Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi bashkëbisedimin me të rinjtë e qytetit të Shkodrës. Z. Basha theksoi se pasi e ka zhytur vendin në gropën e papunësisë, varfërisë dhe pamundësisë, kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë alternativë, nuk ka asnjë projekt se si mund ta nxjerrë vendin nga gropa ku e ka zhytur, madje nuk e ka as problem. Problemi i tij i vetëm është opozita dhe kryetari i saj tha z. Basha dhe jo hallet dhe problemet e qytetarëve.

Problemi i tyre është Basha. Problemi im është rënia ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, rritja e taksave, rritja e çmimeve, pamundësia për të mbyllur muajin, papunësia rinore, papunësia në tërësi. Po unë do të uroja që ai të luftonte me të njejtën fuqi që më lufton mua, papunësinë. Të lufonte me të njejtin prioritet që lufton kryetarin e opozitës, varfërinë. Të luftonte pagat e ulta, pensionet e ulta me të njejtën forcë që sulmon, shpif dhe fajëson këdo, përveç vetes së tij.”

Partia Demokratike dhe kandidatët e saj, theksoi z.i Basha e kanë ofertën për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe duke u kthyer shpresën qytetare, duke ulur taksat e hapur mundësi për punësim. Duke rritur pagat dhe pensionet dhe ulur çmimet.

Basha: “Kemi ofertën e uljes së taksave, kemi ofertën e uljes me 25% të çmimit të energjisë dhe faljes së kamatvonesave për të gjithë shqiptarët. Kemi ofertën e rritjes së pagave dhe pensioneve. Kemi ofertën e dëmshpërblimit lek për lek të të gjitha objekteve të prishura në mënyrë të paligjshme nga qeveria Rama-Meta.”

Kryetari i PD-së dhe kandidatja për kryetare të Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi u takuan edhe me tregtarë të vegjël dhe të mesëm të qytetit të Shkodrës ku janë njohur me problemet dhe shqetësimet e tyre, që nga rritja e taksave, rritja e çmimit të dritave rënia e fuqisë blerëse, etj.

Tregtare: Është e papërballueshme 400 mijë lek më tepër se në qeverinë e PD-së na vijnë taksat, plus dritat më tepër, plus çdo gjë më tepër.

Basha: Po drita sa më shumë paguan?

Tregtare: Drita paguaj më shumë 30 mijë lek në muaj, plus fukarallëku.

Tregtare: Unë jam një tregtare që punoj prej 15 vjetësh edhe me arrit në këtë gjendje që unë mezi paguaj taksat, na kanë vu gjoba e gjana, nuk e shoh të arsyeshme me jetu më në këtë vend, edhe pse me të thënë të drejtën e du shumë këtë vend.

Basha: Do t’i ulim taksat, edhe çmimin e energjisë do t’a ulim. Ky është vendi ku do të jetojmë. Ata që e kanë bërë të pamundur ata do të largohen, jo ju njerëzit e punës.

Banorë: Unë me shkollë të lartë, djali me shkollë të lartë, gruaja pa punë prej një viti e gjysëm, jemi 3100 lek të reja, ose 31 mijë lek. Çfarë mund të paguhet ose çfarë mund të bëhet me këto lekë?

Basha: Sa të vjen fatura e dritave?

Banorë: Fatura e dritave vjen më shumë se 32 mijë lek, po ashtë edhe uji.

Tregtare: Kisha një mistri në dorë, me thotë polici ku po shkon? Du more me lujt itu i thash.

BashaArmëmbajtje pa leje.

TregtareDunë me na çu në burg. 

Tregtare : Kanë rënë shit-blerjet shumë sepse janë rrit tatimet shumë. Është bë 15% dhe flitet që do të behet 20%.

Basha: Duhet të ofrojmë zgjidhje për situatën, ne e kemi zgjidhen, uljen e taksave, uljen e çmimit të energjisë, uljen e çmimit të naftës, rritjen e fuqisë blerëse.

Voltana Ademi: Do të shohim edhe diferencimin e tarifave. Ne kemi bërë një studim i cili përcakton diferencimin e tarifave në bazë të llojit të biznesit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 17  Maj 2015