Të dashur zonja dhe zotërinj, qytetarë dibranë,

I dashur Lulzim basha,

I dashur Sherefedin Shehu

Ju po më kujtoni vitin 1990. Në këtë ditë të bekuar shoh në fytyrat tuaja, kthimin e shpresës, ashtu si në dhjetor 1990. Ky është heroizmi më i ri i popullit dibran. U shpërndaftë kjo erë e mirë në të gjithë Shqipërinë. Në këtë lum, njerëzor që ka vërshuar sot këtu, shoh që shumica janë të rinj, janë lulja e djelmnisë dibrane. Këta djem dhe vajza janë asnjë dyshim burimi i mrekullueshëm i lindjes së shpresës. Ata nuk mund të pajtohen me dëshpërimin, rinia juaj nuk mund të pajtohet me dëshpërimin dhe dëshpërimin e sjell korrupsioni, frika dhe mashtrim i qeveritar.

Rinia nuk mund mund të pajtohet me këtë mashtrim, sepse përmes këtij mashtrimi, përmes këtij dëshpërimi kjo qeveri kërkon ta zbrazë shqipërinë e nga rinia dhe do që të ketë një Shqipëri me pleq të nënshtruar dhe nuk mund ta pranojë këtë gjë.

Dua të besoj se Dibra i ka të gjitha cilësitë për ta ngjallur shpresën e gjithë shqiptarëve me shembullin e saj. Përveç traditës, ka edhe njeriun tek i cili duhet të besojë pa asnjë ngurim. Ky është Sherefedin Shehu. Është burrë i mirë në kuptimin që ju në Dibër i jepni kësaj fjale.

Është burrë i mirë sepse nuk është peng as i krimit, as i korrupsionit siç janë shumica e të tjerëve. Është një punëtor i palodhur sepse beson se burim i të gjitha të mirave është puna Dibrës i duhet një burrë i tillë me këto cilësi. Dua me këtë rast ti drejtohem në mënyrë të posaçme prindërve. Besojini rinisë, ndiqeni rininë.

Ajo do të mundet ta vrasë frikën, ajo do të mundet ta çojë përpara këtë mrekulli që ka filluar. Zoti e bekoftë Dibrën. Falemnderit!


Fjala e Besnik Mustafaj ne hapjen e fushates ne Diber per zgjedhjet kryebashkiak