Kryetari i Partisë Demokratike takohet me banorë të komunave të Lushnjes dhe Bashkisë së Divjakës. Gati për protestë kundër varfërisë e krizës së shkaktuar nga rritja e cmimit të naftës, faturat e larta të energjisë, papunësia e bllokimi i cdo sektori

Abuzimet dhe mbifaturimet e energjisë, papunësia, rritja e taksave dhe e cmimeve, mungesa e subvencioneve në bujqësi kanë qënë disa prej shqetësimeve që banorë të komunave të lushnjes dhe Bashkisë Divjakë kanë ndarë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ata e kanë njohur zotin Basha me vështirësitë e mëdha që hasin cdo ditë për të siguruar ushqimin e fëmijëve dhe nga ana tjetër përballen me fatura abuzive të energjisë. Vendet e punës jo vetëm nuk po hapen por ato po mbyllen, shprehen banorët duke theksuar se dhjetra të rinj kanë marrë rrugën e emigrimit

“Na vjen fatura e rregullt pas sahatit, dhe pervec kësaj na vjen dhe nje afrofe 35 mijë leke. Unë me sahat nuk harxhoj 30 mijë lekë”, shprehet një qytetar.

“Ata me bien 400 mijë lekë – 450 mije lekë drita, ku ti gjej unë lekët. Unë spo ushqej dot kalamajt me bukë,  unë vetëm të vdes në këto kushte ose të na fusin në varr”, ankohet një qytetar.

“Ne na futi ne dhe për së gjalli ai. Punën jo, bukë jo, ngre cmimet”, proteston një qytetar.

“Ky tha do ul naftën, tha do ul energjinë, ky tani na e ka cu tre fish energjinë. Këtu ke familjarë që nuk kanë bukë më të hanë në shtëpi”.

“Duhet një reagim shumë i madh”.

“Papunësi e madhe. Gjithë papune, rrinë cunat, moshë e re nga 20 vjec, gjynaf ska ku punon ai, ku do punojë. Ne të ngordhur e të ngordhur jemi, më mirë të ngordhim atje (në protestë) derisa të rrëzohet qeveria”, shprehet një banor në takimin me Bashën.

“Populli po llafoset me vete rrugës o kryetar”.

Basha: “Populli nuk ka pse të llafoset me vete, duhet të llafoset qeveria ta bëjmë qeverinë të llafoset me vete”.

Kryetari i opozitës në bashkbisedimin që ka zhvilluar me fermerë të Lushnjës është njohur me faktin se ata nuk kanë marrë asnjë subvencion të premtuar dhe deklaruar nga qeveria. Rritja e naftës shtrenjtoi sipas tyre të gjitha proceset  e nevojshme, që nga plugimet, te serat, vaditja, etj. Nje rritjë tjetër e naftës do të bënte që asnjë fermer të mos merrej më me bujqësi pasi kostoja do të ishte e papërballueshmë sipas fermeve, që kanë gjetur rastin ti kujtojnë kryeministrit premtimin me uljen e cmimit te karburantit për bujqësinë.

“Populli po vjen drejt zhytjes së metejshme. Me 100 leke qe e ngriti ai naftën, plugimi i tokes u rrit 2 mijë lekë dhe të tjerat vijnë zingjir mbrapa”, shprehet një fermer.

Basha: Sa ishte, sa ka shkuar?

“Ishte 10 mije leke (te vjetra) dhe ka vajtur 12 mije leke (te vjetra)”

“Sot ne divjake nuk ka asnje fermer te rimbursuar”, konstaton një banor.

“Marrim farat, plehrat shumë shtrenjt që nuk llagariten, treg për të shitur ska. Ata thonë po japim kaq ndihma, këtej asnjë lek, se ku shkojnë nuk e di”.

“Kush bën suvatim me llac, për një vit thotë ai mos të punojë, të rrinë pa buke ata. Se si do ushqehen, se ka dhe nga 5, 6 frymë prapa ai që punon me sqepar, e di kryeministri?”, denoncon një banor.

“Ata po na hapin një gropë e po na fusin të gjithëve në gropë”, revoltohen banorët.