pa shërbime publike periferinë e qytetit.

Sot Bashkia cënon pronën private me shpronësime të detyruara, me dhunë, me çmime jashtë çmimit të tregut, me çmime shtetërore, për qytetarët e Bërxullës, Lundrës, Astirit, 5 Majit, Kombinatit. Pas këtyre shpronësimeve fshihen paratë e të fuqishmëve (oligarkëve) dhe kësisoj Bashkia abuzon në kurriz të pronarëve të truallit o banesës. Sot Bashkia është kthyer në kërcënim për qytetarët e Tiranës dhe me planet e shembjes së banesave 50-vjeçare.

Ndaj sot më shumë se kurrë Partia Demokratike mbetet e vetmja alternativë me identitet të qartë të djathtë dhe mbrojtësja e interesave dhe zhvillimit të qytetarëve të Tiranës.

Votoni programin pro pronës, pro ekonomisë së zhvilluar urbane e rurale, pro qytetarëve.

Votoni Frymëmarrjen për Tiranën!

Votoni Roland Bejko.

Forca Partia Demokratike.

Never give up!