Vokshi, Bylykbashi dhe Këlliçi kërkojnë sensibilizimin për rolin dhe fuqizimin e gruas dhe rinisë
 
Në zgjedhjet e ardhshme kërkojnë të blejnë kryefamiljarin sepse votën e grave e konsiderojnë si blerje me shumicë. Kështu u shpreh Oerd Bylykbashi gjatë takimit të Lidhjes Demokratike të Gruas Demokrate dhe Forumit Rinor në Durrës.
Kjo është arroganca qeveritare, tha Bylykbashi duke shtuar se nëse nuk reagohet tani, situata pas 2017-ës do të jetë edhe më e vështirë.
“Në vitin 2017 është turp i madh në këtë vend i cili kërkon që ti hapen negociatat për vend anëtar të Bashkimit Europian, që ne të diskutojmë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme. Kjo është e papranueshme. Vota vlen, por jo ajo që shitet për 30 apo 50 mijë lek. Është ky pazar i votës i cili ka vrarë përgjegjshmërinë e qytetarëve. Roli i gruas dhe e të rinjve demokrat është shumë i madh në këtë drejtim”, tha kryetari i PD në Durrës.
Në takim shqetësuese u cilësua dhuna dhe vrasjet në familje gjithnjë e në rritje. Bylykbashi theksoi se varfëria, papunësia, mungesa e shpresës, ikjet nga Shqipëria duke kërkuar azil në Europë, sjellin aktet makabre në familje dhe shoqëri.
Dhuna në familje dhe vrasjet e përditshme në një javë u shtruan në këtë takim nga Kryetarja e L DG, Albana Vokshi e cila  theksoi se në 3 muajt e parë të vitit, janë regjistruar 3 mijë raste dhune në familje.
“Shkak është varfëria, 7 gra janë vrarë nga burrat brenda 9 muajve duke lënë 14 fëmijë jetim, 5 prej tyre me urdhër mbrojtje. Liliana ishte njëra prej tyre. Urdhër mbrojtje që nuk u ekzekutua kurrë. Çfarë mund të bëjmë? Institucionet nuk kanë reaguar, ministrat e hedhin përgjegjësinë sa te njëri tek tjetri, askush nuk mban përgjegjësi”.
Kryetari i Forumit Rinor të PD, Belind Këllici tha se rinia nuk mund të pranojë modelet që ofron Edi Rama, të banditëve, trafikantëve dhe të korruptuarve. Këllici tha se koha është për të kthyer meritën, punën, dhe talentin, dhe se rinia demokrate do ti prijë kësaj nevoje historike.
Takimet u organizuan nga Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë, FRPD dhe fondacioni Kondrad Adenauer Stiftung.

Njoftim për media i Partisë Demokratike, 7 dhjetor 2016

 

img_4658 img_4677