Sapo lexova te Neëbomb një lajm në fakt “bombë”: kishit sekuestruar arkivolet e një agjensie funerale sepse arkivolet s’kishin kupon tatimor.

Ne kemi përshendetur cdo aksion, reformë, politikë të ndërmarrë në kuadër të luftës kundër informalitetit, por kam një lutje: Amani, kursejani shqiptarëve skenat horror, lejoni ndonjë qytetar të shkojë në banesën e fundit edhe pa kupon tatimor. Na leni me vdek pa kupon, Aman! Se nuk do e plotësojnë këto gropën financiare qe i keni shkaktuar juve buxhetit…

Te nderuar kolege deputete,

Po e nis fjalën time me atë cka Kryeministri përmendi në njërën prej shumë herëve që foli, sigurisht pa asnjë lidhje me cështjen shumë të rëndësishme që po diskutohej, Arsimimin e fëmijëve tanë.

Gjithësesi, dua ti them Kryemjinistrit, edhe në mungesë, që nuk është as krim e as gabnim të merresh me cështjet sociale. Madje, ne të SHQUP po i kushtojmë vëmendje shumë të madhe këtyre cështjeve edhe për faktin që Qeveria juaj Rilindase as nuk po din, as nuk po don dhe as i ka në interes apo në axhendë ato. Juvë nuk ju interesojnë hallet dhe problemet e qytetarëve shqiptarë, aq më pak të qytetarëve të varfër, të pjesës më vulnerabël të shoqërisë shqiptare. Ata, juve z. Kryeministër nuk ju pëlqejnë, nuk janë të bukur për sytë tuaj prej artisti, madje mund edhe tju bezdisin…nuk kanë ngjyrat e ndezura e të bukurave të pikturave tuaja që i prezantoni në galertitë e artit nëpër botë… Kam bindjen që mendoni që ne, sShqiptarët nuk jemi të denjë për pikturat tuja abstrakte, nuk i kuptojmë dot ato…ato që ju kanë bërë mbase artist ë mirënjohur nëpër botë…por jo në shqipëri… Mbase kjo ju bën Rilindas???

Po hallet dhe problemet e shumta të qytetarëve nuk janë abstrakte, e mbase ndaj ju nuk i kuptoni dot ato. Hallet e problemet janë konkrete…qytetarët e varfër janë të zbehtë, pa ngjyra, pa emocione, pa dritë…sepse ata nuk kane mundësi të merren me estetikën e jashtme aq të rëndësishme për ju z. Kryeministër…jo se nuk kanë dëshirë, por nuk kanë mundësi…nuk kanë ujë të lahen, nuk kanë drita të shihen, nuk kanë bukë të ushqehen…

Meqenëse Kryeministrit i kishte mbetur mendja të Mokra, të paktën nga ekrani ai ishte njohur me një pjesë fare të vogël të halleve e problemeve të atyre njerëzve që qeveria juaj qendrore dhe vendore i ka lënë në harresë… Ndaj edhe sot, i bëj një ftesë publikë Kryeministrit Rama, që të shkojmë në Trebinjë, Podgozhan dhe fshatra e komuna të tjera të Pogradecit, së bashku me kryetarin e ri të zgjedhur të Pogradecit, përfaqësues të opozitës, e të shohë vetë më syte e tij rrugën skandaloze që të con në fshat, atje ku zoti ka falur një natyrë të mrekullueshme; të shohë vetë me sytë e tij shtëpitë me cati e mure të rëna ku shiu s’kishte asnjë pengesë për të hyrë brenda; të takonte fëmijët e zbehtë nga mungesa e ushqimit por që buzëqeshja e bukur të mrekullonte; e ftoj të vije e t’u japë dorën familjarëve që jetojnë prej muajsh pa ujë, pa drita e që s’kanë asnjë mundësi për ti paguar ato sepse  nuk i ke dhënë asnjë mundësi punësimi… Të ftoj të vish e të shohësh me sytë tuaj si varfëria e mjerimi është ulur këmbëkryq mbi cdo familje të Mokrës….të shohësh shtëpitë e braktisura nga shqiptarët që kanë ikur e vazhdojnë të ikin pa e kthyer kokën pas.

Të ftoj z. Kryeministër të shkosh e te trokasë ti vetë në dyert e mbyllura të shtëpive, të azilantëve që nuk na qenkan emigrantë që lënë Greqinë e kërkojnë azil ne Gjermani, por janë qytetarët e tu, që të kanë dhënë mbase edhe votën…e që ikin se atyre ti i ke shuar shpresat, i ke fshirë ëndërrat!!!

Të nderuar kolegë deputetë,

Jemi sot për të diskutuar një projektligj hartimi i të cilit në letër, mund të shënohet si e vetmja arritje e qeverisë në luftën kundër mushkonjave dhe dezinfektimin e insekteve.

Pasi dështoi në dezinfektimin e kacatorëve me ngjyra që transportojnë tonelata drogë nga Shqipëria për në Itali, tashmë qeveria, Ministria e Shëndetësisë po na thotë që po angazhohet “seriozisht” për eliminimin e mushkonjave.

Në fakt, as spektakli luksoz i publikimit të arritjeve në pallatin e kongreseve, që na sjell ndër mend Kongreset e PPSH ku shpalleshin sukseset dhe arritjet nën drejtimin e Partisë dhe Enverit, nuk arriti ta nxirrte të suksesshëm Kryeministrin dhe vartësin e tij Ministrin e Brendshëm kokulur  përballë shqiptarëve.

Jam e sigurt që të shumtë në numër qytetarët, u vendosën para ekraneve për të ndjekur live konferencën e paralajmëruar disa herë në media të Ramës, por zhgënjimi ishte tepër i madh në çka u fol e në cka u publikua në superekranet e spektaklit me policinë e shpërngulur atje me forcë. U fol shumë, ‎por s’u tha asgjë. Shifra të manipuluara, të vëna bukur në harta apo grafikë. Por asgjë në thelb. Askush nuk kuptoi kush e organizon trafikun e drogës brenda dhe jashtë vendit…në fakt, kjo Pjesa e “mungesës së thelbit” nuk duhet të na cudisë, pasi në cdo gjë që bën kjo Qeveri, nuk ka thelb, nuk ka substancë…ka vetëm formë…formë që kamuflon interesat e oligarkëve që kanë kapur tashmë brenda një kohe të shkurtër ekonominë, financat, median, shoqërinë civile…e sigurisht edhe politikën…

Ishte një zhgënjim me shije shumë të hidhur edhe për diplomatët e huaj, që puna ua do që në shqip ose në gjuhën e tyre ti shprehin shqetësimet e tyre të mëdha me takt duke na e nervozuar z. Kryeministër…

Ishte një shou po aq i shëmtuar e paradoks sa ai avionëve radare mbi parcelat e përzgjedhura të hashashit ku ju thërisni kamerat e televizionet pranë qeverisë.

DËSHTIM dhe RRËNIM janë titujt e cdo kapitulli në cdo sector për qeverisjen dhe parlamentarizmin tuaj të cilin e keni futur në rrugë pa krye.

Ju po prodhoni vetëm krizë, sepse e tillë ishte dhe ngritja juaj në pushtet nga mashtrimi dhe manipulimi. Për dreq, nuk po kontrolloni dot dhe bijtë tuaj plangprishës deputetë ose funksionarë, të cilët ju detyruan të dilni jashtë vetes me procese që s’ju vijnë për shtat si ky i dekriminalizimit, apo kapja e avioneve nga policia italiane.

Ndaj të nderuar kolegë, është EMERGJENCË lufta kundër krimit dhe avionëve të drogës. Përpara dekriminizimit cdo axhendë tjetër është nul dhe jo morale në raport me shqiptarët që ju pretendoni se i përfaqësoni në një milion vota.

Duke folur për rëndësinë e këtij pr.ligji s’mund të lëmë pa përmendur edhe atë cka po ndodh në realitet në lidhje më nje aspect që trajton edhe pr.ligji, atë të fushatës së dezinfektimit/desinsektisimit të lancuar bujshëm nga Rama …

Të gjithë e mbajmë mend si doli Rama në këtë foltore dhe tha që opozita po mashtron dhe se avionët që qytetarët shihnin të shqetësuar lart e poshtë, ditë apo natë, nuk ishin me drogë por po bënin dezinfektimin. E tha dhe e stërtha këtë punën ë dezinfektimit aq shumë sa edhe vetë deputetët e tij kishin filluar ta besonin…deri në momentin kur rrota e Riformatos e tradhëtoi…e të gjithë brena e jashtë panë cfarë ishte në fakz dezinfektimi i famshëm i Ramës…

Porositi Ministrin e Shëndetësisë që të niste me urgjencë një fushatë, sigurisht me shumë para taksapaguesish për dezinfektimin e bregdetit. Dërgoi Beqen, i më pas Velinë për ta bërë gjoja sa më pompoz procesin e për të fshehur atë që realisht po ndodhte…Por a u bë dezinfektimi? Ku shkuan paratë? Kush i mori??

  1. Rama, ku vajtën resurset financiare dhe njerëzore? Po mjetet, avionët, pajisjet për kë dhe cfarë u përdorën??? A ka lidhje kjo me të gjithë zinxhirin e ngjarjeve që kanë ndodhur në dy vitet e fundit e që nis me ndryshimin e të gjithë krerëve të policisë së shtetit në një ditë?? Me largimin e profesionistëve dhe zëvendësimin me njerëz më besnikë të KUPOLËS, që s’kanë mbase farë lidhje me PS. ME vendosjen në krye të cdo institucioni që ka lidhje me kalimin e kufijve tokësorë, detarë, ajrorë?? Me kontrollin e të gjitha rrugëve nacionale po nga njerëz besnikë të Ramës e të lidhur me ata që bëjnë mbledhjen, përpunimin, transportin, eksportin e drogës???
  2. Kryeministër, kush e kontrollon infrastrukturën ajrore, detare, rrugore në shqipëri??

Le t’i kthehemi procesit te dezinfektimit…

Së pari, si deputete, por më së shumti si qytetare risjell në vëmëndje dështimin total në procesin e dezinfektimit në sezonin veror. Unë besoj që ky ka qenë sezoni më i dështuar përsa i përket cështjeve mjedisore. A mundet Ministri i Shëndetësisë të më thojë si u përdorën biocidet në këtë sezon? Apo bëtë vetëm daljen e rradhës për kamerat në Velipojë apo Divjakë së bashku me shpurën e gazetarëve të përzgjedhur të cilëve ju i paguanit familjarisht hotelin, dietat etj??

Në Tiranë të gjithë jemi dëshmitarë që gjendja ka qenë skandaloze. Miza, mushkonja, insekte, brejtës…kudo… ne Durrës funksionoi vetëm një muaj…më tej gushti ishte rikthim në identitet për mushkonjat…

Nga informacionet që më kanë ardhur, një nga fenomenet e këtij sezoni veror për qendrat shendetesore, ishin pickimet e fëmijëve nga insektet dhe shumë herë familjarët janë detyruar të blejnë me paratë e tyre antihelmet apo dhe ultrakortenet e urgjencës.

Pika tjetër që tërheq vemendjen është se inspektimet e ISHP duhet të ishin më të shpeshta dhe të administruara për ti shërbyer profesionalisht dhe jo politikisht sigurisë së shëndetit publik. Ne jemi deshmitarë që biocide të rrezikshmërisë së lartë shiten pa asnjë kusht dhe standard në rrugë madje dhe nga adoleshentë që nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun e tyre. Nga ana tjetër, jo pak herë këto produkte shiten edhe në supermarkete serioze, që janë të skaduara dhe s’bëjnë efekte duke cënuar kështu financat e konsumatorit.

Po pse s’u bë ashtu si duhet dezinfektimi?? Pse mushkonjat e bardha, apo të verdha ende sot vazhdojnë të gjalla e të rilindura të kapërcejnë detet duke u munduar të infektojnë edhe shtetet fqinje??

Do thoni ju, pse i bëj këto pyetje?? Cfarë lidhje kanë me pr.ligjin në fjalë…

Projekt-ligji për përdorimin e biocideve në shëndetin publik është një denoncim ligjor, sesi qeveria përdori për kamuflazh avionët e drogës, duke bërë propagandë për mjete fluturuese që spërkasnin mushkonjat.

 Në relecionet shoqëruese kuptohet qartë se dezinfektimi i Ministrisë së infektuar, nuk vrau mushkonja, as shkatërroi parazitë, por mbiu si kërpudha të klasave të larta korrupsionin me recetat e rimbursueshme dhe me tenderat miliona euro. Magazinat e Drejtorive të Shëndetit Publik, bashkë me specialistët po helmohen nga stoqet e lëndëve biocide dhe asnjë gram nuk ka shkuar për dezinfektim. Ndërkohë që autoritet shëndetësore kanë mbajtur të fshehtë edhe përhapjen e sëmundjeve që kishim shekuj që s’i dëgjonim.

 Qeveria me shërbimin 3 DDD, (dezinfektim, dezinsketim dhe deratizim), ofron bonus edhe transportin “Droga”, që po cudit edhe qeveritë homologe.

 Në komision kërkova informacion për tenderin e organizuar nga ISHP në prill 2014, sigurisht nuk mora asnjë përgjigje…mu premtua që do të dërgohej info brenda ditës…por ende asgjë… gjithësesë, unë dua të ndaj më ju të nderuar kolegë disa prej shqetësimeve të mija në lidhje me tenderin e dezinsektimit te Bregdetit dhe Tiranes.

Sikursë dihet, ISHP është institucion kërkimor shkencor. Përse duhet që një institucion i tillë të prokuroje dhe menaxhoje shërbime të tilla, në kohën që Ministria e Shëndetësisë ka centralizuar të gjitha prokurimet, mos valle ka pasur ndarje të tortës së fondeve të buxhetit???

Ne kemi dyshimet tona që ky është një tjetër tender klientelist, korruptiv, abuziv e që ka pas drejtues të Ministrisë së shëndetësisë.

Pse e themi këtë??

o  i delegohet një Institucioni Kërkimor-Shkencor që nuk ka lidhje me këtë lloj shërbimi;

o  Thyhen të gjitha standartet e një prokurimi për shërbim duke i dhënë të gjithë rëndësinë e produktit dhe jo shërbimit;

o  Shpallet fituese firma që ka eksluzivitetin e përfaqësisë së produktit të paracaktuarbiocid të përdorur në këtë prokurim duke bërë specifikime detyruese vetëm për këtë produkt të vecantë;

o  u eleminuan 2 firmat e shpallura me oferta më të uleta (e dyta e kishte 25% mëtë ulët ofertën) duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit me rreth 200 milon lekë,  komisioni shpalli fitues të njëjtën firmë në të gjitha lotet dhe me cmim në “kokë.

Pyes Ministrin e Shëndetësisë??

 1 – cilat ishin kriteret që zgjodhët një kompani, që kishte ofertë shumë më të lartë???

  1. A eshte ushtruar auditim nga MSH ne ISHP per keto problematika, cili është përfundimi i këtij raporti?? A është marrë ndonjë masë nëse Raporti ka konkluduar shkelje në tenderim??

3 – pse ju dha të njëjtës kompani‎ edhe tenderi i dytë pavarësisht ofertës më të lartë??

  1. Ne nje prokurim per sherbim pse be specifikime i jepet rendesia kryesore produktit dhe jo Sherbimit. A ka lidhje kjo me firmen fituese e cila ka edhe eksluzivitetin e ketij produkti.
  2. Kush eshte kalendari i dizinsektimit ne Tirane dhe cilat jane zonat qe jane trajtuar.

 Të nderuar kolegë,

Jo vetëm si Komision Përgjegjës, por për vetë rëndësinë e tij, Komisioni ynë pas shyrtimit në parim bëri seancë dëgjimore me palët e interesit dhe diskutoi me orë të tëra pr.ligjin nen për nen.

Gjej rastin të falenderoj të gjithë deputetët e komisionit, për diskutimin me profesionalizëm si dhe për dëshirën për përmirësim të neneve të këtij pr.ligji. pas diskutimeve të gjata, mendoj që pr.ligji që vjen i ri, në pika të nryshme është përmirësuar ndjeshëm, duke marrë parasysh edhe verëjtjet dhe propozimet e palëve të interesit.

 ‎Pr.ligj që po diskutojmë sot, edhe pse i vonuar në kohë, është i rëndësishëm, i nevojshëm për tregun, komunitetin e sigurisht vjen si pjesë e përafrimit të legjislacionit tonë me atë të BE. Por ajo që është më e rëndësishëm, është që nëse implementohet ashtu si duhet, nuk do të lejojë që mushkonjat e drogës të kalojnë kufijtë e të kërkojnë azil politik në vendet fqinje.


Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, 17 Shtator 2015