Bashkëbisedimi i plotë i Kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kandidatit dr.Halim Kosova me të rinjtë.

Basha : Punësimi  është rruga më e sigurt për të luftuar varfërinë.

Uroja që me të njejtin inat që i përvishet kryetarit të opozitës,Edi Rama  t’i përvishej papunësisë, dhe ashtu sic lufton Lulzim Bashën, të luftonte varfërinë. Të luftonte po me kaq forcë për pagat e ulta, kundër pagave të ulta, kundër pensioneve të ulta, aq sa lufton dhe përbaltë këdo tjetër përveçse vetes së tij

Bashkëbisedimi me te rinjt e kryeqytetit i Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kandidati per Kryetar te Bashkise se Tiranes doktor Halim Kosova

Lulzim Basha 

Të dashur të rinj dhe të reja të Tiranës, zemra, pasioni i lirisë dhe demokracisë shqiptare, fytyra europiane e Tiranës e Shqipërisë dhe mbarë kombit.

Kam nder dhe kënaqësi të veçantë që ndodhem sot mes jush si gjithmonë, por dyfish sepse ndodhem në prani të kandidatit tonë dhe kryetarit të ardhshëm të Bashkisë, Dr.Halim Kosovës.

 Kudo nëpër Shqipëri ku kam qenë duke dëgjuar, se politikanët e shumicës e  ka bërë zakon që vetëm të flasin, në fakt dëgjimi ka shumë rëndësi, ndaj dhe ky bashkëbisedim i sotëm ka këtë veti, t’iu dëgjojmë, bashkëbisedojmë, t’iu japim përgjigje pyetjeve tuaja. Secili nga këndvështrimi i tij, unë si kryetar i Partisë Demokratike, kryetar i opozitës, kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës dhe Halim Kosova si kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës.

Halim Kosova

Të dashur dhe të reja dhe të rinj të Tiranës, kjo që ju sapo patë është që jo vetëm duhet me pa larg por duhet me pa edhe afër se ndonjëherë duke pa larg, harron nevojat e atyre që ke më afër. Unë kam një kënaqësi të veçantë sot që flas para jush sepse sinqerisht jeni ndër brezat që bashkë me një kolektiv të mrekullueshëm ju kemi shërbyer në ditët e para të jetës duke dëgjuar me shumë emocion qarjen e parë dhe të paharrueshme, të gëzueshme për çdo familje, për personelin mjekësor, si një përshëndetje e shëndetshme për të ardhmen tuaj.

E kam theksuar tjetër herë dhe gjej rastin ta theksoj edhe sot, kurrë nuk mund të pranoj, që kjo qarje e shëndetshme, nuk duhet t’iu shoqërojë ju dhe ne duhet të bëjmë më të mirën për ju, sepse ju jam akoma më borxhli edhe pas 25 vitesh demokraci.

Ju, unë dhe shumë qytetarë të tjerë ndoshta jemi të bezdisur nga konfliktet politike, jemi të bezdisur sepse ato nuk sjellin bereqet. Prandaj një nga detyrat kryesore është larg debateve boshe, t’i themi mjaft llafeve dhe pabesimit për të ardhmen e qytetit tonë, për të ardhmen e juaj. Fjala mjaft nuk duhet të ekzistojë në axhendën tonë, besim në të ardhmen. Punë dhe dinjitet  do të jetë motoja jonë e përbashkët. Jam shembull i qartë i fryteve të punës me dinjitet se ku mund të arrijë një njeri.

Kam shmë kritika nga të quajturit ekspertë përreth meje, nga shokë e miq, pse nuk bëhemi pre e debateve, pre e batutave, pre e humorit, i cili nuk më mungon.

Çdo ditë që shkel qytetin e Tiranës, çdo ditë që takoj njerëz, shoh që mjerimi është aty ku nuk  mban më. Nuk më vjen për të bërë batuta dhe humor në një kohë kur shumica e banorëve, shumica e qytetarëve të këtij qyteti vuajnë peshën e varfërisë, vuajnë në kurriz taksat e shumta që i kanë dhënë për  punë. Pra, nuk ëhstë koha për të qeshur, është koha për t’u mobilizua, për të bërë me të mirën e mundshme, për ju si e ardhmja e vendit. Mjerë ajo qeveri që nuk i kthen sytë nga rinia e vendit të vet.

Jemi mbledh këtu, ndoshta për koincidencë në sheshin që mban emrin “Nënë Tereza”.  Nënë Tereza ka thenë : “Nuk ka rëndësi se çfarë bën në jetë, sado e vogël qoftë ajo, mjafton që ta bësh me dashuri!”

Jam shembulli më i mirë për atë që kam bërë në jetë, që shumë gjëra të vogla më sjellin sot ballë hapur përpara jush, për t`iu drejtu drejt një perspektive të sigurtë me punë dhe dinjitet.

Për këtë takim që ne bëjmë sot me kaq shumë të rinj e të reja e kemi fajin vetë.

Para 10  ditësh me një grup nga ju unë  pata një bisedë dhe një  takim shumë interesant në Qytetin Studenti, ajo paska shërby vetëm për të hap oreksin.

Sot jemi 1 mijë vetë, nesër 10 mijë, pasnesër 20 mijë, të gjithë bashkë do mblidhemi për të bërë më të mirën e duhur, për ju, për vendin tonë, për familjet tona, për kryeqytetin tonë të dashur, që t’i japim emrin e merituar, qytet metropol europian.

Jemi këtu bashkë me zotin Basha që ai të na japi llogari çfarë s`ka bërë dhe unë do them çfarë do rregullojë. Por këtu pashë, kena të njejtat mendime, kena të njejtat ideale, kena të njejta përkushtime për ju, me një ndyshim, në qoftëse atë politika e ka pengu si  një konkurent, si një kryemnistër i qeverisë së ardhshme. Unë  në pozitën e një menaxheri të qytetit, do të jem më pranë jush, do përdor të gjitha mënyrat që kam përdorur në 15 vjet të sistemit shëndetësor duke bashkëpunuar me çdolloj force politike, nuk më vjen rëndë të shtrij dorën  mjafton që të gjitha mundësitë që Bashkia e Tiranës ka në dispozicion të vijnë tek ju, t’ì prekni ju, t’iu shërbejnë juve, familjeve  juaja dhe gjithë qytetin.

Jemi të dy bashkë, para jush, për të prit çdo lloj pyetje, çdo lloj sugjerimi, as nuk diskutohet fare, as nuk diskutohet.

Jemi këtu të dy bashkë, që do mirëpresim pyetjet tuaja meqënëse jemi në përfundim të projektit të Tiranës  në 4 vitet në vazhdim, çdo sugjerim  i juaji do zgjidhet rresht për rresht, përkrahje dhe projektet tona, sesi do t’i bëjmë do t’iu përgjigjemi nevojave tuaja.

Ju falendeorj shumë, ju falendeorj pa masë dhe vetëm besim më krijoni, besim të cilin, e prek e shoh, e ndiej gjithandej.

Pyetje, Ornela : Përshëndetje z.Halim Kosova. Kam dy pyetje për ju. Kam mbaruar studimet për inxhinieri ndërtimi por nuk mund të gjej dot punë, çfarë duhet të bëjë një njeri shqiptar për t’u punësuar? Për t’u punësuar duhet eksperiencë, nëse nuk kemi eksperiencë atëherë si presupozohet të punësohemi?   

Halim Kosova:. Kur ju thoni ixhinieri mua më kujtohet projekti në fund të bulevardit. Një projekt i cili është bllokuar për interesa politike dhe po për interesa politike nuk iu është kthyer në të mirë qytetarit. Projekti është i përsosur, fonde të siguruara por konkurrenca dhe smira politike e kanë bërë që të bllokohet.

Ju jap fjalën, e kam dhe do ta them prap, le ta inagurojë z.Rama dhe kush të dojë tjetër nga qeveria, për mua nuk ka pikë rëndësie. Për mua rëndësi ka që ky projekt i cili krijon punë, i cili krijon mundësi, i cili shëron qytetin nga shumë sëmundje të jetë një minutë e më parë në dispozicion tuaj. Mendo një projekt që në fund liron mbi 2000 vende pune. Ai projekti multi-modal dhe shumë projekte të tjera që Bashkia ka në tavolinë për të ardhmen do të jetë një front i mirë pune, jo vetëm për ju por për shumë e shumë të rinj dhe të reja, të cilët prisnin me sytë nga bashkia e ardhshme si e vetmja mundësi për prespektivën tuaj. Unë të siguroj që prespektiva e afërt do t’ju krijoj mundësi, vende pune, ju, shokëve dhe miqve tuaj. Ju do ta shihni, do ta shoh edhe unë, e shoh në sytë tuaj dhe keni besim për këtë.

Lulzim Basha  Punesimi ka qenë prioriteti im numër një dhe kur e kam deklaruar të tillë, ish-kryebashkiaku u mundua të bënte shaka, se i ka qef këto shakatë me punët e të tjerëve: “Bashkia nuk ka punë me punësimin.” Sigurisht që ka punë me punësimin, nuk mund të bëjë gjithçka për punësimin, por mund të bëjë diçka për punësimin dhe ne bëmë diçka për punësimin.

Ulëm taksat, krijuam fonde për punësimin, Fondin e Garancive, gjysma e të punësuarve janë të rinj nën moshën 25 vjeç, pjesa tjetër deri në 35 vjeç. Kemi bërë gati fondin tjetër, 5 mln euro për punësimin ekskluzivisht të të rinjve. Futëm ne stash 3 mijë të rinj të Tiranës, studentë, njerëz të profesioneve të ndryshme por të papunë, bënë stazhin, nga këta 3 mijë, 40 % e tyre gjetën punë, 1200 u punësuan. Pra, kur është prioritet sigurisht që ecet përpara edhe me punësimin. Por kur nuk është prioritet ndodh ajo që tha edhe doktori, ai projekt aty për të cilin është bërë projekti modern, janë gjetur fondet nga Bashkia e Tiranës, nga unë personalisht bllokohet për një inat politik, bllokohet për konkurrencë, bllokohet për smirë politike sepse kryetari i Bashkisë është edhe kryetari i opozitës por nuk bllokohet projekti im, bllokohen  mbi 2000 vende pune, midis të cilëve qindra, inxhinierë, apo profesione të tjera që sot nuk çojnë dot rrogën në shtëpi dhe bukën në tavolinë.

 Pse? Për inat të Edi Ramës. Kjo nuk duhet të vazhdojë dhe kjo nuk do të vazhdojë dhe jam i bindur se me Halim Kosovën, ky projekt dhe shumë projekte të tjera do të zhbllokohen dhe do të shkojnë përpara. Pse ? Sepse doktor Halimi do të luftojë për punësimin tuaj dhe unë nuk kam asgjë, përkundrazi e nxis që të shtrijë dorën e bashkëpunimit kujtdo për punësimin tuaj.

Nuk e kemi ne problemin me të majtën. Nuk e kemi ne përballjen reale me të majtën, e kemi me ekonominë në rënie, e kemi me çmimin në rritje, me taksat në rritje, me fuqinë blerëse në rënie, e kemi me mjerimin, me varfërinë, me pamundësinë për të mbyllur muajin, e kemi me papunësinë. Ky është problemi ynë, ky është problemi im.

Problem i z. Rama, siç e bëri të qartë dje edhe nga Pallati i Kongreseve është Basha. Problemi im është papunësia, e në veçanti papunësia rinore që është dyfish sa papunësia kombëtare, pothuajse 40%, ky është problemi im. Kjo është përballja ime. Ky është prioriteti im dhe dua ti them sot këtu, sado të uroja që me të njejtin inat që i përvishet kryetarit të opozitës, t’i përvishet papunësisë, siç lufton Lulzim Bashën, të luftonte varfërinë, e cila është zgjeruar dhe thelluar në familjet shqiptare. Të luftonte po me kaq forcë për pagat e ulta, kundër pagave të ulta, kundër pensioneve të ulta, aq sa lufton dhe përbaltë këdo tjetër përveçse vetes së tij. Po përse e bën këtë? Sepse nuk është prioritet punësimi i rinisë, nuk është prioritet punësimi juaj.

U premtuan 300 mijë vende pune para dy vitesh dhe sot nuk ka asnjë vend pune të ri. Bëjnë lojra fjalësh, llaka-llaka, po punësim nuk ka. Nuk ka punësim dhe kjo është e vërteta, sido që ta thonë, çfarë do që të thonë nuk ka punësim. Pse nuk ka punësim? Sepse rritën taksat, rritën çmimin e energjisë, rritën çmimin e naftës, ulën mundësinë e biznesit për të zgjeruar frontet për të marrë të rinj në punë, për të hapur vende të reja pune. Mbyllën shumë biznese, me mijëra biznese janë mbyllur, këtë e thonë statistika zyrtare, rritën papunësinë. Pse? Sepse nuk është prioriteti i tyre, prioritet i tyre është lufta, përbaltja e kundërshtarit. Prioriteti im, prioriteti i PD-së numër një është punësimi si rruga më e sigurt për të luftuar varfërinë dhe do ta bëjmë. Do ta bëjmë sepse në platformën tonë kombëtare për të gjithë kandidatët është ulja e të gjitha taksave në minimumin ligjor, në minimumin që lejon ligji do të ulim taksat kudo ku qeverisin kryebashkiakët tanë me në krye Dr.Halim Kosovën këtu në Bashkinë e re të Tiranës.

Prioriteti im është ulja e çmimit të energjisë, ulja e çmimit të naftës, është ngritja e rrogave dhe pensioneve për të stimuluar konsumin i cili do të bëjë që të lëvizë paraja, të hapen më shumë vende të reja pune, të rritet kreditimi, të rriten investimet. Kjo është alternativa jonë. Ne jemi opozita dhe është detyra jonë të denoncojmë, ne e kemi bërë këtë që nga dita e parë, por që nga dita e parë por që nga dita e parë ju kemi ofruar alternativën. Problemi i tyre e dini ku është? Qartë fare, që nuk e kanë punësimin, fare prioritet. Mirë që nuk mbajtën premtimet, por bënë gjithçka për të mos i mbajtur dhe ne ju dhamë mundësinë që t’i mbanin premtimet. Ju shkuam dy herë me amendamente në Kuvend. Dr. Halim Kosova, deputet i Tiranës bashkë me Gert Bogdanin, bashkë me Joridën, bashkë me deputetë të tjerë çuan amendamente në Kuvend. Amendamente për të ulur taksat, amendamente për të ulur çmimin e energjisë dhe çmimin e naftës. Pse ? Që t’ja heqin lakun ng afyti ekonomisë, biznesit që të rigjallërohet, të hapë më shumë vende pune, të punësojë më shumë të rinj, i refuzuan, i hodhën poshtë. Çuam paketën e dytë të amendamenteve ku i kërkuam që të punësojë të rinj në veçanti sepse punësimi i të rinjve është problemi më i madh kombëtar, të eleminojë taksat, të eleminojë fare taksat. Këta çfarë bënë?  E hodhën poshtë pa pikë turpi, premtimin e tyre për 300 mijë vende pune që nuk po e realizojnë dot, ia dhamë ne shansin që ta realizonin por e hodhën poshtë.

Pse e hodhën poshtë? Sepse nuk e kanë prioritet punësimin tuaj, sepse nuk e kanë prioritet problemin më kryesor, varfërinë që po shpërndahet gjithandej në vend, si rezultat i çmimeve të larta, taksave të larta që janë prodhim i politikave të tyre të gabuara. Prandaj ju them sot, se e bëmë këtë si opozitë, e bëmë këtë edhe si alternativë, kaq mund të bëjë opozita në Parlament, por me 21 qershor mund të bëjë shumë më shumë opozita, me 21 qershor opozita me votën e qytetarëve shqiptarë Partia Demokratike me votën tuaj. Ju jap fjalën, nuk do t’i lutet më mazhorancës por me votën e shqiptarëve do t’i bëjë realitet uljen e taksave, uljen e çmimeve të energjisë dhe të naftës, rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ne jemi opozita, ne jemi alternativa. Votoni për këtë dhe ne do të jemi realiteti i mirëqeverisjes.

Përshëndetje z.Kosova! Unë jam Anda, banore e njësisë nr. 5. Ju jeni vlerësuar për maturinë, qetësinë tuaj, megjithatë përsëri Rama-Meta dhe Velia ju kanë konsideruar si person që keni mungesë energjie për të përballuar këtë fushatë dhe për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, ndoshta kjo edhe për shkak të thinjave tuaja. Si do t’a vlerësoni ju këtë fakt?

Halim Kosova : Kjo lloj ideje u është krijuar ndoshta nga qëndrimi im në Parlament. Se më thonin të gjithë, si rrinë aty në qetësinë tënde duke ndjek me vëmendje? Kjo është detyra ime, çdo detyrë unë e bëj me përgjegjshmëri. Por përse nuk merr pjesë në debat? Nuk është debati i zhvilluar në Parlament, për mendimin tim, ilaçi më i mirë për gjendjen reale në të cilën është në realitet.

Unë vij nga një sector, siç është sektori shëndetësor, dhe jam marrë me menaxhimin e tij duke bërë më të mirën për pacientët por në të njëjtën kohë jam mjek urgjence, që do të thotë për një minutë ti duhet të marrësh vendimin më të mirë për të jetuar apo jo ai që ke përballë. Jo një njeri, por dy, nëna dhe fëmija bashkë. Kjo më ka bërë që të jem njeri i aksionit, të jap zgjidhjet e duhura vetëm me një kusht, më shtroni probleme unë të bëj zgjidhje. Të bej zgjidhje jo si Halim, të bëj zgjidhje me një staf të përkushtuardhe të përgjegjshëm për atë që kërkon qytetari. Vetëm ai person që ka këto veti, veti që unë i kam shfaqur gjithë jetës time, do të jetë përkrah meje në shërbimin tuaj.

Maten me thinjat, me thënë të drejtën unë një gjë dua të them, me i ly është keq po që ti kesh origjinale çfarë të keqe ka? Çdo thinjë për mendimin tim, do të thotë që ke bërë diçka për tjetrin, çdo thinjë do të thotë se ke eksperiencë se si t’i shërbesh më mirë tjetrit. Nuk ka më mirë se të thinjësh duke ndihmuar tjetrin, se të thinjësh duke i shërbyer tjetrit, se të thinjësh duke dhënë nga jeta jote për të shpërblyer tjetrin.

Përshëdetje! Unë jam Elmi Sejfollai, z. Basha shumë adoleshent nuk kanë dominanca në këtë moshë që të kennë një farë  vizionin për politikën, për të fituar ndoshta parapëlqimin e tyre për politikën, për ti tërhequr sigurisht vëmendjen, çfarë  plani dhe projekti keni përgatitur ju për tju afruar një farë oportuniteti për tu frymëzuar dhe sigurisht për tu argëtuar në kohën e tyre të lirë?

Lulzim Basha: Ju falënderoj nga zemra për konsideratën,  më frymëzon dhe më motivon shumë me këtë  që thua sepse në fakt nuk ka gjë më të rëndësishme se sa të shërbesh, të shërbesh sadopak si një model frymëzimi, kjo është detyrë e rëndësishme e jona. Maska e politikanit është maskë, fytyra e vërtetë e politikianit, e vendimmarrësit, e lidershipit është ajo që duhet të shikoni, ta shikoni së sy, ta dëgjoni me kujdes, ta kuptoni nëse po flet me zemër,  apo e ka sa për të hedhur rradhën që ta kapin këto kamerat e ta nxjerrin sinkronin natën në televizor për të turbulluar dhe marrë mendjet e njerëzve. Kjo e dyta është fast food dhe njësoj si fast foodi ju mbush barkun, po ju bën keq për shëndetin tuaj. Çështje themelore e lidershipit është modeli I vlerave, ju e dini dhe e keni ndjekur në këto vite të angazhimit tim, edhe në nivelin e qeverisjes qëndrore, edhe në nivelin e Bashkisë së Tiranës Projekti im kryesor i cili quhet Tirana Moderne dhe Europiane, kur them moderne dhe europiane nuk kam parasysh vetëm veprat fizike,  investimet e mëdha, zgjidhjet e problemeve,  kam parasysh kulturën europiane, mendësine europiane, vlerat europiane,  për të cilën është e papranueshme, fjala bije, që të promovohen njerëz me diploma fallco, spekullantë që i kanë blerë diplomat apo akoma më keq, njerëz të lidhur me krimin apo akoma më keq kriminelë, të dalë nga burgjet për trafiqet dhe të bëhen drejtorë , e bëhen deputetë, njerëz që flasin për fatet tona e vendosin për fatet tuaja. Ky jo vetëm nuk është modeli europian, por  ky është modeli antieuropian. Ky është thelbi i oligarkisë, i një bande të vogël që do të kapë gjithçka, të kontrollojë gjithçka e tju qeverisë përmes dhunës, sundimit dhe kartonit. Ky nuk është vizioni im për Tiranën dhe ky sigurisht nuk është vizioni im për Shqipërinë. Unë kam folur dhe flas për demokracinë e re, pjesëmarrëse. Çfarë do të thotë kjo, demokracia e re,me pyeti dikush: Kjo do të thotë që jo çdo katër vjet apo çdo dy vjet, por ditë për ditë ju duhet të bashkëvendosni me politikën dhe me vendimmarrrësit, për gjithçka që është e rëndësishme. Jam munduar ta bëjë këtë në Bashkinë e Tiranës, shumë prej jush mund të kenë qënë në dëgjesat e përditshme që kemi bërë për buxhetin, ku çdo Projekt është konsultuar me qytetarët, para se të miratohej e futej në listën që çohej në Këshill Bashkiak, apo në konsultimet që janë bërë në planin urban. Shumë e shumë vendime të tjera ka qënë product I konsultimeve, produkti I fundit që inaguruam ka qënë Xhamia e Madhe, e cila ka qënë objekt I konsultimit, pse, sepse vendimmarrja duhet të kalojë nga qytetari nëqoftëse I themi vetes demokraci dhe aq më shumë demokraci europiane. Demokraci do të thotë sundim I popullit, e si mund te sundohet me popullin kur ti nuk e përfill popullin, nuk e dëgjon popullin, nuk ja merr mendimin popullit, nuk I pyet qytetarët I shpërfill, apo akoma më keq I poshtëron qytetarët, kjo është e papranueshme. Bashkëvendimmarrja dhe për këtë unë kam krijuar dhe Këshillin Rinor, në Bashkinë e Tiranë, Këshill I cili ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm për ti dhënë jetë shumë e shumë programeve për rininë, duke përfshirë rininë adoleshente, rininë e gjimnazeve siç ka qënë Tirana Teens, sic kanë qënë kampionatet e futbollit, basketbollit, voleibollit dhe sporteve të tjera, sic kanë qënë ekspozitat dhe kompeticionet e artit dhe kulturës, të shtrira gjatë gjithë vitit në të gjithë qytetin e Tiranës, në shumë prej tyre kam marrë pjesë, në disa prej tyre nuk kam marrë pjesë, e rëndësishme është që ato janë bërë dhe janë bërë me iniciativën e bashkëmoshatarëve tuaj. Jam I sigurt që pasioni dhe përkushtimi I kryetarit të ardhshëm të bashkisë do ti shumfishojë këto, edhe me fonde edhe me aktivitete në mënyrë që të gjithë të jeni të përfshirë në bashkëjetesën në qytet. Pse është qytet, sepse bashkëjetojmë, nuk jetojmë njëri këtu e tjetri majë malit, bashkëjetojmë të gjithë bashkë. Me komunat me fshatrat, bashkëjetojmë të gjithë, e ku e ndjejmë këtë bashkëjetesë. E ndjejmë pikërisht në ndarjen e vlerave, në ndarjen e mendimeve në aktivitete të tilla të përbashkëta, të mëdhaja e të vogla, në nivel komuniteti dhe sigurisht kur ndahen këto vlera, vendosim, vendosim cfarë na pëlqen e cfare nuk na pëlqen, cili model lidershipi na frymëzon dhe nga cili na vjen ndot, cili është I vërtetë dhe cili është fallc…

Përshëndetje, z.Basha, përshëndetje zoti Kosova, unë jam Kasandra Fejzullahu, 17 vjeç dhe  kam shprehur dëshirën dhe ëndrrën për të shkuar jashtë shtetit, për shkak se ne Shqipëri nuk po ofron perspektivën që unë dua, pra është komplet e errët nga ajo çfarë dëshiroj. Ju çfarë mendoni, domethënë ndani të njëjtin mendim si unë  apo do më bindni që të rri këtu dhe të vazhdoj  shkollimin dhe mundësisht të vë jetën ?

Lulzim Basha:  Sa herë shqiptaret janë nën qeverisje të mirë , këtë e provojnë të gjitha momentet  e mrëqeverisjes në Shqipëri  kur ekonomia ka ecur , vende të reja punë janë hapur, varfëria është ulur, investimet  të mëdhaja janë bërë, vendi është future në NATO, janë hequr vizat , por është provuar po kështu  moment të vështira të kombit tonë për shqiptarët që kanë  shkuar në vendet e tjera, ku ka shtet ligjor, ku ka demokraci, ku dëgjohet zëri i njerëzve , vendiemt merren bashkë me njereëzit , pra do të thotë që nuk e ka problemin vendi, nuk  e kanë problemin qytetarët, problem siç e thoshte i madhi Roland Regan është gjithmonë qeveria.  Nëqoftese qeveria bën prapësira lirike , nëqoftëse qeveria dëshëriron të kontrollojë gjithçka:  jetën tuaj , lirinë tuaj , iniciativën tuaj, median. Nëqoftëse qeveria iu vënë barra, me shpall punë tuaj, djerësën tuaj armëmbajtje pa leje, kontrollon gjithçka.

Me këtë qeveri nuk fitohet, nuk ecet përpara, por një qeveri që rri në krahun tuaj, që rri në krahun e rinisë, një qeveirsje që rri në krahun e lirisë , që në vend që t`iu kërcënojë  e t`iu marrë frymën  e t`iu mbylli iniciativën, iu konsideron partner kryesorë për zhvillimin , sigurisht që ecën përpara,e  kemi provuar që ecën përpara, do ta provojmë akoma më mirë sesi do ecet përpara, por për këtë ka shgumë nevojë të shohim  të vërtetën në sy, të vërtetëtn kështu siç është, siç e tha Doktor Halimi.

Doktor Halimi është jashtëzakonisht bashkëkohr dhe  i ri në gjithçka që thotë, dikush tjetër që pretendon ta konkurojë në këtë garë por që nuk ka asnjë shans  është shumë i vjetër në ato që thotë, është i vjetër sepse gënjeshtra është e vjetër, mashtrimi është i vjetër.

E shikoni, është bashkëpërgjegjës , bashkë me Edi Ramën , Erioni për ato 300 mijë vende pune  që nuk janë hapur, për ato 20  mijë familje që janë hequr nga asistenca sociale, për pensionin  që është rritur me 2 vjet mosha e tij nuk thotë asnjë fjalë  për to.

Jo vetëm kaq, jo vetëm kaq, asnjë fjalë për mashtrimet, për premtim mashtrimet, të cilat dolën para shqiptarëve , po tani ka filluar të premtojë dhe projekte që kanë mbaruar  në Tiranë, por nuk mund të ndërtohet një fushatë e tërë mbi  gënjeshtër, prit një ditë kur të premtojë edhe heqjen e vizave për  shqiptarët.

Nuk mund të ndërohet mbi një gënjeshtër, ju e dini këtë fare mirë, gënjeshëtr ai ka këmbët e shkurtra , i ka shumë të shkurtra, ndaj le  të investojmë tek e vërteta , le të investojmë tek e vërteta fisnike që këtu në Tiranë  e ka  emrin Halim Kosova.

Të ndërojmë mbi modelin e të vërtetës  duke njohur problemet, mangësitë e duke ia vënë gjoksin punës, duke bashkëpunuar me njëri tjetrin për prioritet e vërteta të qytetarëve,  për punësimin tuaj, për të ulur varfërinë , për të ndihmuar përmes investimeve  një cilësi të re jete.

Me mua e kishte dhe e ka si Kryetar i Opozites dhe Kryeministër i ardhshëm, nuk do ta zhgënjej do ta çoj deri në fund.. Tirana është me Halim Kosovën nuk e refuzon dot.

-Rri këtu, Kasandra të rrimë të gjithë bashkë dhe të gjithë bashkë do të ndryshojmë këtë realitet, nuk është rrug dalje,  ikja, eksodi , guri i rëndë në vendin e vetë.

Unë kam besim të plotë duke i ulur taksat, duke ulur çmimet e energjisë dhe karburantit duke i dhënë frymëmarrje të re ekonomisë, do të çohet ekonomia shqiptare, do të krijojmë vende pune do ti japim fund krizës ekonomike, do të rindezim shpresën, do të rindezim shpresën e projekteve europiane, do të çojmë Tiranën përpara. Projektet që unë nisa do ti çojë përpara Halim Kosova dhe do të hap projekte të reja dhe Ju do jeni krenar, do jeni krenar me Tiranën, do jeni krenar me Halim Kosovën, do jeni krenarë me veten tuaj, me prindërit tuaj, me Shqipërinë.

Halim Kosova :  Karakteri i çdokujt, i të gjithëve ne, ndërtohet në ditët e para të jetës, në tre vjet ai merr fund komplet dhe ai karakter që të krijohet në këtë moshë të shoqëron gjithë jetën, pra e kam quajt gjithmonë investim shumë të rëndësishëm për të bërë më të mirën për karakterin e fëmijës në mënyrë që nesër mos jenë problem për vete, për shoqërinë dhe më gjërë.

Çdo investim në këtë moshë, çdo investim i lënë pas dore në këtë moshë, sjell gjurmë që në të ardhëm mund të bëjë problem për gjithë shoqërinë mbarë, duke shfaq fallcitet, mashtrim. Pa filluar mirë punë, pa vënë firmën në ndonjë bordero përvetëson para te cilat janë dedikuar për të luftuar korrupsion, kjo është e papranueshme.

Zoti Kosova:  Një pyetje për kandidatin tënd kundërshtar Erion Veliaj, A ka qarë më shumë kur ka lindur apo do qajë më shumë kur të humbasë ?

Halim Kosova: Disa nga banorët e fshatit Fikas që është 5 km larg Tiranës, meqënëse po punojnë dhe kanë një bereqet të paparë në fruta dhe blegtorinë e tyre, më kanë kërkuar ndihmë që mbas datës 21 qershor t’i gjej një menaxher në mënyrë që prodhem e tyre mos të ngelen në fshat por t’ia dhurojmë tregut dhe klientëve më të mirat e mundëshme, dhe do t’ua plotësoj dëshirën, pas 21 qershorit do tu japim dike qe te kujdeset për shitjen e prodhimeve te tyre


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16  Maj 2015