Ashtu siç e ka deklaruar edhe më parë Partia Demokratike sot është vërtetuar se sontazhi i IPR Marketing  nuk  është gjë tjetër veçse një sondazh i manipuluar me parat e krimit te organizuar.

Në disa zona si ne  Tiranë, Durrës etj stafi i IPR marketing është kujdesur jo për një sondazh real shkencore por për te manipuluar zgjedhësit dhe sondazhin.

Partia Demokratike ka kapur në flagrancë disa raste kur përfaqësues të stafit të IPR marketing me fletë të plotësuara paraprakisht i hidhnin në kuti si të plotësuara prej tyre dhe manipulonin zgjedhësit.

Ata mund të manipulojnë sondazhin por nuk mund të manipulojnë vullnetin dhe votën e qytetarëve të hedhur në kutinë e votimit.

Ata blejnë sondazhet por nuk u dalin llogaritë ndaj kanë bërë 9 deklarata shtypi të dëshpëruar, në pak orë.

Demokratët janë forcë fituese, me zgjedhje reale, ata le të mbajnë sondazhet e manipuluara.


Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, 21 Qershor 2015