Të nderuar qytetarë sot është një ditë e rëndësishme për  të gjithë votuesit. Me votën tuaj ju do të vendosni për të sotmen dhe të ardhmen tuaj!

Demokracia funksionon vetëm në qoftë se ju votoni.

Pavarësisht parregullsive të ndodhura në të gjithë vendin të cilat janë dokumentuar nga Partia Demokratikë dhe ju garantojmë, përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi për çdo parregullsi, pavarësisht thyerjes së Kodit Zgjedhor nga drejtues, ministra dhe deputet të PS dhe  LSI të cilët janë futur nëpër qendra votimi, këto të faktuara me foto dhe video,

qytetarët po i drejtohen kutive të votimit sepse ata e dinë që vetëm duke votuar do të marrin vendime për të ardhmen e tyre.

Partia Demokratike falënderon  qytetarët të cilët kanë treguar edhe sot qytetarinë e tyre duke mos rënë pre e provokimeve, por kanë ushtruar qetësisht dhe në mënyrë demokratike të drejtën e tyre të votës.

Partia Demokratike, partnerët tanë SHBA, BE, KiE, OSBE/ODHIR janë në çdo qendër votimi dhe po dokumentojnë  gjithë procesin

Kur kanë mbetur pak më shumë se 5 orë nga mbyllja zyrtare e kutive të votimit Partia Demokratike përsërit edhe një herë thirrjen drejtuar zgjedhësve t’i drejtohen kutive të votimit dhe të hedhin votën e tyre.

Të nderuar bashkëqytetarët, ju që sot keni të drejtën e votës, ndani disa minuta nga koha juaj për të votuar pasi vota është fuqia juaj, është gjykimi juaj, është vendimi juaj dhe askush nuk mund të dalë mbi të.

Mos mungoni, keni akoma rreth 5 orë në dispozicion  merrni të afërmit, familjarët, miqtë tuaj dhe shkoni të votoni. Dita e votimit është dita e fuqisë sovrane të qytetarëve!


Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, 21 Qershor 2015