Nga skema e TVSH-së humbasin të gjithë me përjashtim të një grushti njerëzish. Futja e biznesit të vogël në TVSH rrit koston e biznesit të vogël, çon në falimentim mijnëra biznese të vogla, rrit papunësinë, rrit çmimet, rrit evazionin fiskal, zbras arkën e publikut. Mbytja e bizneseve me taksa, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar ka si qëllim politik goditjen dhe asgjësimin e zërave të pavarur në shoqëri, sepse ky kryeministër urren gjithçka dhe këdo të pavarur. Me skemën e TVSH Rama synon shkatërrimin e biznesit të vogël dhe devijimin e xhiros së tij tek një grusht oligarkësh që i kontrollon vetë, janë klientët e tij dhe me të cilët po grabit Shqipërinë copë pas cope. Rama po bën gati t’i japë të vëllait konçensionin e TVSH-së. Motoja e bandës kriminale që drejton vendin është: grabiti shumicës dhe jepi pakicës. Për inceneratorët e Ahmetajt jep 25 milionë euro, nga TVSH planifikon të marrë 15 milionë euro. Fjalët e kanë humbur kuptimin. Duhet të ngrihemi! Vetëm veprimi nëpërmjet protestave do të rikthejë shpresën në vend. Rama nuk e arreston dot të gjithë popullin. Nëse çohemi të gjithë për t’i thënë jo padrejtësisë dhe grabitjes, banda bie brenda 24 orësh.