Të nderuar kolegë,

Të dashur qytetare dhe qytetarë,

Nuk është se nuk e prisnim, nuk është se nuk e dinim këte qe do ndodhte sot, ate qe ka 2 vjet qe ndodh,  jo vetem me kete ligj por me shume e shume te tjere.

Në kronikat ekzotike të lajmeve me pushtetarë, gjatë muajit gusht, e kishim dëgjuar në disa deklarata të maliqeve që ska gje se e ktheu presidenti, do ta kalojme gjithesesi pa as me te voglin ndryshim, madje arriten deri aty sa ti kujtonin Atij, institucionit me te larte kushtetues, qe edhe mund te mos lodhej per te gjetur shkelje kushtetuese,  se ata tashme e kishin vendosur, me apo pa te, me apo pa opoziten do ta kalonin ne shtator.

Madje ne ngutje e siper, per ta kaluar ne senacen e fundit te sesionit te kaluar, kishin harruar edhe te vetet, nga komisionet e tjera te cilet kishin bertitur ne fakt per problemet qe kishte ligji, kishin bertitur dhe i kishim degjuar edhe ne te komisionit te veprimtarive prodhuese si komision pergjegjes por Maliqi,  ishte ne nxitim dhe nuk i kishte degjuar.

U desh perplasja mes vedit qe te ndryshohej dicka ne ate seancen  por mos e dhente Zoti te pranohet ajo qe  thote opozita, Presidenti dhe Kushtetuta.

E megjithate ne, si opozite sot ketu do vazhdojme te flasim jo per ju, por per shqiptaret, e tu ritregojme atyre problemet qe ka ky ligj, kjo mazhorance  edhe pse  ju mund ti  mbyllni veshet apo te vini kufje.

Edhe pse nuk kishit aspak nevoje qe ti shtoni edhe me shume barren e turpit këtij parlamenti me nje dekret te rrezuar te Presidentit, te ligjit per turizmin, i cili perbente nje shans te madh per kete mazhorance qe te  ribënte nje ligj konsensual dhe me standarde evropiane.

Ligji qe doni ti jepni fuqi me kartonat e blere, eshte nje ligj tipik i juaji, antikushtetues dhe aspak ne harmonizim me standardet evropiane ku ne kerkojme te aderojmë.

Në thelb ligji dhunon Kushtetutën lidhur me të drejtën e qeverisjes vendore për administrimin e territorit, dhunon pronën private dhe sigurinë juridike duke shpërfillur të drejtat pronësore të qytetarëve dhe dhunon ligjin e prokurimeve publike.

Ky ligj nga maliqet e mazhorances dhe qeverisjes do te jete nje mashe per te grabitur xhepat e lodhura te shqiptareve , nderkohe qe tokat e zonave turistike do te jene ne vasalitetin e babezise se pritshme.

Ju e keni shpallur prioritet strategjik zhvillimin e turizmit por sikurse cdo mashtrim te Rilindjes dhe ky prioritet u kthye mediokriteti i radhes.

Vera qe kaloi ishte nje makth per shqiptaret dhe jo nje sezon pushimesh.

ky ishte sezoni me i deshtuar turistik sepse

–        Me maska dhe pa maska pushuesit e Kosoves dhe turistet e huaj u grabiten dhe u dhunuan naten dhe diten.

–        Natyra ka qene bujare dhe Zoti eshte kujdesur qe ky vend te jete  destinacion turistik,  por aspak vleresues, madje vendnumero per perpjekjet dhe nderhyrjet qe duhej te bente qeveria ne infrastrukturen dhe sherbimet turistike.

–       Panairet nderkombetare të turizmit ne Milano, Oslo , Londer nje deshmi e qarte e korrupsionit me fondet publike( madje tani me kete ligj do ti kaloni edhe pa prokurim), pasi tendat e promocionit paraqiten porodukte italiane dhe aspak traditen dhe identitetin e kultures, historise dhe tradites shqiptare.

–        Sezoni shenoi pikun e  thatesires se ujit dhe erresires,  ne kushte te  nderprerjeve te shumta dhe te zgjatura te dritave.

–        Ky ishte sezoni i mungeses se higjenes dhe mushkonjave te infektuara  por mbi te gjitha i kacatoreve te droges qe u kapen nga dezinfektimi i policise italiane.

–        Inspektoriati i mjedisit dhe strukturat e higjenes deshtuan ne marrjen paraprake te masave per te pastruar brengdetin edhe pse aksionet /shoë vullnetar i FRESH-istave  e LRI-istave qe pushonin ne Jale nuk munguan ne televizione.

 –     Asnjë impiant i ri për trajtimin e ujërave të ndotura nuk u ndertua në zonat bregdetare.

–        Sezoni deshtoi nga cmimet e larta me pese yje dhe hotelerise pa standarte qe dermoi edhe me fort pushuesit e varfer shqiptare.

–       Radhë kilometrike për pushuesit,  dominues te  Kosoves, te cileve u shpreh mirenjohjen per patriotizmin qe e manifestojne edhe kur duhet te vendosin se ku do shkojne me pushime  edhe pse  nuk gjeti mirenjohjen e merituar nga shteti ame.

–      Pati premtime  per plazhe publike, por askush  nuk e pati shansin, pervecse te paguante ne privat.

–       Nuk ka asnje kilometer rruge te re ne zonat turstike qe nga vitti 2013.

–       Shperthimet me tritol sigurisht qe kishin lene jehonen dhe gjurmet e tyre ne zonat turistike.

Etj etj.

Te nderuar qytetare,

Shqiperia e ka te veshtire madje te pamundur te hyje ne destinacionet turistike terheqese te Mesdheut,  persa kohe qe ne kete shtet sundojne te fortit dhe te inkriminuarit ne pushtet.

 Per sa kohe qe ligjin me pronat, ndertimet qe zaptojne bregdetin, gjobat ndaj biznesit dhe rruspat i urdherojne njerezit e veshur me pushtet, turizmi nuk mund te zhvillohet si nje sektor prioritar madje as sekondar.

Sepse turizmi nuk mund te ngrihet mbi klanet e pushtetit qe shkelin cdo ligj e dalin mbi cdo institucion, turizmi eshte vullnet dhe perkushtim i nje qeverie per shtetin e vet dhe jo mundesi per zaptim e grabitje sikurse po veproni sot me certifikimjn perfundimtar te ketij ligji antiligjor.

 Nuk ka turizem kur ata ne qeveri e parlament, agjensi turizmi a bregdeti apo cfaredo strukture quajeni si te doni, grabisin dhe trevat qe i perkasin pushtetit vendor, kur kapercejne cdo kompetence dhe deputetet tuaj  shkojn e vendosin per cdo vendim si feudal te jugut ose kapetani te veriut.

Rrezimi i ketij dekreti eshte  nje tjeter atentat i rrezikshem qe ju i beni sot jo vetem institucionit te nderuar te Presidentit por mbi te gjitha pavaresise se pushteteve.

 Po rrezoni dy dekrete esenciale per orientimin e zhvillimit te vendit arsimi dhe turizmi, thelle thelle te lidhura shume me njeri tjetrin.

Sot ketij Parlamenti ia ulet edhe me shum kryet.

Nje parlament i pavarur, funksional kushtetues,  ka ne thelb te punes se tij parimin “chek and balance” dhe jo varesine  arbitrare ndaj qeverise dhe kryeministrit .

 Nga ju demokracia nuk merr fryme, instutucionet mbyten nga laku ne fyt qe monopolet dhe interesat kriminale kane kapur gjithe hierarkine dhe administraten shteterore.

Beni ligje por me e pakta nuk doni ti zbatoni ato. Sepse me e rrezikshmja eshte se dhe ligjet i hartoni te kapur nga keto interesa kriminale qe nuk punojne te ngrejn nje Shqiperi turistike por te nje burimi  fitimi ne shkelje te plote te drejtes se pronareve dhe te njerezve te komuniteteve si ne Rivjere ashtu dhe ne zonat.

Pse nuk shembi rruspa e INUK ne emer te ligjit dhe shtetit te se drejtes, pronat e njerezve ketu ne Parlament e  te afermve tyre, por u mor me te pambrojturit qe edhe pse kishin letra e vendime pronesie nuk iu njohen madje iu refuzuan edhe te lexoheshin?.

Pse hodhet ne ere me tritol e rruspa bregun e liqenit te Pogradecit nderkohe qe  hotelet e pushtetareve nga Vlora ne Sarande shtojne katet e dhomat pa leje nderkohe qe bejne xhiro  pa fatura tatimore?

Pse nderprisni energjin dhe ujin ne bregdetin e Veriut apo perzgjidhni territoret e aksioneve te prerjes se dritave dhe gjobave tatimore,  mbi kriterin e votave te marra ne zgjedhjet locale?

 Ky qendrim refraktar, diskriminim klasor e partiak eshte vizioni juaj per zhvillimin e zonave turistike??

Megjithate ka nje shprehje populli, qe shkon gjuha ku dhemb dhembi dhe shqetesimi im qe e kerkova brenda neneve te ketij ligji per nuk e gjeta, eshte turizmi malor.

Kemi patur ministrin ne degjese ne komision i cili manifestoi nje farse “xhentilese”, per te degjuar, por vendosmeri per te mos kuptuar hallin e askujt qe i cenonte ligjin e tij te paprekshem.

Kemi kerkuar statistika per sa turiste kane hyre dhe kane dale nga shqiperia(zoti na ruajt nese do ti kerkoja per vizitoret e alpeve) por jo nuk ka. Vetem ata qe regjistrohen ne tims.

Kemi kerkuar shpjegime ne lidhje me  mekanizmin ligjor, qe do perdorej, fjala vjen nese ndonje i ashtuquajtur investitor strategjik qe pritet te vije ne shqiperi, bie ne sevda me luginen e valbones, si do tja beje per tia kaluat tokat atje?

Kemi degjuar te flitet per perpjekje te medha per imazhin e shqiperise dhe ja keni dale, na renditet te dytet ne listat e  azilkerkuesve, ja keni dale qe ne vend te politikave nxitese ne bujqesi te shtoni plantacionet me hashash.ja keni dale qe ne vend te transportit te turisteve nga  toka, deti apo ajri te kemi transport droge, ne te gjitha format dhe mjetet, madje neqofte se per fatin e tyre te keq, ndonje turisti i dalin dhe e grabisin apo e vrasin fare, ketij lloji nuk i hyn gjemb ne kembe.

Dhe tani per ta mbyllur kam dicka per bashkepatriotet e mi.

Sa here qe une si perfaqesuesja me e re e tropojes ne kuvendin e shqiperise, kerkoj mbeshtetje nga qeveria nepermjet peraqesuesve te ekzekutivit  apo bej debat per probleme dhe halle te zones time,  a e dini cila eshte pergjigja: cfare ju beri Berisha? Pse nuk e beri Berisha?

Asnje kryefamiljar nuk i vecon anetaret e familjes  se tij dhe Berisha nuk e vecoi Tropojen nga Gjirokastra, Kukesin nga Vlora por i trajtoi njesoj per investime.

Te gjithe e dime qe ka dy vjet qe ne vendlindjen time buze alpeve nuk leviz asgje, pervec atyre qe ikin dhimbshem ne emigrim.

A thua ka mbetur ora per ne? aty ku ishim ne 2013 do te mbetemi?

Paska qene vertet viti zero.

Ne malesi ne shekuj te paret e fiseve dhe burrat e familjeve te medha, i zgjidhnin problemet e perbashketa me razi kjo ishte demokracia per ta.

Ne boten e qyteteruar ka nje term tjeter ” maredhenje xhentellmenesh” gjithashtu per te personifikuar burra te lidhur prej fjalesh.

Me cfare kodi, me cfare bese mund te beje mareveshje me ju opozita per te miren e ketij vendi?

Pa dekriminalizim, turizmin, arsimin, shendetesine dhe gjithcka tjeter ne kete vend e merrr lumi.

Faleminderit!


Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmata, 17 Shtator 2015