I nderuar kryetar i PD

Të nderuar deputetë, zyrtarë demokratë, pjesëmarrës

Ju falenderoj për pjesëmarrjen dhe për të gjithë mbështetjen respektin që po më jepni cdo ditë në terren dhe në çdo takim.

Në 6 Mars zgjedhjet janë lokale dhe të pjesshme, por neve besimin dhe energjinë e kemi më të.plotë dhe më të fort se kurrë. Si demokratë jemi të gjithë të bashkuar me një qëllim  për të fituar,  për të hapur një faqe të re dhe plot shpresë për Dibrën tonë. Ne nuk kemi kundërshtar njëri tjetrin, ne kemi vwtëm një kundërshtar atë që kanë të gjithë shqiptarët, dhe ai është Edi Rama

Prej gjithë këto vitesh në keqqeverisjen e Ramës dhe bashkisë së Rilindjes , Peshkopia dhe njësitë vendore, fshatrat dhe banorët  janë lënë në mëshirë të fatit, Asnjë investim në infrastrukturë, në arsim,shëndetësi ,sistemi energjetik ujësjellës,  asnjë subvecionim për bujqësinë, fermerët duke bërë kështu që jeta e banorëve të vështirësohet tej mase  nga kriza e thellë ekonomike dhe papunësia e lartë. Bizneset e vogla po mbyllin qepenin dhe po ikin të dëshpëruar. Dibranët dhe veçanërisht të rinjtë ikin pse nuk gjejnë.as edhe një mundësi shkollimi e punësimi

Të nderuar pjesëmarrës

Unë ju premtoj me përgjegjësi të.plotë , në besë dhe zemër prej dibrani -me mbështesni, më votoni mua dhe programin e zhvillimit të PD dhe ne të gjithë do e kthejmë bashkinë, institucionin publik

më të përgjegjshëm, më mikpritës e  transparent që ka njohur ndonjeherë Dibra. Do kthejmë vëmendjen, përkushtimin merituar  dhe punën e shërbimeve të harruara ndaj dibranëve..

Në.mënyrë të përmbledhur do theksoj prioritetet e punës sime pas 6 Marsit
↔️Do kthejmë vëmendjen nga zhvillimi i bujqësisë përmes ngritjes së tregut të shitjes së produkteve dhe ndërtimit të magazinave mbledhëse dhe frigoriferëve  për të depozituar produktet.
↔️ do të bashkëpunojmë dhe me projekte ndërkombëtare për të sjellë subvencione për fermerët si dhe do të ndikojmë.për uljen e.çmimeve të imputeve dhe karburantit për bujqësinë
↔️Do punojmë fort të sjellim investime për rrugët që të lidhen me qytetin si dhe të kryhen ndërhyrje për funksionalitetin e sistemit të vaditjes së tokave.
↔️do të sjellim investime për ndryshimin e mjediseve të shkollave dhe qendrave shëndetësore si dhe pajisjes së tyre me ngrohje dhe aparatura mjekësore moderne
Do nxisim bashkëunimet me projekte të huaja për zhvillimin e bujtinave agrobiznesnit në mënyrë që ta kthejmë Dibrën në një destinacion kyç të turizmit malor
Partia Demokratike ka një program të detajuar dhe ambicioz për ta nxjerrë Dibrën nga kriza, për të gjallëruar biznesin dhe për të zhvilluar bujqësinë.
Në 6 Mars, të gjithë bashkë për ndryshimin e madh!
Votoni Partinë Demokratike