Këshilltarët e PD denoncojnë trafikun e rënduar si kurrë më parë që po shkakton kosto të madhe për banorët. 

Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës denoncuan sot makthin që ka krijuar Erjon Veliaj në qytet, me trafikun e rënduar, të pahasur më parë në këto përmasa, duke shkaktuar kosto të madhe tek qytetarët në cdo drejtim.

Projektet klienteliste dhe korruptive të Ramës që zbatohen nga Veliaj, kanë përkeqësuar cilësinë e jetës në Tiranë, pasi korrupsioni dhe interesat private të pushtetit janë kthyer në prioritet.

“Sot Tirana, qendra e saj është në një emergjencë të madhe. Eshtë në një emergjencë të trafikut që po shkatërron nervat e qytetarëve të Tiranës, po shkatërron ekonominë e tyre, po i lë në mes të trafikut, po përkeqëson ndjeshëm cilësinë e ajrit në të gjithë zonën, dhe në anën tjetër është në një emergjencë shëndetësore pasi ambulancat, zjarrëfikësja dhe shumë mjete të tjera fizike, kanë një vështirësi të madhe për të kaluar dhe ngadalësojnë vazhdimisht hapin e tyre, duke përkeqësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Në anën tjetër, Erjon Veliaj vendos qytetarin e Tiranës në fund të listës së shqetësimeve, duke menduar vetëm për asfalt elektoral dhe beton elektoral. Ndërkohë që sot Tirana, ka nevojë të theksuar për shumë e shumë investime të tjera të dobishme, sicc janë ujësjellës kanalizime, pasi qyteti përmbytet ccdo herë dhe në ccdo rast që bie shi dhe ka nevojë për një stacion multi-modal të ri që të largojë shumicën e autobusëve dhe mjeteve publike nga qendra e qytetit duke lehtësuar trafikun, ka nevojë për një tram për qytetin që do të zvogëlonte ndjeshëm trafikun. Pra, ccfarë po bëhet nga e gjitha kjo? As edhe një gjë. Veliaj thjesht po bllokon qendrën e Tiranës, duke e bërë situatën edhe më të rëndë për xhepat e të gjithë qytetarëve, për shëndetin e të gjithë qytetarëve. Edhe unaza e vogël që duhej të ndërtohej e duhej të përfundonte është ende larg përfundimit të saj”, u shpreh Mateo Spaho, këshilltar i PD në Bashkinë e Tiranës.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 7 nëntor 2016

trafik4 trafik3 trafik2 trafik1