Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra!
Faleminderit për këtë mikpritje, faleminderit Zotit për këtë ditë kaq të bukur që e bëri edhe më të bukur me praninë tuaj, të rinisë dibrane, të vajzave dhe djemve të Dibrës, e zonjave dibrane, të zotërinjve dibranë që janë mbledhur në një takim shumë të veçantë. Në një ditë si kjo nuk mund të them se nuk më mbushet zemra sërish me emocionin që ndiej sa herë që kthehem në mesin tuaj.
Sepse kudo që shkoj dhe këdo që takoj e konsideroj jo vetëm një bashkëqytetar, një pjesëtar të shoqërisë, të kombit por edhe të familjes tonë të madhe si shqiptarë. Por të gjithë e dinë që këtu jam bashkë me familjen time, vëllezër dhe motrat dibranë. Tek po vija këtu kam pasur disa shkëmbime, njëri mesazh nga një mik, nga një mik i cili vjen nga Tropoja i cili më shkruan “Tungjatjeta kryetar, ju përshëndes përzemërsisht në Dibrën tënde, kam ardhur edhe unë me të pritur. Në Dibrane vogël me histori të madhe që ka dalë rremi me sulltanët e Turqisë në kuvendin e Dibrës.
Është një referencë e qartë e një miku dhe një demokrati tropojan për atë çfarë Shqipëria dhe shqiptarët kudo ku ndodhen thonë për Dibrën dhe dibranët. Gojëdhënat e trimërisë, patriotizmit, të qëndresës që nisin me heroin tonë kombëtar që krenarisht na vështron nga kjo shëtitore Gjergj Kastriot Skënderbeun. Por, rikthehem po kështu në një tryezë e cila me krenari të madhe na jep anë e mbanë Shqipërisë, anë e mbanë botës kudo ku ka shqiptarë përgjegjësinë dhe simbolin e mençurisë kombëtare. Në Dibrën e mençurisë për të cilën dikush tjetër që është jashtë konfliktit të interesit që nuk ishte dibran, por një njeri i shquar i kombit Fan Noli do ë thoshte “ Njerëz të zgjuar me lezet që i gjen në çdo anë, që të bëjnë muhabet këta janë mjeshtrit dibranë”. E kush më mirë se një mjeshtër dibran, djali juaj Luan Haka mund të punojë më mirë për Dibrën dhe për dibranët dhe bashkë me ju t’i japë vlerën që meriton. Luan Haka është biri juaj, Luan Haka është kandidati më i mirë për Dibrën, është pjesë e Dibrës dhe jam krenar që është kandidat i Partisë Demokratike për bashkinë e Dibrës.
Ju e keni takuar me dhjetëra herë, me qindra herë jo vetëm tani që vjen të kërkojë besimin tuaj, votën tuaj, por vite me radhë ka qenë pranë jush e me ju për t’ju shërbyer me gjithçka që mundet nga shpirti i tij i bardhë, nga përkushtimi
i tij i palodhur në ditë të vështira për demokracinë ku ka qenë në ballin tuaj, ku i ka vënë gjoksin fëmijëve de rinisë dibrane për t’i mbrojtur ata me përkushtimin e tij të palëkundur si demokrat, si dibran, si patriot, si prind dhe si qytetar. Ndaj sot ai vjen para jush si një njeri i sprovuar në kohë të vështira, i panjollë në përkushtimin ndaj demokratëve dhe pa asnjë kompleks e me çdo gatishmëri për t’i shërbyer çdo dibrani pavarësisht bindjeve politike. Dhe jam i bindur se me Luan Hakën çdo dibran që ia do të mirën Dibrës, çdo dibran që nuk mund të pranojë skllavërinë e varfërisë, tiraninë e korrupsionit ka të gjitha arsyet të votojë të diel e 6 marsit numrin 2, Luan Hakën, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Edhe për një arsye tjetër sepse kudo ku po zhvillohen këto zgjedhje të pjesshme që nga Shkodra, në Lushnje, në Rrogozhinë, në Vorë, në Durrës e në veçanti në Dibër askush nuk po bie pre e marifeteve të vjetra apo të reja. Dhe dibranët me mençurinë e tyre, dibranët e zgjuar nuk janë në shitje, as nuk gënjehen, as nuk mashtrohen, Luan Haka është kandidat i Partisë Demokratike, ka një Parti Demokratike dhe do të jetë me besimin dhe votën e dibranëve kryetari i bashkisë. Vëllezër dhe motra e vërteta shpesh vonon, njësoj ditë për ditë të vërtetat po dalin në pah. Dielli që shkëlqen sot pak skuta të errëta lë. Ai shkëlqen mbi fytyrat që janë plot pritshmëri këtu në këtë shesh dhe qindra mijëra të tjerë anë e mbanë qytetit të Peshkopisë dhe fshatrave të Dibrës, kudo anë e mbanë kësaj bashkie ku ka njerëz që duan një jetë normale për fëmijët e tyre, ku të rinj në emër të të cilëve foli edhe Lindi i cili para se të jetë djali i një familje është një njeri dibran, një 18 vjeçar, plot me shpresa dhe me dashuri për këtë tokë, për familjen e tij me dëshirën për të dhënë gjithçka në këtë trevë stërgjyshërore që Zoti ia ka dhënë mundësitë, por kur ka keqdashësi dhe korrupsioni po i mbyt njerëzit dhe po iu heq edhe fijen më të vogël të dinjitetit. Shpresa po kështu foli për atë që ndjejnë gratë, zonjat, nënat, gjyshet dibrane. Për besimin e madh se një bashkim i vullneteve të Dibrës që e kanë nxjerr në selamet edhe Kombin në ditë të vështira, nuk ka si ta lë në baltë Dibrën sot. Ndaj, jam i bindur se në këtë dritë të të vërtetës që po përcëllon dhe djeg të gjitha gënjeshtrat dhe mashtrimet, nuk do ta ketë të lehtë edhe shkaktari i emigracionit të të rinjve dibranë, i varfërisë që është ulur këmbëkryq kudo, i atij që para 8 vitesh erdhi në pushtet të jashtëzakonshme, por sot është në histori si kryeministri i qeverisë më hajdute, më keqbërëse, siç po vërteton ditë për ditë para syve të botës komisioni hetimor i inceneratorëve, i aferës së shekullit, por që të gjithë e dimë, është një nga aferat korruptive me të cilat janë marrë paratë e shqiptarëve, janë zhdukur nga xhepat e baballarëve dhe nënave, janë hequr nga tryezat e vogëlushëve shqiptarë, nga shkollat dhe spitalet për të pasuruar në mënyrë marramendëse një grusht njerëzish. Ndaj sot më shumë se kurrë e vërteta po del në shesh, por jo thjesht dhe vetëm sepse dielli lindi, dielli lindi e do të lind prapë nesër, por ishte Partia Demokratike, ishit ju, ishin demokratët, ishte qëndresa jonë, kauzat tona që i luftuam pareshtur, pa kompromis me të keqen të cilat e bënë të mundur daljen në pah të të vërtetës e së shpejti drejtësia do të fillojë të veprojë. Do të fillojë të veprojë sepse shqiptarët nuk e kanë hak këtë keqqeverisje, shqiptarët nuk e kanë hak këtë varfëri dhe mjerim. Nuk vjen prej tyre, vjen prej një bande në krye të qeverisë. Nuk e kanë hak dhe meritojnë diçka tjetër, meritojnë diçka më të mirë. Askush prej nesh nuk vjen këtu me iluzione, por me shpresë dhe besim se njësoj si vëllezërit tanë përtej kufirit apo në Kosovë, mundet me punën dhe djersën e tyre dhe me qeverinë të paktën, jo kundër por në krah të tyre, të ndërtojnë një jetë normale, qofshin fermerë apo blegtorë, qofshin sipërmarrës apo punëmarrës. Se gjithkush mund ta ketë shpresën që të ndërtojë një të ardhme për fëmijët e tyre duke i arsimuar në institucione që nga ato parauniversitare e deri në degët universitare si ato që kishim e do t’i kemi së shpejti edhe në Peshkopi, sepse i ka pasur që në kohën e internatit të Kastriotit e nuk mund t’i mungojnë në 2022-shin. Mençuria dibrane ndonëse është derdhur dhe frymëzon anembanë Shqipërisë nga Tirana në Durrës e kudo, e anembanë Evropës e në SHBA, nuk ka për ta harruar djepin e vet, këtu në djepin e vet do ta ketë institucionin e shpresës dhe përgatitjes rinore për të nesërmen. Këto nuk janë ëndrra, këto janë aspirata dhe shpresa të cilat politika ka për detyrë t’i kthejë në realitet. Politika nuk është e keqe në vetvete, të keqe e bëjnë njerëzit. Ata që i kanë hyrë në hak shqiptarëve. Të mirë po kështu e bëjnë njerëzit, ata që do të bëjnë që Haka të shkojë tek i zoti dhe ky është Luan Haka, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës, biri juaj i cili me përkushtim, me vendosmëri, me besimin tuaj, do të punojë ditë pas dite për rikthimin e besimit në çdo familje dhe votër dibrane. Do të luftojë për rikthimin e besimit tek të rinjtë dibranë. Dhe dua ta mbyll me takimin e fundit që pata, pak para se të hyja në qytet, me një të ri dibran, si qindra në fakt, mijëra të tillë emigrantë, emigrant në Greqi në këtë rast, i cili më tha se ishte kthyer për të parë familjen e tij, se duhet të kthehej dy ditë më parë përsëri në Greqi për të punuar, por se kishte mësuar se do të zhvillohej ky takim dhe kishte vendosur të qëndronte dhe me siguri është në mesin tonë tani dhe dua ta përshëndes, sikundër dua ti përshëndes gjithë bijtë dhe bijat e Dibrës në emigracion. Dhe më tha se ka shpresë dhe besim se gjërat do të ndryshojnë. Duken fjalë të thjeshta, por nuk janë të tilla. 30 vjet pas rënies së komunizmit një nga dëmet më të mëdha është vrasja e shpresës se gjërat mund të ndryshojnë. Sot jam këtu, për tu zotuar para jush, dibranëve të mençur, të zotë, të fortë e patriotë, që nuk e keni lëshuar Dibrën edhe në këto ditë të vështira, por edhe para gjithë shqiptarëve, se ndryshimi është dhe mbetet misioni numër 1 i Partisë Demokratike, misioni numër 1 i imi. Ndaj në krah të Luan Hakës, sot kandidat dhe nesër kryetar i bashkisë së Dibrës dhe me gjithë shqiptarët le ta bëjmë ndryshimin të mundur hap pas hapi, ditë pas dite, duke nisur me votën masive të dibranëve, më 6 Mars, për Luan Hakën. Zoti ju bekoftë ju, zoti e bekoftë Dibrën, zoti e bekoftë Shqipërinë.