“Siç e konstatoni, Parlamenti ka hipur në lokomotivën Leskaj. Në këtë Parlament, çdo gjë e vendosin interesat e krimit, dëshira e kusarëve të shtetit dhe krimit në pushtet. Edi Rama, si kreu i meduzës dhe në ndihmë të sivllaut Kokëdhima, krijon këtë situatë absurde të turpshme në Parlament, ku de fakto ai ka asgjesuar ligjin e konfliktit të interesit.

PYETJE: Sot zonja Leskaj i është drejtuar Kuvendit me kërkesën për të derguar mandatin e saj në Gjykatën Kushtetuese .. 

Kjo është njëlloj si jë vrasës të shkojë e t’i thotë shtetit “më dëno se vrava”. Këtu s’kemi të bëjmë me vrasje, por me kusari shtetërore dhe një kusar shtetëror shkon e i thotë shtetit tani, meqë opozita po proteston kaq shumë dhe u bë çështje europiane dhe botërore, po shkoj, ndërkohë që deri tani thoshte se nuk do shkonte.

Nëse shteti ligjor funskionon mbi bazën e vullnetit të shkelësve të ligjit, ai pastaj nuk është më shtet ligjor por përkundrazi, ai është zëvendësimi i shtetit ligjor me vullnetin dhe dëshirat e krimit dhe kusarëve’. A mundet një vend të pranojë një zhvillim të tillë? Që kur t’ju teket vrasësve të shkojnë të dënohen, ndërsa kur mos t’ju teket të rrinë të lirë pastaj. Kushtetuta, qoftë penale e qoftë civile, janë jo kodet penal apo civil, janë kodet e procedurës penale dhe civile. Janë kodet e procedurës ato të cilat garantojnë mirëfunksionimin e shtetit ligjior. Denimi, në një farë mënyre, ka ekzistuar dhe në kodet e procedurës dhe kështuqë nuk duhet ta marrim kështu.. Kjo është katandisja më e mjerë, diskretitimi më i madh i shtetit ligjor dhe Kushtetutës. Unë ju them se kjo mazhorancë, me përqëndrimin kaq të lartë të krimit të organizuar, me praninë kaq të gjërë të kusarëve të shtetit ka asgjësuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut në një seri ligjesh.

Pra, u desh që të vijë këtu Komisioneri Hahn, që Edvin Kristaq Rama të bëjë zbulimin e madh se Shqipëria paska opozitë dhe se kryetari opozitës u dashka ftuar në dialog paçka se kryetari opozitës e ka ftuar më parë të paktën 36 herë për takim e debat dhe dialog kreun e mafias shtetërore dhe krimit të organizuar Edvin Kristaq Ramën. Duhej pra ti thoshte komisioneri Hahn që pa dialog me opozitën nuk ka përparim në asnjë mënyrë drejt integrimit, sepse proceset integruese e kanë jetike dialogun, që ky pastaj të dilte dhe të gajaste shqiptarët me ftesën e tij për liderin e PD.

PYETJE: Keni një ftesë përpara, ju do ta pranoni?

Unë mendoj se vendimin për këtë e merr zoti Basha. Ftesa e tij vjen pas 37 ftesave, çka tregon atë që thashë. Mendoj se dialogu është i domosdoshëm, mendoj se pa dialog Shqipëria nuk ka ecur dhe nuk ecën në proceset integruese europiane. Për këtë duhet dialogu, sepse Europa e ka një kusht, jo vetëm për këtë, por për të gjitha problemet madhore të vendit duhet dialogu. Sesi do zhvillohet, se kush do e ndërmjetësojë, se kush do ta thërrasë këto pastaj janë çështje që do vendosen. Të mos bëjmë këtu luftë gjelash. Ai e ka ftuar 37 herë dhe ky ka ecur si fija e barit, tani ky e fton një herë dhe pret që ..

Problemi është këtu; ne këtu të gjithë, edhe ju, dhe çdo qytetar shqiptar nuk është i interesuar për dialogun si të tillë por është i interesuar për dialogun e frutshëm dhe rëndësi ka që të kemi dialog të frutshëm atëherë ky qëndim i zotit Basha dhe ky qëndrim i zotit Rama që shprehu në prani të komisionerit Hahn le të shqyrtohen por natyrisht duhet të jetë një gjë e pregatitur dhe jo një gjë për show mediatik që nuk shërben. Pra edhe mund të ketë facilitatorë, pra lehtësues, mundet dhe më shumë se lëhtësues po e rëndësishme për vendin është që të vendoset dialogu.

Se nga do shkojë kjo mazhorancë, a do shkojë pas Kushtetutës apo në lokomotivën e Vali Leskajt, për këtë shkoni pyesni ata sepse unë nuk e di. Ajo që mund t’u them unë ju është se ky zotëri është i sëmurë pa shpresë. Me atë që ka bërë mbrëmë në Tonight me gazetaren Ilva Tare ai ka folur jo si një shtetar, jo si një intelektual, jo si një qytetar por ka folur në mënyrë absolute, dhe e dënoj me indinjatën më të thellë, si një halabak i vërtetë sepse të mendosh se mund të turpërosh një zonjë, një gazetare me faktin se ajo është nënë dhe rrit një vajzë atëherë duhet të kesh psikologjinë e një halabaku të rëndomtë dhe kurrë të një njëriu. Dhe unë i bëj thirrje sidomos vajzave dhe grave të mediave shqiptare që të mbani një qëndrim sepse kjo është një fyerje për çdo grua, për çdo vajzë, për çdo burrë apo djal të këtij vendi. Duhet të jesh i sëmurë i pashpresë të mendosh se mund të fyesh një zonjë sepse rrit një vajzë të vogël, që ajo në fakt është krenaria më e madhe e saj.

Prononcimi per mediat e ish kryeministrit Sali Berisha, 31 Mars 2016